Ne kujtim te se shkuares! “Laçi, qytet industrial”

Per te gjithe nostalgjiket !
“Laçi, qytet industrial”. Skenari: Kujtim Gjonaj, regjizor: Qerim Mata; As/operator: Rodolf Radovani. Kinostudio “Shqipëria e re”, 1976.

 

“Laçi, qytet industrial” video  https://web.facebook.com/Kurbini.al/videos/vb.445896095438595/1042868655741333/?type=2&theater

Kur ura e Zogut inaugurohej 90-vjet me pare. 26 MAJ 1927 – ROSIE SCHNITTER RRËFEN SI U NDËRTUA URA E ZOGUT NË MAT. NGA EDUARD M. DILO.

E kujt nuk i ka bërë përshtypje kjo urë aq e bukur ndërtuar mbi lumin Mat, 82 -vjet më parë? Është inauguruar më 26 maj, të vitit 1927 dhe është projektuar nga inxhinieri zviceran, atëherë në moshën 30 vjeçare, Erwin Schnitter. Vite më parë, më 1925-ën, u bë dhe projekti i parë nga inxhinieri gjerman Back, duke marre si pikë ndërtimi fushën e gjerë. Rryma e Janarit në vitin 1926 tregoi egërsinë e kësaj rryme. Ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, gjithsecila nga 54 metra e gjatë. E ndërtuar me çimento dhe hekur në një sistem nga më modernit për ndërtime urash (për atë kohë), edhe sot e kësaj kohe, nuk e ka humbur bukurinë dhe vlerën. Ura e Matit është një ndër më të bukurat në Ballkan. Sipas gazetës “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. Leonidha Naçi – (Tiranë, e Martë 24/05/1927), në inaugurimin e saj morën pjesë deputetë, senatorë si dhe autoritete të Shkodrës e Lezhës. Është (po sipas gazetës në fjalë), një inaugurim solemn i më të parës vepër të madhe për dobi publike që Ministria e Punëve Botore (nën drejtimin e të palodhurit Ministër Musa Juka) kreu me iniciativën e vet plot energji….
“Sa për punimin artistik të kësaj ure, e për hijeshinë e saj nuk mund të zhvillohet si duhet një përshkrim, e vetëm kush ka rastin me e pa, mbetet për të qenë i saktë i impresionuar prej një vepre të artit kolosal.…. Sipërmarrja e kësaj godine prej inxhinier Mazorana &Co. E përfaqësuar prej inxhinierit të vet ekzekutues Z. Erwin Schnitter, me një zell e zotësi të shqueme brenda nji vjeti punimi e kreu pikrisht në bazë të kontratës, tue fitue në kët mënyrë admirimin e simpatin e gjith atyne qi kanë pasë rasin me kët shoqni ndërtimi në punë e sipër”, shkruan Cirilo Kasana. Kjo gazetë e ruajtur nga inxhinieri në fjalë i është dërguar familjes Juka dhe me disa shënime (kujtime), që mendoj se kanë vlera të jashtzakonshme, ndaj po i riprodhoj sipas origjinalit.
Kujtimet e mia personale të viteve 1925-1928, mbi Musa Jukën ministër i Punëve Botore të Shqipnisë

18622649_1665727590121654_1554396261002393427_n
Gjatë vjetit 1924, në Shqipni, ishte tue u organizue nji grup personalitetesh me vullnet të fortë dhe të pajisun me nji mendje të vendosun mbi mbëkambjen e vendit të tyne, i cili posa kish fitue pavarësinë dhe lirinë e tij nga zgjedha e huej. Ahmet Zogu e përfaqësoi këtë grup si kryetar. Zotni Musa Juka u emnue Ministër i Punëve Botore. Ky ishte nji njeri me fuqi vullneti jashtëzakonisht të madh e me pamje të kjartë mbi nevojat që u paraqiteshin me urgjencë për vendin e tij. Pamjet e tij ishin jo vetëm të ushqyeme nga nji inteligjencë e rrallë, por gjithashtu nga nji idealizëm i fuqishëm dhe besim të patundun në të ardhmen e atdheut të tij. Qëllimi i tij për me nxjerrë Shqipninë-të mbushun me plagë-nga shkatërrimet e tmerrshme të luftës, nga kaosi e inercija që erdhi pas, dhe me i dhanë nji frymë guximi, aktiviteti, dhe pune, u lypste të kishte nji fuqi jashtëzakonisht të madhe tue kenë se çdo gja do t’u fillonte nga asgjaja. Unë, si inxhinier i ri sviceran, tue pasë krye shkollën Politeknike të Zurich-ut e tue pasë marrë pjesë në ndërtimin e disa urave e digave në vendin t’em, pata fatin me ndjekë-gjatë disa vjetësh-fillimin e këtyne realizimeve të Ministrit të Punëve Botore Zotni Musa Juka. Nji nga projektet e parë me randësi që u donte të realizohej ishte rindërtimi i rrugës kombëtare që të çonte, prej Durrësit dhe Tiranës në Shkodër, qyteti ma i randësishëm i Shqipnisë së Veriut. Gjatë Luftës së parë Zurich-ut, shkojmë në një shtëpi të thjeshtë por posaçërisht e kandshme e origjinale. “Kët shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer e para grua arkitekte në Zvicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare, me tha Louisa. Nji zonje e hijshme, po vjen kah un. Me ngrohtësi me shtrëngon dorën tue më thanë: “Jam Rosie Schnitter, bashkë me burrin t’em kena kalue tri vjet në Shqipni e njana vajzë më ka le atje. Kena kujtimet ma të mira nga atdheu juej e sidomos nga Ministri i Punve Botore i atëhershëm. Im shoq, i cili ka ba shumë punime, në vende të ndryshme thotë: “Nuk kam njoftë njeri ma të aftë, ma të përkushtuem e të ndershëm se kët ministër. Insistonte që t’u përdorshin materialet ma të mirat, por dhe që shpenzimet të ishin sa ma të vogla. Çdo ditë, herët në mëngjez , përpara, se të shkonte në zyrë, vinte me kqyrë punimet por sidomos edhe me folë e bisedue me puntorët. U kujdeste për ta, dishironte me dijtë problemet e tyne personale për me i ndihmue. Ishte modest, human, me vlerë e zemër të madhe”. Ndërkaq erdh edhe Zotni Erëin Schnitter. Përsëriti, pak a shume çka më kishte thanë e shoqja. Foli me respekt e admirim për kët Ministër të Punëve Botore, mandej shtoi: “Në jetën t’eme nuk kam njoftë njeri ma të përkushtuem. Ka kenë për mue nji inspirim i vërtetë me njoftë dhe me bashkëpunue me nji njeri si ai. .Foto nga Friedrich Walisch..
Kët fakt e konsideroj si nji dhuratë nga Zoti. Emnin e ka pasë: Musa Juka. A e njifni?”. Thellësisht e emocionume i thashë: “Jam vajza e tij”. Me lotë në sy, u përqafuem të tre. Mbasi u qetësuem nji fije, biseduam gjatë, mandej më tha se ishte ndërtuesi i Urës Matit dhe disa punimeve të tjera. Kishin banue në Shqipni prej vjeteve 1925-1928. Më ftuen menjiherë në shtëpinë e tyne, ndeja disa ditë. Ishin jo vetëm jashtëzakonisht të kulturuem, por të sjellshëm, të thjeshtë e mikpritës si jena ne shqiptarët. Nga ajo kohë, d.m.th. prej vjetit 1961 filloi nji miqësi e ambël ndërmjet familjeve t’ona e cila vazhdoi deri sa qenë në kët botë. Erëin Schnitter ndërroi jetë në 1980 dhe e shoqja më 1982……… Si e shpreha ma sipër, Erëin Schnitter më ka pas thanë se Ura e Matit ka kenë ndërtue prej tij, si inxhinier i nji firme italiane triestine. Austriakët patën ndërtue nji urë gati 500/m të gjatë aty ku lumi- mbasi kalon vargun e fundit të maleve – hyn në fushën e gjanë që shtrihet deri n’Adriatik. Kjo ishte nji urë e fortë, por mjerisht austriakët e shkatërruen krejtësisht, kur u tërhoqën në 1918. Me landën që mbetën nga ura, banorët ndërtuen nji trap. Gjithashtu po sipas Zonjës Dr. Safete S. Juka, kemi dhe këto të dhena për Ing. Erëin Schnitter: I diplomuar prej shkollës Politeknike të Zurich-ut si inxhinier gjeometër, ka drejtuar punime të rëndësishme jo vetëm në Svicër, por dhe në shumë vende të botës. Disa prej ndërtimeve të tija që meritojnë të përmenden posaçërisht janë dy tunele nën ujë, njëri në Holandë e tjetri në Irlandë; porti i Dunkerqne-ut në Francë; qendra hydraulike e battage (dam) në Portugal (Castelo do Bode e Cabril) e n’Alsace, Francë, etj. Ai ka bërë pjesë në ndërtimin e metropolitan-it (sabëay) të Torontos e ka lënë gjithashtu plane për ndërtimin e nji sistemi metropolitan për qytetin e Zurich-ut. Punimet e tij të mëdha e të rëndësishme e kanë bërë të njohur jo vetëm në Svicër, por në botën ndërkombëtare. Në anën tjetër, si shkruan në një revistë svicerane Fritz Marti, bota ka humbë me Erëin Schnitter- in jo vetëm një inxhinier të shquar, por dhe nje personalitet me vlerë njerëzore shumë të madhe botnore. Ushtria italiane kishte ndërtue nji rrugë ushtarake Durrës – Tiranë, me nji degë nga Veriu, ku u gjindetë fronti që ishte organizue kundër ushtrisë austriake. Kjo ushtri (ushtria austriake) kishte ndërtue nji rrugë ushtarake që kalonte Lezhën dhe që u lypste që të vazhdonte përtej lumit Mat, lum i fuqishëm me rrymë të fortë e të vrullshme. Austriakët zgjodhën si vend ndërtimi, pikën në të cilën ky lum përshkonte malin e fundit për me hy në fushën e gjanë që shtrihet deri në Mesdhe dhe aty ndërtuen nji urë 500 metra të gjatë me këmbë çeliku të ngulura në nji thellësi të madhe. Rruga u vazhdue kah jugu deri në frontin kundër ushtrisë italiane. Kur ushtrija austriake u tërhoq në 1918, austriakët e shkatrruen gjith kët vepër të mrekullueshme. Mbas luftës, njerzit që banojshin në at krahinë instaluan si mjet të përkohshëm nji trap, tue përdorë kabllot e landët e përdorshme që kishin lanë austriakët. Ndërtimi i nji ure mbi Matin që të sherbente për rrugën kryesore kombëtare prej Jugu në Veri të vendit nja 60/km nga Tirana paraqiste pra nji nga nevojat teknike ndër ma urgjentet. Në hir të energjisë të palodhun të Ministrit të Punëve Botore, Zotni Musa Juka, në vjetët 1926 e 1927 u realizue nji urë me beton arme, 500/m e gjatë, kambët e së cilës janë të nguluna në një thellësi shumë të madhe. Në Janar 1926-gjatë këtyne punimeve – rryma e Matit u vërsul me nji vërshim 1200/m3 për sekondë. Në Jug të Shqipnisë-në Portin e randësishëm të Vlonës – u ndërtue, në vjetet 1925-1926, nji mol me beton arme, për me ngarkue dhe me zbarkue vaporët. Në Portin e Durrësit u ndërtue nji magazinë mallnash në vjetin 1927 dhe mbas kësaj u ndërtue Banka Kombëtare. Studimi për nji port të randësishëm në Durrës u ndoq me interesimin ma të madh, me qëllim me i hapë vendin nji zhvillimi aktif dhe të mbarë. Në pranverën e vjetit 1928, punimet e ndërtimet të këtij porti u ndërmorën me të gjithë energjinë e duhun. (Këto kujtime janë shkruajtur frëngjisht, e janë përkthye prej saj, nga Prof. Fiqret Juka; unë i qëndrova besnik gjuhës së përdorur). Lexojmë në letrën (19/6/1970) që dërgon për Zonjat e nderuara, Dr. Safete dhe Prof. Lume, Z. Erëin, këto rreshta “Ju falnderoj që do t’i pranoni kto informata që po ju dërgoj, prej nji të kalumes së largët, e cila për mue asht shum e çmueshme… Mbajmë gjithmonë kujtimet ma të mirat nga atdheu (vendi) i juej i bukur………”. Kemi ndër duar një shkrim të këndshëm nga e shquara Erudite shqiptare Dr. prof. S.S. Juka, që rastësia e ka sjellë të njihet e bisedojë me këtë inxhinier të shquar. N’Egjipt kena kalue disa vjetë; ma të amblat në mërgim. Egjiptianët na duen shum ne shqiptarët, sidomos edhe prej të mirave që i ka ba popullit egjiptian mbreti Mohamed Ali, i cili ka kenë shqiptar. N’Aleksandri banojshin njerëz me kombësi të ndryshme. Kishte edhe nji koloni të madhe svicerane. Aty u njofta me Louise e Renxo Alleman, sviceranë të lindun n’Egjipt. Mbas ramjes se Monarkisë Egjipiane ata – si shumë të tjerë – u larguen dhe u vendosën në Zurich ku kishin prindët e tyne. Miqësinë t’one e mbajtmë me korrespodencë. Në 1955 ndrroi jetë babai i jem i dashtun Musa
Juka. Dy vjet ma von shkova pranë vëllazënve në Neë York. Nana vazhdoi të banojë n’Aleksandri bashkë me motrën Lume. Louisa me të shoqin insistojshin që të shkojsha me kalue disa ditë në shtëpinë e tyne. M’u mbush mendja në 1961. Sa gëzim kur u takuem mbas sa vjetësh!… Na u duk sikur t’ishim nda nji ditë ma parë. Miqsija e vërtetë asht e shejtë. Për nder t’em, ata dhanë nji drekë ku ftuen miq të tyne të shumtë. (Që të takoheshin me nji shqiptare, profesore të letërsisë franceze, piktore, shkencëtare, studjuese, arkeologe, etj.Shënimi im E.D.) Shtëpija e Louises ishte jo vetëm e madhe e me nji pamje të mrekullueshme mbi liqenin e Zurich-ut, por posaçërisht e kandëshme e origjinale”. Këtë shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer, e para grua arkitekte në Svicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare”, më tha Louisa.

Uzina e Superfosfatit Laç,simboli dhe “krenaria” e dikurshme e qytetit.

Uzina e superfosfatit Laç

Pamje  nga Uzina e Superfosfatit Laç, “krenaria” e ketij qyteti gjate dekadave te fundit te regjimit komunist, vijon te na kercenoje edhe mbas 20 e ca vitesh kur ky regjim u debua. Gjithsesi kujtesa jone nuk mund ta hedhe pas ate çfare u be nder vite brenda kesaj fotografie.

Uzina e Superfosfatit e cila më pas u shndërrua në Kombinatin Kimiko-Metalurgjik të Laçit përbëhej nga disa objekte uzina e fabrika: 1. Fabrika e Acidit Sulfurik Nr 1, Fabrika e Acidit Sulfurik Nr 3, Uzina e Superfosfatit pluhur Nr 1, Uzina e Superfosfatit Nr 2, Fabrika e Granulimit, Fabrika e Acidit Nitrik, Uzina e shkrirjes së bakrit, Fabrikën e kuarcit u ndertua per permbushjen dhe plotesimin e kerkesave ne shume sektore jetike te ekonomise së centralizuar të vendit me plehra kimike fosfatike, prodhimin e kimikateve te tjera te rendesishme si acid sulfurik, acid nitrik etj. Nga kjo zonë industriale trashëgojmë një sasi kimikatesh, pesticidesh dhe mbetjesh teknologjike në një sasi prej gjithsej rreth 700 000 tonë. Nuk janë trajtuar asnjëherë mbetjet teknologjike të atyshme. Sipas të dhënave zyrtare të monitoruara nga specialistët përkatës ende sot gjenden 121.3 tonë kimikate; 63 ton squfur, 38 ton sulfazol, 11.1 ton pastë bordoleze, oksiklorur bakri, 6.02 ton, zinoksevinë 2 ton, sulfat bakri 1.17 ton.

 

Qyteti i Laçit ne fillimet e ndertimit te tij…

Ne oborrin e shtepise Kurbinase. ( pikture Ndue Pepa )

“I Kurbijasi asht shum i lidhun me doket e veta, me trojet e veta e me të kaluemen e vet. Asht shum mikpritës e bujar. Beson kadalë, por kur të formojë besim asht shum i dashtun e besnik. Idhnohet kadalë por kur të marri zjarm, asht i pandalshem. Per të marrë hak asht shumë i eger e kambngulës. Sa nuk harron të miren, po aq të keqen. E çmon shum nderen e familjes e asht shumë i eger kundra shkelsave të moralit e të zakoneve familjare.” – Imzot Frano Ilia

Fruta – Ilaçe popullore për të mposhtur aneminë

Të sëmurët anemike duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështiresojnë absorbimin e hekurit.

HURMA
Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

KAROTA
Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

RREPA E KUQE
Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë.

GJETHE HITHRE
Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

LULESHTRYDHJA
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

FIKU
Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

SHALQIRI
Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.

FARA E ZEZE
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: Vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet.

QEPA
Vetitë e qepës, hudhrës, qepëve të njoma dhe preshit, njiheshin që në kohen e Hipokratit, gjithashtu përdoreshin tek Egjiptianët. Sot njihen nga mjekësia moderne për efektet kundër sëmundjeve të kancerit të stomakut, të kancerit të zorrës së trashë, sëmundjet e zemrës etj. Në mjekësinë popullore përdoret qepa e shtypur ose për kollën, e zier me sheqer etj. Hudhra ka veti antibakteriale dhe ndihmon ne qarkullimin e pastrimin gjakut. Për t’u përmendur janë dhe të gjitha llojet e lakrave, lakra e bardhe, brokoli, lakra e kuqe, lulelakra, të cilat kanë të njëjtat veti si qepa dhe hudhra në luftimin e sëmundjeve kanceroze dhe uljen e kolesterolit ose yndyrnave në gjak.

Rrepa
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës etj.

LAKRA
Edhe pse mungon në tryezën amerikane, kjo bimë është mjaft e njohur dhe e përdorur në dietën ditore, si në Evropë ashtu edhe në Azi. Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast food-e..

KANELLA
Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

PURSLANA
Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

SHEGA
Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

FARAT E FRUTAVE
Arrat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.

KUMBULLA E THATE
Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

LENGU I MOLLES
Të sëmurët nga zorra e trashë duhet të kenë kujdes që jashtëqitja të mos jetë e fortë. Ata duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t u shëruar nga kalbja e zorrëve, duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Në të gjitha rastet kur tek të sëmurët pezmatohen nga hemorroidet, u këshillohet që të përdorin krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë, duke pasur kujdes që ato të mos përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

SHEREBELA (asma)
Çaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësinë popullore ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga tuberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherbelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit. Në mëlçi bëhet prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit, si dhe e helmeve. Kjo është dhe arsyeja përse funksionimi sa më mirë i saj është shumë i rëndësishëm. Për parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë mjekët këshillojnë të pihet 3 herë gota në ditë çaj sherbele.

ALO E VERA DHE MJALTË
Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leuçemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gr lëng nga kjo bimë dhe 100 gr mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Edhe Aloe Vera në formë xheli shërben për kurimin e sëmundjes. Xheli përzihet me 300 gramë vodka. Lihen në qetësi për 5 orë dhe dhe pihet 3 herë në ditë nga 50 miligramë para buke. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit. Një tjetër kurë është edhe përzierja e verës me Lule Basani. Kjo kurë ka dhënë rezultate të mira, por paralel me këtë duhet të merrni bri kau, që duhen djegur deri sa të mbetet hiri.

DAFINA DHE CIGORE (pankreasi)
Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.
Bimët mjekësore
Pjesët që përdoren janë gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas. Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. Çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëqitjen pa acaruar aparatin tretës.

PESHKU (kujtesa)
Vazhdimisht është vënë re se njerëzit, që përfshijnë në dietën e tyre shumë peshk, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alcajmeri, ose më pak në rrezik për t u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shpjegojnë këtë me praninë e acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatë një studimi mbi vlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morën në shqyrtim 200 pacientë me Alcajmer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Grupit të parë iu dha Omega 3 në formë tabletash çdo ditë, ndërsa grupit tjetër vetëm Placebo. Pas 6 muajsh, shkencëtarët panë se disa pacientë që morën Omega 3, ndjeheshin më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e tjerë, që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla ose placebo

LULE PJESHKE
Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim.

LENGU I LIMONIT (hipertensioni)
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme

SPINAQI (reumatizma)
Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas një mjek grek, pas eksperimenteve të kryera me të, zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Që prej asaj kohe bima u bë e njohur në të gjithë botën.
Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale. Kurimi i sëmundjes mund të bëhet në dy mënyra. Së pari, farat e sinapit pasi bluhen përftohet një pluhur, i cili përdoret për të krijuar një masë në formë brumi dhe vendoset në vendin ku ndihen dhimbjet. Farat përmbajnë vaj, proteina, mucilagje dhe në sajë të tyre ndihmojnë në skuqjen e vendit ku vendoset, duke lehtësuar dhe dhimbjen. Për përgatitjen e brumit nevojiten 50 gramë miell sinapi, që përzihen me ujë gjysmë të vakur 25 deri 35 gradë dhe mbahet për 15 minuta në vendin e dhimbjes. Më parë vendi ku vendoset masa, këshillohet të lyhet me vaj.

MURRIZI (zemra)
Murrizi, shumë i njohur në vendin tonë, nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat në mjekësinë popullore ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Murrizi ka veti të rralla dhe ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve të shumta, që prek organin më të rëndësishëm të trupit, zemrën. Bima është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ. Në këto raste këshillohet pirja e menjëhershme e çajit për të shmangur pasojat e mëvonshme të mundshme.

ROZMARINA, (lëkura)
Të lash trupin me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe mbron atë nga sëmundjet, që mund ta prekin. Shumë e rëndësishme është larja e trupit me ujin e përftuar nga rozmarina në stinën e verës, pasi duke i frekuentuar së shumti detin dhe pishinat, lëkura është më e prirur ndaj infeksioneve. Papastërtitë e ujit dhe të rërës mund të shkaktojnë mykun në lëkurë. Për përgatitjen e ujit nevojiten 50 gramë gjethe rozmarine të thata dhe të grimcuara, të cilat hidhen në 1 litër ujë të nxehtë. Kjo masë lihet në qetësi për 30 minuta dhe më pas kullohet. Lëngu i përftuar do të shërbejë për larjen e trupit dhe hidhet në vaskën e mbushur me ujë 35 deri 38 gradë. Këshillohet të qëndroni në ujin e përgatitur për 20 minuta dhe më pas këshillohet të bëhet një orë pushim. Është mirë që banja me ujin e rozmarinës të bëhet në mbrëmje, përpara se të shkoni për të fjetur.

BAR BLETA (migrena)
Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.
Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një got çaj barblete. Shumë shpejt të sëmurët do shohin rezultatet e shkëlqyera të bimës. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.

RIGONI (gurët në tëmth)
Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje.
Përmbajtja
Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera.

HITHRA

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur një flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë.

( Hysni Dankshi )

Vetite kuruese te sherebeles

Perdoret nga erboistet e gjith botes per te lehtesuar ndrydhje, enjtje, fryrje, ulceren, hemorragjite.

Perdoret nga omeopatet per shqetesimet e stines si dhimbje fyti dhe kollen. Per te trajtuar temperaturat qe vine nga shkaqe te brendshme duke permiresuar shendetin. (Perdorin vajin esencial te holluar vetem tre pika ne 100 ml uje)

Per probleme te lidhura me sistemin nervor dhe me trurin.

Probleme te lidhura me tretjen fale efektit tonifikues te sherebeles e cila forcon gjithe kanalin e tretjes duke perfshire dhe stomakun.

Per sa i perket problemeve dhe higjenes se gojes sherebela eshte shume e dobishme pasi parandalon dhe trajton infeksionet e gojes, qelbezimet nga dhembet te mishrave te gojes, infektimin e qiellzes.

Sherebela eshte quajtur estrogjeni natyral pikerisht per efektet lehtesuese ne  sintomat e menopausez sic eshte djersitja e tepert dhe afshet e papritura, pasi rregullon nivelin e estrogjenit qe ne kete periudhe ka luhatje te shumta.

Rregullon ciklin mestrual.

Eshte kurative per reumatizmen dhe migrenen.

Eshte antidiabetike pasi pastron gjakun si dhe ul nivelet e glicemise.

Perdoret kunder pickimeve te insekteve.

Sheron plaget, ndalon gjakun dhe pershpejton mbylljen e tyre.

Ne kozmetike prodhohen pasta dhembesh me sherebele por mund ti ferkoni dhembet direkt me gjethe te sherebeles per ti zbardhur. Shplarja e flokeve me uje sherebele vonon thinjat dhe rinon ngjyren e flokeve. Avujt  per fytyren me vajin esencial te sherebeles  jane pastruese dhe astringente (terheqese). Me sherebelen prodhohen sapun, detergjent fytyre, cremra, locione dhe parfume.

Kura dhe mjekime

Reagon si disifektues dhe anibakterik natyral ne rastet e qelbezimeve. Mishrave te dhembeve, laringeve dhe faringeve. Per gargarizma dhe shplarje goje mjaftojne 4 gr sherebele ne 100 ml uje, zihet ne flake te lehte. Lihet te ftohet dhe me pas filtrohet. Mund te behen shplarje disa here ne dite.

Keshillohet ne rast lodhjeje fizike dhe intelektuale pasi ushqen trurin dhe ndihmon memorjen Per te luftuar gjendje depresive lodhje fizike dhe mendore behet caj: 30 gr gjethe te thara ne 1 liter uje. Merret para gjumi ose ne moment krize.

Kur ngjiremi ose na iken zeri: 30 gr gjethe sherebeli ne gjysem litri uje. Pasi e filtrojme i shtojme dy luge mjalte dhe nje luge uthull. Perdoret per gargarizma. Mund te ruhet deri ne nje jave ne shishe ne frigorifer.

Vaji esencial i sherebeles eshte shume efikas kur jeni te ftohur (vetem me recete mjeku) poe mund te perdoret pa merak ne aromatizantet e ambientit.
Mund te pergatisni nje vere te mire me sherebele per tju dhene forze pas nje lengimi ose dhe si tretes. Fusni ne nje liter vere 100 gr gjethe dhe lule te thara sherebeli. I lini te mbyllura ne shishe ne vend te erret per 8 dite duke i tundur here pas here. Pini nga nje gote te vogel pas drekes dhe darkes.

Caj sherebele dhe rosmarine , recete per te rregulluar humorin.

Eshte nje caj qe jep energji, tonik dhe antidepresiv, perfekte per te rekuperuar formen fizike, largon dhimbjen e kokes, qeteson nervat dhe rregullon hidratacionin.

Nje tufe rozmarine, tre gjethe sherebele i zieni 5 minuta i lini te ftohen i filtroni dhe e embelsoni me  mjalte.
Efektet negative te sherebeles

Sherebela permban vaj esencial, te pasur me alfa e beta tujone e pinene, linalile,cineolo, borneolo, bornile, canfora, acid ursolik,oleanolik,fumarik,clorogenik,kafeik,rosmarinik,glicerik, salvina,enzima, perosidasi, osidoredutasi vitamin B1 e C, rezina dhe substanca estrogene. Ajo ka flavonoidi dhe glucosidi si luteolo dhe aspigenolo.

Vaji esencial permban tujoni dhe chetoni me veprim neurotoksik prandaj duhet perdorur vetem me recete mjeku. Ai eshte shume i fuqishem dhe ka veti toksike prandaj duhet perdorur me kujdes vetem ne doza te percaktuara.

Evitoni sherebelen ne shtatezani dhe ne kohen e ushqyerjes me gji.

Evitoni sherebelen ne rast se vuani nga epilepsia.

Evitoni sherebelen kur vuani nga tensioni i larte.

Vetite kuruese te geshtenjes

 

 Të ziera, të pjekura, të gjalla, si t’i shijoni, mjafton t’i hani medoemos për shkak të vetive të jashtzakonshme qe kane.1383547_906774299350770_2748678877903289920_n

Ekzistojnë dy lloje të gështenjave, gështenja e butë (Castanea Sativa) dhe gështenja e egër (Aesculus hippocastanum). Gështenja e butë është ajo që hahet dhe kënaq shqisat tona, derisa gështenja e egër përdoret më shumë për përfitime mjekësore.

Frutat e gështenjës së butë e pastrojnë gjakun dhe forcojnë imunitetin. Treten vështirë dhe për këtë arsye japin shumë energji.
Për shkak të vlerave ushqyese, popujt e vjetër e kanë përdorur për forcim të organizmit, derisa në mesjetë frutat e gështenjës së butë kanë qenë një ushqim i rëndësishëm për shtresat e varfra të shoqërisë. Gështenja e egër është përdorur si ushqim për kafshë, më së shumti për kuaj.

Dihet që perandori romak, Cezari, ka urdhëruar që të digjen pyjet me gështenja në zonat që ka pushtuar, në mënyrë që ta shkatërrojë burimin e ushqimit vendës.

Është shumë ushqyese, përmban minerale dhe vitamina të vlefshme siç janë: magnezi, kalciumi, kaliumi, fosfori, hekuri, pothuajse të gjitha grupet e vitaminës B. Frutat përdoren në të ushqyer në mënyra të ndryshme, të zier, të pjekur, si pite, të tharë për miell dhe në shumë specialitete të ëmbla dhe të njelmëta. Gjethet e gështenjës përdoren për çaj. Përmbajnë madje 96 për qind taninë dhe rrëshira të ndryshme esenciale dhe vitaminë K, që është e dobishme për ndalje të gjakderdhjes.

Në kombinim me trumzën, gështenja shëron problemet me sistemin e frymëmarrjes, pastron organizmin, ndihmon në dhimbje të shpinës dhe në rast të diarresë.

Mjalti i gështenjës është shumë ushqyes dhe shërues. Shëron gastritin dhe problemet me tretjen, mbron mëlçinë dhe kontribuon për një qarkullim më të mirë të gjakut.

At Shtjefen Gjeçovi. Njëri prej personaliteteve më të spikatura kulturore dhe shkencore

(nga Kastriot Marku )
1236023_692279414133148_395236718_nAt Shtjefën Konstandin Gjeçovi u lind më 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë, në një fshat të vogël në periferi të Kosovës, por me një kontribut domethënës në historinë dhe kulturën shqiptare, bash aty ku edhe takohej popullsia shqiptare me elementin sllav. Familja e tij (stërgjyshërit) kishin ardhur nga fshati Kryezi i Pukës, mbiemër të cilin e ruajtën për disa kohë. Prindërit e tij Mati dhe Ana në pagëzim ia kishin venë emrin Mhill e që shkurt e thërrisnin Hilë. Duke parë zellin dhe interesin për dije, prindërit e dërguan në shkollën e fshatit për të mësuar shkrim dhe lexim. Në shkollë ai u dallua për zgjuarsi, karakter e vullnet të fortë, dhe ngaqë ishte nxënësi më i mirë e me dhunti të veçanta, këto cilësi i ranë në sy priftit të Janjevës, i cili u propozoi prindërve që ta dërgonin djalin në një shkollë më të mirë, siç ishin në atë kohë kolegjet fetare të sapohapura nga françeskanët. Kështu, në verën e vitit 1884, pasi përfundoi klasën e tretë, Gjeçovi 10-vjeçar u nis për në Shkodër, për të vazhduar më tej mësimet në kolegjin françeskan të Troshanit, në veri të Lezhës, duke qenë kështu ndër nxënësit e parë të këtij kolegji së bashku me At Gjergj Fishtën, At Severin Lushajn, At Zef Mesin, At Lorenc Mitroviqin, At Engjëll Paliqin, At Pjetër Gjadrin, At Zef Hajmelin, At Bonë Gjeçajn dhe At Frano Koliqin, kolegj të cilin e mbaroi në vitin 1888. Po atë vit, atë e dërguan të kryejë studimet në Bosnje. Më 15 gusht 1888, në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, së bashku me At Pashk Bardhin dhe At Françesk Koliqin hyri në kuvendin françeskan në kuvendin e Fojnicës, pranë Sarajevës, ku, pasi kaloi suksesshëm vitin e provës, iu mundësua vijimi i mësimeve liceale e filozofike në kuvendin françeskan të Dërventes e të Banja Llukës, (1893), ndërsa studimet teologjike i kreu në kuvendin françeskan të Kreshevës të Bosnjës e Hercegovinës së bashku me kolegun e tij At Pashko Bardhin (1870-1948), një i njohur françeskan në revistën Hylli i dritës. Gjatë kohës së studimeve, veçmas në kohën e lirë, Gjeçovi u kujdes që të mësonte sa më shumë mbi lëvizjen Kombëtare Shqiptare për liri e pavarësi e sidomos të njihet me letërsinë shqipe të traditës dhe atë bashkëkohore. Në vitin 1893, ndërsa ishte në kuvendin e Banja Llukës, shkonte në Kreshevë për të ndjekur leksikonet e Talotcit, të cilat sillnin njoftime mbi origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe. Këtu u njoh me poetin kroat Gërga Martiq. Pasi përfundoi studimet më 29 korrik 1896, më 25 korrik 1896 shugurohet meshtar në Troshan, ku edhe celebron meshën e parë më 2 gusht të po këtij viti, për të shërbyer më pas si famullitar e mësues nëpër famulli e kuvende të ndryshme, një listë e gjatë kjo transferimesh si: Troshan 1896, Troshan-Rubik (Malësia e Lezhës) 1896-1897, Pejë 1897-1899, Laç-Sabaste (Kurbin) 1899-1905, Troshan, (Borgo Erizzo) Zarë 1905-1906, Shkodër 1906-1907, Gomsiqe (Mirditë) 1907-1915, Troshan, Sapë 1915-1916, Theth 1916-1917, Prekal 1917-1918, Rubik, Pejë, Troshan 1919-1920, Vlorë, Rubik 1920-1921, Shkodër 1921-1926, Gjakovë 1926-1928, në Gllogjan të Pejës, në Gjakovë e së fundi në katundin Zym të Hasit të Thatë të Kosovës në vitet 1928-1929. Ishte pikërisht veprimtaria e tij studimore, e cila tërhoqi zilinë nacionaliste serbe, që në mënyrën më të pashembullt dhe ekstreme derdhi mllefin mbi trupin e tij. At Gjeçovi u vra në mënyrën më mizore dhe barbare nga serbët në Zym të Hasit më 14 tetor 1929, në orën tre mbasdite ndërsa po kthehej nga Prizreni. Vrasja e tij shkaktoj një tronditje të thellë në opinionin publik shqiptar, duke qenë kjo gjithashtu një humbje e madhe për kulturën shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të XX. Më 26 tetor 1929 në Kishën Françeskane në Shkodër u kremtua mesha mortore në nderim të tij, ndërsa Parlamenti shqiptar e përkujtoi vdekjen e tij në një seancë të veçantë të mbajtur më 11 nëntor të atij viti me disa ligjërime mjaft prekëse.

Fillimet e aktivitetit kulturor dhe atdhetar, mund të themi se Gjeçovi i nisi në Laç-Sabaste të Kurbinit, kur u emërua si famullitar i fshatit Laç në vitet 1899-1905. Ishte kohë e vështirë, pasi pushtimi osman bënte të tijën. Pikërisht në këtë kohë Shtjefën Gjeçovi njohu për së afërmi gjendjen e popullsisë së kësaj krahine dhe kështu krahas aktivitetit të përditshëm pastoral, ai ndërkohë nisi hulumtimin, kërkimin, mbledhjen dhe studimin e legjendave, gojëdhënave, dokeve, gjuhës, frazeologjisë, këngëve dhe fjalëve të urta. Gjithashtu ai u vu menjëherë në kontakt me eprorët kishtarë zonalë të Arqipeshkvisë së Durrësit me seli në Delbnisht, sikurse ishin Imzot Primo Bianki dhe Dom Nikollë Kaçorri të cilëve u bëri me dije interesimet e tij kulturore. Kontakti me familjet autoritare në zonë bënë që të ideohej edhe Kryengritja e Kurbinit midis viteve 1906-1912, në të cilën At Shtjefën Gjeçovi, Dom Nikoll Kaçorri së bashku me patriotin Gjin Pjetri u bënë zëri kryesor i saj që çoi në shpalljen e Pavarësisë. Me mjaft rëndësi janë ligjet e bëra (kanunet) nën kryesimin e Gjin Pjetrit në kuvendin e Delbnishtit afër Pallatit të Kryeipeshkvisë, me 5, 6 e 7 të Gushtit 1906, ku si dëshmues janë Imzot Nikollë Kaçorri dhe At Shtjefën Gjeçovi.Mjaft interes paraqet dokumentimi i protokollit të mbledhjeve të mbajtura nga Gjeçovi nën titullin:“Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t’Osmanllive. 1903, 1904, 1905, 1906” në dorëshkrimin prej 114 faqesh që ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë me indeks. Drs 1/2c.

At Shtjefën Gjeçovi, personalitet i rrallë i fesë dhe i kombit, por gjithashtu edhe një kulturolog i klasit të parë, i cili para së gjithash ishte meshtar françeskan, u lind dhe u rrit në shtratin kulturor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai u formua në udhën e të varfërisë të Shën Françeskut të Asizit, krahas bashkëvëllezërve të tij si At Gjergj Fishta, At Pal Dodaj dhe At Pashko Bardhi, të cilët ishin njëkohësisht miqtë e tij personal, e jo kundërshtarë sikundër janë paraqitur në ndonjë rast. Duhet ditur tashmë mirë se kultura shqiptare është e lidhur pazgjidhshmërisht me françeskanizmin shqiptar, prej urdhërit të të cilit dolën një plejadë e shkëlqyer intelektualësh dhe kulturologësh të tillë si: At Leonardo de Martino (1830-1923), At Gjergj Fishta (1871-1940), At Shtjefën Gjeçovi (1874-1929), At Pal Dodaj, (1880-1951), At Pashko Bardhi (1870-1947), At Ambroz Marlaskaj (1884-1939), At Vinçenc Prennushi (1885-1949), At Anton Harapi, (1888-1946), At Bernardin Palaj (1894-1947), At Donat Kurti (1903-1983), At Marin Sirdani (1885-1962), At Justin Rrota (1889-1964), At Martin Gjoka (1880-1940), At Gjon Shllaku (1905-1946), At Benedikt Dema (1904-1960), At Viktor Volaj (1928-2000) e deri tek i fundmi At Zef Pllumi (1924-2007), të cilëve kombi shqiptar iu detyrohet shumë.

Gjeçovi u bë guardian i shqiptarizmës, atdhedashurisë, arsimit dhe kulturës shqiptare, duke vënë në fokus të interesimeve të tij pothuajse gjithçka që kishte lidhje me etnokulturën shqiptare.

Atë Shtjefën Gjeçovi la gjurmë në fushën e arsimit, të arkeologjisë, historisë, etnografisë, mbledhjes, sistemimit e kodifikimit të të drejtës zakonore shqiptare, mbledhjes së folklorit, në fushën e krijimtarisë letrare si: prozës, poezisë, dramaturgjisë si dhe përkthimit. Vetëm në fushën e arsimit, ndihmesa e tij është e jashtëzakonshme, mjafton të cekim se në njëmbëdhjetë shkolla ku ai shërbeu si mësimdhënës, pesë prej tyre i kishte hapur ai vetë së pari me nismën e tij personale. Ruajtja dhe afirmimi i identitetit kulturor kombëtar shqiptar, si element qenësor i qytetërimit evropiano-perëndimor, qe edhe përpjekja e vazhdueshme dhe sistematike që ai bëri gjatë gjithë jetës së tij. Një kontribut të madh Gjeçovi ka dhënë edhe në fushën e arkeologjisë. Si takon kontributit të françeskanëve në grumbullimin e vlerave arkeologjike dhe etnologjike, si dhe paraqitjen e tyre te sistemuar në mënyrën e duhur muzeale ai si pakkush tjetër qëndrimin me njerëzit në mjediset famullitare por edhe në rrugë apo mjedise të ndryshme, e shfrytëzonte për të marrë informacionn për gjithçka: dëshmi gojore, (rrëfime, tregime e biseda të ndryshme), të cilat më pas u bënë subjekt dhe objekt i kërkimit dhe i trajtimeve të mëtejme nga ana e tij. Nisma e Gjeçovit bëhet e dallueshme dhe konceptuale kur emërohet famullitar në Laç (të Kurbinit. Aty nis veprimtaria e tij shkencore e mirfilltë. Gërmimet e para i fillon aty rreth vitit 1902 Kodër Bogëz). Më pas gërmimet a i vijoi në Troshan, Koman, Shtoji etj. Gjeçovi do të gërmonte, mblidhte, të pajiste me skedën përkatëse të gatshme për ekspozim një koleksion të çmuar arkeologjik. Kur Faik Konica i bën një vizitë në vitin 1913 në Gomsiqe, na kujton mes të tjerash se “ Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërirash greko-romane, të zbuluara e të mbledhura një nga një, me një fatbardhësi të rallë dhe me një shie të mbaruar nga dora vetë e atë Gjeçovit.” Gjeçovi themeloi koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare, duke ngritur kështu më pas muzeun françeskan, në të cilin sistemoi me kritere shkencore sipas një nënndarje të bërë prej tij në 48 grupime, rreth 500 objekte arkeologjike, si dëshmi materiale me objekte si sëpata bronxi, përkrenare, armë heshta, sëpata, enë balte, monedha, vathë, unaza, varëse të siguruara këto nga një varg gërmimesh arkeologjike të kryera nga ana e tij në një periudhë 26-vjeçare nga Laçi, Troshani, Komani, Shtoji e deri në Has, ku ai zbuloi objekte të ndryshme prej guri, metalike, qeramike, të tilla si vegla pune, enë të ndryshme, pajime luftarake, objekte dekorative zbukurimi etj. Të gjitha vizitat e tij studimore ai i gdhendi në shkopin që e merrte ngado me vete, duke na lënë kështu një kalendar etalon unikal në llojin e tij, kushtuar kombit të tij. Shkopi i At Shtjefën Gjeçovit, (që gjendet në Muzeun Historik të qytetit të Shkodrës), është dhe mbetet një referim biografik dhe kulturologjik përmasor unik dhe mjaft domethënës për të kuptuar këtë shkencëtar dhe atdhetar të pashoq të kombit shqiptar.Një pjesë e mirë e vlerave arkelogjike të koleksionit të muzeut të ngritur nga françeskanët sot janë pjesë e eksponateve të Muzeut Arkeologjik në Tiranë. Shtjefën Gjeçovi është pa dyshim “…arkeologu i parë i mirfilltë shqiptar dhe themelimin i arkeologjisë shqiptare.” si disiplinë. Gjeçovi e nisi arkeologjinë si një lloj tërheqje personale, si pasion, pra si diletant, pa përvojën e duhur shkencore, por me sigurinë e tij se historia shqiptare gjendet e mbuluar nën dhè. Në Ekspozitën Misionare Botërore të Françeskanëve të hapur në Vatikan në Vitin e Shenjtë 1925, Provinca Françeskane Shqiptare u përfaqësue aty me eksponatet e koleksionit arkeologjik të Shtjefën Gjeçovit, i cili u vlerësua mjaft si i tillë. Po ashtu një vlerësim të posaçëm për punën e tij arkeologjike bënë Pal Traeger, Leon Rey, Theodor Ippen dhe veçanërisht Luigi Ugolini. Në artikuj të ndryshëm Gjeçovi vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka në këtë pikëpamje Shqipëria dhe revoltohej kundër konçensioneve që u jepeshin të huajve për gërmime arkeologjike, të cilët edhe grabisin pasuritë arkeologjike; kundërshtonte tregtarët dhe matrapazët që tregtonin vlerat e kulturës sonë. Ruajtja dhe afirmimi i identitetit kulturor kombëtar shqiptar, si element qenësor i qytetërimit evropiano-perëndimor, qe edhe përpjekja e vazhdueshme dhe sistematike që ai bëri gjatë gjithë jetës së tij. Gjeçovi ishte ndër të parët folkloristë shqiptar që mblodhi letërsinë gojore në mënyrë sistematike dhe shkencore. Ndihmesën më të rëndësishme Gjeçovi e dha në fushën e shkencave albanologjike, kryesisht etnologjisë, përmes një pune të gjatë kërkimore dhe studimore, nga e cila doli vepra unikale e trashëgimisë tradicionale juridike e botës shqiptare: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Vepër postume). Përmbledhë e kodifikue prej At Shtjefën Kostandin Gjeçov O.F.M. Shtypshkroja Françeskane, Shkodër 1933, e cila e bëri të njohur në botën shkencore. Në këtë fushë ai u dallua si historian, arkeolog dhe si etnografi i parë shqiptar. Në fillim ai e nisi punën si amator, për t’u bërë më pas një profesionist i vërtetë. Ai grumbulloi aq njohuri mbi traditat e popullit, sa u bë “një arkiv i gjallë etnografik”, përmes të cilit shqiptari njohu vetveten. Në të gjitha nyjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit fjala është boshti i referimit përmes së cilës vihet në peshore raporti i njeriut me të, ngaqë ajo ishte institucion nderimi dhe zgjedhja e saj në përdorim apo e kundërta moskujdesja, abuzimi me të përgjatë komunikimit merrte përmasa ekstreme, ku për shkak të mospërdorimit të saj me vend, kërkohej zgjidhje me armë. Kuvendi i burrave dhe oda e miqve ishin arena e konkurrimit të ligjërimit të bukur dhe komunikimi gojor që vërtitej rreth shenjtërisë së fjalës. Fishta në parathënien e veprës „Kanuni i Lekë Dukagjinit“, është i pari ndër dijetarët shqiptarë që jo vetëm guxon të ndërtojë hipotezën se aristokracia shqiptare përgjatë periudhës mesjetare kishte pasur një rend juridik sipas statuteve të republikave qytetare evropiane të kohës, por edhe se drejtpeshon kënvështrimin përmbajtësor dhe juridik të të drejtës statutore dhe asaj zakonore gojore që sipas Shaban Sinanit Fishta na “…jep më shumë informacion e vlerësime se thuajse të gjitha tekstet e mëvonshme të historisë së Shqipërisë për këto statute…”. Gjeçovi na paraqitet gjithashtu edhe si etnografi i parë shqiptar. Edhë në këtë disiplinë ai e nisi fillimisht punën si amator, për t’u bërë një profesionist i vërtetë. Ai grumbulloi aq njohuri mbi traditat e popullit shqiptar, sa u bë “një arkiv i gjallë etnografik”, përmes të cilit shqiptari njohu vetveten. Paraqet interes e dhëna se në Arkivin e qytetit të Livnos në Bosnjë gjendet një fotoalbum me veshje (kostume popullore na trevat e ndryshme shqiptare) si dhe armë të punuara nga mjeshtër artizanë shqiptare të gjitha të përgatitura e të kataloguara nga Gjeçovi.

Në fushën e historisë ai hartoi disa punime të vogla mbi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun si: ‘Përkrenarja e Skanderbeut (I. Leka i Madh i Maqedonas 356-323 para Krishtit-II. Pirri i Epirit 319-272 para Krishtit-III. Gjergj Kastrioti 1404-1467 mas Krishtit)”, botuar në revistënHyllin e dritës në vitin 1914, mbi arbëreshët e Italisë botoi, “Mbas 433 vjetësh”, punim i cili u botua në revistën Zani i Shna Ndout, studime këto që kanë një vlerë të madhe, por veçohen studimet: ”Trashëgime pellazge në tradita të popullit shqiptar”, 1919, “Trashëgime thrako-iliriane në popullin shqiptar”, 1924 dhe 1936, si dhe një punim i gjatë dorëshkrim prej 350 faqesh mbi Metropolinë e qytetit të Tivarit përshatur nga Illyricum Sacrum Vol. VII nga Daniel Farlati me titull: Metropolis Antibarensis et Ecclisiarium Episcopalium in Albania Turcica sitarum, eidem metropoli subsunt vel olim subjectae fuerunt Historia quam ex Illyrico sacro R.P. Danielis Farlati ad suum usum in compendium redegit Carolus Pooten archiepiscopus Antibarensis et Dioclensis, Albania Metropolit AC Regni Servia Primas. Emolumento diligentia instiussuisque fratibus proprio pugno transcropsit P. Stephanus Constandinus Geciov O.F.M. filius Hujus Almae Provinciae Albano-Epiroticae tunc temporis guardianus nostri vonventus de Gjuhadoli-Scodrae, die 5 octobris 1906. Këto kanë qenë studime të thella krahasuese, që ruajnë ende edhe sot vlerën e tyre. Gjeçovi dallohet për stilin e tij shkencor, mbasi formimi i tij kulturor vihej mbi baza të mirëfillta shkencore bazuar mbi materiale dokumentare burimore mbështetur në faktografi. Mjafton të themi se ai vetë bëri kërkime sistematike në arkiva të ndryshëm, sa herë qi i binte rasti si Firence, Raguzë etj., objekt i të cilave ishte krijimi i një baze të mjaftueshme arkivore, e cila do të shërbente më pas si premisë për studime të thelluara mbi historinë shqiptare. Me të tilla dokumente ai krijoi një arkiv historik i cili shërbeu më pas si bazë për krijimin e Arkivit të Provincës Françeskane, i cili pasi u konfiskua nga regjimi komunist në vitin 1946, u kalua dhe gjendet pothuajse i plotë në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.Gjeçovin e çmuan dhe e nderuan pa masë At Gjergj Fishta, Faik Konica, Imzot Prend Doçi, Luigj Gurakuqi, Imzot Nikollë Kaçorri, Fan Noli, Aleksandër Xhuvani etj,. si dhe shumë personalitete të albanologjisë nga Evropa si Franc Nopça, Luigj Ugolini, Zef Valentini, Ana Desniskaja etj. Për kontributin dhënë afirmimit të vlerave kombëtare fitoi admirim në nivel kombëtar dhe nga qarqet shkencore ballkanike dhe evropiane, për çfarë edhe u nderua me titullinDoctor Honoris Causa në Universitetin e Lajpcigut të Gjermanisë. Atë Shjefën Gjeçovi dhe Dom Ndre Mjedja, dhe deri diku edhe Anton Xanoni dhe Dom Ndoc Nikaj çuditërisht gjetën njëfarë kërkimi nga studimet shqiptare të periudhës 1945-1990. Për Atë Gjeçovin si folklorist dhe etnograf shkruan Anton Çetta, Mark Krasniqi, Rrok Zojzi, Aleks Buda, Ruzhdi Mata, Syrja Popovci, Ramiz Kelmendi, ky i fundit përgatiti në vitin 1985 edhe bibliografinë e tij. Pas vitit 1990 pati interesime nga Don Viktor Sopi, Jaho Brahaj dhe ndonjë tjetër. At Shtjefën Gjeçovi na ka lënë si trashëgim në dorëshkrim gjithsej tridhjetë e tetë vepra origjinale, ndër to shtatë pjesë teatrale dhe disa tregime. Ai realizoi një krijimtari me rreth 10 mijë faqe dorëshkrimore të tjera të fushave të ndryshme, por rreth 90 për qind e saj nuk e ka parë ende dritën e botimit. E gjitha kjo dëshmohet në shkrimet e tij të botuara, si dhe në shumë prej tyre që kanë mbetur në dorëshkrim, shumica prej të cilave gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranës në fondin At Shtjefën Gjeçovi (1874-1929), Nr. 58. Në këtë fond, por edhe në fondet e Bibliotekës Kombëtare etj., janë një numër i konsidrueshëm letrash të shkruara me dorën e tij, të cilat na shpërfaqin një përmasë reale të atit françeskan që pritet të rizbuloeht. Këto letra (rreth 100 sosh), u drejtohen emrave dhe personaliteteve të njohur të politikës dhe kulturës shqiptare, konsullatave të huaja në vendin tonë, sivëllezërve të Urdhërit Françeskan, albanologëve të huaj, klerikëve dhe institucioneve kishtare. Veçanërisht paraqet interes letërkëmbimi me personaliteteteve të njohura të kohës si At Gjergj Fishta, Fan Noli, Mithat Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Simon Shuteriqi, Dom Nikollë Kaçorri etj.

Botimet e para të Gjeçovit janë dymbëdhjetë poezi, të cilat u publikuan në revistën Albania të Faik Konicës në vitet 1901-1902, nën pseudonimin Lkeni i Hasit. Ai shkroi gjithashtu tregime, novela, studime etnografike si dhe një sërë veprash, të cilat vijojnë të mbeten në dorëshkrim. Gjeçovi shkroi prozë, kryesisht në prozën e shkurtër dhe më pak atë të gjatë sikurse romani historik, por më voluminoz është në zhanrin e dramës.Veprat kryesore: Dashtunija e atdheut 1901, Paitorja e Durzit a se Sc’ Luçia V.e.M. N’kreme gatsctmdhetcinnore t’veten. Jetsckroje, e scurt. Cit per kujdes t’P, Sctiefnit Kost. Ghecov OFM. Sctypsckroje t’Zojs pa mkat t’rriedhscem, Shkodër, 1902, 1904, 36 ff. Agimi i qytetnis, Shtypshkroja Nikai, Shkodër, 1910, 144 ff, Një argtim arkeologjik(Zani i Shna Ndout, 1920), Trashigimì Thrake-Illire (Hylli i dritës, 1924 dhe 1936), Shpërblesa e botës ase jeta e Jezu Krishtit 1993, 1997, Sebaste s’Armeni apo në Arbëri (1921 dhe 1922),Trashëgime pellazge në traditën shqiptare (1914), si dhe veprat që u botuan më vonë si Kanuni i Lekë Dukagjinit (1933), Shërbyesi i botës ose Jeta e Jezu Krishtit (1997). Në këtë fushë përgatiti për shtyp nga shkrimet e tij të për doke dhe zakone të lindjes, të martesës dhe vdekjes, për mikpritjen dhe besën shqiptare për rite dhe besime popullore pagane, fjalë të urta, dhe më së shumti për të drejtën zakonore të cilat gjenden në dorëshkrim si: Trashëgime ilire në traditën shqiptare, Përrallat popullore (1903), Doke dekësh (1907), Rrnesa e kombit shqiptar në Malci(1908), Doke darsmore në kanu (1910-1911), Vajtorëja (1917-1920), si dhe përkthimet e shumë veprave të autorëve botëror të botuara si dramat: Atil Reguli. Dramë me trii pamje. Shqyptimi i lirë mas Pjeter Metastasit (1905) prejë A Shtjefen Konstandinit Gjeçov, OFM. Shtypshkroja Nikai, Shkodër, 1912, 64 ff,sipas Pjeter Metastazit,Vajza Orleans’it asè Lumja Joana d’Ark, shqypnue mas A.F. prej Bergamos. Vepra pijore, N. 17. Shtypshkroja e Zojës s’ Paperlyeme, Shkodër, 1915, 174 ff,romanin “Ku vete? Quo vadis (1923) të Sienkieviçit etj, që i la të pa përfunduara,Shna Ndou i Padues. Shqyptue mas A.N. Dal-Gal, O.F.M. prejë A Shtjefen Konstandinit Gjeçov, OFM. Shtypshkroja Nikai, Shkodër, 1912, 166 ff, si dhe pesë drama:Dashtnija e atdheut (1901),Kushtrimi ose Mark Kuli Kryeqitas, (1903), Shqiptari ngadhënjyes, (1904),Princi i dy Dibrave, apoMojz Golemi (1904),Tradhti gjakësore, Ngreh Shqipnin”,Katër të lumtun, ose Edipi i Shqipnis” (1926) e shumë e shumë të tjera, dy romane: Mnera e Prezës, (1902) dhe Ravgime, (1903). Të gjitha këto vepra Gjeçovi i la të mbledhura, të sistemuara, mirëpo kanë mbetur në dorëshkrim sikurse edhe një pjesë e letërkëmbimit të tij të pasur.

Ndër veprat më të rëndësishme të Atë Shjefën Gjeçovit që ka lënë gjurmë në letërsinë shqipe dhe përgjithësisht në kulturën tonë shqiptare, por edhe atë botërore është mbledhja dhe kodifikimi i veprës monumentale të të drejtës zakonore shqiptare: Kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili fillimisht u botua në revistën Albania të Faik Konicës më 1898 dhe 1899, pastaj vijoi të botohej në 36 numra të revistës së njohur Hylli i dritës në periudhën 1913-1914 dhe 1921-1924, për t’u botuar i plotë pas vdekjes në vitin 1933, shoqëruar me një parathënie të At Gjergj Fishtës. Kanuni i Lekë Dukagjinit, është një përmbledhje rregullash unikale në fushën e së drejtës zakonore të popullit shqiptar, pra kulturës juridike të tij, strukturuar në 12 libra, ndarë në 24 krerë, 159 nyje me gjithsej 1263 nene. Me anë të normave etike, të kultivuara brez pas brezi, shprehje këto të etnosit specifik kombëtar, njeriu ynë i pat vënë në ujdi marrëdhëniet e veta të brendshme lidhur me aspektet e ndryshime jetësore duke zbatuar për shekuj me radhë nenet e tij dhe duke qeverisur kështu vetveten. Kjo vepër është një vepër më rëndësi të jashtëzakonshme në fushën e të drejtës në të cilën janë specifikuar çështje të rëndësishme të së drejtës mbi marrëdhëniet e pronësisë, trashëgimisë, të drejtës familjare, martesës etj, prandaj edhe është është përkthyer në italisht me titullin: Codice di Lek Dukagjini ossia diritto consuetudinario delle montagne d’Albania. Tradotto dal At Paolo Dodaj, A cura di P. Giorgio Fishta e Giuseppe Schirò. Introduzione di Federico Patetta, Reale Accademia d’Italia, Centro studi per l’Albania, Roma,1941, 327 ff; Il kanun di Lek Dukagjini. Le basi morali e giuridiche della società albanese. Traduzione di Padre Paolo Dodaj. Introduzione e cura di Patrizia Resta, Besa, Lecce, 1996, gjermanisht nga Maria Amelie Freiin von Godin (1953 – 1956)) ribotim, Pejë 2001, në serbokroatisht nga Halit Tërnavci, nën titullin; Kanon Leke Dukadjinija djelo. Sakupio i kodificirao Stjefen Konstandin Djecovi, Zagreb 1986 203 ff, në anglisht; Kanuni i Lekë Dukagjinit. The code of Lekë Dukagjini. Albanian text collected and arranged by Shtjefën Gjeçov. Translated ëith an introduction by Leonard Fox, Gjonlekaj, Neë Jork, 1989, 269 ff; në maqedonisht; Kanot na Lek Dukagini. Posthumno dele. Sobral i kodificiral. Ured J. Milcin. Prevel od albanski jazik Kim Mehmeti, Fi & Ga, Tetovë 1994, 266 ff. dhe në frëngjisht nga Christian Gut, Pejë 2001. Kanuni i Lekë Dukagjinit është bërë objekt mjaft interesant studimi nga studiues brenda dhe jashtë vendit, ku dallohet veçanërisht At Giuseppe Valentini S.J. në veprën; Il diritto della comunità nella tradizione giuridica albanese. Universita di Palermo. Facoltà di Lettere. Generalità, Firenze, Vallecchi, 1956. 445 ff. HASLUCJ, Margaret.,Kanuni Shqiptar, (Ligji i pashkruar shqiptar). Bleu I. Përktheu nga anglishtja, Leka Ndoja, Enti botues Lisitan, Lisitan, 2005: YAMAMOTO, Kazuhiko., The ethical strukture of kanun and its cultural implications. Struktura etike e kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore. Përktheu dhe përgatiti për botim Dr. Selajdin A. Velaj, Printed in the United States of America, 2005, 289 ff: YAMAMOTO, Kazuhiko., Struktura etike e të drejtës zakonore shqiptare. (The ethical strukture of the Albanian customary laë). Botimi i 2-të i plotësuar, Almera, Tiranë, 2008, 416 ff.

Kleriku, mësuesi, shkrimtari, studiuesi, intelektuali dhe atdhetari i devotshëm, françeskani Atë Shtjefën Gjeçovit ishte dhe mbeti pishtar i gjallë i ndiçimit të historisë dhe kulturës së kombit të tij, të cilat u bënë për të pajë shpirtërore dhe qëndrese deri kur dha edhe frymën e fundit. Vepra e tij ende nuk njihet dhe nuk është studiuar sa duhet qoftë në aspektin e kërkimit shkencor, veçanërisht në fushën e etnografisë, këmba e të cilit ka shkelur që nga Vermoshi e deri në Konispol për të hulumtuar vlera kombëtare në këtë fushë, qoftë në aspektin e krijimtarisë letrare. Gjeçovi ishte një patriot dhe njëkohësisht një shkencëtar i dalluar, i cili veçohej për karakterin e fortë dhe shpirtin e sakrificës, cilësi këto që për marrëzitë nacionaliste ballkanike duhej t’i merrnin jetën. Parë në një këndpamje futurologjike ky dishepull i kombit shqiptar kërkon rilexime, studime sigurisht dhe mbi të gjitha duhet të botohet korpusi i veprës së tij të plotë. Gjeçovi i ka bërë vend vetes jo pak në rrethin e ngushtë të kulturëdashësve të këtij kombi, por për fat të keq ai nuk është vlerësuar ashtu sikurse e meriton në të vërtetë. Vepra e tij e plotë (per aq sa njihej deri në atë kohë) u botua nga Ndërmarrja Botuese “Rilindja” në vitin 1985, ndërsa në Shqipëri edhe pse përmendej e madje edhe u studiua disi, vepra e tij nuk u botua kurrë. Në vitin 1989, është botuar “Kanuni i Leke Dukagjinit” i shkarfosur në një vëllim të Akademisë së Shkencave me titullin: “E drejta zakonore shqiptare”. Françeskani i përvujtë nuk ka nevoje për shumë “elektorat kulturor”, sikurse ëshët bërë zakon të promovohet ndër ne, por për të nevojitet një njohje e thellë substanciale e postulatit të tij fetar, kombëtar dhe historiko-kulturor njëherësh, ndaj ngritja e një refletimi intelektual imponues adresuar institucioneve që e kanë për detyrë përkujdesjen për personalitetet e këtij kombi sikurse është At Shtjefën Gjeçovi, me qëllim botimin e veprës së plotë të tij është dhe duhet të jetë detyrë e ngutshme e institucioneve kulturore kryesore të vendit. Ai ka qenë dje, ëshët sot dhe duhet të mbetet për motet që vijnë një referim kulturologjik identitar mjaft domethënës për botën shqiptare.

 

 

www.GIFCreator.me_RohuNY

Historia e kishes se shen Ndoit ne Laç,Sebaste sipas At Zef Pllumit

Nga At Zef Pllumi

Prej disa shekuj kjo Shejtnore konsiderohet si vendi ma i shejt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të gjitha religjioneve. at_zef_pllumiKy vend thirret “Shejt” sepse Zoti u flet këtu shpirtënve e zemrave të besimtarëve, ndigjon lutjet e tyne dhe shpesh herë me mënyra të jashtëzakonshme i plotson dishiret e tyne. Gjatë shekujsh besimtarët këtu kanë pasë dy pika takimi: 1) – Shpellën e Shna Vlashit, 2) – Shejtnoren e Shna Ndout. Përballë vendit shejt në majë të malit shifen rrenojet e nji kalaje të vjetër. Aty ishte qyteza e Sebastes, ku ishte Ipeshkëv Shna Vlashi, i cili kishte ikë prej qytezet dhe ishte mshefë në atë shpellë në shkamb të gjallë. Paganët e kapën dhe e mbytën. Dita e martirizimit të tij përkujtohet më 3 shkurt. Në nji relacjon te vj.1641 që Mark Skura dërgon në Romë thohet: “Aty asht edhe shpella e Shna Vlashit Martir, i cili kje kapë aty prej njerzve të Agrikolaut, larg nji të tretë mili larg nga qyteza e Sebastës”. Françeskanët erdhën në Shqipni në vj. 1240 e përhapën edhe divocjonin e Shna Ndout. Që nga vjeti 1349 dokumentat e përmendin si Kuvend Novicjatit, ku fretënt fillojn jetën shpirtnore tue kalue me uratë, pendesë e dishir me u shejtnue në atë vetmi malore. Historiani i Provincës Françeskane të Dalmacisë P. Fabianich, kur shkruen për Kuvendin e Fretenve të Sebastes thotë: “Kisha e vjetër, mbahet e çmohet me divocjon si Shejtnore, si prej të krishtenve ashtu edhe prej myslimanëve, të cilët dynden aty me shumicë për me kremtue festën e Shna Ndout. Provinçja Françeskane e Shqipnisë e mbajti gjithmonë si Kuvend ma me randsi sepse vizitohet nga shtegarët prej të gjitha anëve të Shqipnisë”. Në murin e kishës mbrenda ishin dy mbishkrime: në gjuhën latinë: I pari: HOC TEMPLUM CONSECRAVIT R.D. IOANNES BRUNNUS ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS ANNO INCARNATIONIS DNI MDLVII. D2 DIMB, që shqip don me thanë: Kjo Kishë u shugurue prej Shum të Ndertit Gjon Brunit, Arqipeshkëv i Tivarit në vjetin e lindjes së Zotit 1557 datën 2 Dhetor. Ndërsa i dyti thonte se në vj. 1605 i pari i fretenve Fra Gjon Kolleshi e riparoi këtë kishë. Njaty nga viti 1832 fretënt shqiptarë u shuen si Provinçë, por nuk u shkim divocjoni i Shna Ndout, i cili u mbajt për disa kohë prej misjonarëve të huej italjanë, ndër ma të përmndunit janë: 1. P. Gjon a Carpo, frat i Provinçës së Bolonjës, i cili muer në dorzim edhe famullinë e Laçit në vj, 1866, ku edhe vdiq e u vorros në vj. 1869. Në rrasën e vorrit të tij ishte ky mbishkrim: D.O.M HIC IACENT OSSA R P IOANNIS A CARPO QUI IN CURSU MISSIONIS ANIMAM DEO REDIDIT IN HOC HOSPITIO LACI-SEBASTE DIE XXVII OCTOBRIS 1869.2. P. Gjon Catellani, edhe ky frat i Provinçës së Bolonjës, Prefekt i Misionit të Epirit, vdiq më 29.04.1879. Në fillim të ktij shekullit këtu bani shërbim P. Shtjefën Gjeçovi dhe me radhë të gjithë tjerët fretën shqiptarë.Në vitet 30 P. Tom Bicaj e P. Klement Miraj projektuen e filluen punimet për nji rrugë automobilistike; u ndërtue pranë Shejtnores nji hajat për strehimin e shtegtarvet, u ndërtue edhe nji ringierë (parmakët) rreth oborrit të Shejtnores. Në tetor të vitit 1944, ndërsa ishte famullitar P. Marjan Prelaj, hospici u dogj prej gjermanve, por shpejt u rindërtue përsri prej tij e prej P. Engjëll Sopaj (Paliq).

Shejtnorja nën pushtetin komunist

Për shum do kohë Shejtnorja e Shna Ndout gjatë regjimit komunist nuk pat shqetsime. Kështu gjatë provinçjalatit të P. David Picit (1952-1955) u banë përpjekje për ndamjen e administratës së Famullisë së Laçit prej asaj të Shejtnores së Sebastës. Ndërsa kjo u vendos vetëm kur ishte Provinçial P. Konstantin Pistulli. Gjatë ksaj kohe u ndërtue banesa e madhe për shtegtarët, dykatëshe (30×8 m) ndërsa famullitar ishte P. Filip Mazrekaj. Në vitin 1965 Provinçjal ishte P. Agostin Ashiku dhe famullitar P. Mark Pepaj filluen të bahen disa riparime të randësishme në Shejtnore. Qeveria tue pa frekuentimin e pandalshëm të popullsisë në këte vend Shejt, që edhe pse nën komunizmin, po vinte tue e shtue besimin në të Naltin Zot, kah shifte punët e mdha e të çuditshme që përditë ndodhshin në këte shejtnore, vendosi me e shpallë “zonë ushtarake” në Qershorin e vj, 1966. Kshtu nëpërmjet forcave ushtarake e policore, me dhunë e kamxhik u përpoq të ndalonte besimin në Zotin. Ky Vend Shejt në Sebaste kje i pari që u mbyll prej Pushtetit komunist. Gadi nji vit mbrapa, në Shkurtin e 1967, tue u mshefë mbas “Rinisë Studentore Revolucjonare” që filloi me përdhunimin e Kishës së Shën Vlashit të Durrësit, “Shtabi Revolucjonar për zhdukien e bestytnive fetare dhe zakoneve prapanike”, simbas modelit kinez të Lin Biaos-s, organizoi sulmin satanik, ma shkatrrimtar që njef historia, kundra të gjitha objekteve fetare, pa marrë parasysh as vlerat historike, as kulturale, as artistike. Nuk u kursyen as kryqat e vorrezave e dhunii i kockave të dekunve. Ma e mbramja Kishë në Shkodër u mbyll më 19 Mars 1967, ajo e Zojës Ruzare. Udhëheqsat Shtetit komunist me mburrje e shpallën Shqipninë “I pari Shtet ateist në botë” dhe për ta ishte Lavdì. I kishte verbue inati kundra Zotit. Kështu nuk kaloi shum kohë dhe Vendin Shejt në Sebastë të Laçit e hodhën në erë me eksploziv, si Shejtnoren e Shna Ndout, ashtu edhe Shpellen e Shna Vlashit. Me gjithë terrorin e madh që ushtrohej kundra besimtarëve, kjo Shejtnore e Shëna Ndout kje e vetmja shpresë e njerëzve plot halle që me lot ndër sy, me sakrifica e rrezik përshkojshin tinzë shkurret e shkrepat e ktij mali për me kërkue ndihmën veç prej të Naltit Zot, nëpër ndërmjetsinë e Shejtit Shna Ndue. Kjo gjendie frige e terrori vazhdoi deri në nji ditë.

Ringjallja fillon

cimg7470Më dt. 13 Qershor 1990 nga të gjitha anët e Shqipnisë vershuen besimtarët e të gjitha feve për me lutë të Madhin Zot e Shejtin Shna Ndue.Atë ditë nuk pat fuqi me i pengue as policia as organizatat e rinise komuniste. Mali i Shna Ndout në Sebaste u mbush plot me njerz, aq sa udhëheqja e partisë u shqetsue, dhe urdhnoi njerzit e vet që të vejshin në dispozicjon të gjitha mjetet e komunikacjonit, jashta çdo orari, mjaft që populli i mbledhun aty të shpërndahej sa ma parë. – Radio Tirana nuk mund e mshefte këte ngjarje të jashtëzakonshme në Shqipni dhe dha lajmin gënjeshtar: “Në malin e Laçit, dje, u organizue nji piknik i madh popullor nga të gjitha anët e Shqipnisë, ku muerën pjesë mbi gjashtëdhetëmij veta”. Ndërsa P. Leon Kabashi, plak 86 vjeçar, i cili shkoi aty i përcjellun prej shumë shtegtarve shkodranë, i lutun prej popullit që të tregonte nji mrekulli të Shna Ndout ai u tha:”Po pse? Cka kërkoni ju ma tepër? A nuk asht kjo nji mrekulli e madhe që unë , plak 84 vjeçar, me ju të gjithë të gjindemi sot këtu të bashkuem për me lutë Zotin e Shejtin Shna Ndue?” – P. Leoni, mbasi i bani nji lutje Shejtit Shna Ndue u suell e bekoi të gjithë popullin; mandej u tha:”Zoti e Shejti Shna Ndue ua plotsoftë dishirin!”. Dishiri i të gjithve ishte liria. Me të vërtetë, mbas aq vitesh të kalueme nën zgjedhën e robnisë ma poshtnuese të ndërgjegjes, kjo kje e para ditë që populli guxoi me kërkue së paku aq liri sa me lutë Zotin. Prandej për ne shqiptarët, pa dallim besimesh, ky vend e kjo datë e 13 Qershorit, janë edhe ma të shejta: Në krye të gjashtë muejve populli shqiptar hyni në rrugën e lirisë.

Rindërtimi i shejtnores

Fillimi i vitit 1991 kje i ringjalljes shpirtnore. Mbi gërmadhat e kishave populli blidhej me lutë Zotin e me zhvillue ceremonitë fetare. Inati i komunizmit kundra Zotit këtu në kete Vend Shejt nuk kishte lanë kurrgja përmbi tokë. Për rindertimin e Shejtnores duhej nji mrekulli. Dhe ja:

Në vitin 1991 P. Ernesto Caroli, Drejtor i ANTONIANUM të Bolonjës erdh për nji vizitë në Shqipni, mbasi gjatë luftës së dytë botnore ai kishte ardhë këtu si Kapelan (Prift) i ushtrisë dhe kishte fitue nji simpati të madhe për popullsinë shqiptare. Ky u njoft me vendin Shejt. Që në atë rast ANTONIANUM i Bolonjës muer mbi vedi ndërtimin e Shejtnores së re, po mbi ato themele të Shejtnores së vjetër. Në Marsin e v. 1992 u ba inagurimi i punimeve të cilat përfshijshin ketoobjekte:

1) Sjellja e ujit me tubacion 2 km, largësi.

2) Central i vogël për energji elektrike.

3) Rruga automobilistike prej qytetit të Laçit e në Sebaste, 4 km e gjatë, në shkamb, e cila do të shërbejë për ndërtimin e veprave në Shejtnore, dhe jo si rrugë trafiku.

4) Shejtnorja

5) Ndërtesë për shtegtarët.

Gjatë vitit 1992 deri më 13 Qershor u realizuen:

1) Marrja e ujit.Mark Frrok Pali e fali ujin vetëm për Shejtnoren e Shna Ndout sa të mbushen rezervuarët nga dy dit në javë. U ba kaptazhi i ujit, u shtrue tubacioni 2 km gjatë dhe u ndërtue rezervuari 1. Me dt. 11 Qershor 1992.

2) Motori i energjisë elektrike u bajt me ndihmën e Rep. Usharak italian “PELLICANO” me nji lelikopter të madh përmbi Malin e Shna Ndout aty u ndërtue edhe strehimi i motorit.

3) Gjate vitit 1992 u projektue nga Ing.Faruk Kaba rruga automobilistike 4 km e gjatë, e gjitha në shkamb të gjallë. Punimet e saja u kryen me vështirësi të mëdha nga Ndërmarrja e Hekurudhave, deri në Maj të v. 1993.

4) SHEJTNORJA E SHNA NDOUT filloi me u punue nga fundi i muejit Korrik 1993 dhe përfundon në fund të Majit 1994.

5) STREHIMI I SHTEGTARVE.Asht nji ndërtesë komplekse e cila vlen si për zgjanimin e sheshit të Shejtnores, ashtu edhe për strehimin e shtegtarëve dhe ambientet higjienike.

Kjo ndërtesë fillon në Maj të 1994 dhe simbas kontratës duhet të mbarojë në fund të Gushtit 1994, vetëm si karabina, pa suvatime e punime hidrosanitare.

cimg5918

IMG_3783

Imzot Primo Bianchi(1852-1927)

Imzot Primo Bianchi, i njohur nga vendasit me emrin Prend Kamberi , lindi në fshatin Delbnisht të Kurbinit, më 16 maj të vitit 1852. Mbasi kreu studimet e larta për filozofi e teologji, u shugurua meshtar më 19 shtator 1874. Në fillim u emërua famullitar në Selitë të Madhe, në Mirditë. Me tërheqjen nga detyra të Imzot D’Ambrosios, me Breven Apostolike të Selisë së Shenjtë të datës 7 korrik të vitit 1893, Dom Prend Bianki u emërua Arqipeshkëv i Durrësit, për t’u shuguruar më 21 korrik të vitit 1893, në Shkodër, prej Imzot Pashk Guerinit, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës. Bjanku ishte atdhetar, gjë që e dëshmoi duke mbështetur, së bashku me dom Nikollë Kaçorrin e atë Shtjefën Gjeçovin, kryengritjen e kurbinasve kundër turkut, nën udhëheqjen e Gjin Pjetrit në vitet 1903-1912. Ai dha dorëheqjen më 12 korrik 1922, për shkak të moshës së shkuar. Si iu miratua kërkesa nga Papa, ipeshkvi plak u nis për në Romë, ku edhe vdiq më 19 gusht 1927, kur Ahmet Zogu përgatitej ta shpallte veten mbret të Shqipërisë.

Imzot. Prend Bardhi ( Kamberi )

www.GIFCreator.me_RohuNY

Këtë e pëlqejnë %d blogues: