Telegrafikisht

Kurbini, nga lavdia ndër breza tek epitetet e pamerituara dhe tranzicioni i tejzgjatur.

Nga Elton Laska

Nëse nuk vishesh me firmato, nëse ke bërë 17 vjeç dhe nuk ke Benz, BMW, apo Audi, për shumë të rinj shqipëtar konsiderohet dështim, për më tepër në Laç!
Në Shqipëri, kufiri mes botës së “vipave” e paligjshmërisë, është bërë i padukshëm dhe pasojat do jenë fatale për shoqërinë tonë. Për fat të keq, portalet “eksitohen” nga klikimet, kur shkruajnë për skifterat laçjan, që bredhin me makina luksoze dhe shoqërohen me vajzat e show bizit, por pa e kuptuar se kesisoj i kan vënë damkën një qyteti të tërë që nuk e përkrah këtë sjellje. Tranzicioni i stërzgjatur i Shqipërisë, më shumë se kudo, është ndjerë në qytete si Laçi i cili u themelua si një qytet industrial, shkatërrimi dhe mbyllja e saj solli pasoja fatale në ekonominë e familjeve laçjane. Pasojë e kësaj është edhe përhapja e ” sëmundjes ” së skifterllëkut tek shumë të rinj të qytetit, por ama ju them se kostot dhe pasojat e kësaj “epidemie” deri tani kanë qenë fatale për shumë familje që kan humbur apo i kan në burgje djemt e tyre. Sot shqiptarët e dinë se Laçi është kryeqendra e skifterave në Shqipëri, e dinë Laçin si një garazh makinash luksoze dhe dyqanesh luksi, ndonëse shumë pak kanë vizituar këtë qytet dhe thuajse aspak nuk kanë lexuar një libër për të mësuar më shumë për të. Laçi, të nderuar miq, nuk është sinonimi i Korleones e as Monte Carlos, por është një rreth ku shumica e banorëve jetojnë me dinjitet dhe punë të ndershme. Është një qytet ku varfëria ekstreme, pandemija dhe papunësia nuk i’a ka cënuar askujt dinjitetin dhe burrërinë, ndonëse ka privuar shumë ëndrra që kanë mbetur në sirtar. Laçi është një qytet me djem e vajza të jashtëzakonshëm, që shkëlqejnë në profesione si mjekësi, mësuesi, jurisprudencë, në biznes, në informatike, ekonomi, gazetari, sport dhe shumë fusha të tjera.

Kurbini është një trevë, që i ka dhënë vendit burra dhe gra, që kanë mbajtur poste të rëndësishme në hierarkinë shtetërore dhe kanë kontribuar shumë për ndërtimin e Shtetit Shqiptar, që nga themelimi i tij. Është krahina e dyerve të mëdha, si Skuraj, Jonimaj apo Papa Klementi IX i cili ishte me origjinë nga Kurbini. Kurbini është treva ku është hapur shkolla e parë ( për meshtarë ) në gjuhën Shqipe (vitin 1632), ku feja, traditat dhe geni i shqiptarit, është ruajtur ndër shekuj. Kurbini është zona ku janë një seri objektesh kulti me vlera historike dhe arkeologjike, disa kala të ndërtuara në lashtësi që do t’i kishte zili çdo qytet Evropian. Kurbini është treva, ku jetojnë në një harmoni për t’u pasur zili banorët e vjetër e të rinj, Mirditor, Dibran e Kuksjan, Malësorët e fisëm dhe banorë të qyteteve të ndryshme që në Kurbin kan gjetur një qytet mikpritës e dashamirës, për vitet që kanë punuar e jetuar këtu. Medias dhe pjesës tjetër të shoqërisë tonë u takon të ndalen sado pak edhe tek këto vlera, dhe jo thjesht të na identifikojnë me nofka të pamerituara.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: