Dështimi dhe gabimet e liderit Basha përgjatë 8 viteve opozitë

Nga Kastriot MARKU

Është e qartë si dita për diell se ky mandat qeveritar u mbështet dhe u fitua nga Edi Rama dhe banda e “rilindjes” bazuar mbi drogën, krimin e organizuar të veshur me pushtet, blerjen dhe abuzimin me pushtetin, oligarkinë dhe modifikimet ligjore bazuar në reflektime të drejtpërdrejta për përfitime elektorale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Gjykatat e vendit pranuan dhe dhanë verdiktin e tyre ligjor sipas udhëzimeve paraprake të partisë shtet. Transferimi nga Edi Rama i të dhënave personale të 1 milionë qytetarëve të mbrojtura këto me ligj dhe kushtetutë në çdo vend demokratik të botës, nga e-Albania në selinë e partisë socialiste, përbën një krim elektoral të pashembullt që një shtet kryen ndaj qytetarëve të tij. Vetëm ky fakt do të mjaftonte për deligjitimin e zgjedhjeve të mbajtura me 25 prill, çështje që u bë kauzë nga media dhe jo aktori kryesor politik që ishte i interesuar, shto këtu “industrializimin” dhe “komercializimin e blerjes së votës. Me “patronazhistët, një soji ky i “sigurimsëve” të shtetit, vota e lirë e shqiptarëve u ekzekutua para se ajo të hidhej në kutinë përkatëse. Por këtu do të ndalem në disa arsye të humbjes së PD-së duke parë atë nga vetja. Mosdënoncimi i të gjitha provokimeve, fallsifikimeve dhe realizimeve kriminale para dhe gjatë zgjedhjeve duke përfshirë edhe qëndrimin skajshmërisht të njëanshëm të medies së blerë pothuajse tërësishjt nga pushteti (mbasi hoqi qafe Agon channel), por edhe krijimi i një mjedisi paqtues sikurse fitoren e kishte në xhep opozita me siguri, e bën gjithsesi përgjegjës për humbjen lidershipin e Partisë Demokratike për mosreagimin në kohën e duhur. Arsyet e brendshme të paarsyeshme të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

1. Lulzim Basha u soll në krye të Partisë Demokratike pa ndonjë përvojë politike brenda kësaj partie, pra erdhi nga jashtë si një ekspert i një fushë diplomatike përkthimore dhe jo si një lojtar apo teknicient i terrenit i rritur në mjedisin politik të partisë që ia dhanë në dorë. Si rrjedhojë vendi i mbetur në opozitë prej tij në 8 vjet, rrezikon edhe po kaq vite të mbetet kështu nëse nuk ndërhyhet menjëherë. Koha nuk pret më. Mbas dy vjetës sërish vjen radha për testimin në zgjedhjet vendore. Ndaj Berisha ua ka borxh demokratëve shqiptarë të lodhur, të tradhëtuar dhe më shumë se kurrë të zhgënjyer tua heqë qafë krijesën e tij Lulzim Basha, ngaqë ai është kthyer në vërtetë thembra e Akilit e pashëruar e partisë më të madhe opozitare ne vend, larg së qënit një politikan me një identitet politik karizmatik si zgjidhje për rikthimin e të djathtës në pushtet dhe ja përse:

2. Basha nuk mendoi kurrë në mënyre serioze të organizonte partinë në bazë, madje mbledhjet e seksioneve në kohën e tij bëheshin nëpër bare dhe restorante me birra, raki e pije energjike përpara nëpër tavolina e askush nuk shkruante e askush nuk mbante shënim. Rrallë mund të gjesh ndonjë seksion apo grupseksion që të ketë një arkiv të punës së kryer nëpër zyrat e kësaj partie.

3. Nuk qe në gjendje që në dy votimet për kryetar (filllimisht me të ndjerin S. Olldashin dhe më pas me E. Selamin), të realizonte një votim të ndershëm brenda partisë. Puna arriti deri sat sa pati manipulime hapur në favor të tij (ndërkohë që nuk kishte fare nevojë të bëhej kjo se ishte automatikisht fitues); nuk pati një listë të anëtarësisë të degëve dhe të partisë në përgjithësi të unifikuar. Kam qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë kur nuk e kam gjetur emrin në listë dhe ma kanë shtuar turpshëm në një fletë bakalli shtesë. Berisha ka mëkatet e tij sa i takon demokracisë autoritative brenda partisë, por për punë nuk mund të përgojohet. Përveç monumentit të infrastrukturës sikurse ishte Rruga e Kombit, ai i la një tjetër monument sikurse qe Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile në mënyrë elektronike, një lojë e tmerrshme me votimet në Shqipëri e përë për 20 vjet për shkak të mungesës së tij, ku votonin edhe të vdekurit. Basha nuk arriti të bënte dot as listën eletronike të anëtarësisë së partisë së vet por shfaqej para kutisë me dy lista, një paaftësi e turpshme.

4. Me të drejtë nuk pranoi reformën territoriale raciste dhe denigruese të PS-së në citin 2015, por përkundrejt kësaj pabarazie dhe njëanshëmrie të hapur ai hyri në zgjedhje sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Vetëm ai e di se si mund të veprohej kështu.

5. Ndërmori një nismë folklorike gjasme të krijimit të “Republikës se Re” e cila e shndërroi PD-në në një çadër elektorale qesharake, në të njëjtën kohë kur ajo do të duhej të ishte Agoraja e demokracisë, për më tepër e shkatërroi ekonomikisht anëtarësinë me ecjejake nëpër Tiranë kot së koti për një hir të një aventure që përfundoi si flluskë sapuni pa ide e pa rezultat. U zotua se do të rrethonte qeverinë dhe kryeministrin por Rama luajti me të si “macja me miun”, çfarë krijoj fizionominë e një njeriu pa ide të qarta dhe konfuz në vendimet e veta, të një njeriu pa guxim, pa formë e pa trajtë që nuk di të japë zgjidhje e që shkurajonte çdo energji proteste.

6. Hyri në qeveri me Ramën në prag të zgjedhjeve pa u konsultuar me askënd duke u bërë kështu patericë e korrupsionit dhe kriminalitetit të tij që ia denonconte çdo ditë, duke i kryer punën qeverisë (do veçuar profesionalizmi i z. Demiraj), e cila ndërkohë u kthye në terren qetë-qetë të vilte paratë nga kultivimi i drogës me të cilat bleu më pas votimet sikurse u dëshmua në Dibër.

7. Nxori jashtë PD-se personalitetet me përvojë të gjatë në parti dhe i zëvëndësoi ata me rioshë të panjohur çfarë krijo ndasi dhe keqkuptime të panevojshme deri në shkëputje që edhe pse nuk i morën numër votash kushedi, i bënë një dëm moral të pallogaritshëm frymës së partisë.

8. E shihte dhe qorri se i vidheshin votat ditën për diell dhe ai aprovonte njohjen e rezultatit që nxirrte KQZ-ja në mënyrë të pabesueshme 7-0, pastaj kujtohej se…..se kishte gabuar dhe sulej në gjasme proteste të cilat i fikeshin në mes. Edhe kësaj here skenari duket se është i njëjtë.

9. Doli nga Kuvendi shumë vonë dhe në një moment aspak të duhur, kur duhej të dilte shumë më parë që në verën e vitit 2016, me kushtin e panegociueshëm që territori i vendit që ishte i mbjellë i tëri me drogë, të monitorohej nga Bashkimi Europian mandej të pranonte të hynte në Kuvend.

10. Nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2019, gjë që do i hiqte se paku 50% të mundësisë së vjedhjes së votimve të tanishme të Ramës në zgjedhjet e vitit 2021, përmes levave të pushtetit vendor, çfarë bëri që t’i lërë dorë të lirë kontrolluese gjithshça partisë-shtet.

11. Marrëveshja me LSI në e Ilir Metës e kompany dhe gozhdët e vjetra të politikë së ndryshkur vegjetuese të Fatmir Mehdiut e Agron Dukës, Vangjel Dules e Nard Nokës etj, posaçërisht të Ilir Metës, i cili shpiku dhe kultivoi i pari blerjen e votës, ka qenë dhe do të jetë fatale për të.

12. Përveç lejimit të deformimeve administrative, kulturore dhe krahinore të realizuara me plan të mirëmenduar nga socialistët (2015), opozita lëshoi për tokë edhe një kauzë tjetër, dukë ngrënë fjalën e dhënë me kohë lidhur me të drejtën e votimit për emigrantët, një e drejtë kjo themelore njerëzore e tyre, të cilën ai vetë si emigrant nuk duhej t’a lëshonte përtej çdo kostoje që do të kishte.

13. Kur u mor vesh nga të gjithë se të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë ishin marrë e përdorur në fushatë elektorale nga PS-ja në mënyre tërësisht të jashtëligjshme, ai pranoi si pa të keq të merte pjesë në zgjedhje? Ai ishte dhe jurist madje i shkolluar në Perëndim dhe nuk bëri asnjë hap apo veprim ligjor për ta dënoncuar këtë fakt tek të gjitha institucionet ndërkombëtare, për t’i dalë zot elektoratit, popullit dhe kombit.

14. Për katër vjet nuk e mblodhi kurrë ish-anëtarësinë e PD-së dhe së bashku me të edhe larguarit e saj partie, për motive që tashmë njihen, për të bërë vërtetë një Kuvend Kombëtar dhe jo një hipokrizi elektorale farsë në mbështetje të kryetarit që solli këto pasoja që përmendëm më sipër.

15. Partisë demokratike i munguan intelektualët, ekspertët dhe pse të tillë përkrahës ka jashtëzakonisht shumë, por rioshët e fryrë me mend që nuk kanë blerë një libër dhe nuk kanë as 3-4 libra të falur në shtëpi dhe shesin dokrra nëpër tavolina kafenesh dhe nëpër telefona celularë, nuk i deshën dhe nuk i pyetën, ndaj Basha ka përgjegjësi për këtë mbyllje të pakuptimtë të partisë ndaj intelektualve, profesorëve dhe botës akademike

16. .E fundit. Në fjalimin e parë të Bashës pas humbjes nuk u duk shumë i qartë në ato që tha. Para një turme të rinjsh ai nuk tha asgjë konkrete: as se nuk do i njohë këto zgjedhje, as se do të rihyjë apo jo në kuvend as se do nisë apo jo protestat, as se do të dorëhiqet apo do të qëndrojë sërish pas 4 humbjesh radhazi në krye të partisë së tij. Pra ishte i njëjti Bashë sikurse kishte qenë këto 8 vjet: “as mish as peshk”, ose çfarë thotë tani nuk e thotë mbas disa orësh. Mendoj se më së pari do të duhet të mblidhen në mënyrë të plotë “në një relacion faktmbledhës” i cili të përfundojë me një dosje të plotë e të detajuar të të gjithë elementëve të mundshëm manipulativë të përdorura në këto zgjedhje, dosje e cila u duhet dërguar të gjitha institucioneve ndërkombëtare të BE-së, trupit diplomatik dhe institucioneve gjyqësore brenda e jashët vendit dukë përfshirë edhe GJykatën e Stasburgut, dhe menjëherë pas tyre duhet të kryhet një analizë e thellë organizative dhe fuksionale e partisë nga qendra deri në bazë dhe anasjelltas, por duke nisur më së pari nga identifikimi i gjetjes së faktorëve të brendshëm që ndikuan në këto humbje të njëpasnjëshme. Vetëm mbas këtij procesi mund të kurohet dhe adresohet si duhen zgjidhjet afatshkurtra dhe afatmesme Për ta bërë këtë dikush mbase duhet të marrë përgjegjësi qoftë edhe basha nëse rivotohet, por ama duhet dikush që’i prijë një këtij procesi reformimi të gjatë e të thellë në mënyrë që partisë di dalë zot dikush që të jetë i zoti dhe jo të vijohet me projektte aventurore të stërpërsëritura, të cilat në këtë vend çudirash ku demokracia ka ende udhë për të bërë, duan sinergji të reja, gjakftohtësi dhe maturi që më në fund të mbërrihet më shpejt se sa duket aty ky synohet. Kjo nuk mund të bëhet pa një ftesë të sinqertë drejtuar të gjithë të larguarve nga PD-ja, të cilët duhet të ftohen në një “Këshill të Ri Kombëtar” të Partisë Demokratike, kuptohet të thirruar nga “senatori” më i vjetër i saj Sali Berisha, i cili duhet të thërrasë Jozefina Topallin, Astrit Patozin e të tjerë të larguar pikërisht me emërimin e Bashës në krye të partisë, të cilët duhet të bashkëndajnë në një “Pleqësi” që do të duhet të jetë Kuvend i ri apo një Konventë e re e PD-së, kuptohet jo duke pranuar vijimin e kryesisë së Bashës në krye të herë. 8 vjet ishin mjaftueshëm për ta provuar Bashën. Mjafto të themi se më 1997 pothuaj PD-ja qe shuar, por me shembullin pajtues të Berishës (Imami, Pollo, Shehi etj), ajo u rikthye bindshëm në vitin 2005, fiks pa 8 vjetësh. Pra nga pika zero ku kishte mbërritur u rikthye për të realizuar një nga qeverisjet më të mira historikisht në këto 30 vjet. Le të mendohet ky opsion. Nuk do të dilte me siguri keq.

Duro: Fitore mes vështirësive, titulli vendoset në ndeshjet direkte .

Laçi edhe pse në një moment të vështirë gjen fitoren pas tri ndeshjeve dhe trajneri Shpëtim Duro falënderon djemtë, sidomos lojtarët e rinj që bën mirë ndaj Bylisit. Ja si e nisi prononcimin e tij në “gol pas goli” trajneri Shpëtim Duro i skuadrës së Laçit që më parë ka drejtuar edhe ballshiotët në elitë… “Ja qenë një periudhë shumë e vështirë prej disa ndeshjeve, e shoqëruar me reuzlatte negative e probleme sa i përket kontingjentit. Ishte fitore që ndikon shumë pozitivisht në aspektin psikologjik, aq më shumë që fituam me një skuadër kur sot na mungonin rreth 70% e lojtarëve”.

“Të rinjtë janë lojtarë që janë stërvitur me ne, luajnë me U-21, i kam ndjekur ndeshjet e tyre edhe në atë kampionat, nuk është rastësi. Janë lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen. Iu dha mundësia dhe më bëhet qejfi që justifikuan praninë e tyre.”

“E para fituam dhe gjatë ndeshjes skuadra tregoi grintë gjatë 90 minutave. Sa i përket vazhdimësisë, çdo gjë është në dorën tonë, çdo ndeshje duhet luajtur e fituar, varet si dalin edhe kundërshtarët tanë. Them se do të jetë luftë e hapur, por të gjitha ndeshjet i kemi marrë me shpirt gare e drejtësi në futboll”.

“Nuabueze normalisht e kam thënë pothuajse nuk e kam pasur prezent, është shoqëruar me situata të ndryshme. Edhe veprmi i Obanor nuk ishte i pranueshëm. Është një nga lojtarët pozitiv, por si duket situata, tensioni, ishim të ngarkuar shumë, ka edhe ato ndikimet e veta patjetër”.

“E kam thënë që të tre lojtarëst e mesfushë s’janë cilësorë, por Deliu ka një stabilitet të jashtëzakonshëm në të gjitha ndeshjet, dy të tjerët kanë oshilacione, ky jep kontribut 100% dhe ka nivel shumë pozitiv në të gjithë ndeshjet. Luan në të gjithë sektorët, është futbollist që në çdo skuadër është i padiskutueshëm është lojtar trajneri.”

“Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme në këto moment. Me Kastriotin është e rëndësishme, do të jetë ndeshje e vështirë, kushtëzohem nga afrimet, do të kemi pastaj dy përballje direkte me Partizanin e Kukësin. Sidomos me Partizanin, nëse dalim pozitivisht me Kastriotin, me kundërshtar direkt do të zgjidhet. Për të gjithë do të jenë të rëndishem përballjet direkte”, – tha Duro pas ndeshjes me Bylisin në Laç.

/Vipsport.al/

Borë në pranverë? Cila është e vërteta e “plakave të marsit”

Bora e marsit për më të moshuarit ka një shpjegim: “Janë ditët e plakave”. Janë të shumta rrëfimet nga brezi në brez që prishjen e kohës në fund të këtij muaji lidhet me “mitin e plakave”.

Në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim të muajit, kur marsi “i mori 2 ditë borxh” shkurtit ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti është muaji më i shkurtër. Në krahina të tjera kjo kujtohet në ditët e fundit të marsit. “Plakat” përdoren ende në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.

Por cila është historia e “plakave”? Sipas gojëdhënave shqiptare, plaka kishte shkuar tek stanet në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell dhe duke menduar që ka ardhur vera , shan dimrin dhe thotë që tashmë moti ska më çna bën. Në këtë moment, marsi iu lut shkurtit: “Shkurt o im vëlla! Më jep 3 ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka”.

Menjëherë pas kësaj, u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb. Madje ka edhe një variant sipas të cilit plaka ngriu në malin Tomorr ku gjendet një shkëmb në formën e një njeriu. Aty buron edhe ujë që njerëzit thonë se janë lotët e plakës.

Kështu lindi legjenda e të ashtuquajturave ”Plaka të Marsit”, e cila sot përdoret si një metaforë për të ndarë stinën e dimrit me atë të pranverës, përkatësisht mes 14 marsit dhe 14 prillit.

Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse ne gjithë Ballkanin, por dhe vende te tjera te botës. Pavarësisht sa e vërtetë është, “miti i Plakave” përdoret sot edhe meteorologët që pranojnë se tre ditët përmbyllëse të marsit sipas kalendarit “alla turka” sjellin mot të ftohtë dhe me reshje. Prilli si gjithmonë vjen me mot të mirë.

4 VERSIONE TË LEGJENDËS

Gjithsesi, gojëdhëna e ditëve të ftohta të marsit ka disa versione dhe më poshtë janë disa më kryesoret, në version të shkurtuar…

1. Vjen marsi.

Ngrohet koha. Një plakë merr bagëtinë për ta kullotur në mal. E kënaqur nga koha e ngrohtë, plaka thotë: “Dimër, ma more të keqen, ta hodha dhe këtë vit”. Dimri e dëgjoi dhe dërgon borë dhe tufan, dhe e ngrin plakën në majë të malit.

2. Plakat e marsit janë 7.

7 plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë (ftilluar). Duke bërë muhabet me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe ai (marsi) i merrte të keqen. Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të 7-ta. Thonë se plakat janë ngurtësuar, dhe çdo vit në muajin mars bie shumë shi 7 ditë me radhë dhe në male bie borë.

3. Nga veriu thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars.

E lumtur nga koha e ngrohtë, edhe ajo filloi ta shante marsin: “Mullizeza zogjtë i çeli, na marsh të keqen mars kaçeli…” Edhe këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole. Numri i mullizezës më zogjtë e saj është 7-të që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës. Po ashtu edhe plakat edhe mullizeza ishin në të zeza. Plakat me rroba të zeza ndërsa mullizeza me pupla të zeza.

4. Kur plakat i thanë marsit.

“Na marrsh të keqen”, marsi u zemërua aq shumë sa tha “shkurt (apo prill?) o im vëlla, më jep dy ditë hua, t’i thaj plakat me gjithë ç’kanë… ”.

Laçi zbret nga “froni” , fitore e artë e Tiranës. Duro: Do luftojmë deri në fund

Laçi nuk ia doli të merrte pikë në ndeshjen e sotme të kampionatit teksa u mposht nga Tirana me rezultatin 1-2. Pas ndeshjes për Supersport, trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro theksoi se të paktën nga kjo sfidë të mos dilnin me humbje, megjithatë ai është optimist duke u shprehur se ekipi është aty në garë të plotë për kampionatin dhe se do të luftojnë deri në fund.

“Sigurisht që më vjen keq, të paktën të mos shkonim te humbja duke pasur parasysh rrjedhën e lojës. Jo se patëm shumë raste, ishim në kontroll dhe kisha frikë problemin e ngarkesave. Por nuk u duk lodhja e të mërkurës, por kemi gabuar në disa momente të veçanta, te golat, në situatë standarde dhe në golin e dytë, është një gabim që e shfrytëzoi Tirana, se po luante me kujdes dhe ia arriti qëllimit.

Nuabueze është e vështirë dhe u bë kohë e gjatë që luaj pa të, Harmon u mundua shumë por ishte konfuz në veprime, ndaj nuk arritëm të rrezikonim seriozisht, edhe për meritë se Tirana bëri mbrojtje jashtëzakonisht të mirë. Duhet të marrim frymë lirisht pas kësaj humbje, se u bë ngarkesë e madhe dhe pastaj të shohim kur rifillon kampionati.

Herën e parë ndërrova Selmanin se mori të verdhë dhe kisha frikë. Pastaj aktivizova Kërçikun, që t’i jepja përparësi veprimeve sulmuese të Markut. Ishte shumë shpejt ndeshja, mungesa e Ignjatoviç ishte teknike. Normalisht ndeshja e Kupës ishte shpejt, dashje pa dashje ka ndikim. Por nga ana fizike e mendoja skuadrën më keq, por ekipi e përballoi jashtëzakonisht mirë, pavarësisht momenteve të veçanta. Kishim përballë një ekip kampion me lojtarë cilësorë.

Kupa është histori tjetër, takohemi me 14 prill me të. Kjo është humbje kampionati, jemi aty, do luftojmë deri në momentet e fundit, pavarësisht humbjes së sotshme”, u shpreh Duro.

Laçi – Tirana 1-2

Laçi: Sherri, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta, Mazrekaj, Harmon Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Lika, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Halili, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Seferi, Torassa Trajner: Orges Shehi

Gjyqtar: Olsid Ferataj

Ndeshja: Një sfidë e bukur që nis vrullshëm nga të dy skuadrat. Fillimisht është Tirana që kalon në avantazh me Jurgen Celhakën. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi e administron mirë lojën dhe pikërisht atëherë kur nuk pritej, është Mentor Mazrekaj që barazon rezultatin në 1-1 pas një gjuajtje nga goditja e dënimit. Pjesa e dytë është më e ekuilibruar, megjithatë është Tirana ajo që arrin të shënojë sërish. Këtë radhë e majta e Marsel Ismajlgecit përfundon në rrjetën kurbinase. Edhe pse skuadra e Duros mundohet të reagojë, në fund 3 pikët i buzëqeshin kryeqytetasve. Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e dytë me 44 pikë pas fitores së Vllaznisë kundër Kastriotit.

Komenti minutë pas minute:

90′- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.

85′- Laci pranë golit. Gjuan bukur Mentor Mazrekaj, topi grushtohet nga Ilion Lika. Albion Marku fare pranë gjuan sërish, por prapë është Lika që i thotë “Jo” golit kurbinas.

78′- Tirana kalon në avantazh. Marsel Ismajlgeci gjuan bukur në zonën kurbinase duke përshëndetur rrjetën e portierit Sherrit.
58′- Rast i mirë për Julian Shehun. Krosim i bukur nga Mazrekaj, por topi i goditur nga lojtari i Laçit nuk shkon në rrjetë.

40′- Laci barazon shifrat. Mentor Mazrekaj gjuan nga goditja e këndit. Era i vjen në ndihmë duke mposhtur portierin Ilion Lika.

32′- Moment i mirë për bardheblutë. Idi Batha shmang bukur mbrojtjen kurbinase, por në fund është Selmani që shpëton ekipin e tij.https:

24′- Tirana kalon në avantazh. Këndore për bardheblutë, kroson Ismajlgeci, topi përfundon te Celhaka. Mesfushori nuk gabon dhe ndëshkon kurbinasit.
18′- Lojë e fortë në mesin e fushës. Ndërhyrje e gabuar nga Obanor, por gjyqtari fal afrikanin.
16′- Goditje dënimi për bardheblutë. Gjuan bukur Ismajlgeci, por Sherri është në pozicion.
13′- Moment i mirë për Laçin. Mazrekaj mund të kishte depërtuar para, por aksioni ndalet nga gjyqtari Ferataj.
7′- Goditje dënimi për kurbinasit. Kroson Mazrekaj, por topi largohet nga mbrojtja bardheblu.
1′- Topi i parë shkelmohet nga bardheblutë.

Duro: E kisha frikë këtë ndeshje në Korçë, po të isha 14 pikë para si Vllaznia e kisha dorëzuar skuadrën

Laçi mori tre pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeun, pikë që i lejojnë ekipit të marrë kryesimin e klasifikimit. Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Duro theksoi se ndeshjen në Korçë e kishte frikë, ndërsa shtoi se nëse ai do të ishte 1 pikë para siç ishte Vllaznia dhe më pas të humbiste distancën, atëherë do ta kishte dorëzuar skuadrën.

“Këtë ndeshje, sidomos në Korçë e kisha frikë, por në këto ndeshje kur shënohet goli bëhen më të thjeshta. Por, skuadra ishte e angazhuar dhe shumë serioze gjatë gjithë ndeshjes. Këto janë ndeshje të vështira për t’u interpretuar dhe kjo e rrit shkallën e vështirësisë, e patëm barazimin me Apoloninë, edhe pse ishte aksidental. U thashë çunave që edhe pse barazuam, ekipi luajti shkëlqyeshëm e ashtu vijnë rezultatet, është e vërtetë që kam thënë 99% Vllaznia kampion, e thoja me bindje se po të isha 14 pikë, sot do e dorëzoja ekipin vetë. Nuk e besoja se do të ndodhte, ndaj thashë për Vllazniën kampione.

Ndeshja me Partizanin është tjetër, interpretim tjetër, seriozitet tjetër. Kupa apo kampionati? Të dyja, nuk do tolerojmë, kampionati ka kohë, se ka edhe 12 ndeshje. Nuk ka lidhje fare me kampionatin.

Kur je në vend të parë, kur ke dominuar me të gjithë ekipet kryesuese, pse të mos e pranojmë se kemi bërë ndeshje të bukura, por të jemi të kujdesshëm se kampionati është i vështirë deri në fund, por jemi në luftë katër skuadra”, u shpreh Duro. /VipSport.al/

Laçi fiton në transfertë ndaj Skënderbeut, kurbinasit e Duros marrin kryesimin e Superiores

Ekipi i Laçit nuk ka gabuar në këtë ditë të Superiores teksa ka mposhtur në transfertë Skënderbeun. Korçarët ia dolën të qëndronin në lojë në pjesën e parë duke e mbyllur me rrjeta të paprekura, mirëpo në fraksionin e dytë, kualitetet e kurbinasve dolën në pah.

Ishte Mentor Mazrekaj ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 57, teksa shënoi nga një goditje dënimi duke përfituar edhe nga një devijim i vendasve.

Ndërkohë, për të siguruar tre pikët, mendoi Julian Shehu në minutën e 75. Kështu, pas këtij takimi Laçi ngjitet në kuotën e 44 pikëve dhe merr kryesimin me tre pikë më shumë se Vllaznia e Partizani. Sakaq, mbetet në vend të fundit dhe në një pozicion të vështirë Skënderbeu, me vetëm 16 pikë në llogari. /VipSport.al/

Skënderbeu-Laçi 0-2
Shënues: 57′ Mazrekaj, 75’Shehu

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Dumfour, Vitija, Bajrami, Sadriu, Taipi, Zhan Viktor, Dovouna, Mara, Mensah
Trajner: Migen Memelli

Laçi: Sali, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Harmon
Trajner: Shpëtim Duro

Duro: Laçi po beson te titulli, vetëm Vllaznia mund ta humbasë kreun!

Laçi vazhdon marshimin duke bërë një tjetër hap për t’iu afruar majës së klasifikimit i cili tashmë është vetëm 1 pikë larg. Skuadra e Duros e ka bërë këtë duke mundur 2-1 Kukësin, në një ndeshje që është mbyllur me polemika pasi është vulosur nga një penallti .

Fitorja me Kukësin i ka rritur edhe më shumë besimin skuadrës së Laçit, ndërsa pas ndeshjes në “Gol pas goli”, trajneri Shpëtim Duro ka pohuar: “E kam thënë para ndeshjes, që kemi pasur përballje të vështirë, se Kukësi pavarësisht pozicionit ka lojtarë cilësorë, ishim jashtë fushe dhe në transfetë, në këtë moment fitorja ishte e rëndësishme. Skuadra e meritoi fitoren, ishte skuadra më e mirë në fushë dhe patjetër jam i kënaqur me këtë fitore. Këtë kampionat mund ta humbte vetëm Vllaznia me atë disferencë pikësh. Por e dini që ajo periudhë me barazimin e humbje, rezultatet kanë qenë negative, kanë gabuar shuëm. Por do të jetë në katërshen që do të luftojë për titull në vazhdimësi deri në fund”.

“Nuk kam qenë në pozita të barabarta me trajnerët që kanë qenë për titull, E kam nisur me 10 pikë minus dhe jemi në këtë situatë, kam krijuar bindje te skuadra jonë se jemi skuadra më e mirë në këto 3-4 skuadrat e para dhe këtë e kanë treguar rezultatet positive. Ndaj do të luftojmëpër titull dhe për kupë. Përballjet janë në bilanc pozitiv”.

“Në pjesën e parë duhej ta kishim mbyllur ndeshjen e gjithçka do të ishte më e lehtë se rezultati 1-0, asnjëherë nuk të jep qetësi, na mungojnë lojtarë kryesorë, edhe sot nuk aktivizova Mazrekajn se nuk është 100% e nuk është nevoja ta aktivizoja”.

“Skënderbeu bëri histori por ishte e vështirë të shpallej kampionë për herë të parë. Por pastaj iu bë autostradë e fitoi personalitetin. Skënderbeu kishte një periudhë të gjatë që ishte në nivele të ulëta. Shpallja e titullit kampion i hapi rrugë. Por Laçi ka një hap para se ka qenë gjithmonë në pjesën e sipërme të tabelës në 10 vitet e fundit, por titulli është pak më i rëndë si peshë. Por kemi krijuar bindje me skuadrën dhe ato po besojnë”,-tha Duro në fund të ndeshjes së fituar me Kukësin.

/Vipsport.al/

Kurbini, nga lavdia ndër breza tek epitetet e pamerituara dhe tranzicioni i tejzgjatur.

Nga Elton Laska

Nëse nuk vishesh me firmato, nëse ke bërë 17 vjeç dhe nuk ke Benz, BMW, apo Audi, për shumë të rinj shqipëtar konsiderohet dështim, për më tepër në Laç!
Në Shqipëri, kufiri mes botës së “vipave” e paligjshmërisë, është bërë i padukshëm dhe pasojat do jenë fatale për shoqërinë tonë. Për fat të keq, portalet “eksitohen” nga klikimet, kur shkruajnë për skifterat laçjan, që bredhin me makina luksoze dhe shoqërohen me vajzat e show bizit, por pa e kuptuar se kesisoj i kan vënë damkën një qyteti të tërë që nuk e përkrah këtë sjellje. Tranzicioni i stërzgjatur i Shqipërisë, më shumë se kudo, është ndjerë në qytete si Laçi i cili u themelua si një qytet industrial, shkatërrimi dhe mbyllja e saj solli pasoja fatale në ekonominë e familjeve laçjane. Pasojë e kësaj është edhe përhapja e ” sëmundjes ” së skifterllëkut tek shumë të rinj të qytetit, por ama ju them se kostot dhe pasojat e kësaj “epidemie” deri tani kanë qenë fatale për shumë familje që kan humbur apo i kan në burgje djemt e tyre. Sot shqiptarët e dinë se Laçi është kryeqendra e skifterave në Shqipëri, e dinë Laçin si një garazh makinash luksoze dhe dyqanesh luksi, ndonëse shumë pak kanë vizituar këtë qytet dhe thuajse aspak nuk kanë lexuar një libër për të mësuar më shumë për të. Laçi, të nderuar miq, nuk është sinonimi i Korleones e as Monte Carlos, por është një rreth ku shumica e banorëve jetojnë me dinjitet dhe punë të ndershme. Është një qytet ku varfëria ekstreme, pandemija dhe papunësia nuk i’a ka cënuar askujt dinjitetin dhe burrërinë, ndonëse ka privuar shumë ëndrra që kanë mbetur në sirtar. Laçi është një qytet me djem e vajza të jashtëzakonshëm, që shkëlqejnë në profesione si mjekësi, mësuesi, jurisprudencë, në biznes, në informatike, ekonomi, gazetari, sport dhe shumë fusha të tjera.

Kurbini është një trevë, që i ka dhënë vendit burra dhe gra, që kanë mbajtur poste të rëndësishme në hierarkinë shtetërore dhe kanë kontribuar shumë për ndërtimin e Shtetit Shqiptar, që nga themelimi i tij. Është krahina e dyerve të mëdha, si Skuraj, Jonimaj apo Papa Klementi IX i cili ishte me origjinë nga Kurbini. Kurbini është treva ku është hapur shkolla e parë ( për meshtarë ) në gjuhën Shqipe (vitin 1632), ku feja, traditat dhe geni i shqiptarit, është ruajtur ndër shekuj. Kurbini është zona ku janë një seri objektesh kulti me vlera historike dhe arkeologjike, disa kala të ndërtuara në lashtësi që do t’i kishte zili çdo qytet Evropian. Kurbini është treva, ku jetojnë në një harmoni për t’u pasur zili banorët e vjetër e të rinj, Mirditor, Dibran e Kuksjan, Malësorët e fisëm dhe banorë të qyteteve të ndryshme që në Kurbin kan gjetur një qytet mikpritës e dashamirës, për vitet që kanë punuar e jetuar këtu. Medias dhe pjesës tjetër të shoqërisë tonë u takon të ndalen sado pak edhe tek këto vlera, dhe jo thjesht të na identifikojnë me nofka të pamerituara.

Fajdet që rrënuan biznesin!

Nga Elton Laska

Kush ka udhëtuar me makinë nga Tirana në drejtim të Lezhës i ka rënë në sy se sapo hyn në autostradë nga Thumana, me dhjetëra kapanone, restorante apo karburante janë të mbyllur, e disa edhe të sekuestruar ose nga bankat ose nga “atoritete private”. Këto janë biznese të falimentuara si pasojë e pamundësisë për të paguar përqindjen e lartë të interesave (siç rëndomtë jepen lekët me fajde).Pas atyre shiritave fshihen qindra të papunë, në një zonë të varfër si Kurbini, ku emigrimi është zgjidhje edhe jo zgjedhje. Shkak i këtij falimentimi masiv është mungesa e shtetit, parandalimi i këtij veprimi të paligjshëm dhe mbështetja e munguar me grante nga ana e shtetit.Sipërmarrësit janë detyruar të marrin para me fajde për të mbajtur në këmbë biznesin, i cili rrezikonte mbytjen mes konkurencës së pandershme dhe gjobave të taksidarëve. Përfundimi është fatal, vjen mbyllja e biznesit dhe shitja e tij me çmime qesharake, ku shpesh herë çmimi i shitjes është përqindja e munguar. Çdo ditë në takimet e mia në Kurbin takoj qytetarë që kanë humbur punën, e për pasojë janë detyruar t’u ndërpresin shkollën fëmijëve, apo edhe vështirësi të tjera akoma edhe më të mëdha. Këta të fundit detyrohen të marrin rrugën e emigrimit, ku në jo pak raste detyrohen të futen në botën e krimit dhe fatura e kësaj është e rëndë. Komisariati i Kurbinit, Prokuroria dhe Gjykata e këtij rrethi duhet urgjentisht të riformatohen për t’i bërë ballë sfidave të reja të këtyre natyrave.Kurbini është vetëm një Shqipëri e vogël dhe fajdet sot janë një emergjencë kombëtare. Biznesi i ndershëm po mbytet në llumin e korrupsionit të administratës, konkurencës së pandershme dhe mungesës së mbështetjes së institucioneve shtetërore. “Hajdeni në Shqipëri se nuk ka sindikata” edhe sot kur e kujtoj deklaratën e kryeministrit shqiptar drejtuar sipërmarrësve italianë me vjen neveri me përçmimin që ky njeri ka dhe ka pasur ndaj sipërmarrjes së lirë dhe ndaj punëtorit shqiptar. Ky i fundit nga shteti që duhet ta mbrojë cilësohet si skllav, por po vjen dita që skllevërit do t’i tregojnë vendin skllavëruesve, e kjo do të ndodhë përmes votës së lirë.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: