Telegrafikisht

Fajdet që rrënuan biznesin!

Nga Elton Laska

Kush ka udhëtuar me makinë nga Tirana në drejtim të Lezhës i ka rënë në sy se sapo hyn në autostradë nga Thumana, me dhjetëra kapanone, restorante apo karburante janë të mbyllur, e disa edhe të sekuestruar ose nga bankat ose nga “atoritete private”. Këto janë biznese të falimentuara si pasojë e pamundësisë për të paguar përqindjen e lartë të interesave (siç rëndomtë jepen lekët me fajde).Pas atyre shiritave fshihen qindra të papunë, në një zonë të varfër si Kurbini, ku emigrimi është zgjidhje edhe jo zgjedhje. Shkak i këtij falimentimi masiv është mungesa e shtetit, parandalimi i këtij veprimi të paligjshëm dhe mbështetja e munguar me grante nga ana e shtetit.Sipërmarrësit janë detyruar të marrin para me fajde për të mbajtur në këmbë biznesin, i cili rrezikonte mbytjen mes konkurencës së pandershme dhe gjobave të taksidarëve. Përfundimi është fatal, vjen mbyllja e biznesit dhe shitja e tij me çmime qesharake, ku shpesh herë çmimi i shitjes është përqindja e munguar. Çdo ditë në takimet e mia në Kurbin takoj qytetarë që kanë humbur punën, e për pasojë janë detyruar t’u ndërpresin shkollën fëmijëve, apo edhe vështirësi të tjera akoma edhe më të mëdha. Këta të fundit detyrohen të marrin rrugën e emigrimit, ku në jo pak raste detyrohen të futen në botën e krimit dhe fatura e kësaj është e rëndë. Komisariati i Kurbinit, Prokuroria dhe Gjykata e këtij rrethi duhet urgjentisht të riformatohen për t’i bërë ballë sfidave të reja të këtyre natyrave.Kurbini është vetëm një Shqipëri e vogël dhe fajdet sot janë një emergjencë kombëtare. Biznesi i ndershëm po mbytet në llumin e korrupsionit të administratës, konkurencës së pandershme dhe mungesës së mbështetjes së institucioneve shtetërore. “Hajdeni në Shqipëri se nuk ka sindikata” edhe sot kur e kujtoj deklaratën e kryeministrit shqiptar drejtuar sipërmarrësve italianë me vjen neveri me përçmimin që ky njeri ka dhe ka pasur ndaj sipërmarrjes së lirë dhe ndaj punëtorit shqiptar. Ky i fundit nga shteti që duhet ta mbrojë cilësohet si skllav, por po vjen dita që skllevërit do t’i tregojnë vendin skllavëruesve, e kjo do të ndodhë përmes votës së lirë.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: