Telegrafikisht

Trajneri i LAÇIT pendohet për deklaratën: Vllaznia s’e ka fituar titullin, presidenti Laska është “maniak” i skuadrës… Alen Sherri? Erdhi më kërkoi falje

Trajneri i LAÇIT pendohet për deklaratën: Vllaznia s’e ka fituar titullin, presidenti Laska është “maniak” i skuadrës… Alen Sherri? Erdhi më kërkoi falje

Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 në transfertë kundër Vllaznisë, triumf mjaft i rëndësishëm që ka rihapur kampionatin. Pas kësaj sfide, ka folur Shpëtim Duro.

Tekniku kryeqytetas arriti të mposhte shkodranët që kishin marrë arratinë në krye të tabelës së klasifikimit. Trajneri i njohur për mikrofonin e Supersport u shpreh i kënaqur me atë që lojtarët e tij dhanë në fushën e blertë. Në fjalën e tij pas ndeshjes, Duro deklaroi:

“Edhe pjesa e parë, me përjashtim të 10 minutave të para që na vunë problem, e kapëm atë situatë. Pjesa e parë ishte në favorin tonë. Pjesën e dytë e dominuam, shënuam dhe barazuan aksidentalisht. Skuadra tregoi karakter dhe ktheu rezultatin.

Objektivat? Jo vetëm tani, mund të them që është rihapur kampionati. Nuk është ndjekës vetëm Laçi, por është Partizani, Kukësi dhe Tirana. Vllaznia do ta ndjejë presionin. Unë them që tani është rihapur kampionati.

Vllaznia kampione? Unë s’e parashikova që Vllaznia do të kishte këtë ecuri, si këto 3 ndeshjet e fundit.

Sulmi? Janë katër lojtarë cilësor në sulm. Ka secili cilësitë e veta. Është rikthyer Naëbueze, e kisha thënë që do të shënonte. Ishte rrezik konstant për mbrojtjen e Vllaznisë. Xhixha luajti shumë mirë, ishte problematik në shumë momente. Them që Harmoni u fut në momentin e duhur. Freskia e tij krijoi çorientim. Isha i bindur që do të shënonim sërish, por Obanor që doli me të kuqe ndërlikoi situatën.

Shehi? Kam mendimin që nuk ishte në limitet e kartonit të kuq. Sa i përket Sherrit, gaboi në lojën në këmbë në dy raste. Them që është pikë e fortë e skuadrës sonë. Fati i atij që ekipi fitoi dhe kur fiton, gabimet minimizohen.

Xhixha? Për mua pika kryesore ka qenë mbulimi i lojtarit, Imeri. Për mua mbulimi ishte shumë i mirë nga Deliu. I kisha dhënë detyrë fikse. Ka zbatuar detyrat shumë mirë. Julian Shehu, Lushkja kanë luajtur shkëlqyer. Xhixha po i rrezikonte, mund të shënonte. Një pikë e fort si Harmon, zëvendësimi duhet me patjetër.

Sherri? Erdhi më tha më fal. I thashë s’ka problem, gjëra që ndodhin. Aleni ka luajtur mirë në 2-3 ndeshjet e fundit. Ka qenë i tensionuar. Presidenti erdhi dhe festoi me futbollistët.

Marrëdhënia me Pashk Laskën? Shkojmë shumë mirë. Ka disa probleme të vogla sepse presidenti i Laçit është maniak. Merret shumë me gjëra të vogla për organizimin. Ai është ditë e natë me skuadrën. Kjo është pozitive. Ndonjëherë i tejkalon këto gjëra. Është shumë i dhënë pas ekipit në ndryshim nga presidentët e tjerë”, përfundoi ai.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: