Duro dhe Mazrekaj mposhtin Partizanin, Laçi e mbyll me fitore këtë vit kalendarik

Laçi ia ka dalë të marrë fitoren në ndeshjen e sotme të Kategorisë Superiore, e fundit për këtë vit kalendarik. Kurbinasit mposhtën në shtëpinë e tyre Partizanin me rezultatin 3-1, teksa sfida nisi me shumë vrull duke qenë se skuadrat shënuan menjëherë brenda 10 minutave të para. Kështu, vendasit shënuan të parët me Harmon, por Cara në minutën e 10 barazoi shifrat.
Në vazhdim, ekipet provuan të gjenin golin, megjithatë pjesa e parë u mbyll në paqe. Në fraksionin e dytë, në skenë doli një ish i Partizanit si Mentor Mazrekaj. Fantazisti shënoi dy herë teksa në dy momente befasoi Hoxhën.
Në fund të kuqtë shënuan me Hysenin por të besuarit e trajnerit Ilir Daja duhej të pajtoheshin me humbjen dhe kështu e mbyllin vitin me një humbje të renditur në vendin e dytë aktualisht me 19 pikë. Sakaq, nga ana tjetër, kurbinasit renditen në vendin e shtatë me 17 pikë. /VipSport.al/
Laçi-Partizani 3-2
Formacionet zyrtare:
Laçi: Sherri; Selmani, Ignjatoviç, Obanor; Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta; Harmon, Mazrekaj Trajner: Shpëtim Duro
Partizani: Hoxha; Idrizaj, Broja, Bitri, Hakaj; Kote, Asani, Bardhi, Cara; Mala; Kardozo
Trajner: Ilir Daja
Lini një Përgjigje