Telegrafikisht

Laçi i rikthehet fitoreve, kurbinasit turpërojnë me 5 gola Dinamon

Laçi i rikthehet fitoreve pas 2 ndeshjeve teksa kurbinasit kanë turpëruar me 5 gola në shtëpi Dinamon.

Shifrat u hapën në minutën e 6′ me Guindonë ku shmangu dhe portierin Bakaj duke realizuar të parin për bardhezinjtë.ADVERTISEMENT

Në pjesën e dytë u rezervuan gjithsej 4 gola të tjerë për Laçin, ku Zarubica shënoi në të 54′, Shehu në minutën e 60′ dhe dy golat e shpejtë në minutat 73′ dhe 76′ nga Guindo dhe Lushkja që mbylli llogaritë e këtij takimi.

Me këtë sukses Laçi ngjitet në vendin e 4 duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Dinamo në vendin e 6 në kuotën e 13 pikëve, duke pasur dhe mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 19 gola të pësuar.

FT | LAÇI 5-0 DINAMO

Guindo 6′, 73′, Zarubica 54′, Shehu 60′, Lushkja 76′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë!

76′ GOOOOL LAÇI 5-0! Lushkja shënon të pestin për kurbinasit duke turpëruar Dinamon.

73′ GOOOL LAÇI 4-0! Guindo realizon të katërtin pas një aksioni të bukur të kurbinasve

68′ Laçi kryen zëvendësimin e parë, teksa largohet Mentor Mazrekaj dhe në vendin e tij aktivizohet Bashkim Velija.

62′ Dinamo kryen zëvendësim ku largohet nga fusha e lojës, Xhuliano Skuka për t’i bërë vend Enis Gavazajt.

60′ GOOOL LAÇI 3-0! Kurbinasit vulosin sfidën, teksa Julian Shehu tregohet i saktë me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit duke firmosur golin e tretë për Laçin.

54′ GOOOL LAÇI 2-0! Kurbinasit dyfishojnë shifrat pas një aksioni të shpejtë, teksa Zarubica realizon të dytin pas një devijimi.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 1 minutë shtesë!

35′ Të dyja skuadrat janë përqendruar në mesfushë ku po kërkojnë hapësira për shënim.

26′ Kartoni i parë i verdhë i sfidës vjen nga Aleksandar Isaevski i cili pas një ndërhyrje të gabuar ndëshkohet nga arbitri kryesor, Eldorian Hamiti.

21′ Pas një aksioni të shpejtë të Laçit, krijohet iluzioni i golit të dytë për kurbinasit. Mazrekaj me anë të një goditje topi prek rrjetën e jashtme.

13′ Dinamo pranë barazimit të shifrave, teksa Agim Ibraimi me një goditje brenda zonës ka goditur traversën e portës kurbinase. Shans i artë ky për kryeqytetasit.

6′ GOOOOL LAÇI 1-0! Zhbllokohet shumë shpejt sfida, kurbinasit kalojnë në avantazh pas një gabimi në mbrojtje të dinamovitëve dhe sulmuesi arrin të shmangë Bakajn dhe realizon golin e parë të takimit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Malota, Ignjatoviç, Ziko; Shehu, Deliu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

DINAMO – Bakaj; Siljanovski, Sofranak, Imami, Isaevski; Demiri, Samake; Skuka, Ibraimi, Mihana; Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: