Telegrafikisht

TË SHENJTËROJMË PEMËN DHE GJELBËRIMIN NË PËRGJITHËSI. JETA E NJERIUT PO RREZIKOHET SERIOZISHT

Nga: Medi Gazi


Referuar raportit të Administrtës Oqeanike dhe Atmosferike para dy ditësh,rezulton se korriku 2021 është konsideruar si muaji më i nxehtë në historinë e planetit që kur temperaturat globale filluan të regjistrohen 142 vjet më parë.Në Siçili u regjistrua temperature më e lartë në Europë 48.8 gradë Celsius. Ngrohja globale është rrjedhim i çlirimit në tmosferë të gazeve të dëmshëm si dyoksidi i karbonit e metani nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti, fabrikat,dhe shkatërrimi,prerja dhe djegja e pyjeve. Ky gaz formon një shtresë në atmosferë e cila lejon deportimin e rrezeve të diellit në tokë por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e saj. Kjo gjë shkakton ngrohje të menjëhershme të tokës duke shkaktuar efekte katastrofale për planetin e njerëzimin.Ndryshimet klimatike kanë bërë më të fuqishme zjarret, përmbytjet dhe stuhitë. Raporti i Kombeve të Bashkuara është më alarmuesja e viteve të fundit dhe nuk lë shteg për interpretime: njerëzimi është në rrezik serioz nga valët e nxehtësisë gjithnjë e më të fuqishme, që do të prekin veçanërisht popullsitë e qendrave të mëdha tropikale në Azi e Afrikë. Politika duhet ta ketë parasysh se njerëzimi ka kohë vetëm 30 vite thuhet në këtë raport.Konspiracionistët kanë spjegimin dhe idetë e tyre për këtë situatë.Industrializimi, shfrytëzimi i natyrës nga vetë njeriu, në mënyrë të papërmbajtur, rritja e popullsisë vetëm shekullin e fundit gati katër herë,burimet më të mëdha të ndotjes që shkaktojnë efektin sere siç janë qymyri, nafta dhe gazi,natyrisht që do të kishin impaktin e vet në klimën në përgjithësi dhe ekuilibrat natyrorë në veçanti. Jeta në Tokë mund ta marrë veten nga ndryshimet e mëdha klimatike, duke u zhvilluar me specie të reja dhe duke krijuar ekosisteme të tjera , por për njerëzimin kjo nuk është e mundur.Le ti referohemi pak zhvillimeve historike që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike që studjohen edhe në teorinë e urbanistikës. Në historine 4.5 miliard vjeçare të planetit tonë, influencat e reaksioneve bërthamore që ndodhin në Diell, aty nga ku Toka merr energjinë e nevojshme dhe prej së cilës formohet edhe atmosfera e saj, ndodhin me mijra e mijra fenomene ciklike. Në periudha të ndryshme ka pasur thatësira të mëdha, përmbytje dhe akullnaja. Saharaja e sotme apo Tibeti nuk kanë qënë të tille para shumë e shumë shekujsh. Barka e Noes sipas Dhiatës së Vjetër nga thellesite e shekujve mbase na ka percjelle ndonje informacion. Nga shkarkesat elektrike atmosferike të rastësishme janë djegur masive të tëra me pyje. Në periudhën e Patriarkatit djegja e masiveve pyjore prej mijra dhe miliona hektarësh,për të fituar teritore te lira,dhe hapësira kullosore, u kthye në qëllim më vehte.Prandaj kanë ndodhur shpesh katastrofa ekologjike.Duhet të qartësojmë dhe nënvizojmë përsëri një gjë. Pyjet,bimësia e gjelbërt në përgjithësi përbëjnë bazën e jetës.Ku ka pyje,bimësi,gjelbërim ka ujë,oksigjen pra ka jetë. Ta spjegojmë në mënyrë të thjeshtuar:Ditën, gjethet e gjelbëra të pemëve thithin dyoksidin e karbonit(CO2 ),driten dhe rezatimin diellor dhe nëpërmjet një procesi të ndërlikuar në prani edhe të ujit që e kanë si përbërës të tyre, çlirojnë oksigjen (O2),lëndë ushqimore karbohidrate,lipide, etj dhe përsëri ujë.Në historikun e zhvillimit të gjallesave në fillim lindi bimësia dhe më vonë ,pas tyre,lindën kafshët dhe njeriu.Sipas të ashtuquajturit ligjit të “ Vargut Torfik”,bimët e sigurojnë ushqimin vete nepermjet tokes dhe atmosferes,kafshët ushqehen nga bimët,gjitarët nga kafshët dhe njeriu ushqehet nga bimët dhe kafshët.Pra thjesht pa pyje pa gjelbërim njeriu nuk mund të jetojë. Prandaj është e domosdoshme që ato të ruhen,mirëmbahen,shtohen dhe zhvillohen. Dhe në krye të kësaj pune duhet të jenë inxhinierët e pyjeve,ambientalistët,inxhinierët e mjedisit,urbanistët etj.Dhe jo tu lihet në dorë militantëve apo profesionistëve të fushave që nuk kanë lidhje me ambientin. Në fushën e urbanistikës është e nevojshme të futet në regulloren e saj në mënyrë të detyrueshme ndërtimi i banesave me kritere bio-arkitektonike, në gjendje të ruajnë një temperaturë të pranueshme brenda tyre.Në qytetin e Laçit,vazhdon puna për ndërtimin e banesave të reja të dëmtuara nga tërmeti,rregullimi i plotë i infrastrukturës inxhinierike,rregullimi i sistemit rrugor duke e harmonizuar me rrugën e kishës së Shen Ndout, ndërtimi dhe stabilizimi i kanalit të qytetit,riparimi dhe lyerja e të gjithë fasadave të gjithë pallateve etj.Vërejtjet e profesionistëve që lidheshin me parametrat e hapësirave urbane,profileve tërthore të rrugëve dhe trotuarëve,të mundshme për tu realizuar, tashmë janë të pamundura dhe të pakthyeshme pasi duheshin realizuar që në fazën e projektimit.Gjithësesi përderisa këto punime po shoqërohen edhe me gjelbërim të shtuar,kjo përbën një shans të madh, një mrekulli, për qytetin e bukur dhe të shenjtë të Laçit.Kurse tjetër situatë paraqitet në Tiranë. Po ndërtohet me leje ndërtimi brënda zonës së pallateve apo bllokut të krijuar duke mos lënë asnjë hapësirë të gjelbërt,jo vetëm në zonën e Astirit që ka masivitet ndërtimesh por në të gjitha zonat e tjera duke përfshirë edhe zonën tek ish fusha e aviacionit.Duke qënë se nuk po mbetet pothuajse asgjë nga hapësirat e gjelbërta brënda pallateve shumëkatëshe të ndërtuara,apo që po ndërtohen,nga ndërtues të pasur dhe të fortë të lidhur natyrisht me pushtetin,tingëllojnë të neveritshmë,false dhe bajate thëniet apo retorikat e drejtuesve të kësaj bashkie për shtim të sipërfaqeve të gjelbërta në zonën urbane apo brënda vijës kufizuese të qytetit të Tiranës. Prandaj edhe njëherë të na shoqërojë motoja :“ Le ta shenjtërojmë pemën.Kush mbjell një pemë,mbron një jetë”.

Inxhinier Medi Gazi

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: