AJO QË VENITET TEK TË RRITURIT RILIND TE FËMIJËT


(Reportazh nga Skuraj Kurbin)
-Nga Ymer Hysa-

Shkolla qendër komuniteti Skuraj dhe nisma e saj: “Ruajmë Kulturën e traditën, zhvillojmë aftësitë e talentet” e ktheu sot Skurajn në kryeqendër të kulturës kurbinase
Mes nxënësve, prindërve e të ftuarve nën moderimin e nxënësve të talentuar Alessia dhe Klesardo Gega nën përkujdesjen e mësuesve të kësaj shkolle dhe veçanërisht të studiuesit dhe shkrimtarit Zef Pjetri, sot palestra e shkollës 9- vjeçare të Skurajt (investim i World Vision Kurbin) oshëtiu nga tingujt festiv të këngëve e valleve, aktivitet mbreslenës ky i organizuar në përfundim të vitit akademik shkollor.
Fshati Skuraj, njëri nga fshatrat me tradita të hershme dhe nga më të rëndësishmit e Kurbinit, fshati i familjes së Bajraktarit tē Kurbinit dhe e shtëpisē së parē të kërij Bajraku, Vendi i Kuvendeve dhe i Vendimmarrjes, vendlindja e patriotit dhe udheheqesit të levizjes antiosmane pēr liri e pavarësi Gjin Pjetri dhe e shumë personaliteteve të tjerë të shkencēs dhe artit, vendlindja e historianēve dhe shkrimtarëve të shquar kurbinas si Vlash Prendi, Zef Pjetri, Kastriot Marku, poeteve të reja të talentuara Liza Brozi, Matilda Brozi, arkeologut Ded Margjoni etj.
Por nuk dua të zgjatëm në këtë minireportazh, për të treguar vlerat e larta patriotike, kulturore dhe historike, pasi ato janë të skalitura kudo në mendjet dhe zemrat e skurjanëve dhe të çdo kurbinasi, ajo që dua të përshkruaj dhe shpreh është pikërisht ai emocion që përcjell ndër breza kjo trashëgimi kulturore dhe historike.
Pikêrisht ruajtja e kulturēs dhe traditës dhe transmetimi saj ndër breza, do të ishte lajtmotivi i kësaj dite që do i shërbente ky aktivitet i organizuar bukur dhe vlerësuar nga të pranishmit e shumtë.
Shkolla qëndër komuniteti, një emërtim i gjetur dhe i spikatur ky, ku harmonizohen kaq bukur njohuritë, edukimi dhe bashkëpunimi nxënës, prindër, komunitet, më mirë se kudo dhe kurdo do ta shpaloste sot në Skuraj këtë trinom të rëndësishëm.
Nxënës të talentuar të kësaj shkolle, sot demostruan aftësitë dhe prirjet e mësuara nga mësuesit dhe prindërit e tyre për kulturën, traditën, historinë, zejet etj, siç ishin punimet me qëndisje, ato me grep, apo thurjet me shtiza etj që pothuajse janë në prag të shuarjes si zeje.
Krehja dhe tjerrja e leshit, me krehanë dhe bosht, si zeje të herëshme, ku gjyshet dhe nënat tona thurnin triko e çorape u përcollën mjaftë bukur në stendën e zejtareve të reja me punime si çanta, papuçë etj
Artizanët e rinj tregonin çiltërsisht për pasionin e zejtarit dhe punimet e tyre, ku do të binin në sy ndërtimi artizanal i furrave të pjekjes me dru, përpunimi i drurit dhe prodhimi I karrikeve portative dhe mjeteve të tjera ulëse, etj.
Nuk do ti mungonin këtij aktiviteti as të rinjte e talentuar historianë që do shpjegonin lirshëmi historinë dhe kulturën skuriane ndër vite, për kishat e lashta e ato mesjetare. Ndërsa gjeografët e rinj do të flisnin rrjedhshëm për faunën dhe florën e bollshme të këtij fshati.
Lojrat popullore si hanash, pesgursh, cicmic dhe tepër interesante loja filxhanash, të cilat u shoqëruan me këngët humoristike për humbësit u pritën me tëpër kureshtje nga të pranishmit. Teksa i ndiqja ato, para sysh më shfaqeshin të rinjtë e sotëm me telefonë në dorë duke luajtur lojra kompjuterike, duke i harruar totalisht ato tradicionale.
Nuk mund të anashkalohej kurrsesi fjala e dhënë, Besa, ajo cilësi e artë shqiptare e cila u përcoll përmes ovacionesh dhe duartrokitjesh nga grupi i aktorëve të rinj (grupi i teatrit) që interperetuan mjeshterisht pjesë nga drama “Kush e solli Doruntinën” e tj.
Gjithçka ishte harmonizuar me kujdes nga organizatorët ndaj nuk kishte si ti shpëtonin këtij aktiviteti mbreslënës as ninullat dhe as gatimet tradicionale, përfshirë këtu edhe përzgjedhjen me Gjëagjëza, fjalë të urta, legjenda etj, siç nuk do ti mungonin as interperpretuesit, këngëtarët dhe valltarët.
Emocionues ishte improvizimi nga të rinjtë i ngritjes së Flamurit Kombëtar në Milot nga Prijësi Kurbinas Gjin Pjetri, i cili ngriti në këmbë të paranishmit duke e mbajtur gjatë entuziazmin e krijuar.
Kurrsesi nuk mund ti mungonin këtij aktiviteti as veshjet kombëtare, as zëri brilant i këngëtarit kurbinas Kurt Lika dhe as vallet me motive nga të gjitha trevat shqiptare.
Të pranishëm në këtë aktivitet që do ruhet gjatë në kujtesë do të ishin Drejtues të Drejtorisë Së zyrës arsimore të rrethit si Drejtoresha znj. Pashke Zefi, Inspektorët e arsimit Xhelal Toçi dhe Zef Gjeta, Famullitari i Milotit At Xhovani, përfaqësuesi i Organizatës World Vision Kurbin Altin Vathaj e tjerë, të cilët me fjalën e tyre përshëndetëse përgëzuan organizatorët, nxenësit dhe mësuesit.
Në fund të pranishmit nuk mund të largoheshin pa provuar mikpritjen dhe shijuar gatimet tradicionale të këtij fshati.
Aktivitete të tilla me temë “Ruajme Kulturën e traditën, zhvillojmë aftësitë e talentet” do ishte mirë ti organizonin të gjitha shkollat jo vetëm në Kurbin, por kudo. Nëse sot jemi perfshirë në globalizëm, më mirë se kudo shqiptarët mund të konkurojnë tregjet me etnokulturën. Albanologë të njohur kanë shkruar gjatë për këtë dhe është në dorën tonë nëse do duam të shkruajnë të tjerë më pas. Urime Shkolla Skuraj, mbeteni model dhe yll ndriçues.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: