Telegrafikisht

Covid-19, këto tre kategori nuk mund ta marrin dot vaksinën!

Programi i vaksinimit kundër koronavirusit, i nisur javët e fundit në Britani,dhe disa ditë më parë edhe në Shtetet e Bashkuara, ofron shpresë se fundi i pandemisë së Covid-19është i afërt. Megjithatë, ekzistojnë 3 grupe njerëzish, të cilët për momentin nuk do të lejohen t’i nënshtrohen vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer. Ja cilat janë ato dhe përse.

Njerëzit që kanë vuajtur nga alergji serioze

Njerëzit që kanë pasur histori të reaksioneve alergjike kërcënuese për jetën ndaj një vaksine ose ushqimi, përjashtohen nga marrja e vaksinës sëPfizer/BioNTech. Vendimi u mor pasi 2 anëtarë të stafit të Shërbimit Shëndetësor Britanik patën një reaksion alergjik pas vaksinimit. Të dy punonjësit e kujdesit shëndetësor, secili me nga një histori të reaksioneve të rënda alergjike, ishin midis mijëra njerëzve që u vaksinuan në ditën e parë të fillimit të programit të vaksinimit masiv.

Edhe pse shumë e rrallë, anafilaksia është një efekt anësor i njohur, që mund të ndodhë me çdo vaksinë. Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, theksoi se shumica e njerëzve të vaksinuar nuk do të preken nga anafilaksia, dhe se përfitimet e mbrojtjes nga Covid-19 janë më të mëdha se sa rreziqet nga efektet anësore.

Tek e fundit, asnjë vaksinë nuk do të miratohej ndonjëherë nëse nuk gjykohet e aftë që të përmbushë standardet rigoroze të sigurisë nga organi këshillimor i pavarur i qeverisë britanike, Komisioni Për Ilaçet Njerëzore.

Gratë shtatzëna

Gratë shtatzëna që dëshirojnë t`a marrin vaksinën, këshillohen që të presin derisa të lindin. Edhe atyre që po përpiqen të mbeten shtatzëna, u sugjerohet të presin të paktën tre muaj pas marrjes së dozës së dytë para se të tentojë fekondimin.

E njëjta gjë vlen edhe për nënat e reja që ushqejnë fëmijën e tyre me gji:Është më mirë të ato të presin derisa të mbarojë gji-dhënia, para se të marrin dozën e parë të vaksinës. Që të gjitha këto masa, lidhen me faktin se vaksina e Pfizer-BioNTech kundër Covid-19, është një lloj i ri vaksine, që është treguar efektive, dhe që ka një profil të mirë sigurie. Por ajo nuk është testuar ende gjatë shtatzënisë, prandaj mungojnë të dhënat mbi efektet që ajo ka tek ky grup i popullsisë.

Fëmijët dhe të rinjtë nën 16-vjeç

Aktualisht, ka të dhëna shumë të kufizuara për vaksinimin tek adoleshentët. Ndërkohë, informacioni për fëmijët më të vegjël është tërësisht inekzistent, pasi nuk ishte përfshirë në studimet klinike. Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britani (JCVI), rekomandon që vaksinimi mund të bëhet – pas një konsulte me prindërit – vetëm për ata fëmijë që kanë një rrezik të lartë të ekspozimit për shkak të sëmundjeve kronike serioze.

Sidoqoftë, i njëjti komitet shtoi se kur të mbarojnë studimet mbi fëmijët dhe gratë shtatzëna, do të kemi një informacion më të qartë mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave në këto kategori njerëzish. / vanity fair – bota.al

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: