AJO QË VENITET TEK TË RRITURIT RILIND TE FËMIJËT


(Reportazh nga Skuraj Kurbin)
-Nga Ymer Hysa-

Shkolla qendër komuniteti Skuraj dhe nisma e saj: “Ruajmë Kulturën e traditën, zhvillojmë aftësitë e talentet” e ktheu sot Skurajn në kryeqendër të kulturës kurbinase
Mes nxënësve, prindërve e të ftuarve nën moderimin e nxënësve të talentuar Alessia dhe Klesardo Gega nën përkujdesjen e mësuesve të kësaj shkolle dhe veçanërisht të studiuesit dhe shkrimtarit Zef Pjetri, sot palestra e shkollës 9- vjeçare të Skurajt (investim i World Vision Kurbin) oshëtiu nga tingujt festiv të këngëve e valleve, aktivitet mbreslenës ky i organizuar në përfundim të vitit akademik shkollor.
Fshati Skuraj, njëri nga fshatrat me tradita të hershme dhe nga më të rëndësishmit e Kurbinit, fshati i familjes së Bajraktarit tē Kurbinit dhe e shtëpisē së parē të kërij Bajraku, Vendi i Kuvendeve dhe i Vendimmarrjes, vendlindja e patriotit dhe udheheqesit të levizjes antiosmane pēr liri e pavarësi Gjin Pjetri dhe e shumë personaliteteve të tjerë të shkencēs dhe artit, vendlindja e historianēve dhe shkrimtarëve të shquar kurbinas si Vlash Prendi, Zef Pjetri, Kastriot Marku, poeteve të reja të talentuara Liza Brozi, Matilda Brozi, arkeologut Ded Margjoni etj.
Por nuk dua të zgjatëm në këtë minireportazh, për të treguar vlerat e larta patriotike, kulturore dhe historike, pasi ato janë të skalitura kudo në mendjet dhe zemrat e skurjanëve dhe të çdo kurbinasi, ajo që dua të përshkruaj dhe shpreh është pikërisht ai emocion që përcjell ndër breza kjo trashëgimi kulturore dhe historike.
Pikêrisht ruajtja e kulturēs dhe traditës dhe transmetimi saj ndër breza, do të ishte lajtmotivi i kësaj dite që do i shërbente ky aktivitet i organizuar bukur dhe vlerësuar nga të pranishmit e shumtë.
Shkolla qëndër komuniteti, një emërtim i gjetur dhe i spikatur ky, ku harmonizohen kaq bukur njohuritë, edukimi dhe bashkëpunimi nxënës, prindër, komunitet, më mirë se kudo dhe kurdo do ta shpaloste sot në Skuraj këtë trinom të rëndësishëm.
Nxënës të talentuar të kësaj shkolle, sot demostruan aftësitë dhe prirjet e mësuara nga mësuesit dhe prindërit e tyre për kulturën, traditën, historinë, zejet etj, siç ishin punimet me qëndisje, ato me grep, apo thurjet me shtiza etj që pothuajse janë në prag të shuarjes si zeje.
Krehja dhe tjerrja e leshit, me krehanë dhe bosht, si zeje të herëshme, ku gjyshet dhe nënat tona thurnin triko e çorape u përcollën mjaftë bukur në stendën e zejtareve të reja me punime si çanta, papuçë etj
Artizanët e rinj tregonin çiltërsisht për pasionin e zejtarit dhe punimet e tyre, ku do të binin në sy ndërtimi artizanal i furrave të pjekjes me dru, përpunimi i drurit dhe prodhimi I karrikeve portative dhe mjeteve të tjera ulëse, etj.
Nuk do ti mungonin këtij aktiviteti as të rinjte e talentuar historianë që do shpjegonin lirshëmi historinë dhe kulturën skuriane ndër vite, për kishat e lashta e ato mesjetare. Ndërsa gjeografët e rinj do të flisnin rrjedhshëm për faunën dhe florën e bollshme të këtij fshati.
Lojrat popullore si hanash, pesgursh, cicmic dhe tepër interesante loja filxhanash, të cilat u shoqëruan me këngët humoristike për humbësit u pritën me tëpër kureshtje nga të pranishmit. Teksa i ndiqja ato, para sysh më shfaqeshin të rinjtë e sotëm me telefonë në dorë duke luajtur lojra kompjuterike, duke i harruar totalisht ato tradicionale.
Nuk mund të anashkalohej kurrsesi fjala e dhënë, Besa, ajo cilësi e artë shqiptare e cila u përcoll përmes ovacionesh dhe duartrokitjesh nga grupi i aktorëve të rinj (grupi i teatrit) që interperetuan mjeshterisht pjesë nga drama “Kush e solli Doruntinën” e tj.
Gjithçka ishte harmonizuar me kujdes nga organizatorët ndaj nuk kishte si ti shpëtonin këtij aktiviteti mbreslënës as ninullat dhe as gatimet tradicionale, përfshirë këtu edhe përzgjedhjen me Gjëagjëza, fjalë të urta, legjenda etj, siç nuk do ti mungonin as interperpretuesit, këngëtarët dhe valltarët.
Emocionues ishte improvizimi nga të rinjtë i ngritjes së Flamurit Kombëtar në Milot nga Prijësi Kurbinas Gjin Pjetri, i cili ngriti në këmbë të paranishmit duke e mbajtur gjatë entuziazmin e krijuar.
Kurrsesi nuk mund ti mungonin këtij aktiviteti as veshjet kombëtare, as zëri brilant i këngëtarit kurbinas Kurt Lika dhe as vallet me motive nga të gjitha trevat shqiptare.
Të pranishëm në këtë aktivitet që do ruhet gjatë në kujtesë do të ishin Drejtues të Drejtorisë Së zyrës arsimore të rrethit si Drejtoresha znj. Pashke Zefi, Inspektorët e arsimit Xhelal Toçi dhe Zef Gjeta, Famullitari i Milotit At Xhovani, përfaqësuesi i Organizatës World Vision Kurbin Altin Vathaj e tjerë, të cilët me fjalën e tyre përshëndetëse përgëzuan organizatorët, nxenësit dhe mësuesit.
Në fund të pranishmit nuk mund të largoheshin pa provuar mikpritjen dhe shijuar gatimet tradicionale të këtij fshati.
Aktivitete të tilla me temë “Ruajme Kulturën e traditën, zhvillojmë aftësitë e talentet” do ishte mirë ti organizonin të gjitha shkollat jo vetëm në Kurbin, por kudo. Nëse sot jemi perfshirë në globalizëm, më mirë se kudo shqiptarët mund të konkurojnë tregjet me etnokulturën. Albanologë të njohur kanë shkruar gjatë për këtë dhe është në dorën tonë nëse do duam të shkruajnë të tjerë më pas. Urime Shkolla Skuraj, mbeteni model dhe yll ndriçues.

Laçi merr 3 pikë të arta ndaj Vllaznisë, (1-0), në një ndeshje spektakolare, ku nuk mungoi tensioni dhe rastet e shumta për shënim.

FOTO: F.Hazisllari

Laçi merr 3 pikë të arta ndaj Vllaznisë, (1-0), në një ndeshje spektakolare, ku nuk mungoi tensioni dhe rastet e shumta për shënim.

FOTO: F.Hazisllari

Goli i Guindos me 11-metërsh në minutën e 65-të, i dhuroi 3 pikë të arta kurbinasve, që nuk i ndahen kryesuesve të Tiranës, duke ngushtuar sërish diferencën në 6 pikë, ndërkohë Vllaznia është pozicionuar në vendin e 4-t, 13 pikë më pak se bardheblutë e Shehit!  Vlen të theksohet fakti se në pjesën e parë, Vllaznisë iu anulua një gol nga VAR-i, për prekje të topit me dorë të Da Silvës.

FT LAÇI – VLLAZNIA 1-0

Guindo 65′ (p)

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90+3′ Bulatoviç është i ndëshkuari i radhës te Vllaznia për faull në mesfushë!

90′ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Çobës! Akordohen 4 minuta shtesë!

86′ Zëvendësim edhe te Laçi, largohet Ujka në vendin e tij Turkaj.

85′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Jonuzi, në vendin e tij Çoba.

83′ Dominim i frikshëm i shkodranëve në këto minuta. Skuadra e Brdariç është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit.

80′ Pafat shkodranët në këto minuta, kësaj here traversa i thotë “jo” Aralicës!

79′ Tjetër pritje spektakolare e Dajsinanit, gardiani i Laçit, i mohon golin Da Silvës, pas gjuajtjes së kalibruar të brazilianit.

74′ Ndëshkohet me karton të verdhë e Viktor Da Silva.

72′ Vllaznia kryen dy zëvendësime, largohen Gjurgjeviç dhe Mustedanagiç, në vend të tyre Kruja dhe Haralica.

71′ Dajsinani bën heroin duke i mohuar një gol të sigurt shkodranëve, ku pas harkimit nga këndi skuadra e Brdariç provoi të shënonte me kokë, por gardiani i kurbinasve tregoi reflekset.

70′ Vllaznia hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Gjuajtja e kapitenit me të majtën grushtohet nga Dajsinani.

65′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Guindo shënon me 11-metërsh! Shpërthen festa te kurbinasit. Goli i 10-të për sulmuesin. 

63′ Penallti për Laçin, e fiton Mentor Mazrekaj, pas ndërhyrjes së gabuar të Da Silvës, nuk ka dyshime për gjyqtarin Hamitaj, 11-metërsh.


61′ Zëvendësim te Laçi, largohet Adeleke, vendin e tij e merr Zylfiu.

61′ Latifi provon me një predhë nga distanca, gjuajtja e tij ishte qëndore dhe u ndal pa probleme nga Dajsinani.

57′ Da Silva provon me një goditje të menjëhershme, por topi përplaset në fytyrën e Dajsinanit.

53′ Laçi kërkon penallti për prekje të topit me dorë të Dianje brenda zonës, por pas konsultës me dhomën e VAR-it, gjyqtari Hamiti merr vendimin që loja të vijojë.

49′ Mario Dajsinani i thotë “jo” Liridon Latifit. Pas tentativës së yllit të Vllaznisë nga vendi, gardiani bardhezi zgjatet bukur duke devijuar topin në këndore.

48′ Mazrekaj ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gurishtës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! Plot 7 kartonë të verdhë të nxjerrë nga xhepi i Hamitit në këtë fragment loje. 

45+3′ Ndëshkohet edhe Farudin Gjugjeviç me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

45+2′ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik ndaj Latifit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

45′ Vllaznia pretendon për penallti, pas duelit me Krymit dhe Deliut, në limitet e zonës, por për gjyqtarin Hamiti gjithçka e rregullt.

44′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mbrojtësi i Vllaznisë Dianje, për ndërhyrje të gabuar ndaj Deliut.

39′ Fillon e zverdhet sfida, Renato Ziko, është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë. Mbrojtësi humbet sfidën e radhës ndaj Dinamos.

38′ Klinti Qato ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Jonuzit.

33′ Skemë perfekte e Vllaznisë, Da Silva fton gurishtën, i cili tenton të shënojë, por topi nuk kishte forcën e duhur dhe u largua shumë pranë vijës fatale nga Renato Malota.

29′ Trajneri Thomas Brdariç ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

26′ Farudin Gjurgjeviç gjen rrugën e rrjetës, por goli nuk vlen! Sulmuesi nga Shkupi, përfiton nga gabimi i Malotës, shmang portierin Dajsinani dhe e dërgon topin në rrjetë, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Hamiti, sinjalizon prekje të topit me dorë nga Da Silva gjatë aksionit të golit.

25′ Liridon Latifi është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar në sulm.

20′ Adeleke provon me një kthesë brenda zonës, kontrollon pa probleme portieri Zogoviç.

17′ E pabesueshme çfarë humbet Latifi. Pas një aksoni fantastik nga e majta, Hakaj shërben bukur për Latifin, i cili në afërsi të pikës së penalltisë e ka dërguar topin mbi traversë.

15′ Kurbinasit më kërkuesë në këto minuta, por mungon saktësia në pasin e fundit.

10′ Loja është zhvendosur në mesin e fushës, me të dyja skuadrat që kërkojnë të marrin frenat e lojës.

7′ Ritëm i jashtëzakonshëm në këto minuta të para. Vllaznia provon të kundërpërgjigjet me Latifin, por ndërhyrja e Ujkës ishte vendimtare.

4′ Traversa shpëton Vllazninë. Pas kombinimit Deliu-Guindo, ky i fundit godet bukur brenda zonës, por sfera stampohet në traversën e Zogoviç.

1′ Ka nisur me rritëm kjo përballje, shkëndijën e parë e jep Vllaznia me Gjurgjeviç, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës!

1′ Starton supersfida në Laç.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko, Qato, Deliu, Ujka, Adeleke, Mazrekaj, Guindo.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Mustedanagiç, Latifi, Gjurgjeviç.

“Skuadra e madhe di të godasë”, Josa: Kishim portierin në ditë të mirë, ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër

Laçi arriti të triumfonte mes vështirësive ndaj Vllaznisë. Pavarësisht 3 pikëve të marra, trajneri i kurbinasve, Mirel Josa, evidentoi disa pakënaqësi nga ky duel, teksa në prononcimin për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

NDESHJA- Skuadra e madhe është ajo që kur ka rezultat di të godasë përsëri kundërshtarin. Kishim përballë një Vllazni që përveç ekuilibrat i ka të rregulluara, del në sulm me forca të shumta, duke pasur parasysh Hakajn dhe Gurishtën që ndihmojnë sulmin. Duhet të jemi më efikases në daljet përpara. Sot ishte dhe portieri jonë në ditë të mira dhe bëri ndërhyrje shumë të mira. U përgatitëm për të dalë me një vendosje tjetër para shënimit të golit, shenimi i golit na bëri që të rrimë përsëri në ekuilibra. Ishte një fitore ku u luajt shumë faktikisht.

MAZREKAJ- Dihen cilësitë e Mazrekajt, skuadra nuk është vetëm Mazrekaj, kam dhe lojtarë të tjerë që punojnë shumë, uroj që të jetë në gjendje më të mirë në ndeshjet në vazhdim. Karshi çdo lojtari kam dhe kërkesat e mija.

MUNGESAT- Ne do i bëjmë llogaritë me lojtarët që kemi. Lushkja do të përmendet gjithmonë në skuadrën tonë. Duhet të bëjmë shumë më mirë. Sot kishim vetëm një mungesë, Shehun. Gjithashtu kishim dhe problemin javor të Zarubicës, si rezultat i një dëmtimit. Ujka i kreu shumë mirë detyrat e veta, normalisht, duhet të jetë më i përqendruar. Do të shikojmë si do të normalizohemi pas këtyre 3 pikësh. Vërtet morëm 3 pikët, por ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër, Vllaznia na sulmoi dhe pati rastet e veta.

MUNGESA E PASAVE TË SAKTA- Ne në qoftë se kishim qetësi më të madhe në pjesën e parë, si rezultat i rrjedhës së lojës, unë u përgatita për të dalë me 4=4=2, duke futur Harmonin përpara dhe duke tërhequr Guindon prapa. Shënuam dhe nuk prisha rreshtimin në mesfushë. Edhe Ujka punoi mirë gjatë periudhës që luajti. Ishte ndeshja e parë që luajti që nga fillimi. Shehu është shumë efiksasës për lojën tonë. Bëmë ndërrimet në varësi të rezultatit. Vllaznia doli me 3 sulmuesë klasik përpara plus Latifin. Në 20 minutat e fundit duhet të ishim shumë më të kujdesshëm dhe duhet të shpërndanim topin tek krahët”, u shpreh Josa.

PANORAMASPORT.AL

Emocione dhe supergola, Guindo dhe Deliu i japin suksesin Laçit përballë Teutës

Laçi ka marrë tre pikët sot përballë Teutës në një ndeshje plot emocione në “Egnatia Arena” të mbyllur me shifrat 4-2 për skuadrën kurbinase.

Sfida nisi me shumë kujdes nga të dy skuadrat, të cilat evituan rreziqet para portave përkatëse dhe u desh një predhë nga jashtë zone e Aleksit për të hapur serinë e golave. Barazimin i kurbinasve erdhi në shtesën e pjesës së parë me Deliun dhe kjo ndryshoi pak dinamikën e ndeshjes

Në pjesën e dytë Laçi ishte më kërkues dhe ndonëse gjeti golin vetëm me penallti me VAR me Guindon, nuk u ndal dhe gjeti edhe golin e 3-1 përsëri me golashënuesin më të mirë të kampionatit. Hebaj hapi ndeshjen dhe pastaj pati mundësinë për të barazuar duelin, por u ndal nga shtylla. Në fund, erdhi edhe goli i dytë personal i Deliut që i vendosi vulën e sfidës dhe ngjiti Laçin në vendin e dytë në renditje dhe konfirmoi krizën pa fund të Teutës.

NDESHJA- Në një ndeshje nuk shkojnë gjërat ashtu sicc kërkojmë ne. Ne donim të kishim zbritje topit graduale. Teuta kishte strategji për të na kapur në presing kur topi ishte i ndaluar. Sidomos në gjysmëfushën tonë! Skuadra reagoi, por ishim edhe me fat. Shënuam në një moment shumë decciziv. Në qoftë se pjesa e parë do të mbaronte 1-0 tensioni do të ishte më i madh. Kishim probleme në topin e kthyer. Në pjesën e dytë e rritëm shumë nivelin e lojës. Teuta u shpërnda shumë dhe ne ishim shumë solid.

Duhet të  kemi respekt për ekipet kundërshtare. Edhe ata luajnë futboll. Nuk duhet të bëjmë faulle të panevojshme. Teuta na rrezikoi nga faulle standarde. Shtylla dhe rasti tjetër flagrant. Nuk duhet të bëjmë faulle kur lojtarët janë me shpinë.

Nuk duhet të merrem me problemet, në skuadrën time ka lojtarë që pretendojnë të jenë në formacion dhe un i hedh në fushë. Dy lojtarët që u futën, duhet të kishin mbyllur më shumë krahët. Ziko mbeti në gjysmëpozicioni, duhej ndihmë më e madhe. Menduam shumë shpejt për ndeshjen tjetër.

EUFORIA PAS GOLIT- Golat më shijojnë të gjithë njësoj. Janë momentet ato që  të bëjnë të lumtur, kur pastrohet ndeshja. Lushkja dhe lojtarë të tjerë janë pjestarë të skuadrës. Uroj që djali sa më shpejt të stabilizohet, por ai është i përqendruar këtu. Dëshira e tij dhe e imja është të shkojë lartë. Do të mundohemi të gjejmë tjetër”, u shpreh Josa.

PANORAMASPORT.AL

Laçit i mjafton goli i Lushkjes me penallti. Josa ndal “arratisjen” e Tiranës në krye

Laçit i ka mjaftuar goli i Regi Lushkjes me penallti në minutën e 90′ ndaj Tiranës.

Ishte një sfidë ku kryesisht nuk kishte asnjë rast të rrezikshëm, përveç asaj të minutës së 75′, ku bardhezinjtë e Mirel Josës nuk përfituan nga pakujdesia e Visar Bekajt ku grushtoi gabimisht.

Më pas në minutën e 86′ kurbinasit pretenduan për penallti ku Bekaj ndërhyu gabimisht dhe kryesori Cjapi nuk e gjykoi si të tillë, por më pas iu drejtua VAR-it për ta akorduar si 11-metërsh.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Regi Lushkjes, Josa merr tre pikë të çmuara ndaj ish-skuadrës së tij.

Me këtë sukses Laçi renditet në vendin e 4 në kuotën e 21 pikëve, ndërsa bardheblutë e Orges Shehit nuk përfitojnë nga ndalesa e Kukësit për tu shkëputur në kreun e renditjes dhe qëndrojnë në kuotën e 27 pikëve.

FT | LAÇI 1-0 TIRANA

Lushkja (p) 90′

KOMENTI LIVE –

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!

90′ GOOOOL LAÇI 1-0! Zhbllokohet sfida! Kurbinasit në avantazh me penallti me Regi Lushkjen.

86′ Laçi pretendon për penallti pas një ndërhyrjeje të Bekajt ndaj një lojtari të skuadrës kurbinase, fillimisht kryesori Cjapi nuk e ka akorduar më pas ka shkuar te VAR për ta riparë dhe akordon 11-metërsh për bardhezinjtë.

77′ Laçi kryen zëvendësimin e parë, ku largohet Dejan Zarubica dhe në vendin e tij aktivizohet Mentor Mazrekaj.

75′ Laçi pranë golit të parë, ku pas një grushtimi të gabuar të Visar Bekajt, kurbinasit nuk kanë përfituar për të realizuar.

64′ Behiratçe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar në dëm të Saliu Guindo, i cili u ndalua nga një aksion i shpejtë.

61′ Tirana kryen zëvendësim ku largohet Toli dhe në vendin e tij Ëngjëll Hoti.

55′ Skuadrat po mundohen të jenë të kujdesshme teksa loja është e spostuar në mesfushë për të gjetur hapësirat e mundshme për shënim.

46′ Nis pjesa e dytë! Skuadra kurbinase shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë të takimit.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 1 minutë shtesë!

35′ Rikthehen skenat e dhunës në stadiumet shqiptare, teksa dy tifozeritë hedhin stolat në drejtim të njëri-tjetrit.

34′ Majkëll Ngo ndëshkohet me karton të verdhë pas disa protesave.

25′ Probleme për Filip Najdovskin. Tirana kryen zëvendësim të detyruar teksa maqedonasin do ta zëvendësojë, Gentian Muça.

17′ Loja është e përqendruar në mesfushë, ku skuadrat po mundohen që të tregohen të kujdesshme, por edhe në kërkim të hapësirave për shënim.

11′ Tirana më konkrete në veprimet e saj, teksa Vesel Limaj tenton me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundoi lart portës së mbrojtur nga Dajsinani.

1′ Starton sfida! Skuadra e Tiranës shkelmon topin e parë të takimit nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Turkaj, Zarubica, Guindo. Trajner: Mirel Josa.

TIRANA – Bekaj; Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci; Toli, Najdovski, Limaj; Totre, Seferi, Ngo. Trajner: Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL

Laçi i rikthehet fitoreve, kurbinasit turpërojnë me 5 gola Dinamon

Laçi i rikthehet fitoreve pas 2 ndeshjeve teksa kurbinasit kanë turpëruar me 5 gola në shtëpi Dinamon.

Shifrat u hapën në minutën e 6′ me Guindonë ku shmangu dhe portierin Bakaj duke realizuar të parin për bardhezinjtë.ADVERTISEMENT

Në pjesën e dytë u rezervuan gjithsej 4 gola të tjerë për Laçin, ku Zarubica shënoi në të 54′, Shehu në minutën e 60′ dhe dy golat e shpejtë në minutat 73′ dhe 76′ nga Guindo dhe Lushkja që mbylli llogaritë e këtij takimi.

Me këtë sukses Laçi ngjitet në vendin e 4 duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Dinamo në vendin e 6 në kuotën e 13 pikëve, duke pasur dhe mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 19 gola të pësuar.

FT | LAÇI 5-0 DINAMO

Guindo 6′, 73′, Zarubica 54′, Shehu 60′, Lushkja 76′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë!

76′ GOOOOL LAÇI 5-0! Lushkja shënon të pestin për kurbinasit duke turpëruar Dinamon.

73′ GOOOL LAÇI 4-0! Guindo realizon të katërtin pas një aksioni të bukur të kurbinasve

68′ Laçi kryen zëvendësimin e parë, teksa largohet Mentor Mazrekaj dhe në vendin e tij aktivizohet Bashkim Velija.

62′ Dinamo kryen zëvendësim ku largohet nga fusha e lojës, Xhuliano Skuka për t’i bërë vend Enis Gavazajt.

60′ GOOOL LAÇI 3-0! Kurbinasit vulosin sfidën, teksa Julian Shehu tregohet i saktë me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit duke firmosur golin e tretë për Laçin.

54′ GOOOL LAÇI 2-0! Kurbinasit dyfishojnë shifrat pas një aksioni të shpejtë, teksa Zarubica realizon të dytin pas një devijimi.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 1 minutë shtesë!

35′ Të dyja skuadrat janë përqendruar në mesfushë ku po kërkojnë hapësira për shënim.

26′ Kartoni i parë i verdhë i sfidës vjen nga Aleksandar Isaevski i cili pas një ndërhyrje të gabuar ndëshkohet nga arbitri kryesor, Eldorian Hamiti.

21′ Pas një aksioni të shpejtë të Laçit, krijohet iluzioni i golit të dytë për kurbinasit. Mazrekaj me anë të një goditje topi prek rrjetën e jashtme.

13′ Dinamo pranë barazimit të shifrave, teksa Agim Ibraimi me një goditje brenda zonës ka goditur traversën e portës kurbinase. Shans i artë ky për kryeqytetasit.

6′ GOOOOL LAÇI 1-0! Zhbllokohet shumë shpejt sfida, kurbinasit kalojnë në avantazh pas një gabimi në mbrojtje të dinamovitëve dhe sulmuesi arrin të shmangë Bakajn dhe realizon golin e parë të takimit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Malota, Ignjatoviç, Ziko; Shehu, Deliu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

DINAMO – Bakaj; Siljanovski, Sofranak, Imami, Isaevski; Demiri, Samake; Skuka, Ibraimi, Mihana; Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

Alfred Milot Mirashi fiton çmimin ‘Skulptori i Vitit’ 2021 në Kiev

Me 23 tetor u janë dhënë disa çmime personaliteteve nga bota e artit në kopshtin e Bibliotekës Oblate, në Firenze për Celebrity Awards 2021.

Ceremonia ndërkombëtare, e cila u zhvillua në Kiev mbahet çdo vit shpërblen profesionistë në sektorë të ndryshëm që kanë arritur sukses ose që kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e kulturës, artit, muzikës, diplomacisë, mjedisit dhe njerëzimit.

Zgjedhja e vendit të çmimit i referohet 9 marsit të kaluar 2021, ku u përurua statuja e poetit ukrainas Taras Shevchenko (1814-1861), e punuar në bronz nga artisti ukrainas Oleg Pinchuk, së bashku me ekipin e tij – Sheludko Volodymyr. dhe Artem Tomashevsky.  Vepra iu dhurua nga qyteti i Kievit Bashkisë së Firences për të përkujtuar binjakëzimin historik që lidh dy qytetet që nga viti 1967 dhe si falënderim për monumentin e Dante Alighieri-t të instaluar në qendrën historike të Kievit më 10 dhjetor 2015.

Çmime morën personat e mëposhtëm:

Francesco Corsi, si kuratori më i mirë i artit i vitit 2021

Florentini me origjinë, ish-profesor i filozofisë, botues dhe themelues i kompanisë së artit ARTinGENIO, qershorin e kaluar inauguroi “ARTinGENIO MUSEUM”, Muzeu i artit bashkëkohor në dialog me botën mesjetare, i ndërtuar në Pizë në strukturën prestigjioze dhe moderne të punishteve të Garibaldit.

Alfred Milot Mirashi – jeton dhe punon në Firence, artisti italo-shqiptar shquhet mbi të gjitha për veprat e tij të jashtëzakonshme të skulpturave monumentale.  Së fundmi ai është duke realizuar në Avellino “Çelësi i Montevergines”nje veper gati 50 metra Një nga skulpturat më të mëdha në Evropë të bëra prej çeliku Corten.  Me instalacionet e tij artisti i dërgon një mesazh mbarë botës: “Nuk duhet t’i mbajmë dyert mbyllura te gjithë duhet të kenë mundësinë të realizojnë ëndrrat e tyre”. Çelësat e tij si instalacione mund të quhen “Çelësi i Bashkimit ” me një mesazh Ku shpresa për dialog te hapur drejt nje zhvillimi me  paqe mes popujve.

Maryna Shavrova – ukrainase nga lindja, fiorentine nga birësimi, do të marrë çmimin si promovuese e kulturës dhe artit ukrainas në Itali.

EKA, muzikanti dhe kompozitori ukrainas, i cili ka jeton në Itali prej vitesh, do të luajë Bandar, një instrument i lashtë me 64 tela.  Edhe ajo mori çmimin si bandoristja më e mirë e vitit 2021 direkt në skenën e Kievit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua nën patronazhin e Konsullatës së Ukrainës në Firence me përfaqësuesen e saj Oxana Polataitchouk.

Fitues e ketij edicionit ne Qytetin e Kievit ne Ucraine

Oleg Pinchuk- artisti i vitit

Alfred Milot Mirashi – Skulptori i vitit

Francesco Corsi- Kuratori i vitit

Valeria Leschova – kuratrice e artit bashkohor

EKA – bandurista e vitit

Maryna Shavrova- promovuese e artit dhe kulturës ukrainase në Itali

Kamaliya – këngëtarja e vitit

Igor Mizrakh – personaliteti i vitit

Elmira Akhundova – diplomatja e vitit

(ajo është ambasadore, deputete dhe shkrimtare e Azerbajxhanit)

Elena Leticia Teresa Mikusinski – diplomatja e vitit

(Amasadore della Argentina a Kiev).

Kurbin, protestë për ‘Urën e Zogut’. Aktivistët: Ministria e Kulturës të marrë masa

Nga Edmond Brozi

Të rinj të organizatës Sebastia dhe qytetarë të Kurbinit e Lezhës duke sfiduar kohën me shi ishin në një marshim-protestë ku qëllimi ishte të zgjonin nga gjumi institucionet përgjegjese të cilat paguhen nga taksat tona për mbrojtjen e monumenteve të trashegimisë sonë kulturore. Ajo që u vu re në këtë marshim ishte prezenca e vetem pak njerëzve, kjo jo nga fakti që kubinasve ju mungon ndjeshmëria për të tilla kauza por që në realitet halli dhe problemet e këtij komuniteti janë shumë më të mëdha.
U bënë dy vite nga tërmeti që shkatërroi qindra banesa dhe një pjesë e qytetarëve kurbinas jetojnë akoma në çadra. Si për ironi te fatit me gjithë problemet e pandemise për shkak të koronavirusit Kovid 19, Kurbini nuk ka akoma spital. Në këtë marshim ishin pak a shume ata aktivistë të shoqërisë civile që herë pas herë kanë ngritur zërin për problemet që shqetesojnë me së shumti këtë zonë e cila është ndër më të braktisurat nga shteti.
Nuk shpresonim që në këtë marshim të vinte ndonjë nga deputetët e qarkut Lezhë edhe pse ndjeshmëria për mbrojtjen e monumenteve tashmë të rrezikuara e tejkalon kufirin gjeo-politik, të pakten urojmë të ngrene zërin atje ku duhet!
Rikthehemi tek ura!

Gjendja në të cilen ndodhet sot flet shume. Flet shume per nivelin e institucioneve tona, tani dhe ne të shkuaren. Dëmi i shkaktuar kesaj ure është i madh, shkaku nuk është nga natyra dhe as nga mosha e saj. Kjo urë edhe pse e ndertuar ne vitin 1927, ishte një kryeveper inxhinjerike dhe jo si ato që ndertohen sot në kohë fushatash.
Dëmtuesit e kësaj ure kanë emra, ata janë kovat e eskavatorëve të cilat me gjithë denoncimet e herë pas hershme në media vazhdonin prej dekadash në kundershtim me ligjin por nën syrin qorr dhe veshin shurdher te institucioneve te gerryenin shtratin e këtij lumi.
Janë këto kompani të cilat dhe në këto momente marrin inerte ne lumin Mat që e kane dëmtuar këtë urë nga themelet.
Eshte e pakuptimte, e pashpjegueshme dhe e pafalshme që institucionet përgjegjëse akoma nuk kanë marrë asnjë mase per ta shpëtuar këte urë e cila gëzon dhe statusin monument kulture i kategorise së parë. Në vend që të merrnin masa të menjëhershme ato me sa duket po presin krejt gjakftohte që ura të shembet pasi ne gjendjen në të cilën ndodhet sot, shirërave të vjeshtes vështirë se mund të ju rezistonte.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim nëse kjo do te te ndodhte!
Jo 1% , as 1/1000 por ndoshta 1/1000000 e vleres së pasurisë që i është grabitur shtratit të lumit nga Skuraj dhe deri në Milot do të mjaftonte që kjo urë të restaurohej , ti vendosej ndriçimi madje dhe kamera sigurie.

Të vihej në funksion të turizmit dhe të meritonte statusin si monument kulture.

” BRAKTISJE “

Janë fshirë fshatra të tërë nga harta prej 30 vitesh që asnjë pushtues nuk mundi ti shpopullonte… E gjithë vëmendja e shtetit është e përqendruar vetem në dy a tre qytete.

Nga Edmond Brozi

Thone qe nje fotografi flet me shume se njemije fjale !

I tille eshte dhe rasti i meposhtem per te cilin nuk do ishte i nevojshem ndonje koment apo titull por do te doja shkurtimisht te sqaroja qe keto foto jane shkrepur jo me larg se 50 km. nga kryeqyteti yne Tirana perkatesisht ne Shkopet, Ferr-Shkopet dhe Skuraj ne rrethin e Kurbinit. Dikur Shkopeti dhe Ferr-Shkopeti ishin lagje te Skurajt por sot jane fshatra ne vete dhe pse popullsia e tyre eshte pergjysmuar si pasoje e levizjeve dhe emigracionit te 30 viteve te fundit.

Keto kulla me tre kate dhe shume te tjera ne keto zona qe prej shekujsh kane sherbyer jo vetem si banesa por dhe si qendra rezistence ndaj pushtuesve te huaj tashme jane lene ne meshire te kohes.Ne cilin do vend tjeter te Europes keto banesa do te restauroheshin dhe pershtateshin per tu vene ne dispozicion te turizmit por tek ne kjo gje nuk ka se si te ndodhe, ketu cdo investim apo fond qe levrohet nuk behet me qellimin e mire ku te perfitoje qytetari i zakonshem. Tek ne investimet behen per te vjedhur nga i pari tek i fundit nepermjet tenderave korruptive dhe PPP-ve.

Prej 30 vitesh fshatrat kudo ne Shqiperi jane lene krejt ne harrese nga shteti ku banoret e tyre te gjendur te tradhetuar nga ata qe i kane votebesuar, neperkembur dhe braktisur pa kurre fare investimesh si ne rruge, shkolla, qendra shendetesore, apo dhe te mungeses se energjise elektrike jane detyruar te shperngulen ne qytete si Tirana, Durresi etj. apo dhe duke marre rruget e emigrimit.

Fshati Skuraj eshte perfshire dhe ne projektin e 100 fshatrave te qeverise per mundesite qe mbart si zone per zhvillimin e turizmit. Kjo zone frekuentohet mjaft pergjate muajve te veres nga pushues ditor per shkak te bukurise dhe pastertise se Lumit te Matit por qe me pak vemendje do te ishte nje destinacion i rendesishem dhe per turizmin kulturor dhe te apasionuarit pas hiking.

Projekti i 100 fshatrave i shume trumbetuar nga kryeministri por deri me tani asgje konkrete i realizuar ne terren, madje nuk besoj te kete as ndonje projekt ne proces nga ana e bashkise Kurbin se si do vijohet… por gjendja e ketyre kullave flet shume.Nuk i kushton gjë shtetit që të subvensionojë mirmbajtjen dhe restaurimin e kullave, në mënyrë që kjo pasuri të vihet në shërbim të njerëzve, në shërbim të historisë dhe të turizmit.

TË SHENJTËROJMË PEMËN DHE GJELBËRIMIN NË PËRGJITHËSI. JETA E NJERIUT PO RREZIKOHET SERIOZISHT

Nga: Medi Gazi


Referuar raportit të Administrtës Oqeanike dhe Atmosferike para dy ditësh,rezulton se korriku 2021 është konsideruar si muaji më i nxehtë në historinë e planetit që kur temperaturat globale filluan të regjistrohen 142 vjet më parë.Në Siçili u regjistrua temperature më e lartë në Europë 48.8 gradë Celsius. Ngrohja globale është rrjedhim i çlirimit në tmosferë të gazeve të dëmshëm si dyoksidi i karbonit e metani nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti, fabrikat,dhe shkatërrimi,prerja dhe djegja e pyjeve. Ky gaz formon një shtresë në atmosferë e cila lejon deportimin e rrezeve të diellit në tokë por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e saj. Kjo gjë shkakton ngrohje të menjëhershme të tokës duke shkaktuar efekte katastrofale për planetin e njerëzimin.Ndryshimet klimatike kanë bërë më të fuqishme zjarret, përmbytjet dhe stuhitë. Raporti i Kombeve të Bashkuara është më alarmuesja e viteve të fundit dhe nuk lë shteg për interpretime: njerëzimi është në rrezik serioz nga valët e nxehtësisë gjithnjë e më të fuqishme, që do të prekin veçanërisht popullsitë e qendrave të mëdha tropikale në Azi e Afrikë. Politika duhet ta ketë parasysh se njerëzimi ka kohë vetëm 30 vite thuhet në këtë raport.Konspiracionistët kanë spjegimin dhe idetë e tyre për këtë situatë.Industrializimi, shfrytëzimi i natyrës nga vetë njeriu, në mënyrë të papërmbajtur, rritja e popullsisë vetëm shekullin e fundit gati katër herë,burimet më të mëdha të ndotjes që shkaktojnë efektin sere siç janë qymyri, nafta dhe gazi,natyrisht që do të kishin impaktin e vet në klimën në përgjithësi dhe ekuilibrat natyrorë në veçanti. Jeta në Tokë mund ta marrë veten nga ndryshimet e mëdha klimatike, duke u zhvilluar me specie të reja dhe duke krijuar ekosisteme të tjera , por për njerëzimin kjo nuk është e mundur.Le ti referohemi pak zhvillimeve historike që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike që studjohen edhe në teorinë e urbanistikës. Në historine 4.5 miliard vjeçare të planetit tonë, influencat e reaksioneve bërthamore që ndodhin në Diell, aty nga ku Toka merr energjinë e nevojshme dhe prej së cilës formohet edhe atmosfera e saj, ndodhin me mijra e mijra fenomene ciklike. Në periudha të ndryshme ka pasur thatësira të mëdha, përmbytje dhe akullnaja. Saharaja e sotme apo Tibeti nuk kanë qënë të tille para shumë e shumë shekujsh. Barka e Noes sipas Dhiatës së Vjetër nga thellesite e shekujve mbase na ka percjelle ndonje informacion. Nga shkarkesat elektrike atmosferike të rastësishme janë djegur masive të tëra me pyje. Në periudhën e Patriarkatit djegja e masiveve pyjore prej mijra dhe miliona hektarësh,për të fituar teritore te lira,dhe hapësira kullosore, u kthye në qëllim më vehte.Prandaj kanë ndodhur shpesh katastrofa ekologjike.Duhet të qartësojmë dhe nënvizojmë përsëri një gjë. Pyjet,bimësia e gjelbërt në përgjithësi përbëjnë bazën e jetës.Ku ka pyje,bimësi,gjelbërim ka ujë,oksigjen pra ka jetë. Ta spjegojmë në mënyrë të thjeshtuar:Ditën, gjethet e gjelbëra të pemëve thithin dyoksidin e karbonit(CO2 ),driten dhe rezatimin diellor dhe nëpërmjet një procesi të ndërlikuar në prani edhe të ujit që e kanë si përbërës të tyre, çlirojnë oksigjen (O2),lëndë ushqimore karbohidrate,lipide, etj dhe përsëri ujë.Në historikun e zhvillimit të gjallesave në fillim lindi bimësia dhe më vonë ,pas tyre,lindën kafshët dhe njeriu.Sipas të ashtuquajturit ligjit të “ Vargut Torfik”,bimët e sigurojnë ushqimin vete nepermjet tokes dhe atmosferes,kafshët ushqehen nga bimët,gjitarët nga kafshët dhe njeriu ushqehet nga bimët dhe kafshët.Pra thjesht pa pyje pa gjelbërim njeriu nuk mund të jetojë. Prandaj është e domosdoshme që ato të ruhen,mirëmbahen,shtohen dhe zhvillohen. Dhe në krye të kësaj pune duhet të jenë inxhinierët e pyjeve,ambientalistët,inxhinierët e mjedisit,urbanistët etj.Dhe jo tu lihet në dorë militantëve apo profesionistëve të fushave që nuk kanë lidhje me ambientin. Në fushën e urbanistikës është e nevojshme të futet në regulloren e saj në mënyrë të detyrueshme ndërtimi i banesave me kritere bio-arkitektonike, në gjendje të ruajnë një temperaturë të pranueshme brenda tyre.Në qytetin e Laçit,vazhdon puna për ndërtimin e banesave të reja të dëmtuara nga tërmeti,rregullimi i plotë i infrastrukturës inxhinierike,rregullimi i sistemit rrugor duke e harmonizuar me rrugën e kishës së Shen Ndout, ndërtimi dhe stabilizimi i kanalit të qytetit,riparimi dhe lyerja e të gjithë fasadave të gjithë pallateve etj.Vërejtjet e profesionistëve që lidheshin me parametrat e hapësirave urbane,profileve tërthore të rrugëve dhe trotuarëve,të mundshme për tu realizuar, tashmë janë të pamundura dhe të pakthyeshme pasi duheshin realizuar që në fazën e projektimit.Gjithësesi përderisa këto punime po shoqërohen edhe me gjelbërim të shtuar,kjo përbën një shans të madh, një mrekulli, për qytetin e bukur dhe të shenjtë të Laçit.Kurse tjetër situatë paraqitet në Tiranë. Po ndërtohet me leje ndërtimi brënda zonës së pallateve apo bllokut të krijuar duke mos lënë asnjë hapësirë të gjelbërt,jo vetëm në zonën e Astirit që ka masivitet ndërtimesh por në të gjitha zonat e tjera duke përfshirë edhe zonën tek ish fusha e aviacionit.Duke qënë se nuk po mbetet pothuajse asgjë nga hapësirat e gjelbërta brënda pallateve shumëkatëshe të ndërtuara,apo që po ndërtohen,nga ndërtues të pasur dhe të fortë të lidhur natyrisht me pushtetin,tingëllojnë të neveritshmë,false dhe bajate thëniet apo retorikat e drejtuesve të kësaj bashkie për shtim të sipërfaqeve të gjelbërta në zonën urbane apo brënda vijës kufizuese të qytetit të Tiranës. Prandaj edhe njëherë të na shoqërojë motoja :“ Le ta shenjtërojmë pemën.Kush mbjell një pemë,mbron një jetë”.

Inxhinier Medi Gazi

Këtë e pëlqejnë %d blogues: