Telegrafikisht

Reshjet masive të shiut/ Dëmtohet ura e Zogut në Milot

Ura e zogut e sapo ndertuar

Reshjet e dendura të shiut nuk kanë kursyer as “Urën e Zogut” në Milot, një monument kulture i mbrojtur nga shtetit. Prurjet e shumta të lumit kanë bërë që një nga këmbët e e urës të fundoset në lum me rreth 2 metra.

Për pasojë i gjithë monumenti ka lëvizur, ndërsa traseja në anën veriore është spostuar me rreth një metër dhe ka pësuar plasaritje. Problematika është konstatuar gjatë ditës së hënë ku janë vënë në dijeni dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Kultures Kombëtare në Shkodër të cilat pritet të inspektojnë nga afër monumentin të martën, për të parë mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje emergjente për të shpëtuar shembjen e plotë të urës.

Alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohësh, pasi këmbët janë gërryer nga shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat, por asnjë masë nuk është marrë për frenimin e këtij fenemoni dhe mbrojtjen e monumetit me vlera të jashtezakonshme hitorike.

Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të majtë të Rrugës së Kombit, në të dyja ekstremet e lumit Mat dhe daton që nga viti 1927.Vetë mbreti Zog ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e Epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.

Është inauguruar më 26 maj, të vitit 1927 dhe është projektuar nga inxhinieri zviceran, atëherë në moshën 30 vjeçare, Erwin Schnitter. Vite më parë, më 1925-ën, u bë dhe projekti i parë nga inxhinieri gjerman Back, duke marre si pikë ndërtimi fushën e gjerë. Rryma e Janarit në vitin 1926 tregoi egërsinë e kësaj rryme. Ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, gjithsecila nga 54 metra e gjatë. E ndërtuar me çimento dhe hekur në një sistem nga më modernit për ndërtime urash (për atë kohë).Që nga viti 1999, Ura e Zogut është shpallur monument kulture që mbrohet nga shteti, por diçka e tillë ka munguar, pasi nuk është mirembajtur dhe kryer asnjë investim.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: