Telegrafikisht

Urbanisti ngre alarmin! Rasti i rehabilitimit të kanalit në Laç, kompanitë shqiptare punojnë pa masa sigurie!


Nga Medi Gazi

Në një shkrim timin, përpara disa ditësh që titullohej “Astirizimi urban”, trajtoja nisjen e punimeve për ndërtimin e një pallati 8 katesh, me leje ndërtimi, të firmosur nga kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit. Bëhet fjalë diku në hyrje të kësaj zone në një bllok banimi të krijuar me 5 pallate 12 kate. Në mes të këtij blloku në një hapësirë egzistuese shumë të kufizuar do të ndërtohet pra një pallat 8 katesh me leje. Në këtë rast nuk është zbatuar asnjë kusht urabanistik duke filluar nga kushti baze : distanca midis objekteve. Asnje kusht tjetër si hapësira e gjelbër, terrenet shoqerore, parkingjet, trotuaret, rrugët e brendshme për lëvizjen e makinave nuk është respektuar. Pra kemi të bëjmë me një ndërtim të shëmtuar, bllok thjesht të pabanueshëm, një krim urban dhe pa mundësi rikuperimi. Krahasimi bëhej me Bathoren, zonë në të cilën kam punuar si shef legalizimi dhe urbanizimi për një periudhë të caktuar. Aktualisht në këtë zonë nuk kemi më ndërtime ekstensive, në hapësirë por vetëm cilësore pra rregullime të asaj që është ndërtuar, plotësisht të mundshme, pasi kemi të bëjmë me ndërtime individuale , me pak kate në lartësi. Dhe shumë shpejt kjo zonë do të jetë nga më të bukurat në Tiranë si zonë vilash. Tek shkrimi i mësipërm theksoja gjithashtu shkurtimisht faktin se në qytetin e Laçit kemi dy kantjere të mëdha ndërtimi njëra nga një kompani e huaj që lidhet me ndërtimin e apartamenteve dhe tjetra nga një kompani jona që merret me rehabilitimin e kanalit kryesor të qytetit dhe pjesën e infrastrukturës urbane. Theksoja : “Kompania ka hapur kanalin në komplet trupin e rrugës së unazës përveç trotuarëve në një thellësi prej mbi 6-7 m. dhe ndërkohë punohet në rrugët e tjera duke e lënë këtë kanal pa mbrojtje anësore duke rrezikuar jo vetëm jetën e fëmijve por edhe mundësinë e cedimit të ndërtesave paralel me vijën e ndërtimit të dy anëve të unazës”. Dhe dëmi ndodhi pavarësisht shkallës së tij. Kemi cedim të ndërtimeve, paralel me rrugën, pasigurinë e banorëve për të qëndruar në pallatet që kufizohen me këtë pjesë të unazës. Nuk është fjala apo vendi të theksojmë problemet me projektin lidhur me llogaritjet e prurjeve në kohën e pikut historik duke e dyfishuar atë në llogaritje, as në llogaritjet statike dhe dinamike horizontale, vertikale dhe tërthore të kanalit, duke marrë parasysh edhe peshën hipotetike maksimale që do të mbajë ky kanal nga kalimi i makinave të rënda mbi të. Kanali egzistues me një profil tërthor 6 m2 , i hapur, vërtet ka sjellë fatkeqësi dhe dëme të mëdha qytetit por kjo kryesisht për faktin se bllokohej nga mbeturinat e prurjeve dhe jo nga sasija e prurjeve. Profili që po zbatohet është 12 m2 . Natyrisht shumë mirë pamvarësisht shpenzimeve. Por projekti mund edhe të ndryshohet nisur nga situata në zbatim. Firma e huaj në fillim të punimeve ndërtoi kantjerin e rrethoi atë, dhe përforcoi tabanin, sheshin e ndërtimit duke ndërtuar paraprakisht mbi 2000 pilota në një hapësirë prej 1.5 ha.Dhe të dy kompanitë punonin njëkohësisht. Ishte rasti për të mësuar nga eksperianca dhe përgjegjësia. Tek ndërtimi i kanalit, detyrimisht linja duhej paraprakisht të përforcohej me pilota anësore dhe pastaj të vazhdohej me kanalin. Nuk u bë, pati pasoja, mund të sjellë pasoja më të mëdha në pjesë të tjera që janë më problematike dhe ska akoma reflektim. Mund të trajtojmë edhe një problem që është objekt kryesisht për juristët. Ligji aktual i prokuroimeve nuk vendos kufizime lidhur me sasinë e objekteve dhe mundësine e pjesmarrjes në tenderime per kompanitë. Psh. nqs një kompani ndërtimi ka 100 punonjës ndërmjet të cilëvë ta zëmë 10 inxhiniera dhe teknikë të specializuar. Ai hyn në 100 projekte të prokuruara dhe mund ti fitojë të 100 tenderat. Dhe i bije që të paktën për momentin për çdo projekt të ketë 1 puntor dhe 1 inxhinier të mbulojë 10 objekte. Është krejtësisht e pamundur. Reagimi që firma bëri në rastin e cedimit të objekteve në afërsi të kanalit që po ndërtohet ishte shumë i dobët. Ndërkohë që duhet të punohej tre turne, të përqëndroheshin mjetet, punonjësit dhe teknikcienët për të zgjidhur problemin dhe situatën e rrezikshmë që u krijua si rezultat i punimeve pa mbrojtje anësore.Duhet të pranojmë një fakt, ka një qasje positive nga qeverija aktuale për të bërë investime në qytetin e Laçit. Por projektet i bëjnë profesionistët dhe i kërkojnë apo ndjekin drejtuesit politikë lokalë. Është rasti që të këmbëngulet edhe nga shoqërija civile, që të bëhet diçka shumë më e mirë se sa thjesht rregullimi i egzistueseve. Nqs një trup i rrugëve primare të qytetit është aktualisht 9 ml dhe ka mundësi të bëhet 11 ml apo është 7 ml dhe mund të bëhet 9 ml duhet të bëhet. Një investim me vlerë financiare të jashtzakonshme është bërë për sheshin qëndror të qyetetit përballë pallatit të kulturës. Por jo vetëm në perceptimin e profesionistëve por të gjithe publikut projekti dhe zbatimi i tij janë jo vetëm të rëndomta, me shumë defekte, pa vision, por të zbatuar keq dhe jo funksionale. Ju bëj thirrje gjithë shokëve të mij urbanista, arkitekta, inxhinierë, të të gjitha fushave, të aktivizohen më shumë me idetë e veta dhe jo të biem në dëshpërim apo pasivitet. Zona e qytetit Laçit dhe krejt Kurbinit, ashtu si Valbona, Thethi, Razma, Lura, Voskopoja, Gërmenj – Sheleguara, Kodra e Diellit Tetovë, Rugova etj, etj, janë zona të bekuara nga zoti. Por ashtu si Vlora një ditë në vit në datën 28 Nëntor është kryeqyteti I Shqipërise edhe Laçi në datën 13 Qershor është kryeqyteti i shqiptarëve, pasi si ditë feste e Kishës së Laçit, Shen Ndout, vizitohet dhe festohet nga mbi 1 milion shqiparë. Prandaj edhe të gjitha projektet e zhvillimit infrastrukturor apo urbanistik në përgjithësi duhet të marrin parasysh këtë fakt. Ky qytet i bekuar një ditë do të bëhet nga qytetet më të bukura të Europës por është shansi tani që kjo ditë të vijë më shpejt për të gëzuar brezi ynë apo i fëmijve tanë.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: