Telegrafikisht

Aktualitet

Skuraj-Ura pasarelë nga një lehtësi komunikimi dhe promocioni turistik tashmë është kthyer në një rrezik serioz per banoret.

Nga Edmond Brozi Kujtdo që ka i rënë të udhëtojë me makinë në aksin rrugor Milot-Peshkopi, i ka rënë në sy një urë pasarelë e ndërtuar pak vite më parë  mbi lumin Mat në fshatin Skuraj, aty ku dhe fillon lugina e Shkopetit. Kjo urë e varur e tipit pasarelë ia shtonte dhe më shumë bukuritë e hirshme luginës se Matit sapo lije majtas Rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë, ku [ Lexo më shumë...]

0 Comments

Kerkohet ura, vazhdojne te mbeten te izoluar disa familje ne Shkopet.

Fëmijët e disa familjeve ne fshatit Shkopet në Kurbin rrezikojnë jetën çdo ditë në përpjekje për të shkuar në shkollë. Ata janë të detyruar të kalojnë në forma primitive lumin e rrëmbyeshëm, për shkak se mungon ura. Ky problem eshte raportuar disa here ne shume media lokale dhe kombetare por deri tani asnje reagim nga institucionet pergjegjese. Për të kaluar nga njëri kah [ Lexo më shumë...]

0 Comments

Kurbini për të shitur veç fiq e dardha?!

Nga Violeta Murati Mbaj mend kamionët që niseshin nga çdo anë e rrethit në atë kohë, Krujës, drejt plazhit të Patokut, në Laç. Tani i thonë Laguna. Edhe pse fëmijë pushimet e verës i prisnim me padurim vetëm për të shkuar në Patok. Nga rruga nacionale deri në plazh, rruga vinte vijë e drejtë, në dy anët këneta, ku nuk ishte problem të shihje lloj lloj shpendësh të [ Lexo më shumë...]

0 Comments

Ura që i mbijetoj Nazismit por jo ” barbarëve të skrapit”

Nga Edmond Brozi Ura e Zogut (e quajtur kështu sepse u ngrit në kohën e qeverisjes së  Ahmet Zogut). Ura u ndërtua mbi lumin Mat në Milot, në harkun kohor të një viti nga Kompania Mazorana & Co. e përfaqësuar nga inxhinieri i vet zbatues Z. Erwin Schnitter dhe u inaugurua me 26 maj të vitit 1927. Projekti  u realizua nga inxhinieri Gjovalin Gjadri (1899-1974), i cili u diplomua [ Lexo më shumë...]

0 Comments

Mulliri i “Skënderbeut” i lënë në harresë…

Nga Edmond Brozi Ndër banorë të zonës rreth këtij mulliri fliten disa legjenda. Sipas legjendes thuhet që në ketë mulli ka bluar vetë Gjergj Kastrioti “Skënderbeu” me ushtrinë e tij pasi ushtria osmane i kishte djegur te gjithë mullijte e tjerë. Ky mulli arriti të shpëtonte nga sulmet barbare ngaqë ishte i fshehur mes malesh. Pasi mbaron së bluari kur Skënderbeu [ Lexo më shumë...]

1 Comment

Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Dita Ndërkombëtare e Gruas. 8 mars – Viti 1910 përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 Marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit, që vendosen që çdo vit [ Lexo më shumë...]

0 Comments

Ulliri i Gjormit Kurbin, më i vjetri në Ballkan

    Nga Dr.Selman MeziuNuk bën pjesë në zbulimet astronomike. As ndonje zbulim më çudisjellës se ai i Ajnshtajnit gjigand mbi teorinë relativitet ku pas njëqind vjetësh që zbulohen valët elektro manjetike të cilat ai vetë i kishte parashikuar teorikisht se egzistonin. Nuk e pa njeri në qiell, natën me yje si një disk fluturues. Edhe kjo jo. Nuk është zbulim i Prislit [ Lexo më shumë...]

0 Comments

Nje gaforre e rralle shfaqet ne lagunen e Patokut

Në rrjetat e peshkatarëve në Lagunën e Patokut, përpos gjahut të kërkuar siç janë peshqit, ka rënë dhe një gaforre me përmasa më të mëdha sesa të zakonshmet. Biologut Prof. Dr. Idriz Haxhia  tha se kjo gafore është e rrallë për shkak të përmasave të saja. “Kjo gaforre e gjetur sot pranë Lagunës në patok ishte gjetja e peshkatarëve të zonës  e cila shfaqet [ Lexo më shumë...]

0 Comments

Uzina e Superfosfatit Laç,simboli dhe “krenaria” e dikurshme e qytetit.

Pamje  nga Uzina e Superfosfatit Laç, “krenaria” e ketij qyteti gjate dekadave te fundit te regjimit komunist, vijon te na kercenoje edhe mbas 20 e ca vitesh kur ky regjim u debua. Gjithsesi kujtesa jone nuk mund ta hedhe pas ate çfare u be nder vite brenda kesaj fotografie. Uzina e Superfosfatit e cila më pas u shndërrua në Kombinatin Kimiko-Metalurgjik të Laçit përbëhej [ Lexo më shumë...]

0 Comments