Kurbini

Historia
Emri i Kurbinit, – krahinë malore e Shqipërisë së mesme me histori të spikatur mesjetare,- llogaritet deri më sot i datuar në burimet historike prej shek. XV. Falë një dëshmie si “Tregimi i Floranës” e zbuluar pak kohë më parë nga studiuesi Aurel Plasari ai del i regjistruar ndër to në fillimin e shek. XII.
Në lashtësi krahina e Kurbinit nuk ka qenë njësi administrative më vete e dallueshme. Në periudhën e Mesjetës Kurbini është përfshirë në Principatën e Arbrit, që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Kurbini dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Qyteti Milot dhe fshatrat janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është për tu përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin Delbnisht “ku kanunet e Flamurit e të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 u bënë shtesë në kanunin e Lekë Dukagjinit. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1905 – 1907 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët vendas ne lidhje te vazhdueshme me Imzot Nikolle Kacorrin (nenkryetar i qeverise se Vlores), Prend Bardhit, (arqipeshkvi i Durresit nga Delbnishti) dhe At Shtjefen Gjecovi OFM, asokohe famullitar i Lacit, bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti Gjin Pjetri dhe përfaqësues të tjerë të Milotit dhe të gjithe krahinës. Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale. Ky Pazar, në një periudhë shumë të shkurtër kohe,do të bëhej i njohur në të gjithë Shqipërinë. Në këtë periudhë, në vitet 1934 – 1936 është ndërtuar aksi rrugor Delbnisht – Selitë – Mafsheq, 18 km i gjatë, i shtruar me kalldrëm dhe me të gjitha veprat e artit. Në vitin 1927 mbreti Zog do të financonte ndërtimin e urës mbi lumin Mat, sipas projektit të arkitektëve europianë e të zbatuar nga arkitekti shkodran Gjovalin Gjadri. Në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ-it) partizanët nga krahinat e Kurbinit u inkuadruan në brigadën e XXIII sulmuese. Kurbini u çlirua me 22 nëntor 1944. Gjatë viteve 1945 – 1990 Kurbini u shndërrua në një qendër bujqësore – industriale. U ngrit një fabrikë për prodhimin e verës e të rakisë, tre sektorë për prodhimin e parafabrikateve, një bazë për prodhimin e asfalto – betonit,ndërsa vepra më e madhe njihet uzina e Superfosfatit e ndërtuar në hyrje të qytetit të Lacit, uzina e bakrit se bashku me fabrikat e cidit 1,2,3, kombinati i drurit etj.
Gjeografia
Krahina e Kurbinit shtrihet në veriperëndim të Shqipërisë së Mesme në zonën midis lumenjve Mat në veri dhe Drojë në jug. Nga veriu kufizohet me rrethet e Lezhës dhe të Mirditës, në lindje me rrethin e Matit, në jug me rrethet Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik. Rrethi i Kurbinit ka një sipërfaqe prej 269.3 km 2. dhe një popullsi prej 72 000 banorësh. Deri ne vitin 2015 kishte 4 njësi vendore prej të cilave 2 bashki; Laçi dhe Mamurrasi dhe dy janë komuna, Miloti dhe Fushëkuqja, te cilat jane bashkuar ne nje bashki te vetme. Pjesa lindore e kësaj krahine është pothuajse krejt male në të cilën dallohen dy vargmale të cilat ecin pothuajse paralel me njëri tjetrin, njëri prej të cilëve ai lindor është vargmali i Skënderbeut (22 km gjatësi), ndërsa tjetri vargmali perëndimor është vargmali Krujë – Dajt. Dy vargmalet i ndan në mes lumi i Hurdhazës që buron nga Mali i Skënderbeut në Vinjollë, kurse pjesa perëndimore është fushë. Mali i Skënderbeut nis nga Shkopeti kalon në majën e Mëllezës (1123 m) e vijon me Majën e Hithit 1316 m, duke mbërritur pikën më të lartë në majën e liqenit (1724 m). Vargmali perëndimor ka pikën me të lartë në majën e Kunorës sipër Milotit (745 m) e ndjekuar afër saj nga maja e Sukës (675 m).
Kurbini ndodhet 45 km larg kryeqytetit, 65 km nga porti i Durrësit,20 km nga porti i Shëngjinit dhe 40 km larg aeroportit Kombëtar Nënë Tereza. Qyteti i Milotit është nyja lidhëse me të gjithë krahinat e Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare. Në territorin e sajë ka edhe një bregdet që mbetet ende i pashfrytëzuar, ku ofrohen resurse mjaft të përshtatshme për zhvillimin e turizmit ,por edhe një vend ku mund të kalohen pushime të këndshme(Plazhi dhe luguna e Patokut dhe Plazhi i Adriatikut).
Relievi
Kurbini ka një reliev të larmishëm, me fusha në pjesën perendimore,në pjesën lindore me male dhe në veri lugina e Matit. Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m dhe buron në Kaptinën e Martaneshit. Prurja mesatare shumëvjeçare e lumit Mat është 103 m3 në sekondë. Sasia e lëndëve inerte pezull është 2.000.000 m3 në vit,duke u shfrytëzuar si një nga ekonomitë më produktive të zonës. Ujrat e lumit Mat kanë mineralizim të ulët dhe një temperaturë mesatare që lëkundet nga 5,3 gradë celcius në Janar deri në 19,9 gradë celcius në Gusht.
Klima
Në territorin e rrethit të Kurbinit mbizotëron klima mesdhetare, me bregdet, fusha pjellore, kodrina të ulëta, vargmale me lartësi mbi 700 m mbi nivelin e detit dhe pyje të dendur. Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë e dimër të butë e të freskët, është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore bie dëborë në dimër.Trashësia mesatare e dëborës shkon mesatarisht deri në 50 cm. Karakteristike për çdo stinë të vitit janë erërat e forta që fryjnë nga verilindja dhe lindja e drejtohen nga korridoret natyrore, shpatet e maleve, që si rezultat i ngritjes së nivelit të shtratit të lumit Mat nga ndërtimi i baseneve të hidrocentraleve ku shpejtësia e tyre arrin deri në 100 km/h sidomos në periudhën e dimrit. Nga pikëpamja e temperaturave vërehen amplituda të mëdha midis dimrit dhe verës. Temperatura mesatare vjetore është 15.6 gradë celcius, kurse amplituda mesatare është 18 gradë celcius. Reshjet në territorin e Komunës kanë një shpërndarje të pabarabartë. Sasia mesatare e reshjeve është 1350mm në vit. Në zonën malore, kryesisht aty ku bie dëborë në dimër, reshjet janë të pranishme edhe gjatë verës, kurse në zonën kodrinore dhe fushore vera është e thatë. Ditët me diell variojnë nga 220-240 dite, ku mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell.
Flora dhe Fauna.
Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha). Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonën tonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë. Fauna është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur. Në ujrat e ëmbla rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.
Demografia

Në organizimin e vjetër administrativ Kurbini kishte 16 fshatra. Skuraj, Nuajë, Vinjollë, Milot, Malbardhë, Selitë, Gjonë, Laç, Daulë, Mafsheq, Shëmri, Gallatë, Shkretë, Delbnisht, Zhejë, më pas disa prej tyre kanë ardhur duke u pakësuar nga popullsia e për rrjedhojë i janë bashkangjitur qendës së tyre apo fshtrave fqinjë sikurse ka ndodhur me Daulën, Logapaqin, Logorecin, Prodanin e Shkjezin, që sot ruhen si lagje të fshatit Selitë, por edhe janë shtuar fshatra të tjerë. Popullsia: Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Kurbin ka 46,291 banorë, ndërsa sipas regjistrit civil (2015), ka 72,987 banorë. Me një sipërfaqe prej 269.03 kilometrash katrorë, densiteti i popullsisë sipas të dhënave të Censusit 2011 është 172 banorë km2, ndërsa sipas Regjistrit Civil, densiteti është 271 banorë km2 (2015). Krahina ndahet në katër njësi administrative brenda të cilave gjenden 3 qytete dhe 27 fshatra sipas kësaj ndarjeje: LAÇ. 1. Qyteti Laç, Fshatrat: 2. Laç (Sanxhak). MAMURRAS. 3. Qyteti Mamurras, Fshatrat: 4. Fushë- Mamurras, 5. Shpërthet, 6. Shëmri, 7. Zhejë, 8. Katund i Ri, 9. Gjorm, 10. Drojë. MILOT. 11. Qyteti Milot, Fshatrat: 12. Skuraj, 13. Mal Milot, 14. Fush Milot, 15. Mal Bardhë, 16. Mal Bardhe i siperm, 17. Gallatë, 18. Selitë, 19. Gernac, 20. Vinjoll, 21. Shullaz, 22. Prozhmë, 23. Delbnisht, 24. Ferr-Shkopet, 25. Shkopet. FUSHË-KUQE. Fshatrat: 26. Fushë – Kuqe, 27. Adriatik, 28. Patok, 29. Gorre, 30. Gurëz.

Jam Gjin Pjetri i Kurbinit ( Kurt Lika )

Gjin Pjetri ( 1856-1914 )
Lindi ne Skuraj te Kurbinit ne nje familje me tradita patriotike qe kishte nje vazhdimesi shekullore qe nga koha e Skenderbeut ,ne lufte kunder pushtuesit osman.
Gjin Pjetri hyri ne rrjedhen e ngjarjeve historike qe perfshine Shqiperine nga rilindja kombetare deri ne shpalljen e pavaresise, vitet e kryengritjes se lidhjes se Prizrenit e gjejne fare te ri ,por ai me arme ne dore u gjend i gatshem perkrah luftetareve trima. Babai i tij Pjeter Marku dhe xhaxhai i tij Prenge Marku ishin ne ate kohe nder kreret e levizjes ne krahinen e Kurbinit. Lidhja e tyre shkonte gjer ne Tirane me Petrelajt dhe Toptanajt me te cilet kishin nje miqesi te vjeter.Ketu Gjini u njoh dhe me vellezerit Frasheri te cilet banonin aso kohe ne shtepine e Toptanajve.
Ky kontakt i dha rendesi veprimtarise se tij dhe u perforcua me percjelljen e Abdyl Frasherit ne Skuraj, me pas tek Gjomarkajt ne Mirdite ,dhe fis pas fisi deri ne Prizren. (1878 )
ne vitin 1883 Durgut Pasha filloi operacionet per shuarjen e kryengritjes se Lidhjes se Prizrenit dhe per zhdukjen e krereve te saj. U sul drejt Skurajt duke iu vene dhe njehere zjarrin kullave te Previzajve, por pa mundur te kape apo vrase ndonjerin prej kryengritesve te kesaj krahine. Ky zjarr perfshiu dhe gjithe krahinat e tjera te veriut deri ne Kosove.
Vecanerisht e madhe dhe aktive ishte veprimtaria e Gjin Pjetrit ne vitet 1900-1912 me personalitetin e tij dhe me nje pune kembengulse i bindi gjithe banoret e zones per te mos i paguar me taksa dhe per te mos i derguar nizame Turqise.
Kjo i terboi autoritetet Turke , ku me nje qellim te paramenduar i ftuan te gjithe kreret e fshatrave te Kurbinit dhe Krujes ne nje marveshje, ne Tallajbe te Krujes me 1904. ne mbledhje e siper autoritetet turke filluan te provokojne bisedimet, pala shqiptare e kryesuar nga Gjin Pjetri dhe Dull Kulla qe e fliste mire turqishten nuk pranuan bisedime dhe si thote kenga:
Fjale pas fjale pushka krisi,
Dhe me i pari Gjini e nisi .
Turqit u gjenden para nje force te armatosur mire ndaj u shpartalluan. Kjo fitore qe i dedikohej vecanerisht trimerise se Gjin Pjetrit njihet si lufta e Tallajbese. (1904 ) Filluan menjehere ndjekjet.. kush u kap perfundoi syrgjyn ne Egjipt.
Gjini i shpetoi vales se pare por jo asaj se dytes. U kap ne befasi.. por nga besnikeria e shokeve te tij nuk doli identiteti i tij i vertete, ndaj u denua vetem dy vjet.

Ne vjeshten e vitit 1912 ne qendren e Kurbinit ne Skuraj erdhen patriotet Ismail Qemali, Bajram Curri dhe Abdi Toptani per te takuar heroin e levizjes popullore te kurbinit Gjin Pjetrin i cili tashme ishte vene ne qender te levizjes per pavaresi.
Kur ne Vlore vendoseshin fatet e Shqiperise, ne Kruje erdhen serbet te cilet kishin kohe qe mesynin shkodren dhe gjithe veriun. Kjo situate pengoi ngritjen e flamurit ne Kruje prandaj epiqendra e ngritjes se flamurit ishte bere Miloti.
Sepse jo vetem qe ishte nje vend strategjik por dhe i mbrojtur mire nga forcat kryengritese.
KESHTU NE MENGJESIN E 28 NENTORIT TE VITIT 1912 NE QENDER TE PAZARIT NE MILOT, NE PRANINE E PATRIOTEVE KRYENGRITES SI : Gjin Pjetri, Gjoke Pren Hasani, Dede Mark Kola, Llesh Pjeter Preci, Llesh Pjeter Vathi, Mark Gjin Preni, Lazer Gjoka, Pren Ndrece Gega, Ibrahim Haxhiu, Shaban Kasemi, Nikolle Selala, Sali Bajrami, Pjeter Balozi, Nikoll Kol Gjini, Mark Ndrece Teska,Dede Marku, Taf Veliu, Pren Bardhoku, Ndue Gjok Preni, Llesh Bib Brozi , Dede Gjoka, Ndue Pashk Gjini, Nikolle Kol Mehilli. Preng Ndreca, Haxhi Saliu, Lik Asllani, Ndrece Piroli, Muharrem Hoxha , Ali Hyseni dhe shume te tjere, u ngrit flamuri i lirise dhe mbare krahina e Kurbinit u shpall e pavarur…
Pas cermonise se ngritjes se flamurit Gjin Pjetri mbajti nje fjalim te shkurter ku ne mes te tjerash tha: Turqit u larguan nga Kruja dhe gjithe Shqiperia per te mos u kthyer me kurre por lufta e popullit tone nuk ka mbaruar, pasi duhen luftuar pushtuesit serbe,per clirimin e plote te vendit tone.

Gjin Pjetri vdiq papritur me 25 shkurt 1914. Ai posa ishte kthyer nga nje feste ne nje fshat fqinj, U tha kesaj here qe tradhetia perdori helmin dhe e verteta keshtu ishte.
Para se te vdiste kishte thane tuj fsha qe nuk po me vjen keq qe po vdes por me vjen keq qe nuk po mberrij me pa mbretin qe po na vjen ne Shqipnine e lire. Ndersa revista ” Hylli i drites” numer 7/1913,faqe 280 pas vdekjes se ti shkruante : Gjin Pjetri iu dhimbs gjithkuj, Ka qene burre dhe shqiptar i vertete.

Kenga e Gjin Pjetrit ( shkruar nga Dom Frano Ilia )

Ane e kand shqiptaret jan que,
Kane rrok armet jane tuj luftue,
Me qite jashte turkun e zi,
Shqiptarise me i dhane liri.
Ne toke te Kurbinit lshon kushtrim,
Njaj Gjin Pjetri i urte e trim,
Qonju burra ka ardh dita,
Gjithkund turkut ti veme prita.
Me qite jashte turkun e zi.
Vendit tone me i dhane liri.
Me ngrit flamurin kuq e zi.
Te lidhim bese dhe te lidhim fe.
Bashke me Krujen ne Tallajbe.
Xhelep turkut mos me i la.
Pushken kurre mos me ia da.
Asht que nkam te tan Kurbini.
Pas kushtrimit qe lishoi Gjini,
Kan dhane besen me luftue,
Turkut zi mos mju nenshtrue.
Kur ka nij Esat Toptani.
Se ket be Kurbini bani,
Qoi Man Musten ngarkue n’ar.
Tek Gjin Pjetri kryepar.
Theje besen qe lidh ke,
Ne tan Kurbinin mydyrr je.
Pese vete te tute ne grade nan ty,
Fol ojlleqe pa u kursy,
Sepse te gjitha ti jep pasha,,
Ma mire t’bie mos na bi hasha,
Ai Gjin Pjetri c’ka ka thane,
Nje bese kam dhe ia kam dhane.
Gjithe Kurbinit e Vogjilise,
Me ia rrite nderen Shqipnise.
E ju burra gjithe sa jini,
C’ka fale Zoti hani e pini.
Neser heret tre djelm te ri,
Shendoshe ju qesin der n’kufi.
Ne mbare Kurbinin ka que fjale,
Te rrokim armet burre dhe djale.
Kush lirine don me e fitue,
T’vije mbas meje me luftue,
Turku shpejt ka me na msy,
Burra besen mos me thy.
N’kodra t’Zhejes per nen kishe ,
Jan struk pritat porsi bishe,
Prin Gjin Pjetri, Llesh Bib Brozi,
Nikoll Ndreu, Pjeter Bajlozi,
E dy Lleshat prej Miloti,
Trima te cartun flake baroti.
E Llesh Vathi e Zef Piroli,
Pjeter Hidri e Ndrec Sokoli,
Prend Bardhoku me djelm tjere.
Tokes Kurbinit na i lane ndere.
E kur turqit kane fillue,
Me mbledh gjane ne Kruje me i que,
Gjithkah pushka ka marre gjame,
Me tu dridhe toka nen kame.
Asht perzi e gjithe ushtria
Me ba sulm po thrret burrnia,
Por se pret i pari t’mramin,
te poshte prroit e shef nizamin.
Tu e la me gjak at toke,
Kthej fitues Gjini me shoke.
Mirallaj ne t’madhe ushtri,
Me terbim ka hi ne Kurbi,
Ka ba be nat fene e vet,
Mbi te kshtenin me ba kjamet.
Kane marre malet pleq, gra, fmij,
kane lane plang e kane lane shpi.
Me ju pshtu thojve te turkut zi.
Burra djelm n’arm jane shterngu,
Dom Nikolli ju a ka que.
Ne kep e nkoder prite kane nxane,
Turkut shteg kun mos me i lane.
Ne Zheje dhe ne Lac batarja krisi,
Dhe n’Milot lufte e rrept nisi.
Gjimon mal e gjimon prru.
Mirallaj fort asht idhnu,
Shtepive zjarmin u ka vu,
Digj e piq o turk ktu pari,
Nuk topitet jo shqiptari.
Nuk jetojme ma nan robni,
Duem atdhe e dum liri.
Dum flamurin kuq e zi.
Mirallaj urdher ka dhane..
Njat Gjin Pjetrin gjalle me nxane.
Me xan gjalle me ba fani.
Mos me i lan kun plang n’Kurbi.
N’koder te Teskes topat gjimojne,
Mitraloze e pushke ushtojne.
Pese tabore kur kan msy,
Ne katun t’Skurajt me hy.
Ka krise pushka shpatit Kshqelit,
Jane derdh turqit gjithkah zabelit.
Pese tabore, gjashtdhjet burra.
Po shkon gjaku porsi gurra.
Besa jo gjaku i shqiptarit,
Po shkon rrkoje gjaku i barbarit.
Tyn e flake ka marre krejt mali
Turku hapin shpejt e nali
N’at tymtoje flak e shkendi,
Jane vjedh prrojt nja tre zapti,
Prend Nikoll Gjoka ju ka pri.
Ne kulle te Gjinit zjarm kan shti..
Digj e piq o turk barbari,
Por me zjarm smerret shqiptari.
Digj shtepia e digj kashtare,
Digj mullinj e digj mullare.
Gjithkund vendin e ka ndeze,
Qoj sulltanit faqe te zeze.
Gjithe at dite lufta vashdoi,
Mirallaj mbrapa dredhoi.
I la ne gjak e plot kori..
Por shqiptart n’dor smujt me i shti.
Thuj sulltanit e thuj barbarit.
Asht que nkam kombi i shqiptarit.
Mjaft ket toke e ke dhunue.
Dum ne liri na me jetue.
Dum atdhe e dum liri..
Dum flamurin kuq e zi.
Kur agoi e bardha drite.
Vesh e mbath e pushk tuj qite.
Mblidhen tok djelmt e Kurbinit,
Rreth parise e perreth Gjinit.
E Gjin Pjetri e Bajraktari,
Ngrejn flamurin qe na la i pari,
Pesqint vjet mshefun nen dhe,
Valon sot flamur mbi ne.
Se me gjak ne te kem ble.
Merr vale pushka e qiftelija..
T’gjithe brohorasin rrofte Shqipnija.
Rrnofte flamuri kuq e zi.
Mbi tok te lire te ksaj Shqipnije.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: