Fajdet që rrënuan biznesin!

Nga Elton Laska

Kush ka udhëtuar me makinë nga Tirana në drejtim të Lezhës i ka rënë në sy se sapo hyn në autostradë nga Thumana, me dhjetëra kapanone, restorante apo karburante janë të mbyllur, e disa edhe të sekuestruar ose nga bankat ose nga “atoritete private”. Këto janë biznese të falimentuara si pasojë e pamundësisë për të paguar përqindjen e lartë të interesave (siç rëndomtë jepen lekët me fajde).Pas atyre shiritave fshihen qindra të papunë, në një zonë të varfër si Kurbini, ku emigrimi është zgjidhje edhe jo zgjedhje. Shkak i këtij falimentimi masiv është mungesa e shtetit, parandalimi i këtij veprimi të paligjshëm dhe mbështetja e munguar me grante nga ana e shtetit.Sipërmarrësit janë detyruar të marrin para me fajde për të mbajtur në këmbë biznesin, i cili rrezikonte mbytjen mes konkurencës së pandershme dhe gjobave të taksidarëve. Përfundimi është fatal, vjen mbyllja e biznesit dhe shitja e tij me çmime qesharake, ku shpesh herë çmimi i shitjes është përqindja e munguar. Çdo ditë në takimet e mia në Kurbin takoj qytetarë që kanë humbur punën, e për pasojë janë detyruar t’u ndërpresin shkollën fëmijëve, apo edhe vështirësi të tjera akoma edhe më të mëdha. Këta të fundit detyrohen të marrin rrugën e emigrimit, ku në jo pak raste detyrohen të futen në botën e krimit dhe fatura e kësaj është e rëndë. Komisariati i Kurbinit, Prokuroria dhe Gjykata e këtij rrethi duhet urgjentisht të riformatohen për t’i bërë ballë sfidave të reja të këtyre natyrave.Kurbini është vetëm një Shqipëri e vogël dhe fajdet sot janë një emergjencë kombëtare. Biznesi i ndershëm po mbytet në llumin e korrupsionit të administratës, konkurencës së pandershme dhe mungesës së mbështetjes së institucioneve shtetërore. “Hajdeni në Shqipëri se nuk ka sindikata” edhe sot kur e kujtoj deklaratën e kryeministrit shqiptar drejtuar sipërmarrësve italianë me vjen neveri me përçmimin që ky njeri ka dhe ka pasur ndaj sipërmarrjes së lirë dhe ndaj punëtorit shqiptar. Ky i fundit nga shteti që duhet ta mbrojë cilësohet si skllav, por po vjen dita që skllevërit do t’i tregojnë vendin skllavëruesve, e kjo do të ndodhë përmes votës së lirë.

Laçit i mjafton një gol përballë Kastriotit, kurbinasit presion Vllaznisë

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme teksa ka mposhtur minimalisht në shtëpi me rezultatin, 1-0 Kastriotin. Për kurbinasit, vendimtar rezultoi goli i shënuar në pjesën e parë nga ana e mesfushorit Regi Lushkja, i cili me një goditje potente ia doli të mposhtte portierin Isli Hidi.

Në pjesën e mbetur të sfidës, të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro ditën shumë mirë të menaxhonin rezultatin dhe në fund dolën me kokën lart nga takimi.

Tashmë, Laçi është katër pikë larg Vllaznisë kryesuese ndërsa nga ana tjetër, krutanët pësojnë disfatën e dytë radhazi, megjithatë mbeten në vendin e shtatë.

Laçi-Kastrioti 1-0
Shënues: 32’Lushkja

Formacionet zyrtare:

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Harmon Trajner: Shpëtim Duro

Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Çela, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraesh, Bardhi, Prodani, Devid
Trajner: Ramazan Ndreu

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË NJË DEPUTET KURBINAS.

Te gjithe miqte dhe vizitoret e faqes dhe portalit KURBINI e njohin mire misionin e shenjte per mbrojtjen e trashegimise historike e kulturore te krahines gje qe mund te shihet mjaft qarte ne postimet e saj pergjate ketyre 9 viteve. Nuk kemi dashur e nuk merremi me politike, por ka ardhur nje moment kur nuk “mban uje me pilafi”. Ata qe ua besojme periodikisht administrimin e pasurive publike dhe ata qe duhet t’i mbrojne ato jane pikerisht te “votuarit” politike qe ne keto 30 vite na kane poshtruar si s’ka me keq. Ndaj stafi ynene, me afrimin e zgjedhjeve politike te radhes, shtron per diskutim disa kritere modeste per kandidatet e ardhshem ne keto zgjedhje.

DUKE MARRË SHKAS NGA ZGJEDHJET PARLAMENTARE (25 PRILL 2021), STAFI ADMINISTRUES I FAQES NË FACEBOOK DHE PORTALIT ” KURBINI ” PROPOZON KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË NJË DEPUTET KURBINAS I CILËSDO FORCË POLITIKE QOFTË.
1. Të jetë një person i diplomuar në një universitet publik me rezultate të mira ose shumë të mira, ose të ketë kryer të paktën një shkollë të lartë në auditoret universitare, sistemi i ditës, (pra për nëse ka një diplomë të vetme, duhet të jetë jo me korrespondencë/part time), dhe absolutisht jo nga universitetet private të skualifikuara zyrtarisht.
2. Të ketë përvoje pune të mirë profesionale në profesionin ku është diplomuar së paku mbi 5 vjet.
3. Të ketë angazhime të ndryshme të cilësuara në jetën intelektuale, kulturore e publike, (pjesmarrës në veprimtaritë e shoqërisë civile, pjestar i stafeve universitare apo botës akademike, autor studimesh apo botimesh profesionale dhe shkencore), dhe të gëzojë respektin e shumicës së komunitetit ku jeton.
4. Të jetë njohës i administrimit të burimeve njerëzore në administratën shtetërore në nivel qendror ose vendor.
5. Të jetë komunikues i mirë në publik (te ketë mundësinë të artikulojë qartë dhe në mënyrën e duhur idetë e veta me gojë dhe me shkrim).
6. Të mos ketë qenë asnjëherë me parë deputet i kësaj zone elektorale, drejtues i zgjedhur i njësive vendore të mëparshme të Kurbinit apo drejtues i degëve të partive politike në njësinë territoriale përkatëse sepse përvojat e tyre kanë rezultuar zhgënjyese.
7. Të deklarojë se është i papërlyer në veprimtari korruptive dhe kriminale (të mos ketë probleme me gjygjësorin).
8. Të deklaroje pasurinë e tij si dhe burimet e të ardhurave, të mos ketë biznese në emër të tij apo pjestarëve të familjes.
9. Të vijë nga një familje e njohur autoktone kurbinase që të mos ketë asnjë lidhje me ish-regjimin komunist si nga babai ashtu edhe nga nëna.
10. Të jetojë në territorin e Kurbinit e jo në Tiranë apo gjetkë jashtë vendit, për sa kohë kryen funksionin e deputetit. Jeni te lutur te shprehni mendimin tuaj ne liri te plote pa asnje rezerve ne menyre mjaft dashamirese, pavaresisht nese zeri yne degjohet apo jo. Ne bejme detyren si qytetare. Faleminderit! Stafi i administratoreve.

Nevoja e një vettingu edhe në sistemin e shëndetësisë

Nga Mentor Kikia

  • Përgjimi për llogari të një hetimi ndaj një gjykatëseje në Krujë, zbuloi rastësisht edhe emrin e një mjeku që i kishte marrë para një sekretareje të gjykatës për ti kuruar nënën. Përgjimi i çoi prokurorët në shtëpinë e mjekut, ku gjetën dhe sekuestruan mbi 350 mijë Euro. Bëhet fjalë për një emër të njohur të mjeksisë tonë, doktorin e kardio-kirurgjisë Edvin Prifti.Pavarësisht se doktori është një emër i njohur dhe i sukseshëm, marrja e rryshfeteve për operacionet që bën në spitalin e shtetin, shkatërron çdo fije dinjiteti profesional e njerëzor.Ndërsa rasti, tregon edhe njëherë sesa ulëritëse është nevoja për të eliminuar këtë pazar të shëmtuar me jetën e njerëzve në spitalet tona publike.Mjekët të shpëtojnë jetën – thonë disa – ndaj i meritojnë paratë.Po i meritojnë! Të shkojnë të hapin spitale private dhe ta bëjnë operacionin edhe 1 milion Euro. Spitalet publike janë që të shpëtojnë kokën edhe ata që nuk kanë mundësi të paguajnë tek privatët. Të detyrojnë një fukara të shesë lopën për të shpëtuar fëmijën, kjo nuk duhet të pranohet.Padyshim që rritja e pagës është një opsion, por nuk besoj se do ti “hyjë në sy” një njeriu që siguron nga rryshfetet 1 mijë Euro në ditë. Rritja e pagës duhet të shoqërohet me një “vetting” dhe ndëshkime penale. Shtrëngimi, përmes një mijë mënyrave, i qytetarëve që të paguajnë rryshfet është zhvatje, është një vepër penale. Dhe ata që e bëjnë duhet të ndëshkohen.

SPAK zbulon korrupsionin në QSUT/ Në shtëpinë e zyrën e mjekut gjenden 250 mijë euro e 16 milionë lekë

 

Në shtëpinë e zyrën e mjekut të arrestuar, Edvin Prifti me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë gjetur në total 250 mijë euro dhe 130 milionë lekë.

Ndaj tij është vendosur mesa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK teksa bisedonte me Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit.

Nga hetimet e kryera nga SPAK për arrestimin e 10 personave të cilët akuzohen se me skema korruptive ulnin vitet dhe lironin të dënuarit, është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e Sigurisë ndaj shtetasve:

Gjithashtu u arrestuan: Trëndafile Frangu, infermiere në QSUT, është pezulluar nga detyra për veprën penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarit publik.Migena Skënderi, është lënë me masën detyrim paraqitje në polici për shkak se akuzohet për veprën penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publik.

Falë hetimeve të këtij procedimi penal u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që cilës vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës, përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimi të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeljeda Hoxha,  mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

Izolohet Shqipëria nga nesër/ Ndryshon orari policor, Komiteti merr vendimin dhe për shkollat

Komiteti i Ekspertëve dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë bërë të ditur se prej ditës së nesërme, 11 shkurt deri më 25 shkurt, Shqipëria do të mbyllet në ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe, do ndalohet qarkullimi i qytetarëve, vetëm në raste emergjence dhe shërbimet delivery do punojnë, restorantet dhe baret do qëndrojnë të mbyllura. Masat e reja:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt. – Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt. – Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

SHPELLA E SHKEMBIT TE BARDHE GJOREM dhe Pjesa perëndimore e Kurbinit

Nga Dede Margjoni

Ana perëndimore,zona bregfushoree Kurbinit është e diellzuar, ka fusha pjellore që rrethohen nga trë lumenj, kullota të mira dhe një pjese e saj laget nga Deti Adriatik.Nëpermjet luginave të Drinit, Fanit dhe Matit, kjo anë ishtë e vetmja rrugë natyrore që lidhte bregun adriatikas, më veriun dhe lindjen jo vetem të territorit shqipëtar, por edhe te viseve të tjera ballkanike me në thellesi të gadishullit.Kushtet gjeo-klimatike dhe pozicioni strategjik përbenin një mjedis ideal jetese, ndaj njeriu zgjodhi të ngulej këtu qysh pertej mjegulles së historisë.Hërshmerine e jetes e shohim qartë tëk qeramikat e gjetura në një vendbanim shpellor në fshatin Gjorëm e cila dëshmon Neolitin, (mbi 4000 vite para Kr.),që janë edhe gjetjet arkeologjike me të lashta në treven e Kurbinit.Tipin e qeramikave si ato të gjetura në Shpellen e Gjorëmit, arkeologet e kanë emërtuar ‘’Kultura e Adriatikut’’ e cila përfshin kulturat nga neoliti deri tëk bronzi.Natyrisht që kjo anë është banuar edhe në Epokat e Bronzit, Antikitetit, Antikitetit të Vone dhe Mesjetes e deri sot, por ndërtimii qyteteve dhe fshatrave të rinj, punimeve ekstensive bujqesore, veprave industriale dhe atyre ushtarake, hapjes së rrugeve automobilistike, etj, ka bere që potenciali arkeologjik I epokave historike të jete dëmtuar shumë aq sa sot gjurmët e mbetura të lashtesise nga kjo anë, perveç vendbanimit shpellor të Gjorëmit i ndeshim kryesisht në terrenet e thyera të fshatit Malbardhë, Milot, në dy kodra sipër qytetit të Laçit dhe në fshatin Sh’mri.Duke e nisur sipas kronologjise kohore do fillojme me vendbanimin shpellor të Gjorëmit.NEOLITI (7000-4000 vite para Kr.)

SHPELLA E‘’SHKËMBIT TË BARDHË’’, (PELLUMBAVE), GJORËM

Gjendet në një kodër shkëmbore shumë te aksidentuar midis fshatrave Gjorëm dhe Zhejë. Buzë Kanionit të Gjorëmit ajo kontrollonte rrugen që lidhte fushat e Kurbinit me vargun kodrinor të Argjeut në lindje. Gjetjet arkeologjike brenda saj deshmojne së ajo është banuar qysh në Neolit.Sipërfaqja e shpelles është e vogel, ajo nuk kalon më shumë së 50 m. Katrore, por e përshtatshme për banim sepse mbrohet nga shkëmbinjtë krejt të thiktë dhe lartësia e hyrjes së saj nga niveli i tokës është mbi 10 metra.Shpella ka formë të çrregullt. Ajo fillon nga ana veri-perëndimore e shkëmbit me hyrjen thuajse rrethore 2,3 m.të gjëre e pastaj nëpermjet koridoreve rreth 1 m. të ngushtë pas 23 m. përfundon në anën e jug-lindjes. Shtresa kulture ndeshim që në hyrjetë shpelles e cila si një tunel zhvillohet për 6 metra gjatësi.

Pas kësaj gjatesie shpella zvogellohen në 1 m. gjëresi dhe pas 7 metrash të nxjerr tëk një ambient tjeter më përmasa 4×2.8×5 m. Tëk ambienti i dyte u gjet sasia më e madhe e fragmenteve të qeramikave si edhe pak shtresa karboni të petrofikuara poshtë tyre. AmbientI I dyte ka qenë më i sigurti dhe më e I ngrohte I shpelles, për rrjedhoje edhe vendi kryesor i banimit Anash tij ka tre xhepa që janë shfrytezuar si depo. Npermjet një ‘’tuneli’’ tjeter të ngushtë shpella zhvillohet edhe për pak metra derisa përfundon në një ambientin fundor në të cilni shtresa kulturore nuk ruan por të mahnit me bukurine e stalagtiteve dhe stalagmiteve të krijuara.Siç e thamë copa të dëmtuara qeramikash ndeshen që në hyrje të shpelles, por fragmentet me të ruajtura gjinden në ambientin kryesor, 13 m. në thellesi nga hyrja. Fragmenti me i madh i ruajtur është vega e një amfore të punuar me balte të përzier me grimca të vogla gureshpak prëj të cileve dalin edhe në sipërfaqe. Amfora është pjekur mjaft mirë dhe sipërfaqja e jashteme e saj është zbukuruar me boje ngjyre kafe të hapur, një tipar karakteristik ky, i enëve të prodhuara në epoken neolitike.Qeramikat e tjera tëgjetura janë fragmente të vogla enësh ku më prezente janë po ato me ngjyrë kafe dhe nuancat e saj që kanë trashësi të ndryshme nga 0.5 -1.5 cm. Të punuara nga balte e përzier më grimca të imta guresh dhe të pjekura mirë. Në anët e brendshme të enëve disa prëj tyre kanë ngjyre të zeze, ndersa nga jashtë ngjyrë kafe të hapur. Gjenden edhe pak fragmente që paretet e tyre i kanë 0.5 cm të holla, lyer nga të dyja anët, me bojë të zeze më shkelqim.Përzier me të tjerat, në hyrje u gjet edhe një fragment i vogel qeramike ngjyre oker me parete të hollë lustruar nga brenda, ndersa jashtë është i zbukuruar më kanelyra të bukura.Qeramikat e diktuara mbi sipërfaqe në shpellen e Shkëmbit të bardhë Gjorëm, përgjithesisht janë prodhuar nga balte e përzier mire, por ajo që vlen për tu theksuar dhe që ndihmon në datimin e banimit të saj, është fakti se tiparet e përgjithshme të kësaj qeramike janë karakteristikë e enëve të prodhuara në Epoken Neolitike. Kështu, qeramikat mesatare e të trasha në ngjyre kafe si këto që gjenden në Shpellen e Gjorëmit, prof. Gjipalii pozicionon kronologjikisht si të fundit të Neolitit të Hershëm[1]. Ndersa ato më vernik të zi më shkelqim dhe kanelyra, nga prof. Korkuti janë datuar saktesisht si të fillimit të Neolitit të mesem[2]. Nisur nga keto përfundime të të dy studiuesve të mirënjohur dhe krahasimet e bëra mes gjetjeve të kësaj fazë historike në site të ndryshme arkeologjike të Shqipërise, kulturen e shpelles së Gjorëmit e konsiderojme të njëkohëshme më atë të Nezirit I në Mat e cila është datuar si e fundit të Fazes së Neolitit të Hërshem, (6000 vite para Kr.).Si në disa shpella të tjera të banuara në Shqipëri, që ndodhen në faqë të thikta shkëmbore, ende është e pa qartë menyra së si është realizuar hyrja dhe dalja prëj saj[3]Rreth 10- 12 m. poshte shpelles gjendet një guve përmasat e së ciles janë 5 .m. gjatësi, 3 m.gjëresi dhe 7 m. lartësi max. me një sipërfaqe rreth 15 m. katror.

Një shtrese hiatusi ( shtresë dheu pa kultura prodhimi), mbulon sipërfaqen e guves por në ‘’stratigrafine’’ e krijuar nga gërryerjet e shirave, duket se poshtë hiatusit ka mjaft fragmente qeramikash. Disa qeramika që kanë rreshqitur në pjerresite poshtë paraprakisht i çmojme si të epokes së hekurit të hershem. Qeramika të ngjashme me këto që thamë, gjenden edhe në kurrizin kodrinor në lindje të fshatit Gjorëm.Hyrja e guves duhet të këte qenë bllokuar më mur prëj guri apo gardh druri. Mesa duket kjo guve e thelleështë banuar në epoka të ndryshme historike. Në epoken neolitike shpellen sipër saj banorët e kanë shfrytezuar në dimera të ashpër apo raste të mëdha rreziqesh.‘’Arnajat e fratit’’, Malbardhë.

Ky është toponim i një kodrë të ulet që më siguri ka lidhje më pronat e dikurshme të kishës së vjeter të fshatit, asaj të Shën Mehillit,e cila ndodhet jo larg kësaj platforme gati të rrafshtë. Kodra ndan fshatin në fjalë më qytezen e Milotit dhe sheh gjithë hapesiren nga Ulqini deri të Kepi iRodonit, fushat e Lezhes dhe të Kurbinit, një pjese të bregdetit adriatik dhe derdhjen e lumit Mat. Gjetjet në këte kodër janë disa fragmente të dëmtuara enëssh prëj dheu, të cilat dallohen në një kodër artificiale dheu nën‘’hijen’’ e një shtylle të tensionit të lartë montuar shekullin e kaluar. Pak fragmente të ngjashmei sheh të shpërndara aty këtu edhe në dy ngastra të vogla toke në rrafshin e kodrës.Toka tëk ‘’Arnajat e Fratit’’është trazuar më qindra hërë në shekuj dhe qeramika është mjaft e dëmtuar, megjithate disa fragmentet enëshruajne tipare të qarta formalo-tipologjike. Ndonese e Qeramika me punim të trashë zë një sasi të konsiderueshme këtu por vendin kryesor për nga sasia e zë qeramika e zeze dhe gri në të zeze. Vihet rë edhe qeramike në ngjyra ulliri dhe oker. Qeramikat më ngjyrat gri dhe të zeza kanë cilesi të lartë pjekjeje dhe arrijme të kuptojme që janë kryesisht parete enësh të ndryshme. Në këto lloj paretesh që thamë të bie në sy lyerja e tyre me vernik të zi në shkëlqim mecilesi të lartë pjekje.Zbukurimet e qeramikave janë: zbukurim me in=izim vijash të drëdhezuara e të thelluara, me dy a më shumë vijash paralele të thelluara, shirita të in=izuar dhe breza të lyer me bojë të kuqe, me radhë pikash etj. zbukurime keto karakteristike për kulturen adriatikase.Nga punimet e ndryshme e të here pas hërshmë të tokës të ‘’Arnajat e fratit’’ lënda arkeologjike është përzier, kështu që pak mundesi ka të gjejmeshtresa culture te depozituaradrejtpërdrejt mbi njera tjetren sipas kronologjise kohorë të tyre : larmia e qeramikave na tregon se jeta në këte majë kodre ka filluar të pakten qysh nga eneoliti.Dëshmi e tërthorte e kësaj që pohuam është edhe gjetja rastesore e dy sopatave prëj guri njëra prëj të cilave e pa brimuar për bisht druri [4]. Në kronlogjine e tyrerelative qeramikat përfshijne disa përiudha historike por dominojne prodhimet e pas viteve 3500 para Kr.(Epokes Eneolitit, asaj të bakrit dhe ato të Epokes së Bronzit).Qeramika të ngjashme si këto në fshatin Malbardhë, ne zonen bregfushore Lumi Drojes -Mjede ndëshim vetem në dy fshatra të Lezhës, në atë Trësh dhe Troshan, (Suka e Trëshit dhe Krepi i Kishës së Troshanit), si edhe në Kodrën e Kalasë së Lezhës ku është gjetur një sopatë guri e tipit ‘’kallëp këpuce’’. Duke përjashtuar shpellen e Gjorëmit që ruan gjurmët e neolitit, këto katër site të lashta janë qendrat më të hërshmë të banuara në aksin bregfushor Vau i Dejës- Lumi Drojë. Ato ishin ngulimet e para në këte zone të popullsive ilireepara ilirë.[1]-Gjipali, Ilir. Epoka e Gurit dhe Shqipëria, Tiranë 2012, f. 238[2]-Korkuti, Muzafer. Qytetërimi Neolitik dhe Eneolitik në Shqipëri, Tiranë 2010, f. 265[3] Eksplorimi i kësaj shpelle u krye nga një grup shokesh pasi ishim paisur me shkallë të larta metalike, litarë sigurimi etj. (Imer Hysa, Kastriot Marku, Edmond Brozi, Marjan Margjoni dhe autori i këtij shkrimi.[4]– Informacion gojor I marrë nga z. Bashkim Sula banor I këtij fshati. Ai tregon që një sopatë guri e brimuar për bisht druri ruhej deri vone si një relike e =muar në shtepine e tij. Atë e kishin gjetur gjatë plugimit të tokës gjysherit e tij. Një sopatë tip ‘’kallep këpuce’’( të pa brimuar për bisht druri, në shekullin e kaluar ruantë mbi oxhakun e shtëpise së tij edhe Gjin Gjetani, (tashmë i ndjere).

Urbanisti ngre alarmin! Rasti i rehabilitimit të kanalit në Laç, kompanitë shqiptare punojnë pa masa sigurie!


Nga Medi Gazi

Në një shkrim timin, përpara disa ditësh që titullohej “Astirizimi urban”, trajtoja nisjen e punimeve për ndërtimin e një pallati 8 katesh, me leje ndërtimi, të firmosur nga kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit. Bëhet fjalë diku në hyrje të kësaj zone në një bllok banimi të krijuar me 5 pallate 12 kate. Në mes të këtij blloku në një hapësirë egzistuese shumë të kufizuar do të ndërtohet pra një pallat 8 katesh me leje. Në këtë rast nuk është zbatuar asnjë kusht urabanistik duke filluar nga kushti baze : distanca midis objekteve. Asnje kusht tjetër si hapësira e gjelbër, terrenet shoqerore, parkingjet, trotuaret, rrugët e brendshme për lëvizjen e makinave nuk është respektuar. Pra kemi të bëjmë me një ndërtim të shëmtuar, bllok thjesht të pabanueshëm, një krim urban dhe pa mundësi rikuperimi. Krahasimi bëhej me Bathoren, zonë në të cilën kam punuar si shef legalizimi dhe urbanizimi për një periudhë të caktuar. Aktualisht në këtë zonë nuk kemi më ndërtime ekstensive, në hapësirë por vetëm cilësore pra rregullime të asaj që është ndërtuar, plotësisht të mundshme, pasi kemi të bëjmë me ndërtime individuale , me pak kate në lartësi. Dhe shumë shpejt kjo zonë do të jetë nga më të bukurat në Tiranë si zonë vilash. Tek shkrimi i mësipërm theksoja gjithashtu shkurtimisht faktin se në qytetin e Laçit kemi dy kantjere të mëdha ndërtimi njëra nga një kompani e huaj që lidhet me ndërtimin e apartamenteve dhe tjetra nga një kompani jona që merret me rehabilitimin e kanalit kryesor të qytetit dhe pjesën e infrastrukturës urbane. Theksoja : “Kompania ka hapur kanalin në komplet trupin e rrugës së unazës përveç trotuarëve në një thellësi prej mbi 6-7 m. dhe ndërkohë punohet në rrugët e tjera duke e lënë këtë kanal pa mbrojtje anësore duke rrezikuar jo vetëm jetën e fëmijve por edhe mundësinë e cedimit të ndërtesave paralel me vijën e ndërtimit të dy anëve të unazës”. Dhe dëmi ndodhi pavarësisht shkallës së tij. Kemi cedim të ndërtimeve, paralel me rrugën, pasigurinë e banorëve për të qëndruar në pallatet që kufizohen me këtë pjesë të unazës. Nuk është fjala apo vendi të theksojmë problemet me projektin lidhur me llogaritjet e prurjeve në kohën e pikut historik duke e dyfishuar atë në llogaritje, as në llogaritjet statike dhe dinamike horizontale, vertikale dhe tërthore të kanalit, duke marrë parasysh edhe peshën hipotetike maksimale që do të mbajë ky kanal nga kalimi i makinave të rënda mbi të. Kanali egzistues me një profil tërthor 6 m2 , i hapur, vërtet ka sjellë fatkeqësi dhe dëme të mëdha qytetit por kjo kryesisht për faktin se bllokohej nga mbeturinat e prurjeve dhe jo nga sasija e prurjeve. Profili që po zbatohet është 12 m2 . Natyrisht shumë mirë pamvarësisht shpenzimeve. Por projekti mund edhe të ndryshohet nisur nga situata në zbatim. Firma e huaj në fillim të punimeve ndërtoi kantjerin e rrethoi atë, dhe përforcoi tabanin, sheshin e ndërtimit duke ndërtuar paraprakisht mbi 2000 pilota në një hapësirë prej 1.5 ha.Dhe të dy kompanitë punonin njëkohësisht. Ishte rasti për të mësuar nga eksperianca dhe përgjegjësia. Tek ndërtimi i kanalit, detyrimisht linja duhej paraprakisht të përforcohej me pilota anësore dhe pastaj të vazhdohej me kanalin. Nuk u bë, pati pasoja, mund të sjellë pasoja më të mëdha në pjesë të tjera që janë më problematike dhe ska akoma reflektim. Mund të trajtojmë edhe një problem që është objekt kryesisht për juristët. Ligji aktual i prokuroimeve nuk vendos kufizime lidhur me sasinë e objekteve dhe mundësine e pjesmarrjes në tenderime per kompanitë. Psh. nqs një kompani ndërtimi ka 100 punonjës ndërmjet të cilëvë ta zëmë 10 inxhiniera dhe teknikë të specializuar. Ai hyn në 100 projekte të prokuruara dhe mund ti fitojë të 100 tenderat. Dhe i bije që të paktën për momentin për çdo projekt të ketë 1 puntor dhe 1 inxhinier të mbulojë 10 objekte. Është krejtësisht e pamundur. Reagimi që firma bëri në rastin e cedimit të objekteve në afërsi të kanalit që po ndërtohet ishte shumë i dobët. Ndërkohë që duhet të punohej tre turne, të përqëndroheshin mjetet, punonjësit dhe teknikcienët për të zgjidhur problemin dhe situatën e rrezikshmë që u krijua si rezultat i punimeve pa mbrojtje anësore.Duhet të pranojmë një fakt, ka një qasje positive nga qeverija aktuale për të bërë investime në qytetin e Laçit. Por projektet i bëjnë profesionistët dhe i kërkojnë apo ndjekin drejtuesit politikë lokalë. Është rasti që të këmbëngulet edhe nga shoqërija civile, që të bëhet diçka shumë më e mirë se sa thjesht rregullimi i egzistueseve. Nqs një trup i rrugëve primare të qytetit është aktualisht 9 ml dhe ka mundësi të bëhet 11 ml apo është 7 ml dhe mund të bëhet 9 ml duhet të bëhet. Një investim me vlerë financiare të jashtzakonshme është bërë për sheshin qëndror të qyetetit përballë pallatit të kulturës. Por jo vetëm në perceptimin e profesionistëve por të gjithe publikut projekti dhe zbatimi i tij janë jo vetëm të rëndomta, me shumë defekte, pa vision, por të zbatuar keq dhe jo funksionale. Ju bëj thirrje gjithë shokëve të mij urbanista, arkitekta, inxhinierë, të të gjitha fushave, të aktivizohen më shumë me idetë e veta dhe jo të biem në dëshpërim apo pasivitet. Zona e qytetit Laçit dhe krejt Kurbinit, ashtu si Valbona, Thethi, Razma, Lura, Voskopoja, Gërmenj – Sheleguara, Kodra e Diellit Tetovë, Rugova etj, etj, janë zona të bekuara nga zoti. Por ashtu si Vlora një ditë në vit në datën 28 Nëntor është kryeqyteti I Shqipërise edhe Laçi në datën 13 Qershor është kryeqyteti i shqiptarëve, pasi si ditë feste e Kishës së Laçit, Shen Ndout, vizitohet dhe festohet nga mbi 1 milion shqiparë. Prandaj edhe të gjitha projektet e zhvillimit infrastrukturor apo urbanistik në përgjithësi duhet të marrin parasysh këtë fakt. Ky qytet i bekuar një ditë do të bëhet nga qytetet më të bukura të Europës por është shansi tani që kjo ditë të vijë më shpejt për të gëzuar brezi ynë apo i fëmijve tanë.

Trajneri i LAÇIT pendohet për deklaratën: Vllaznia s’e ka fituar titullin, presidenti Laska është “maniak” i skuadrës… Alen Sherri? Erdhi më kërkoi falje

Trajneri i LAÇIT pendohet për deklaratën: Vllaznia s’e ka fituar titullin, presidenti Laska është “maniak” i skuadrës… Alen Sherri? Erdhi më kërkoi falje

Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 në transfertë kundër Vllaznisë, triumf mjaft i rëndësishëm që ka rihapur kampionatin. Pas kësaj sfide, ka folur Shpëtim Duro.

Tekniku kryeqytetas arriti të mposhte shkodranët që kishin marrë arratinë në krye të tabelës së klasifikimit. Trajneri i njohur për mikrofonin e Supersport u shpreh i kënaqur me atë që lojtarët e tij dhanë në fushën e blertë. Në fjalën e tij pas ndeshjes, Duro deklaroi:

“Edhe pjesa e parë, me përjashtim të 10 minutave të para që na vunë problem, e kapëm atë situatë. Pjesa e parë ishte në favorin tonë. Pjesën e dytë e dominuam, shënuam dhe barazuan aksidentalisht. Skuadra tregoi karakter dhe ktheu rezultatin.

Objektivat? Jo vetëm tani, mund të them që është rihapur kampionati. Nuk është ndjekës vetëm Laçi, por është Partizani, Kukësi dhe Tirana. Vllaznia do ta ndjejë presionin. Unë them që tani është rihapur kampionati.

Vllaznia kampione? Unë s’e parashikova që Vllaznia do të kishte këtë ecuri, si këto 3 ndeshjet e fundit.

Sulmi? Janë katër lojtarë cilësor në sulm. Ka secili cilësitë e veta. Është rikthyer Naëbueze, e kisha thënë që do të shënonte. Ishte rrezik konstant për mbrojtjen e Vllaznisë. Xhixha luajti shumë mirë, ishte problematik në shumë momente. Them që Harmoni u fut në momentin e duhur. Freskia e tij krijoi çorientim. Isha i bindur që do të shënonim sërish, por Obanor që doli me të kuqe ndërlikoi situatën.

Shehi? Kam mendimin që nuk ishte në limitet e kartonit të kuq. Sa i përket Sherrit, gaboi në lojën në këmbë në dy raste. Them që është pikë e fortë e skuadrës sonë. Fati i atij që ekipi fitoi dhe kur fiton, gabimet minimizohen.

Xhixha? Për mua pika kryesore ka qenë mbulimi i lojtarit, Imeri. Për mua mbulimi ishte shumë i mirë nga Deliu. I kisha dhënë detyrë fikse. Ka zbatuar detyrat shumë mirë. Julian Shehu, Lushkja kanë luajtur shkëlqyer. Xhixha po i rrezikonte, mund të shënonte. Një pikë e fort si Harmon, zëvendësimi duhet me patjetër.

Sherri? Erdhi më tha më fal. I thashë s’ka problem, gjëra që ndodhin. Aleni ka luajtur mirë në 2-3 ndeshjet e fundit. Ka qenë i tensionuar. Presidenti erdhi dhe festoi me futbollistët.

Marrëdhënia me Pashk Laskën? Shkojmë shumë mirë. Ka disa probleme të vogla sepse presidenti i Laçit është maniak. Merret shumë me gjëra të vogla për organizimin. Ai është ditë e natë me skuadrën. Kjo është pozitive. Ndonjëherë i tejkalon këto gjëra. Është shumë i dhënë pas ekipit në ndryshim nga presidentët e tjerë”, përfundoi ai.

Fitore spektakolare e Laçit në Shkodër, Shpëtim DURO ul me “këmbë në tokë” Vllazninë

VIDEO/ Fitore spektakolare e Laçit në Shkodër, Shpëtim DURO ul me “këmbë në tokë” Vllazninë

Vllaznia – Laçi 1-2

Vllaznia (3-4-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver Trajner: Thomas Brdaric

Laçi (3-5-2): Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nwabueze Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

Ndeshja: Një sfidë që nis me ritëm të lartë. Laçi është më kërkues në pjesën e parë, megjithatë 45 minuta nuk mjaftojnë për të shënuar gol nga të dy skuadrat. Pjesa e dytë është ndryshe. Kurbinasit i diktojnë lojën shkodranëve dhe janë pikërisht ata që shënojnë të parët me Naëbuezen. Vendasit barazojnë me Imerin, por goli i sulmuesit të Vllaznisë zhvlerësohet nga “perla” e Harmon. Një ndeshje që mbyllet me fitoren e Laçit duke hapur në këtë mënyrë kampionatin. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 30 pikëve duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Vllaznia në të parin 7 pikë larg bardhezinjve.


Komenti minutë pas minute:

90′- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.

77′- Karton i kuq në Shkodër. Obanor pengon lojtarin e Vllaznisë dhe për Cjapin konsiderohet i fundit. Protesta në radhët e kurbinasve.

72′- Laçi i papërmbajtshëm. Harmon merr topin në gjysmëfushë, shmang Gurishtën dhe mposht portierin Zogovic.

66′- Vllaznia barazon shifrat me Demir Imerin. Gjuan Arsid Kruja, topi ndalet në shtyllë dhe më pas Imeri con sferën në rrjetë.

59′- Laçi në avantazh. Kalezic gabon në mbrojtje, topi merret nga Nawbueze i cili nuk gabon përballë Zogoviç.
45′- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë.
31′- Julian Shehu ndërhyn dhe rrezikon kartonin e dytë të verdhë. Por Kreshnik Cjapi e kursen dhe protestat janë të shumta.

23′- Tension në fushë. Albion Marku nuk respekton “Fair Play”, pasi Herald Marku kërkon ndalimin e lojës. Lojtarët e Vllaznisë protestojnë ndaj atyre kurbinas.

20′- Ndërhyrje horror në “Loro Boriçi”. Julian Shehu futet keq ndaj lojtarit të Vllaznisë. I gjithë stafi shkodran në fushë pretendon karton të kuq, por për Cjapin është vetëm i verdhë.
18′- Alen Sherri gabon dhe i dorëzon topin Dilaver. Por, ky i fundit nuk arrin ta shfrytëzojë si duhet.
13′- Goditje dënimi për Laçin. Kros i bukur në zonën shkodrane, por një lojtar kurbinas bën faull.
6′- Moment i vështirë para portës së Zogoviç, por zgjidh mirë Adili.
1′- Topi i parë shkelmohet vendasit.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: