Telegrafikisht

Ura e Zogut, monument kulture që po rrënohet para syve tanë!

Shumë herë kjo problematikë është trajtuar dhe në disa media lokale dhe kombëtare , janë zhvilluar dhe protesta, janë bëre dhe peticione por asnjë reagim nga ana e institucioneve përgjegjëse. Nuk don shumë koment , është vërtetë e trishtueshme që kjo urë unike në vendin tonë e cila për gati një shekull lidhi gjithë zonën e veriut me pjesën tjetër…

Nga Edmond Brozi

Ura me harqe ose Ura e Zogut siç njihet nga të gjithë që prej dimrit që kaluam ka pësuar dëme serioze.Si pasojë e reshjeve të dimrit që shkoi njëra nga këmbet e saj është zhytur më shumë se një metër duke berë që i gjithë shtrati i urës të pësoje një deformim në kufijte e shembjes .Shkaqet dihen, nuk mund të ja lëmë fajin natyres, shirëra dhe stuhi ka patur edhe më të mëdha prej gati 100 vitesh nga sa bëri kjo urë që është ndërtuar, por është babëzia e marrjes së inerteve për 30 vite duke gërryer të githë shtratin e lumit Mat deri në afërsi të urës duke berë që dhe këmbët e saj të dëmtohen në themele.Kjo urë për kohën në të cilën u ndërtua dhe per teknologjine e perdorur ishte më modernet, jo vetem në shqiperi por dhe ballkan e Europe.

Ajo u ndërtua mbi lumin Mat në Milot, në harkun kohor të një viti nga Kompania Mazorana & Co. e përfaqësuar nga inxhinieri i vet zbatues Z. Erwin Schnitter dhe u inaugurua me 26 maj të vitit 1927. Projekti u realizua nga inxhinieri Gjovalin Gjadri (1899-1974), i cili u diplomua në Vjenë (Austri) në vitet 1912-1917. E ndërtuar me 6 (gjashtë) harqe, secili nga 54 m i gjatë, kjo urë e humbi njërin hark të saj më 20 nëntor 1944, ai u hodh në erë nga forcat gjermane që po tërhiqeshin nga Shqiperia për të ndërprerë komunikimin me forcat çlirimtare shqiptare.

U shpall monument kulture i kategorisë së dytë i mbrojtur nga shteti me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në vitin 1999. Por pas një rikonstruksioni që ju bë në ato vite dhe deri më sot askush nuk është kujtuar më për këtë urë. Ajo është lëne në harresë të plotë si nga ana e drejtorisë së përgjithshme të rrugëve (pasi tani nuk është më dhe funksionale për kalimin e mjeteve me ndertimin e rrugës së kombit) ashtu dhe nga ajo e monumenteve.Por si mos të mjaftonte marrja e inerteve nga kompani të cilat dhe në këto momente vazhdojnë aktivitetin e tyre fare pranë urës, edhe hapja e digave të hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit në mënyrë te pakontrolluar ka ndikuar shumë. Një dëm tjeter është bërë dhe nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët duke perfituar nga indiferenca e shtetit , me mjete prerëse kanë shkëputur pjesë metalike të urës duke i shitur më pas për skrap.

Disa herë kjo problematikë është trajtuar dhe në disa media lokale dhe kombëtare , janë zhvilluar dhe protesta, janë bëre dhe peticione por asnjë reagim nga ana e institucioneve përgjegjëse. Nuk don shumë koment , është vërtetë e trishtueshme që kjo urë unike në vendin tonë e cila për gati një shekull lidhi gjithë zonën e veriut me pjesën tjetër të Shqipërisë , e cila dhe siç dhe e thamë i shpëtoi ushtrise naziste duke humbur një hark,( thuhet që ushtria gjermane e kishte minuar të gjithë urën por një ushtar italian i strehuar në Milot shkon fshehurazi dhe pret fitilat duke shpëtuar pese harqet e tjerë. Ai diktohet nga gjermanet dhe vritet) në vend që te ishte pjesë e guidave turistike është katandisur në këtë gjendje duke u shkatërruar e tëra. Eshtë vërtetë e dhibshme dhe e trishtueshme, duhet një ndërhyrje sa më parë tani në periudhën e veres pasi dhe një dimër tjetër kjo urë në këtë gjendje nuk do ta perballonte dot…

Ura e Zogut e sapondertuar Foto: Friedrich Walisch

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: