
Vllaznia – Laçi 1-2
Vllaznia (3-4-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver Trajner: Thomas Brdaric
Laçi (3-5-2): Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nwabueze Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtar: Kreshnik Cjapi
Ndeshja: Një sfidë që nis me ritëm të lartë. Laçi është më kërkues në pjesën e parë, megjithatë 45 minuta nuk mjaftojnë për të shënuar gol nga të dy skuadrat. Pjesa e dytë është ndryshe. Kurbinasit i diktojnë lojën shkodranëve dhe janë pikërisht ata që shënojnë të parët me Naëbuezen. Vendasit barazojnë me Imerin, por goli i sulmuesit të Vllaznisë zhvlerësohet nga “perla” e Harmon. Një ndeshje që mbyllet me fitoren e Laçit duke hapur në këtë mënyrë kampionatin. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 30 pikëve duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Vllaznia në të parin 7 pikë larg bardhezinjve.
Komenti minutë pas minute:
90′- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.
77′- Karton i kuq në Shkodër. Obanor pengon lojtarin e Vllaznisë dhe për Cjapin konsiderohet i fundit. Protesta në radhët e kurbinasve.
72′- Laçi i papërmbajtshëm. Harmon merr topin në gjysmëfushë, shmang Gurishtën dhe mposht portierin Zogovic.
66′- Vllaznia barazon shifrat me Demir Imerin. Gjuan Arsid Kruja, topi ndalet në shtyllë dhe më pas Imeri con sferën në rrjetë.
59′- Laçi në avantazh. Kalezic gabon në mbrojtje, topi merret nga Nawbueze i cili nuk gabon përballë Zogoviç.
45′- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë.
31′- Julian Shehu ndërhyn dhe rrezikon kartonin e dytë të verdhë. Por Kreshnik Cjapi e kursen dhe protestat janë të shumta.
23′- Tension në fushë. Albion Marku nuk respekton “Fair Play”, pasi Herald Marku kërkon ndalimin e lojës. Lojtarët e Vllaznisë protestojnë ndaj atyre kurbinas.
20′- Ndërhyrje horror në “Loro Boriçi”. Julian Shehu futet keq ndaj lojtarit të Vllaznisë. I gjithë stafi shkodran në fushë pretendon karton të kuq, por për Cjapin është vetëm i verdhë.
18′- Alen Sherri gabon dhe i dorëzon topin Dilaver. Por, ky i fundit nuk arrin ta shfrytëzojë si duhet.
13′- Goditje dënimi për Laçin. Kros i bukur në zonën shkodrane, por një lojtar kurbinas bën faull.
6′- Moment i vështirë para portës së Zogoviç, por zgjidh mirë Adili.
1′- Topi i parë shkelmohet vendasit.