Laçi merr 3 pikë të arta ndaj Vllaznisë, (1-0), në një ndeshje spektakolare, ku nuk mungoi tensioni dhe rastet e shumta për shënim.

FOTO: F.Hazisllari

Laçi merr 3 pikë të arta ndaj Vllaznisë, (1-0), në një ndeshje spektakolare, ku nuk mungoi tensioni dhe rastet e shumta për shënim.

FOTO: F.Hazisllari

Goli i Guindos me 11-metërsh në minutën e 65-të, i dhuroi 3 pikë të arta kurbinasve, që nuk i ndahen kryesuesve të Tiranës, duke ngushtuar sërish diferencën në 6 pikë, ndërkohë Vllaznia është pozicionuar në vendin e 4-t, 13 pikë më pak se bardheblutë e Shehit!  Vlen të theksohet fakti se në pjesën e parë, Vllaznisë iu anulua një gol nga VAR-i, për prekje të topit me dorë të Da Silvës.

FT LAÇI – VLLAZNIA 1-0

Guindo 65′ (p)

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90+3′ Bulatoviç është i ndëshkuari i radhës te Vllaznia për faull në mesfushë!

90′ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Çobës! Akordohen 4 minuta shtesë!

86′ Zëvendësim edhe te Laçi, largohet Ujka në vendin e tij Turkaj.

85′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Jonuzi, në vendin e tij Çoba.

83′ Dominim i frikshëm i shkodranëve në këto minuta. Skuadra e Brdariç është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit.

80′ Pafat shkodranët në këto minuta, kësaj here traversa i thotë “jo” Aralicës!

79′ Tjetër pritje spektakolare e Dajsinanit, gardiani i Laçit, i mohon golin Da Silvës, pas gjuajtjes së kalibruar të brazilianit.

74′ Ndëshkohet me karton të verdhë e Viktor Da Silva.

72′ Vllaznia kryen dy zëvendësime, largohen Gjurgjeviç dhe Mustedanagiç, në vend të tyre Kruja dhe Haralica.

71′ Dajsinani bën heroin duke i mohuar një gol të sigurt shkodranëve, ku pas harkimit nga këndi skuadra e Brdariç provoi të shënonte me kokë, por gardiani i kurbinasve tregoi reflekset.

70′ Vllaznia hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Gjuajtja e kapitenit me të majtën grushtohet nga Dajsinani.

65′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Guindo shënon me 11-metërsh! Shpërthen festa te kurbinasit. Goli i 10-të për sulmuesin. 

63′ Penallti për Laçin, e fiton Mentor Mazrekaj, pas ndërhyrjes së gabuar të Da Silvës, nuk ka dyshime për gjyqtarin Hamitaj, 11-metërsh.


61′ Zëvendësim te Laçi, largohet Adeleke, vendin e tij e merr Zylfiu.

61′ Latifi provon me një predhë nga distanca, gjuajtja e tij ishte qëndore dhe u ndal pa probleme nga Dajsinani.

57′ Da Silva provon me një goditje të menjëhershme, por topi përplaset në fytyrën e Dajsinanit.

53′ Laçi kërkon penallti për prekje të topit me dorë të Dianje brenda zonës, por pas konsultës me dhomën e VAR-it, gjyqtari Hamiti merr vendimin që loja të vijojë.

49′ Mario Dajsinani i thotë “jo” Liridon Latifit. Pas tentativës së yllit të Vllaznisë nga vendi, gardiani bardhezi zgjatet bukur duke devijuar topin në këndore.

48′ Mazrekaj ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gurishtës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! Plot 7 kartonë të verdhë të nxjerrë nga xhepi i Hamitit në këtë fragment loje. 

45+3′ Ndëshkohet edhe Farudin Gjugjeviç me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

45+2′ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik ndaj Latifit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

45′ Vllaznia pretendon për penallti, pas duelit me Krymit dhe Deliut, në limitet e zonës, por për gjyqtarin Hamiti gjithçka e rregullt.

44′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mbrojtësi i Vllaznisë Dianje, për ndërhyrje të gabuar ndaj Deliut.

39′ Fillon e zverdhet sfida, Renato Ziko, është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë. Mbrojtësi humbet sfidën e radhës ndaj Dinamos.

38′ Klinti Qato ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Jonuzit.

33′ Skemë perfekte e Vllaznisë, Da Silva fton gurishtën, i cili tenton të shënojë, por topi nuk kishte forcën e duhur dhe u largua shumë pranë vijës fatale nga Renato Malota.

29′ Trajneri Thomas Brdariç ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

26′ Farudin Gjurgjeviç gjen rrugën e rrjetës, por goli nuk vlen! Sulmuesi nga Shkupi, përfiton nga gabimi i Malotës, shmang portierin Dajsinani dhe e dërgon topin në rrjetë, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Hamiti, sinjalizon prekje të topit me dorë nga Da Silva gjatë aksionit të golit.

25′ Liridon Latifi është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar në sulm.

20′ Adeleke provon me një kthesë brenda zonës, kontrollon pa probleme portieri Zogoviç.

17′ E pabesueshme çfarë humbet Latifi. Pas një aksoni fantastik nga e majta, Hakaj shërben bukur për Latifin, i cili në afërsi të pikës së penalltisë e ka dërguar topin mbi traversë.

15′ Kurbinasit më kërkuesë në këto minuta, por mungon saktësia në pasin e fundit.

10′ Loja është zhvendosur në mesin e fushës, me të dyja skuadrat që kërkojnë të marrin frenat e lojës.

7′ Ritëm i jashtëzakonshëm në këto minuta të para. Vllaznia provon të kundërpërgjigjet me Latifin, por ndërhyrja e Ujkës ishte vendimtare.

4′ Traversa shpëton Vllazninë. Pas kombinimit Deliu-Guindo, ky i fundit godet bukur brenda zonës, por sfera stampohet në traversën e Zogoviç.

1′ Ka nisur me rritëm kjo përballje, shkëndijën e parë e jep Vllaznia me Gjurgjeviç, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës!

1′ Starton supersfida në Laç.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko, Qato, Deliu, Ujka, Adeleke, Mazrekaj, Guindo.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Mustedanagiç, Latifi, Gjurgjeviç.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: