Papa shqiptar Klementi XI

Papa Klementi XI, Gjon Françesk Albani u lind në Urbino (Itali) me 23 korrik 1649. Me 9 tetor 1700 fillon detyrën e Papës. Papa Klementi XI – Albani vdiq me 19 mars 1721 mbasi e udhëhoqi kishën katolike për 21 vjet rrjesht dhe rreshtohet i katërti për nga vitet ne krye të Kishës Katolike mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Pio IX me 31 vjet, Papa Gjon Pali-t me 26 vjet.largea_ritratto_papa_albani-11369339662

Në vitin 1660, pas kryerjes së shkollës fillore, shkoi në Romë për të ndjekur kolegjin romak. Studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti XI u emërua sekretar i Brevave (dekreteve papnore). Me 13 shkurt 1690, emërohet kardinal. Me 9 tetor 1700 zgjidhet Papë i kishës katolike.

Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI për të bashkuar Krishterimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri ku Kisha katolike romake dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.
Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartësinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat latine të Ohrit dhe Shkupit. Një mision i ritit bizantin funksiononte në Himarë qe nga viti 1628. Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore dhe qëndrore u vu re dukuria e kriptokrishterimit (krishterimi i fshehur), e cila zgjati deri në ditët tona (sidomos gjatë periudhës enveriste) ; e edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishterimi, si psh bektashinjtë.

Familja Albani[1] e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit . Mikel Laçi pati dy djem Giorgio (Gjergj Mikeli i Laçit) dhe Filippo di Michele de’ Lazi, (Filip Mikeli i Laçit) ish luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut të cilët u vendosën në Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Franceskut, papës se ardhshëm.
Morën mbiemrin Albanesi që jetëgjati Altobello (1445-1564), e ndryshoi në Albani. Nga kjo familje rrodhën, përveç Klementit XI, kardinalë të shquar, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të rrafshit të lartë :
– Giovanni Girolamo (1509-1591) : kardinal dhe kont, zv-komandant i forcave të armatosura të Republikës së Venecias, kandidat për papë në dy konklave, historiograf, këshilltar juridik vetjak i papës Gregori XIII (1572-1584) dhe papës Sisto V (1585-90).
– Oracio (1576-1653): diplomat, emëruar senator i Romës nga Papa Urbani VIII (1623-44).
– Annibale (1682-1751) : kanunor i Shën Pjetrit, president i Dhomës Apostolike, sekretar i Memorialëve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtëzakonshëm papnor në Vjenë ku punoi për të ratifikuar zgjedhjen e perandorit Karli VI (1711-1740), kamerleng i Kishës Së Shenjte të Romës, kryekancelier i Dijes, kryeprift i Bazilikës së Vatikanit, peshkop i Sabinës e më tej i Porto e Santa Rufina, nëndhjak i Kolegjit të Shenjtë.
– Alkssandri (1692-1779) : që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare u bë kolonel i ushtrisë së papës por shpejt e braktisi karrierën ushtarake, sekretar i Memorialëve, i dërguar në Vjenë, kardinal (1721), bibliotekar i Kishës Së Shenjtë të Romës, ambasador i Austrisë në Romë, mbrojtës i Mbretërisë së Sardenjës, mbrojtës dhe mik i Winckelmannit, ndërtues i Villa Albanit dhe përkrahës i shkëlqyer i arteve.
– Gjon Françesku, (Klementi i XI 1720-1803) : kardinal (1753), mbrojtës i Çështjeve të Polonisë, mori pjesë në bisedimet me Katerinën II (1762-93) për të vënë në vend gjendjen e të krishterëve në Rusi, peshkop i Sabinës e më pas i Porto e Santa Rufinas derisa më 1775 si dhjak i Kolegjit të Shenjtë u bë peshkop i Ostias dhe Velletrit, mbrojtës i Shtetit Papnor kundër Francës revolucionare dhe luftëtar i zjarrtë për zgjedhjen e papëve Klementi XVII (1758-1769) dhe Pio VII (1800-23).
– Giuseppe (1750-1834) : klerik i dhomës së papës Pio VI (1755-99), i dërguar i posaçëm në Vjenë për të çuar shiritin e bekuar në pagëzimin e kryedukës Ferdinand që më pas u bë perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtës i perandorisë së Austrisë, bashkësekretar i Letrave Papnore dhe legat në Bolonjë, sekretar shteti i papës Pio VIII (1829-30), dhe komisar i jashtëzakonshëm i papës Gregori XVI (1831-46) i ngarkuar për të kthyer rendin nëpër Dërgata pas lëvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishës së Shenjtë të Romës, peshkop i Urbinos dhe legat i Dërgatës së Pezaros dhe Urbinos.
Pas vdekjes së Filipit, më 1852 familja u shua. Është diçka e veçantë dhe për t’u vënë re që pothuajse njëkohësisht me familjen shqiptare të Albani-t, në Lindje, një tjetër derë e madhe shqiptare vezirësh të mëdhenj, përcaktonte fatet e perandorisë otomane në shekujt XVII-XVIII : familja e Qyprillinjve. Para papës Klementi XI, tre papë të tjerë kishin qenë me origjinë shqiptare : San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).

Kurbini ( dokumentar )

KURBINI:
Nje prodhim i televizionit publik shqiptar.
Skenari dhe realizimi:
Ndue Ukcamaj,
Mark Lala,
Ilir Buçpapaj.
Lexoi tekstin: Shpresa Ukcamaj.
Emrin Kurbin në dokumentacionin historik na del më 1457 Curbino, 1467 Kurbin, 1570 Curbin, 1583 Kurbin, 1634 Curbin, 1638 Corbin,1641 Curbin, 1644 Corbin, 1650 Corbino, 1672 Curbin, 1673 Corbin dhe po ashtu edhe më 1702 dhe 1703.
Në lashtësi krahina e Kurbinit nuk ka qenë njësi administrative më vete e dallueshme. Emri i kësaj krahine shfaqet vonë në dokumentet historike dhe për herë të parë e hasim në dokumentet latine dhe ato osmane në gjysmën e dytë të shekullit të XV.
Emri Kurbin vjen nga bashkimi i fjalës ilire karpë “shkëmb”, gur” me sufiksin ilir –in (Karpin, Kërpin, Kurbi . Kurbini përmendet si krahinë ndër dokumente me sa dimë vonë në shekullin e XV, kur Papa Kalisti II në vitin 1457 i jepte leje abatit të Shën Prendes së Kurbinit të bashkonte manastirin e Shën Gjergjit me atë të Shën Mërisë së Ndërfanës, dëmtuar prej turqve , kur edhe përmendet Santa Venera di Curbino, që ishte qendra ipeshkvore. Për më shumë se dy shekuj duke filluar nga ai i XVII, ky emër përveçse si emër krahine përdoret edhe për Shën Prenden ku ishte vendosur Selia Ipeshkvore e Arbërit (1615-1640) mandej ajo Durrësit (1640-1858), përmes datimit të këtyre dokumenteve në Kurbin, d.m.th. në Shën Prende.

Në periudhën e Mesjetës Kurbini është përfshirë në Principatën e Arbrit, që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Kurbini dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Qyteti Milot dhe fshatrat janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi.

Stema e Skurajve

 

Stema e SKURAJVE ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane.

556904_590927500935453_1256134092_n
(Foto Kastriot Marku).

Familja Skura ishte njëra prej familjeve më të shquara të fisnikërisë së Arbërit në periudhën nga fundi i shekullit të XII deri në gjysmën e dytë të shekullit të XIV, me origjinë nga fshati me të njëjtin emër në krahinën e Kurbinit. Dera e Skurajve kishte një vend të rëndësishmë në hierarkinë e  Arbërisë përgjatë periudhës bizantine.
Në dokumente mesjetare Latine, Bizantine dhe Sllave, mbiemri dokumentohet në disa trajta gjuhësore shkrimore si: Scura, Schura, Schuro, Sguro, Scuro, Sgouros, Zgura etj. Emërtimi Skura ka prejardhjen toponimike nga treva e Shqipërsisë së Mesme që fillimisht dokumetohet i lokalizuar tek Marin Barleti si Skuria, krahinë midis Tiranës dhe Durrësit. Në kët areal gjeografik sot mbijeton në trajtë emërtimi fshati Skuraj në rrethin e Kurbinit. Dëshmi me rëndësi për familjen Skura është gjetja e stemës heraldike të kësaj familje, në të cilën del emri i fisnikut Anton Skura. Kjo stemë e kësaj familjeje gjendet në një pllakë varri, e cila u zbulua nga Teodor Ippen në Kuvendin Françeskan të Zojës Nunciatë në Kodër Marlekaj në Lezhë. Kjo stemë sot për fat  është në gjendje të mirëmbajtur e ekpozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Ajo paraqet një ujk/luan të ngritur në dy këmbët e pasme me një brazdë të tërthortë. 

www.GIFCreator.me_RohuNY

Beteja e Albulenes

BETEJA E ALBULENES

Albulena prita – prita,
Ndal sulltan se te erdhi dita.
Skenderbeu prej majes kalit,
Si rrufeja zbret prej malit.

Skenderbeu ja bani bene,
Po te zura n’Albulene,
Asnje gjalle nuk do te shpetoje,
Fushen gjaku do ta mbuloje.

Mbare ushtrine e mori hika
Evrenozin ç’e zu frika.
Me vrap pashe se te zu rreziku!
Mjere kush mbeti, lum kush iku.

Albulena gropa-gropa,
Mbet ushtria mish per korba.
Per vend ton, mor per lirine,
Albulene e bejme Arberine.


Beteja e Ujëbardhës, e njohur edhe si Beteja e Albulenës, u zhvillua me 2 shtator, 1457 midis forcave shqiptare te drejtuara nga Skënderbeu dhe një force ekspedite te forcave teperandorisë osmane. Ajo ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut kundër osmanëve në fushë të hapur.
Ushtria osmane kishte përafërsisht 80.000 ushtarë edhe pse është vënë në dyshim që të kenë qenë më shumë se 40.000 në fushëbetejë, pasi që mijëra ushtarë kanë qenë të shpërndarë në vise të ndryshme të vendit. Forcat shqiptare që numëronin rreth 20 mijë vetë u përballën me ato osmane në fushën e Albulenes në mes të Krujës dhe Lezhës ku sot njihet me emrin Zheje, ne mes Laçit dhe Mamurrasit.

Beteja e dyte e Kosovës përfundoi me disfatën e Janosh Huniadit. Skënderbeu dhe forcat e tij nuk arritën t’iu vinin në ndihmë hungarezëve dhe si rezultat e disfatës, osmanët ishin të lirë nga presioni hungarez.
Më 1456, Sulltan Mehmeti II mblodhi një ushtri të madhe për ta rrethuar Beogradin. Rrethimi zgjati disa javë mirëpo intervenimi i Huniadit i detyroi osmanët të tërhiqeshin. Tri javë më vonë Huniadi vdiq dhe për Skënderbeun kjo do të thoshte se duhej ti luftonte osmanët vetëm.

Në pranverën e vitit 1457, sulltan Mehmeti II dergoi një ushtri prej 40,000 vetash të drejtuar nga Isa Bej Evernozi dhe Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut. Evrenozi e kishte mundur Skënderbeun më parë në betejën e Beratit. Hamzai qe i kishte shërbyer Skënderbeut për më shumë se një dekadë u bashkua me osmanët për shkaqe ambicioze.
Të dy ishin komandantë të aftë. Përparësia e Hamzait ishte se ai i kaloi 14 vite pranë Skënderbeut dhe njihte çdo taktikë të tij që kishte përdorur në luftë kundër osmanëve. Me pushtimin e Shqipërisë, sulltani mund të vazhdonte sulmin ndaj Evropës.
Skënderbeu, drejtuesi i forcave shqiptare, kishte kaluar disa vite duke shërbyer në ushtrinë osmane, si ushtar dhe si komandant, para se të kthehej në atdhe. Ai gjithashtu kishte pasur sukses në mbrojtjen e Shqipërisë nga hordhitë osmane, dhe kishte mbrojtur me sukses Krujën nga përpjekjet osmane për ta pushtuar. .
Beteja
.
Sulmi i ushtrisë shqiptare në kampin turk.
Plani turk ishte që ta vrisnin Skënderbeun sepse ata e dinin se pa të rezistenca shqiptare do të thyhej shpejt. Evernozi hyri në luginën e Matit e depërtoi ngadalë drejt Krujës. Pasuan disa përleshje të vogla, pas të cilave Skënderbeu i tërhoqi forcat. Të lirë, osmanët plaçkitën zonën duke mbledhur informata. Pas disa javëve dhe asnjë shenje nga Skënderbeu, Evrenozi e Hamza filluan të mendonin se Skënderbeu ishte arratisur. Erdhën raporte se ai kishte humbur besimin e ushtrisë së tij e cila kishte dezertuar, dhe se ai po përpiqej të kalonte në zonën e Venedikut. Në fakt, më 21 korrik Marco Diedo, guvernatori venecian i Durrësit i shkruante senatit të Venedikut se “Madhështori Skënderbeu i tradhtuar nga të gjithë po përpiqej të fshihej në malet e larta të Shqipërisë, përderisa osmanët sundonin në Shqipëri”.
Në gusht pozita e osmanëve në Shqipëri dukej solide, 20,000 ushtarë ruanin rrugët e furnizimeve duke mbajtur nën rrethim fortesat në Cidhna, Dibra, Guri i Bardhe. 15.000 të tjerë mbanin nën rrethim fortesat në Mat, Rodon dhe ne Petrelë. Pjesa tjetër e ushtrisë, rreth 30.000 lëvizën nga gryka e Matit për në Ujëbardhë, në veriperëndim të Krujës dhe në jug të Lezhës kështu që, të dy qytetet mund të mbaheshin nën vrojtim. Në fund të gushtit, tre muaj pasi kishin kaluar kufirin, ushtria osmane kishte arritur një nivel vetëkënaqësie, ndërsa vigjilenca (syhaptësia) e tyre kishte rënë ndjeshëm.
Me 2 shtator Skënderbeu vendosi që të kalonte në ofensivë. Atij i duhej që të bënte një goditje të fuqishme dhe të befasishme ndaj pjesës kryesore të ushtrisë osmane dhe ta shkatërronte atë para se të vinin forcat e tjera osmane që po bridhnin nëpër vend dhe t’ua lehtësonin atyre mbrojtjen. Nëse beteja do të zgjaste shumë, dhe forcat e tij do të detyroheshin të luftonin ballë për ballë me forcat mjaft të mëdha osmane, osmanët do të kishin avantazh. Grupe të vogla shqiptare trazonin patrullat osmane ndërsa pjesa kryesore e ushtrisë shqiptare i afrohej pjesës veriore të kampit. Në mesditë, trupat osmane u zgjuan nga gjumi i mesditës duke e gjetur armikun në kamp. Një zhurmë e tmerrshme, e shkaktuar nga mijëra mjete metalike zhurmendjellëse iu la mbresën se ishin përballë një ushtrie më të madhe. U shkaktua ngatërresë kur kalorësia shqiptare erdhi nga perëndimi ndërsa këmbësorët po e hapnin rrugën drejt qendrës së kampit.
Shumë shpejt çoroditja u shndërrua në panik kur komandantët osmanë nuk arritën të merrnin situatën nën kontroll. Një përpjekje për mbrojtje u bë nga Hamza, por Skënderbeu i kishte kushtuar rëndësi shkatërrimit të Hamzait dhe Spahinjve të tij së pari, duke dërguar gardën e tij personale prej 2.000 kalorësish. Hamzai u shty prapa ne panik dhe goditja e kishte habitur plotësisht. Brenda dy orëve kampi osman ishte i tëri në duart e shqiptarëve, përderisa pjesa e mbetur e ushtrisë së shpartalluar osmane u arratis në drejtim të Tiranës për në Elbasan. Humbjet nga ana e osmanëve duhet të kenë qenë nga 15.000 deri në 30.000. Këtij numri duhet t’i shtohen edhe 15.000 robër, ndërsa tërë plaçka e kampit ra në duart e shqiptarëve.
Hamza Kastrioti u zu i gjallë dhe u internua në Napoli me akuzën për tradhti. Ai u lirua më vonë dhe së bashku me familjen e tij shkoi në perandorinë osmane ku vdiq në fillim të vitit 1460 si lypës.

Gjin Pjetri (1856-1914 )

Lindi ne Skuraj te Kurbinit ne nje familje me tradita patriotike qe kishte nje vazhdimesi shekullore qe nga koha e Skenderbeut ,ne lufte kunder pushtuesit osman.
Gjin Pjetri hyri ne rrjedhen e ngjarjeve historike qe perfshine Shqiperine nga rilindja kombetare deri ne shpalljen e pavaresise, vitet e kryengritjes se lidhjes se Prizrenit e gjejne fare te ri ,por ai me arme ne dore u gjend i gatshem perkrah luftetareve trima. Babai i tij Pjeter Marku dhe xhaxhai i tij Prenge Marku ishin ne ate kohe nder kreret e levizjes ne krahinen e Kurbinit. Lidhja e tyre shkonte gjer ne Tirane me Petrelajt dhe Toptanajt me te cilet kishin nje miqesi te vjeter.Ketu Gjini u njoh dhe me vellezerit Frasheri te cilet banonin aso kohe ne shtepine e Toptanajve.
Ky kontakt i dha rendesi veprimtarise se tij dhe u perforcua me percjelljen e Abdyl Frasherit ne Skuraj, me pas tek Gjomarkajt ne Mirdite ,dhe fis pas fisi deri ne Prizren. (1878 )
ne vitin 1883 Durgut Pasha filloi operacionet per shuarjen e kryengritjes se Lidhjes se Prizrenit dhe per zhdukjen e krereve te saj. U sul drejt Skurajt duke iu vene dhe njehere zjarrin kullave te Previzajve, por pa mundur te kape apo vrase ndonjerin prej kryengritesve te kesaj krahine. Ky zjarr perfshiu dhe gjithe krahinat e tjera te veriut deri ne Kosove.
Vecanerisht e madhe dhe aktive ishte veprimtaria e Gjin Pjetrit ne vitet 1900-1912 me personalitetin e tij dhe me nje pune kembengulse i bindi gjithe banoret e zones per te mos i paguar me taksa dhe per te mos i derguar nizame Turqise.
Kjo i terboi autoritetet Turke , ku me nje qellim te paramenduar i ftuan te gjithe kreret e fshatrave te Kurbinit dhe Krujes ne nje marveshje, ne Tallajbe te Krujes me 1904. ne mbledhje e siper autoritetet turke filluan te provokojne bisedimet, pala shqiptare e kryesuar nga Gjin Pjetri dhe Dull Kulla qe e fliste mire turqishten nuk pranuan bisedime dhe si thote kenga:
Fjale pas fjale pushka krisi,
Dhe me i pari Gjini e nisi .
Turqit u gjenden para nje force te armatosur mire ndaj u shpartalluan. Kjo fitore qe i dedikohej vecanerisht trimerise se Gjin Pjetrit njihet si lufta e Tallajbese. (1904 ) Filluan menjehere ndjekjet.. kush u kap perfundoi syrgjyn ne Egjipt.
Gjini i shpetoi vales se pare por jo asaj se dytes. U kap ne befasi.. por nga besnikeria e shokeve te tij nuk doli identiteti i tij i vertete, ndaj u denua vetem dy vjet.

Ne vjeshten e vitit 1912 ne qendren e Kurbinit ne Skuraj erdhen patriotet Ismail Qemali, Bajram Curri dhe Abdi Toptani per te takuar heroin e levizjes popullore te kurbinit Gjin Pjetrin i cili tashme ishte vene ne qender te levizjes per pavaresi.
Kur ne Vlore vendoseshin fatet e Shqiperise, ne Kruje erdhen serbet te cilet kishin kohe qe mesynin shkodren dhe gjithe veriun. Kjo situate pengoi ngritjen e flamurit ne Kruje prandaj epiqendra e ngritjes se flamurit ishte bere Miloti.
Sepse jo vetem qe ishte nje vend strategjik por dhe i mbrojtur mire nga forcat kryengritese.
KESHTU NE MENGJESIN E 28 NENTORIT TE VITIT 1912 NE QENDER TE PAZARIT NE MILOT, NE PRANINE E PATRIOTEVE KRYENGRITES SI : Gjin Pjetri, Gjoke Pren Hasani, Dede Mark Kola, Llesh Pjeter Preci, Llesh Pjeter Vathi, Mark Gjin Preni, Lazer Gjoka, Pren Ndrece Gega, Ibrahim Haxhiu, Shaban Kasemi, Nikolle Selala, Sali Bajrami, Pjeter Balozi, Nikoll Kol Gjini, Mark Ndrece Teska,Dede Marku, Taf Veliu, Pren Bardhoku, Ndue Gjok Preni, Llesh Bib Brozi , Dede Gjoka, Ndue Pashk Gjini, Nikolle Kol Mehilli. Preng Ndreca, Haxhi Saliu, Lik Asllani, Ndrece Piroli, Muharrem Hoxha , Ali Hyseni dhe shume te tjere, u ngrit flamuri i lirise dhe mbare krahina e Kurbinit u shpall e pavarur…
Pas cermonise se ngritjes se flamurit Gjin Pjetri mbajti nje fjalim te shkurter ku ne mes te tjerash tha: Turqit u larguan nga Kruja dhe gjithe Shqiperia per te mos u kthyer me kurre por lufta e popullit tone nuk ka mbaruar, pasi duhen luftuar pushtuesit serbe,per clirimin e plote te vendit tone.

Gjin Pjetri vdiq papritur me 25 shkurt 1914. Ai posa ishte kthyer nga nje feste ne nje fshat fqinj, U tha kesaj here qe tradhetia perdori helmin dhe e verteta keshtu ishte.
Para se te vdiste kishte thane tuj fsha qe nuk po me vjen keq qe po vdes por me vjen keq qe nuk po mberrij me pa mbretin qe po na vjen ne Shqipnine e lire. Ndersa revista ” Hylli i drites” numer 7/1913,faqe 280 pas vdekjes se ti shkruante : Gjin Pjetri iu dhimbs gjithkuj, Ka qene burre dhe shqiptar i vertete.

Kisha e shen Ndout

Shna Ndou (Shën Antoni)
Shna Ndou lindi me 15 gusht të 1195 në Portugali. Në moshën 15 vjeçare u bë pjesë e Urdhërit Agostinian dhe në moshën 25-vjeçare u bë Françeskan. Në vitin 1946 Papa Pio XII e ka renditur Shën Antonin mes doktorëve të kishës katolike dhe i ka dhënë titullin Doktor Evangjelik. Bazilika më e madhe e Padovës i është përkushtuar Shën Antonit. Festa e tij është më datë 13 qershor, si në Padova dhe në Laç. Shën Antoni vdiq më 13 Qershor të vitit 1235 në Arqela të Padovës.

27176_387842236670_2262374_nÇfarë është nata e 12 qershorit?
Nata Shna Ndout është me 12 qershor ku mijëra besimtarë presin që të vijë data 13 që është dita e Shna Ndout. Në këtë natë të madhe mblidhen njerëz nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga shtetet fqinje.

Pse shkojnë shumë besimtarë?
Të gjithë besimtarë që shkojnë në shenjtoren e Kishës së Laçit besojnë në mrekullitë e këtij Shenjti dhe përshpirtshmërinë e madhe ndërmjetësuese në mrekulli,shërim,mbarësi dhe plotësi të Shna Ndout të Padovës. Kisha e Shna Ndout në Sebaste të Laçit është bërë vendi i bashkimit të besimtarëve të të gjithë besimeve si shenjë e tolerancës dhe harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri. Kjo kishë për të gjithë pelegrinët është kthyer në burim besimi, shprese, dashurie dhe optimizmi.

www.GIFCreator.me_RohuNY

Patoku

cimg73711Turizmi ekologjik është një nga potencialet me te rëndësishme për zhvillimin e zonës. Karakteristikat e saj natyrore me llojshmërinë e larte te habitateve (det, lagune, pyll, lumenj, toke bujqësore), biodiversitetin e pasur me shume grupe te florës dhe faunës, ekzistencën e bujqësisë dhe peshkimit tradicional janë faktorë kryesore për zhvillimin e eko-turizmit. Pozicioni i kësaj zone pranë Tiranes dhe rrugëve nacionale e lehtëson ardhjen e turisteve, nëse do te përmirësohej infrastruktura e kësaj zone në një te ardhme te afërt.

Neqoftese burimet natyrore do te administrohen në mënyrën e duhur dhe metodat tradicionale për rritjen e gjendjes ekonomike do te vazhdojnë te aplikohen, kjo zone do te ketë një perspektive te mire zhvillimi, te bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjergj Kastrioti dhe principata e Kastrioteve

 22118926_1800567386637673_639132529_n

1. Principata e Kastriotëve

 Kastriotët mendohet qe e e kanë origjinën nga Hasi . Gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti, mund të jetë larguar nga Hasi dhe të jetë vendosur si pronar i dy fshatrave në luginën e Drinit të Zi (Sinjës dhe Gardhit të poshtëm). Zotërimet e Kastriotëve filluan të zgjeroheshin që në fund të shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XV, Principata e Kastriotëve arriti fuqizimin e saj më të madh. Ajo siguroi daljen në detin Adriatik, ku kishte skelën dhe qendrën doganore të Shufadasë në grykëderdhjen e lumit Mat dhe, pranë saj, kriporet e Shënkollit. Në lindje principata shtrihej të paktën deri në rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotërimet e vjehrrit të Gjonit që banonte në krahinën e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur më bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, të cilit ai i dhuroi dy fshatra në rrethinat e Gostivarit dhe i bleu një kullë. Në këtë manastir jetoi si murg një djalë i tij ku dhe u varros.Principata e Kastriotëve në veri kufizohej më Principatën e Dukagjinëve dhe në jug me principatat e Arianitëve dhe të Topiajve. Në Principatën e Kastriotëve kalonin rrugë të rëndësishme që lidhnin viset qendrore më ato jugore e veriore si dhe viset perëndimoreme ato lindore të vendit; në të ishin përfshirë një numër i konsiderueshëm kështjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shënkollit, kështjella e Gurit të Bardhë, ajo e Stelushit etj. Pozita dhe rëndësia strategjike e Principatës së Kastriotëve bëri që Gjon Kastrioti të kishte lidhje të shumta politike e martesore më principatat e tjera shqiptare. Ai hyri në marrëveshje ekonomike dhe politike të ngushta edhe më vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza në fund të viteve ‘30 të shek. XV u dhanë Gjonit dhe djemëve të tij privilegje dhe të drejtën e qytetarisë. 

2. Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu mendohet ( nuk dihet saktesisht data ) qe lindi me 6 maj te  vitit 1405. Ishte djali më i vogel, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familja e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza ( Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergji lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte e fuqizuar. Kur osmanët morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415),  Gjoni, i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng osmanëve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin. Për një periudhë rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve të Edrenesë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të posanënshtruarve e vasalë, për t’i përgatitur e edukuar me frymën osmane, si komandantë të zotë e feudalë të bindur. Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin më dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Ai ishte shtatlartë e shumë i fuqishem. Ishte mendjemprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerët. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e vogël. Luftonte mbi kalë e më këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera. Pasi mbaroi shkollën e içollganëve, Skender hyri në kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pëparuar shpejt në karierë shtetëore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut. Në mesin e viteve ‘20 ai u dërgua në Shqipëri  dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë osmane deri në fund të viteve ‘30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhes ,Laçit dhe Rrubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437-1438 Skënderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu. Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri  Skënderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në marrëdhënie me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve. Në fund të viteve ‘30 kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë. Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “gradim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin). 
Kryengritja e përgjithshme çlirimtare (nëntor 1443)
 Në fillim të viteve 40 të shek. XV në Evropë po gjallëroheshin shpresat për dëbimin e osmanëve nga Ballkani. Në këtë drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit të kishës ortodokse më atë katolike, nën kryesinë e kësaj të fundit, dhe disfata e rëndë që pësoi ushtria osmane në shtator të vitit 1442 prej trupave të Mbreterisë së Polonisë dhe të Hungarisë, të komanduara nga Janosh Huniadi. Pas kësaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht për të nxitur ballkanasit të ngriheshin kundër pushtuesve osmanë. Në shtator të vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake në viset qendrore. Kurse më në jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandës e të Gjirokastrës në drejtim të kosturit, ku u thyhen prej osmanëve. Në tetor të vitit 1443 trupar polake e hungareze, të komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siç shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, shqiptarë, serbë e boshnjakë. Beteja u zhvillua më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe Skënderbeu. Shpartallimin e forcave osmane në këtë betejë, Skënderbeu e gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkëluftëtarë, pjesmarrës në betejën e Nishit dhe i shoqëruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skënderbeu u nis në drejtim të Principatës së Kastrioteve. Gjatë kalimit u ndal në Diber, mblodhi menjëherë krerët e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicën e  bashkëluftëtarëve e nisi që të fshiheshin në rrethinat e Krujës, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane të Krujës, sikur ishte riemëruar subash i saj. Pasi mori në dorëzim Krujën, Skënderbeu futi natën në kështjellë bashkëluftëtarët e fshehur në rrethinat e saj dhe, në bashkëpunim me krutanët, shpartalloi garnizonin osman. Të nesërmen, më 28 nëntor 1443, kur të gjithë qytetarët i kishte pushtuar një gëzim i papërmbajtur dhe, siç shprehej Barleci, “të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë”, mbi muret e kështjellës së Krujës u ngrit flamuri i Kastriotëve. Lajmi i fitores historike, i çlirimit të Krujës, u përhap me shpejtësi dhe u prit me gëzim të papërshkrueshëm në mbarë vendin. Ai i dha një hov të paparë luftës çlirimtare. Pas Krujës, luftëtarët e Skënderbeut çliruan radhazi kështjellat e Petrelës (ne jug të Tiranës), të Gurit të Bardhë në Mat, të Stelushit dhe Sfetigradit në Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise të tera. Si rrjedhojë, në hapësirat e Shqipërisë së Veriut e Qendrore dhe deri te lumenjtë Devoll e Seman u rimëkëmbën një numër principatash e zotërimesh të rëndësishme si ajo e Dukagjinëve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanëve, e Dushmanëve, në veri të Principatës së Kastrioteve, dhe në jug të saj, Principatat e Arianitëve, e Topijave, dhe ajo e Muzakajve. 
4. Kuvendi i Lezhës dhe forcimi i Lidhjes Shqiptare
 Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilin nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të madhe të kohës. Për këtë qëllim më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të cilëve kishin udhëhequr kryengritjet e viteve ‘30. Në kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij), Gjergj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjestarë të tjerë të kësaj familjeje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë më katër djemtë e tij), Lekë Dushmani, Stefan Gojçini (Cernojeviçi) etj. Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu. Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së  përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj.  Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë të  përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu. Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qëndror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të cilin ai e fuqizoi gjithnjë e më shumë për të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

   Gjergj Kastrioti ( pikt. Ndue Pepa )       Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij me 17 janar 1468. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumellojshme , prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.
( Burimi: Historia e Shqiperise )

Shkolla e Kurbinit

 

SHKOLLA E KURBINIT (1632).

Themelet e arsimit shqip në trojet etnike shqiptare duhet t’i kërkojmë në Kurbin në

1236023_692279414133148_395236718_n
Nga Kastriot MARKU

fshatin Gallatë në gjysmën e parë të shekullit XVII. Gallata si toponim del që në vitin 1467 në trajtën Galata, ndërsa emri Kurbin del në vitin 1457 nën emërtimin e kishës San Veneranda di Curbino.
Këtu në Kurbin (Gallatë) në vitin 1632 ekzistonte një seminar, në të cilin përgatiteshin priftërinjtë e ardhshëm dhe meqë seminaret funksiononin pranë ipeshkvive dhe katedraleve dhe këtu në kishën e Shën Prenës ishte vendosur selia e ipeshkvnore, atëherë këtu u hap edhe shkolla e parë shqipe e njohur si shkolla e Kurbinit.
Vetëm 3 vjet mbas themelimit të Kongregatës së Propagandës Fide, më 1625, ipeshkëvi i Durrësit Gjon Kolesi, “njeri i kuptueshëm dhe me dije” që kishte qenë Ministër Provincial i françeskanëve, kërkon të hapë një shkollë. Ja çfarë shkruan tekstualisht ai “Do të duhet të ngrehej një shkollë, ose dy, me nga dhetë ose dymbëdhjetë çuna secila. Këtu do të mësonin këndim e shkrim dhe themele të mira të besimit, dhe pastaj do të mund të dërgoheshin me u përsosë në kolegjën e Shtëpisë së shenjtë të Loretos, sepse kështu do të nxirrej fryt i mrekullueshëm n’ato vende, ku s’ka shkolla as mësues që të mësojnë farë gjaje. Dhe këto shkolla mund të baheshin: njena po në shtëpinë e ipeshkvit të sipërthanun dhe tjetra ku ma i mirë të gjendej vendi ma i përshtatshëm. ”. Këtë shkollë sipas të dhënave që kemi deri më sot, ai arriti ta hapte më 1632. Merret vesh se kjo ka qenë një shkollë për qëllime fetare për përgatitjen e seminaristëve. Giovanni Collesio (Gjon Kolesi) ishte ipeshkvi, i cili kishte selinë në Kurbin dhe pas vdekjes së tij më 1635, emërohet Mark Skura, edhe ky françeskan. Nga një relacion dërguar Kongregatës së Propagandës Fide pas një vizite baritore, që mban datën 20 dhjetor 1641 dhe që është lëshuar nga Kurbini, pra në kishën e Shën Prenës, mes të tjerash shkruan se në Kurbin; “Ha una scuola di 12 chierici, che l’Arcivescovo alimenta del suo, per alevar sogetti per ordinar poi a suo tempo sacerdoti…” (Ka një shkollë me 12 gjakoj, që arqipeshkvi i ushqen me mjetet veta për të rritë subjektë, që të shugurohen meshtarë pastaj, kur të jetë koha), ndërsa në një relacion tjetër 3 vjet më pas rithekson sërish: “Ha una scuola di 10 chierici, che l’Arcivescovo alimenta del suo, e li veste per aleuarli sogetti per ordinar poi a suo tempo sacerdoti…” (Ka një shkollë me 10 gjakoj, që arqipeshkvi i ushqen për xhep të vet dhe i veshë për të rritë subjektë, që pastaj, kur të vijë koha, me u shugurue meshtarë).
Siç edhe merret me mend gjuha latine kishte qënë jo vetëm gjuha e liturgjike e Shkrimeve të Shenjta, por edhe gjuha në të cilën ligjërohej kultura. Në këtë kuptim një rol të parë do të merrte shkrimi i gjuhës dhe sidomos hapja e shkollave shqipe. Nevoja për një gjuhë të shkruar dhe një shkollë shqipe, ishte bërë e domosdoshme për ripërtëritjen e institucioneve kishtare dhe formimin e klerit vendas. Më 14 dhe 15 janar të vitit 1703 me ndihmën e Papa Klementit XI (1700 – 1721) me origjinë shqiptare , si dhe me organizimin e kryeipeshkvit të Tivarit Vinçenc Zmajeviqit, i cili pasi bëri një vizitë baritore 3 mujore nëpër kryepishkëvitë, ipeshkëvitë dhe dioqezat e kishave të Arbërisë me anën e një letre të lëshuar në Kurbin me dhjetë dhjetor 1702, lajmëron mbledhjen në Mërqinë të Lezhës Konçilin, apo të quajtur ndryshe Kuvendin e Arbënit, në të cilin morën pjesë kryeipeshkvinj, ipeshkvinj, meshtarë, misionarë dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të botës shqiptare për të analizuar gjendjen e besimit të krishterë, i cili dashje pa dashje po merrte kuptim politik e kulturor si pasojë pushtimit turk. Nga dokumentet e këtij Kuvendi të botuar më 1706 me ndihmën e Propagandës Fide nga Françesko Maria Da Leçe në dy gjuhë, shqip dhe italisht, bie në sy përkujdesja për shkollat e Kurbinit dhe të Velës. Da Leçe ishte dërguar në atë kohë në Shqipëri nga Propaganda Fide si prefekt apostolik i misioneve që në vitin1692, ku pasi mësoi shqipen, botoi të parën gramatikë të shqipes që njihet deri më sot, si dhe një fjalor italisht – shqip, fati i të cilit nuk dihet, megjithëse thuhet se një kopje gjendet në Arkivin e Propagandës Fide. Me përkujdesjen serish të veçantë të papës Klementit XI, vetëm 8 vjet më vonë, më 12 prill 1710 në kuvendin e Shën Pjetrit në Montorinos në Romë, nën drejtimin e misionarëve françeskanë, hapet Katedra e parë e Gjuhës Shqipe, një fakt disi i çuditshëm ky që tregon se shkolla fillore shqipe e Korçës me emrin “Mësonjëtorja”, e cila hapet më 7 mars 1887, çelet afro dy shekuj më pas, gjë që shënon fillimin e shkollimit laik, dhe si të tillë shkollën e parë laike në gjuhën shqipe. Kaq do të mjaftonte tu kujtonim studiuesve të historisë dhe në veçanti studiuesve të arsimit shqip, se akoma nuk janë shkëputur interpretimi ideologjik i historisë sonë kombëtare, të cilët i njohin shkollës shqipe vetëm 121 vjet jetë. Vargu i ipeshkvinjve në Shën Prenë pas Gjon Kolesit, Mark Skurës, vijon me Nikolla Karpinon e pas tij me Gerard Gallatën, (Gerardo Galatea), i cili më 1662 do të kryejë edhe ai punën e mësuesit të kësaj shkolle. Në vitin 1675 ky ipeshkëv “kërkon ndihmat për gjashtë klerikë…për mbajtjen e një mësuesi të Kishës së Kurbinit dhe kjo shkollë mbështetet me 50 skude, meqë mësuesi përveç mësimit e leximit do të mësojë edhe lëndën e besimit, ndërsa më 1710, D. Gj. Salura zëvendës në misionin e Kurbinit në vend të D. Martin Bushiala si mësues në shkollë” kjo shkollë mbështetet me 50 skude, meqë mësuesi përveç mësimit e leximit do të mësojë edhe lëndën e besimit. Në vitin 1702, Vinçens Zmajeviç gjatë vizitës së tij baritore na njofton se Imzot Pjetër Zymi mban me vështirësi 4 studentë kishtarë, për të cilët paguhej mësuesi nga dhembshuria e Kongregacionit të Shenjtë.
Më vonë, kjo shkollë, në të cilën banonin së bashku mësuesit dhe nxënësit, ngrihet në nivelin e një kolegji, (shkollë e mesme), por për shkaqe politike ajo mbetet pa mbështetje financiare dhe mbahet vetëm me ndihmën e arqipeshkvit deri në vitin 1802, kur edhe përmendet për të fundit herë. Në këtë periudhë, ky kolegj transferohet së bashku me Selinë Ipeshkvore në fshatin Delbnisht (sërish në Kurbin) për t’u ndërprerë përfundimisht në vitin 1859, kur seminaristët e të gjitha dioqezave të Shqipërisë kalojnë në Seminarin Papnor të Shkodrës.

MARKU, Kastriot., “Shkolla e Kurbinit”, gazeta Mësuesi, Botim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Viti 46 i Botimit, nr. 40 (2453). E mërkurë, 7 Nëntor 2007, f. 12 – 13

Këtë e pëlqejnë %d blogues: