Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme teksa ka mposhtur minimalisht në shtëpi me rezultatin, 1-0 Kastriotin. Për kurbinasit, vendimtar rezultoi goli i shënuar në pjesën e parë nga ana e mesfushorit Regi Lushkja, i cili me një goditje potente ia doli të mposhtte portierin Isli Hidi.

Në pjesën e mbetur të sfidës, të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro ditën shumë mirë të menaxhonin rezultatin dhe në fund dolën me kokën lart nga takimi.
Tashmë, Laçi është katër pikë larg Vllaznisë kryesuese ndërsa nga ana tjetër, krutanët pësojnë disfatën e dytë radhazi, megjithatë mbeten në vendin e shtatë.
Laçi-Kastrioti 1-0
Shënues: 32’Lushkja
Formacionet zyrtare:
Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Harmon Trajner: Shpëtim Duro
Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Çela, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraesh, Bardhi, Prodani, Devid
Trajner: Ramazan Ndreu