Telegrafikisht

Laçi fiton pa vështirësi, Kukësi pëson humbjen e tretë radhazi.

Laçi ka mposhtur pa shumë vështirësi Kukësin teksa në shtëpinë e tyre shënuan tre herë në portën e verilindorëve ndërsa pësuan vetëm një herë. Kurbinasit e trajnerit Shpëtim Duro shfrytëzuan më së miri rastet e shfaqura dhe gjetën golin e parë falë një ishi të sfidës si Emiliano Musta.

Ndërkohë, teksa po pritej që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0, vendasit shënuan sërish në minutën e 46 falë sulmuesit Harmon. Sakaq, pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Laçin, që gjetën edhe golin e tretë me anë të Redon Xhixhës. Në vazhdim, Kukësi shënoi nga penalltia, ndërsa Musta i Laçit u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa miqtë shënuan edhe njëherë, por sërish fatet e takimit nuk ndryshuan.

Kështu, Laçi merr një trepikësh të rëndësishëm, i dyti radhazi dhe ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë. Ndërkaq, nga ana tjetër, Kukësi pëson humbjen e tretë radhazi teksa në këto sfida ka pësuar plot 10 gola duke mbetur në vendin e gjashtë të klasifikimit. /VipSport.al/

Laçi-Kukësi 3-2

Formacionet zyrtare:

Laçi: Sherri, Marku, Ingnjatoviç, Selmani, Malota, Musta, Shehu, Xhixha, Deliu, Harmon, Lushkja
Trajner: Shpëtim Duro

Kukësi: Tafas, Bytyçi, Demiri, Dragoshi, Kotobelli, Lulaj, Taipi, Ymeri, Ibrahimi, Leira, Eze
Trajner: Rrahman Hallaçi

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: