Telegrafikisht

Laçi zbret nga “froni” , fitore e artë e Tiranës. Duro: Do luftojmë deri në fund

Laçi nuk ia doli të merrte pikë në ndeshjen e sotme të kampionatit teksa u mposht nga Tirana me rezultatin 1-2. Pas ndeshjes për Supersport, trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro theksoi se të paktën nga kjo sfidë të mos dilnin me humbje, megjithatë ai është optimist duke u shprehur se ekipi është aty në garë të plotë për kampionatin dhe se do të luftojnë deri në fund.

“Sigurisht që më vjen keq, të paktën të mos shkonim te humbja duke pasur parasysh rrjedhën e lojës. Jo se patëm shumë raste, ishim në kontroll dhe kisha frikë problemin e ngarkesave. Por nuk u duk lodhja e të mërkurës, por kemi gabuar në disa momente të veçanta, te golat, në situatë standarde dhe në golin e dytë, është një gabim që e shfrytëzoi Tirana, se po luante me kujdes dhe ia arriti qëllimit.

Nuabueze është e vështirë dhe u bë kohë e gjatë që luaj pa të, Harmon u mundua shumë por ishte konfuz në veprime, ndaj nuk arritëm të rrezikonim seriozisht, edhe për meritë se Tirana bëri mbrojtje jashtëzakonisht të mirë. Duhet të marrim frymë lirisht pas kësaj humbje, se u bë ngarkesë e madhe dhe pastaj të shohim kur rifillon kampionati.

Herën e parë ndërrova Selmanin se mori të verdhë dhe kisha frikë. Pastaj aktivizova Kërçikun, që t’i jepja përparësi veprimeve sulmuese të Markut. Ishte shumë shpejt ndeshja, mungesa e Ignjatoviç ishte teknike. Normalisht ndeshja e Kupës ishte shpejt, dashje pa dashje ka ndikim. Por nga ana fizike e mendoja skuadrën më keq, por ekipi e përballoi jashtëzakonisht mirë, pavarësisht momenteve të veçanta. Kishim përballë një ekip kampion me lojtarë cilësorë.

Kupa është histori tjetër, takohemi me 14 prill me të. Kjo është humbje kampionati, jemi aty, do luftojmë deri në momentet e fundit, pavarësisht humbjes së sotshme”, u shpreh Duro.

Laçi – Tirana 1-2

Laçi: Sherri, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta, Mazrekaj, Harmon Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Lika, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Halili, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Seferi, Torassa Trajner: Orges Shehi

Gjyqtar: Olsid Ferataj

Ndeshja: Një sfidë e bukur që nis vrullshëm nga të dy skuadrat. Fillimisht është Tirana që kalon në avantazh me Jurgen Celhakën. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi e administron mirë lojën dhe pikërisht atëherë kur nuk pritej, është Mentor Mazrekaj që barazon rezultatin në 1-1 pas një gjuajtje nga goditja e dënimit. Pjesa e dytë është më e ekuilibruar, megjithatë është Tirana ajo që arrin të shënojë sërish. Këtë radhë e majta e Marsel Ismajlgecit përfundon në rrjetën kurbinase. Edhe pse skuadra e Duros mundohet të reagojë, në fund 3 pikët i buzëqeshin kryeqytetasve. Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e dytë me 44 pikë pas fitores së Vllaznisë kundër Kastriotit.

Komenti minutë pas minute:

90′- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.

85′- Laci pranë golit. Gjuan bukur Mentor Mazrekaj, topi grushtohet nga Ilion Lika. Albion Marku fare pranë gjuan sërish, por prapë është Lika që i thotë “Jo” golit kurbinas.

78′- Tirana kalon në avantazh. Marsel Ismajlgeci gjuan bukur në zonën kurbinase duke përshëndetur rrjetën e portierit Sherrit.
58′- Rast i mirë për Julian Shehun. Krosim i bukur nga Mazrekaj, por topi i goditur nga lojtari i Laçit nuk shkon në rrjetë.

40′- Laci barazon shifrat. Mentor Mazrekaj gjuan nga goditja e këndit. Era i vjen në ndihmë duke mposhtur portierin Ilion Lika.

32′- Moment i mirë për bardheblutë. Idi Batha shmang bukur mbrojtjen kurbinase, por në fund është Selmani që shpëton ekipin e tij.https:

24′- Tirana kalon në avantazh. Këndore për bardheblutë, kroson Ismajlgeci, topi përfundon te Celhaka. Mesfushori nuk gabon dhe ndëshkon kurbinasit.
18′- Lojë e fortë në mesin e fushës. Ndërhyrje e gabuar nga Obanor, por gjyqtari fal afrikanin.
16′- Goditje dënimi për bardheblutë. Gjuan bukur Ismajlgeci, por Sherri është në pozicion.
13′- Moment i mirë për Laçin. Mazrekaj mund të kishte depërtuar para, por aksioni ndalet nga gjyqtari Ferataj.
7′- Goditje dënimi për kurbinasit. Kroson Mazrekaj, por topi largohet nga mbrojtja bardheblu.
1′- Topi i parë shkelmohet nga bardheblutë.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: