Telegrafikisht

Laçi fiton dhe kërcënon kreun, nuk ka fund kriza e Kukësit.

Laçi u është kthyer përsëri fitoreve, duke u vënë në ndjekje të skuadrave të kreut të renditjes së Superiores. Pas dy barazimesh radhazi, skuadra e Duros ka dalë nga kriza përballë Kukësit, duke fituar 2-0 dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë në renditje.

Dy gola të Lushkjes që në pjesën e parë ishin ato që vendosën sfidën e sotme dhe i dhanë mundësinë ekipit kurbinas të jetë pak më i qetë në javët në vijim, pas disa paraqitjeve e rezultateve zhgënjyese.

Ndërkohë, vijon kriza e Kukësit i cili përsëriti një ndeshje të mirë, por përsëri nuk mori pikë. Skuadra sulmoi e krijoi raste, duke tronditur edhe traversën me Ibraimin,por fatale ishin gabimet në prapavijë që i dhanë mundësinë kurbinasve të shënonin dy herë e të merrnin tre pikët, duke lënë verilindorët gjithnjë e më shumë në pozita kritike pasi ekipet pas tyre po afrohen dhe mund ta përfshijnë në vallen e mbijetesës.

Laçi-Kukësi 2-0
7′, 31′ Lushkja

Laçi: Sherri, Malota, Obanor, Musta (86′ Bytyqi), Zulfiu (64′ Deliu), Mazrekaj (46′ Ignjatoviç), Shehu, Lushkja, Marku, Harmon (84′ Prenga), Xhixha (74′ Turkaj)
Trajner: Shpëtim Duro

Kukësi: Xhika, Kotobelli (46′ Bytyqi), Lulaj (46′ Limaj), Kurdiç, Baravikas, Tsintsadze, Taipi, Demiri, Ibraimi, Peposhi, Eze
Trajner: Mirel Josa

KV: Shehu, Zulfiu, Prenga / Lulaj, Tsintsadze, Limaj

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Laçit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

85’ Prenga shkëputet mirë në krahun e djathtë, por pastaj pasimi i tij është shumë qendror dhe përfundon në duart e Xhikës.

77’ Xhika mban në lojë Kukësin. Kundërzbritje e shpejtë e Van Dejv i cili pason për Shehun, por gjuajtja e tij gjen përgjigjen me këmbë të portierit.

75’ Goditje nga këndi për Laçin, topi përfundon në shtyllën e dytë për Turkajn fillimisht e më pas për Malotën, por asnjëri nuk i jep forcë goditjes për të shqetësuar Xhikën.

69’ Lushkja provon të gjejë tregolëshin me një goditje nga jashtë zonës. Ajo ka forcën e duhur, por jo shënjestrën dhe përfundon jashtë katërkëndorit të Xhikës.

62’ Gjuajtje e Taipit nga distanca, Sherri pret goditjen qendrore.

57’ Laçi është mbyllur në gjysmëfushën e vet, duke tentuar të dalë vetëm me kundërsulme, ndërsa Kukësi sulmon pareshtur për të ngushtuar diferencën.

52’ Limaj gjen hapësirën nga jashtë zonës që të gjuajë drejt portës, por nuk gjen kuadratin me sferën që përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës.

51’ Përsëri rrezikshëm Ibraimi në krahun e djathtë, ku pas një pasimi të Eze gjuan në poetë, por gjen këtë herë përgjigjen e Sherrit.

49’ Kukësi i afrohet golit me Ibraimin. Driblimi dhe gjuajtja e tij nga e djathta është spektakolare dhe kalon Sherrin, por sfera ndalet nga traversa.

48’ Eze nga e djathta gjuan me forcë, Sherri devijon jashtë katërkëndorit duke shpëtuar portën.

46’ Nis pjesa e dytë

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Laçit.  

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Goditje dënimi ballore për Kukësin. Taipi provone të majtën dhe kalon murin mbrojtës, por sfera ndalet në duart e Sherrit.

35’ Kotobelli del përsëri mirë në krahun e majtë, por pasimi i tij në qendër nuk ndiqet nga asnjë nga shokët e skuadrës dhe sfera kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush.

31’ GOOOL Laçi, shënon Lushkja. Aksion i shkëlqyer i Laçit me Van Dejv i cili pason për mesfushorin. Ky i fundit krijon hapësirën për të gjuajtur dhe me një harkim perfekt e çon topin në trekëndësh.

30’ Eze i shmanget mbulimit të Malotës dhe nga e majta lëshon një predhë, por pa gjetur katërkëndorin.  

28’ Van Dejv gabon pasimin pas një kundërzbritje në kahun e majtë, duke gjetur në kundërkohë Xhixhën i cili po shkonte i vetëm drejt portës.

23’ Kurdiç është vendimtar teksa ndal Van Dejv me një ndërhyrje në momentin kur ky i fundit po bëhej gati të gjuante në portë.  

21’ Tjetër rast për Kukësin pas një harkimi nga e majta, me Eze i cili gjuan me kokë por gjen vetëm rrjetën e jashtme.https:

19’ Mundohet të gjejë rrjetën Lacci me një aksion nga e djathta, ku Baravikas pason te Eze në qenbdër të zonës, por topi spastrohet nga mbrojtja e kurbinasve.

18’ Një top i kthyer gabimisht mbrapa rrëmbehet nga Van Dejv i cili shmang Lulajn por pastaj gjuan nga jashtë zonës pa gjetur katërkëndorin e Xhikës.

15’ Aksion i Kukësit me qarkullim të gjatë të sferës para zonës së Laçit, por pa gjetur hapësirën për të gjuajtur në portë.

8’ Mundohet të përgjigjet menjëherë Kukësi me Ibraimin i cili gjuan para portës së Laçit, por Sherri është i vëmendshëm dhe bllokon tentativën e tij.

7’ GOOOL Laçi, shënon Lushkja. Mesfushori sheh Xhikën t’i ndalojë gjuajtjen nga pika e bardhë por pastaj sfera i kthehet në këmbë dhe çon topin në rrjetë.

6’ Penallti për Laçin, Lulaj rrëzon në zonë Mazrekajn i cili i kishte vjedhur topin dhe për gjyqtarin nuk kishte asnjë dyshim.  

2’ Menjëherë rrezikshëm Kukësi me një vertikalizim për Peposhin të cilin lojtari thjesht e devijon me gjoks pa arritur të ndalë topin.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Laçit.
/vipsport

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: