Telegrafikisht

Kurbin, protestë për ‘Urën e Zogut’. Aktivistët: Ministria e Kulturës të marrë masa

Nga Edmond Brozi

Të rinj të organizatës Sebastia dhe qytetarë të Kurbinit e Lezhës duke sfiduar kohën me shi ishin në një marshim-protestë ku qëllimi ishte të zgjonin nga gjumi institucionet përgjegjese të cilat paguhen nga taksat tona për mbrojtjen e monumenteve të trashegimisë sonë kulturore. Ajo që u vu re në këtë marshim ishte prezenca e vetem pak njerëzve, kjo jo nga fakti që kubinasve ju mungon ndjeshmëria për të tilla kauza por që në realitet halli dhe problemet e këtij komuniteti janë shumë më të mëdha.
U bënë dy vite nga tërmeti që shkatërroi qindra banesa dhe një pjesë e qytetarëve kurbinas jetojnë akoma në çadra. Si për ironi te fatit me gjithë problemet e pandemise për shkak të koronavirusit Kovid 19, Kurbini nuk ka akoma spital. Në këtë marshim ishin pak a shume ata aktivistë të shoqërisë civile që herë pas herë kanë ngritur zërin për problemet që shqetesojnë me së shumti këtë zonë e cila është ndër më të braktisurat nga shteti.
Nuk shpresonim që në këtë marshim të vinte ndonjë nga deputetët e qarkut Lezhë edhe pse ndjeshmëria për mbrojtjen e monumenteve tashmë të rrezikuara e tejkalon kufirin gjeo-politik, të pakten urojmë të ngrene zërin atje ku duhet!
Rikthehemi tek ura!

Gjendja në të cilen ndodhet sot flet shume. Flet shume per nivelin e institucioneve tona, tani dhe ne të shkuaren. Dëmi i shkaktuar kesaj ure është i madh, shkaku nuk është nga natyra dhe as nga mosha e saj. Kjo urë edhe pse e ndertuar ne vitin 1927, ishte një kryeveper inxhinjerike dhe jo si ato që ndertohen sot në kohë fushatash.
Dëmtuesit e kësaj ure kanë emra, ata janë kovat e eskavatorëve të cilat me gjithë denoncimet e herë pas hershme në media vazhdonin prej dekadash në kundershtim me ligjin por nën syrin qorr dhe veshin shurdher te institucioneve te gerryenin shtratin e këtij lumi.
Janë këto kompani të cilat dhe në këto momente marrin inerte ne lumin Mat që e kane dëmtuar këtë urë nga themelet.
Eshte e pakuptimte, e pashpjegueshme dhe e pafalshme që institucionet përgjegjëse akoma nuk kanë marrë asnjë mase per ta shpëtuar këte urë e cila gëzon dhe statusin monument kulture i kategorise së parë. Në vend që të merrnin masa të menjëhershme ato me sa duket po presin krejt gjakftohte që ura të shembet pasi ne gjendjen në të cilën ndodhet sot, shirërave të vjeshtes vështirë se mund të ju rezistonte.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim nëse kjo do te te ndodhte!
Jo 1% , as 1/1000 por ndoshta 1/1000000 e vleres së pasurisë që i është grabitur shtratit të lumit nga Skuraj dhe deri në Milot do të mjaftonte që kjo urë të restaurohej , ti vendosej ndriçimi madje dhe kamera sigurie.

Të vihej në funksion të turizmit dhe të meritonte statusin si monument kulture.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: