Telegrafikisht

Dështimi dhe gabimet e liderit Basha përgjatë 8 viteve opozitë

Nga Kastriot MARKU

Është e qartë si dita për diell se ky mandat qeveritar u mbështet dhe u fitua nga Edi Rama dhe banda e “rilindjes” bazuar mbi drogën, krimin e organizuar të veshur me pushtet, blerjen dhe abuzimin me pushtetin, oligarkinë dhe modifikimet ligjore bazuar në reflektime të drejtpërdrejta për përfitime elektorale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Gjykatat e vendit pranuan dhe dhanë verdiktin e tyre ligjor sipas udhëzimeve paraprake të partisë shtet. Transferimi nga Edi Rama i të dhënave personale të 1 milionë qytetarëve të mbrojtura këto me ligj dhe kushtetutë në çdo vend demokratik të botës, nga e-Albania në selinë e partisë socialiste, përbën një krim elektoral të pashembullt që një shtet kryen ndaj qytetarëve të tij. Vetëm ky fakt do të mjaftonte për deligjitimin e zgjedhjeve të mbajtura me 25 prill, çështje që u bë kauzë nga media dhe jo aktori kryesor politik që ishte i interesuar, shto këtu “industrializimin” dhe “komercializimin e blerjes së votës. Me “patronazhistët, një soji ky i “sigurimsëve” të shtetit, vota e lirë e shqiptarëve u ekzekutua para se ajo të hidhej në kutinë përkatëse. Por këtu do të ndalem në disa arsye të humbjes së PD-së duke parë atë nga vetja. Mosdënoncimi i të gjitha provokimeve, fallsifikimeve dhe realizimeve kriminale para dhe gjatë zgjedhjeve duke përfshirë edhe qëndrimin skajshmërisht të njëanshëm të medies së blerë pothuajse tërësishjt nga pushteti (mbasi hoqi qafe Agon channel), por edhe krijimi i një mjedisi paqtues sikurse fitoren e kishte në xhep opozita me siguri, e bën gjithsesi përgjegjës për humbjen lidershipin e Partisë Demokratike për mosreagimin në kohën e duhur. Arsyet e brendshme të paarsyeshme të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

1. Lulzim Basha u soll në krye të Partisë Demokratike pa ndonjë përvojë politike brenda kësaj partie, pra erdhi nga jashtë si një ekspert i një fushë diplomatike përkthimore dhe jo si një lojtar apo teknicient i terrenit i rritur në mjedisin politik të partisë që ia dhanë në dorë. Si rrjedhojë vendi i mbetur në opozitë prej tij në 8 vjet, rrezikon edhe po kaq vite të mbetet kështu nëse nuk ndërhyhet menjëherë. Koha nuk pret më. Mbas dy vjetës sërish vjen radha për testimin në zgjedhjet vendore. Ndaj Berisha ua ka borxh demokratëve shqiptarë të lodhur, të tradhëtuar dhe më shumë se kurrë të zhgënjyer tua heqë qafë krijesën e tij Lulzim Basha, ngaqë ai është kthyer në vërtetë thembra e Akilit e pashëruar e partisë më të madhe opozitare ne vend, larg së qënit një politikan me një identitet politik karizmatik si zgjidhje për rikthimin e të djathtës në pushtet dhe ja përse:

2. Basha nuk mendoi kurrë në mënyre serioze të organizonte partinë në bazë, madje mbledhjet e seksioneve në kohën e tij bëheshin nëpër bare dhe restorante me birra, raki e pije energjike përpara nëpër tavolina e askush nuk shkruante e askush nuk mbante shënim. Rrallë mund të gjesh ndonjë seksion apo grupseksion që të ketë një arkiv të punës së kryer nëpër zyrat e kësaj partie.

3. Nuk qe në gjendje që në dy votimet për kryetar (filllimisht me të ndjerin S. Olldashin dhe më pas me E. Selamin), të realizonte një votim të ndershëm brenda partisë. Puna arriti deri sat sa pati manipulime hapur në favor të tij (ndërkohë që nuk kishte fare nevojë të bëhej kjo se ishte automatikisht fitues); nuk pati një listë të anëtarësisë të degëve dhe të partisë në përgjithësi të unifikuar. Kam qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë kur nuk e kam gjetur emrin në listë dhe ma kanë shtuar turpshëm në një fletë bakalli shtesë. Berisha ka mëkatet e tij sa i takon demokracisë autoritative brenda partisë, por për punë nuk mund të përgojohet. Përveç monumentit të infrastrukturës sikurse ishte Rruga e Kombit, ai i la një tjetër monument sikurse qe Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile në mënyrë elektronike, një lojë e tmerrshme me votimet në Shqipëri e përë për 20 vjet për shkak të mungesës së tij, ku votonin edhe të vdekurit. Basha nuk arriti të bënte dot as listën eletronike të anëtarësisë së partisë së vet por shfaqej para kutisë me dy lista, një paaftësi e turpshme.

4. Me të drejtë nuk pranoi reformën territoriale raciste dhe denigruese të PS-së në citin 2015, por përkundrejt kësaj pabarazie dhe njëanshëmrie të hapur ai hyri në zgjedhje sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Vetëm ai e di se si mund të veprohej kështu.

5. Ndërmori një nismë folklorike gjasme të krijimit të “Republikës se Re” e cila e shndërroi PD-në në një çadër elektorale qesharake, në të njëjtën kohë kur ajo do të duhej të ishte Agoraja e demokracisë, për më tepër e shkatërroi ekonomikisht anëtarësinë me ecjejake nëpër Tiranë kot së koti për një hir të një aventure që përfundoi si flluskë sapuni pa ide e pa rezultat. U zotua se do të rrethonte qeverinë dhe kryeministrin por Rama luajti me të si “macja me miun”, çfarë krijoj fizionominë e një njeriu pa ide të qarta dhe konfuz në vendimet e veta, të një njeriu pa guxim, pa formë e pa trajtë që nuk di të japë zgjidhje e që shkurajonte çdo energji proteste.

6. Hyri në qeveri me Ramën në prag të zgjedhjeve pa u konsultuar me askënd duke u bërë kështu patericë e korrupsionit dhe kriminalitetit të tij që ia denonconte çdo ditë, duke i kryer punën qeverisë (do veçuar profesionalizmi i z. Demiraj), e cila ndërkohë u kthye në terren qetë-qetë të vilte paratë nga kultivimi i drogës me të cilat bleu më pas votimet sikurse u dëshmua në Dibër.

7. Nxori jashtë PD-se personalitetet me përvojë të gjatë në parti dhe i zëvëndësoi ata me rioshë të panjohur çfarë krijo ndasi dhe keqkuptime të panevojshme deri në shkëputje që edhe pse nuk i morën numër votash kushedi, i bënë një dëm moral të pallogaritshëm frymës së partisë.

8. E shihte dhe qorri se i vidheshin votat ditën për diell dhe ai aprovonte njohjen e rezultatit që nxirrte KQZ-ja në mënyrë të pabesueshme 7-0, pastaj kujtohej se…..se kishte gabuar dhe sulej në gjasme proteste të cilat i fikeshin në mes. Edhe kësaj here skenari duket se është i njëjtë.

9. Doli nga Kuvendi shumë vonë dhe në një moment aspak të duhur, kur duhej të dilte shumë më parë që në verën e vitit 2016, me kushtin e panegociueshëm që territori i vendit që ishte i mbjellë i tëri me drogë, të monitorohej nga Bashkimi Europian mandej të pranonte të hynte në Kuvend.

10. Nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2019, gjë që do i hiqte se paku 50% të mundësisë së vjedhjes së votimve të tanishme të Ramës në zgjedhjet e vitit 2021, përmes levave të pushtetit vendor, çfarë bëri që t’i lërë dorë të lirë kontrolluese gjithshça partisë-shtet.

11. Marrëveshja me LSI në e Ilir Metës e kompany dhe gozhdët e vjetra të politikë së ndryshkur vegjetuese të Fatmir Mehdiut e Agron Dukës, Vangjel Dules e Nard Nokës etj, posaçërisht të Ilir Metës, i cili shpiku dhe kultivoi i pari blerjen e votës, ka qenë dhe do të jetë fatale për të.

12. Përveç lejimit të deformimeve administrative, kulturore dhe krahinore të realizuara me plan të mirëmenduar nga socialistët (2015), opozita lëshoi për tokë edhe një kauzë tjetër, dukë ngrënë fjalën e dhënë me kohë lidhur me të drejtën e votimit për emigrantët, një e drejtë kjo themelore njerëzore e tyre, të cilën ai vetë si emigrant nuk duhej t’a lëshonte përtej çdo kostoje që do të kishte.

13. Kur u mor vesh nga të gjithë se të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë ishin marrë e përdorur në fushatë elektorale nga PS-ja në mënyre tërësisht të jashtëligjshme, ai pranoi si pa të keq të merte pjesë në zgjedhje? Ai ishte dhe jurist madje i shkolluar në Perëndim dhe nuk bëri asnjë hap apo veprim ligjor për ta dënoncuar këtë fakt tek të gjitha institucionet ndërkombëtare, për t’i dalë zot elektoratit, popullit dhe kombit.

14. Për katër vjet nuk e mblodhi kurrë ish-anëtarësinë e PD-së dhe së bashku me të edhe larguarit e saj partie, për motive që tashmë njihen, për të bërë vërtetë një Kuvend Kombëtar dhe jo një hipokrizi elektorale farsë në mbështetje të kryetarit që solli këto pasoja që përmendëm më sipër.

15. Partisë demokratike i munguan intelektualët, ekspertët dhe pse të tillë përkrahës ka jashtëzakonisht shumë, por rioshët e fryrë me mend që nuk kanë blerë një libër dhe nuk kanë as 3-4 libra të falur në shtëpi dhe shesin dokrra nëpër tavolina kafenesh dhe nëpër telefona celularë, nuk i deshën dhe nuk i pyetën, ndaj Basha ka përgjegjësi për këtë mbyllje të pakuptimtë të partisë ndaj intelektualve, profesorëve dhe botës akademike

16. .E fundit. Në fjalimin e parë të Bashës pas humbjes nuk u duk shumë i qartë në ato që tha. Para një turme të rinjsh ai nuk tha asgjë konkrete: as se nuk do i njohë këto zgjedhje, as se do të rihyjë apo jo në kuvend as se do nisë apo jo protestat, as se do të dorëhiqet apo do të qëndrojë sërish pas 4 humbjesh radhazi në krye të partisë së tij. Pra ishte i njëjti Bashë sikurse kishte qenë këto 8 vjet: “as mish as peshk”, ose çfarë thotë tani nuk e thotë mbas disa orësh. Mendoj se më së pari do të duhet të mblidhen në mënyrë të plotë “në një relacion faktmbledhës” i cili të përfundojë me një dosje të plotë e të detajuar të të gjithë elementëve të mundshëm manipulativë të përdorura në këto zgjedhje, dosje e cila u duhet dërguar të gjitha institucioneve ndërkombëtare të BE-së, trupit diplomatik dhe institucioneve gjyqësore brenda e jashët vendit dukë përfshirë edhe GJykatën e Stasburgut, dhe menjëherë pas tyre duhet të kryhet një analizë e thellë organizative dhe fuksionale e partisë nga qendra deri në bazë dhe anasjelltas, por duke nisur më së pari nga identifikimi i gjetjes së faktorëve të brendshëm që ndikuan në këto humbje të njëpasnjëshme. Vetëm mbas këtij procesi mund të kurohet dhe adresohet si duhen zgjidhjet afatshkurtra dhe afatmesme Për ta bërë këtë dikush mbase duhet të marrë përgjegjësi qoftë edhe basha nëse rivotohet, por ama duhet dikush që’i prijë një këtij procesi reformimi të gjatë e të thellë në mënyrë që partisë di dalë zot dikush që të jetë i zoti dhe jo të vijohet me projektte aventurore të stërpërsëritura, të cilat në këtë vend çudirash ku demokracia ka ende udhë për të bërë, duan sinergji të reja, gjakftohtësi dhe maturi që më në fund të mbërrihet më shpejt se sa duket aty ky synohet. Kjo nuk mund të bëhet pa një ftesë të sinqertë drejtuar të gjithë të larguarve nga PD-ja, të cilët duhet të ftohen në një “Këshill të Ri Kombëtar” të Partisë Demokratike, kuptohet të thirruar nga “senatori” më i vjetër i saj Sali Berisha, i cili duhet të thërrasë Jozefina Topallin, Astrit Patozin e të tjerë të larguar pikërisht me emërimin e Bashës në krye të partisë, të cilët duhet të bashkëndajnë në një “Pleqësi” që do të duhet të jetë Kuvend i ri apo një Konventë e re e PD-së, kuptohet jo duke pranuar vijimin e kryesisë së Bashës në krye të herë. 8 vjet ishin mjaftueshëm për ta provuar Bashën. Mjafto të themi se më 1997 pothuaj PD-ja qe shuar, por me shembullin pajtues të Berishës (Imami, Pollo, Shehi etj), ajo u rikthye bindshëm në vitin 2005, fiks pa 8 vjetësh. Pra nga pika zero ku kishte mbërritur u rikthye për të realizuar një nga qeverisjet më të mira historikisht në këto 30 vjet. Le të mendohet ky opsion. Nuk do të dilte me siguri keq.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: