Telegrafikisht

Laçi ia del në limite, Xhixha i shkakton humbjen Vllaznisë së vendit të parë.

Laçi ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro. Kurbinasve në fakt, iu desh të kishin shumë durim gjatë ndeshjes, pasi goli i vetëm i 90 minutave që vulosi rezultatin erdhi në minutën e 89 nga ana e Xhixhës.

Kurbinasit tashmë, ngjiten në renditje duke shkuar në kuotën e 11 pikëve, ndërsa janë në vendin e shtatë.Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në vendin e parë me 19 pikë, tre pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Kukësi. Në ndeshjen e radhës, Laçi pret Bylisin, ndërsa shkodranët luajnë në transfertë ndaj Apolonisë.

FT: LAÇI – VLLAZNIA 1-0

Xhixha 87′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+2′ Zëvendësim te Laçi, largohet Xhixha, vendin e tij e merr Rapo.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Redon Xhixha kalon në epërsi kurbinasit. Një gjuajtje e lehtë e sulmuesit që përfundon në rrjetën e Zogoviç. Shtangen shkodranët! 

77′ Zëvendësim te Laçi, largohet nga fusha Marku, vendin e tij e merr Teko.

75′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Imeri, vendin e tij e merr Kruja.

74′ Mazrekaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

68′ Adili ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Harmon.

68′ Tronditet traversa e portës së Sherrit, pas tentativës së Imerit në hyrje të zonës. Shans ideal për Vllazninë.

67′ Adili prek topin me dorë brenda zonës pas një dueli me Harmon, por ky momenti i shpëton gjyqtarit Hamiti që  vazhdon lojën.

66′ Provon Musta nga një distancë e konsiderueshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

61′ Zëvendësim te Laçi, largohet Juljan Shehu, vendin e tij e merr Mentor Mazrekaj.

60′ Sfidë e hapur, skuadrat kërkojnë maksimumin me sulmue dhe kundërsulme nga të dyja krahët.

50′ Tjetër shans i artë i Laçit me Harmon, pas një harkimi të Selmanit nga e djathta, sulmuesi i skuadrës bardhezi nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë nga shumë pranë vijës fatale.

https://vidnews.net/embed/1608386041380

49′ Pranë golit Laçi me Harmon, gjuajtja e sulmuesit brenda zonës u ndal me këmbë nga gardiani Zogoviç. Me fat shkodranët në këtë moment.

47′ Albion Marku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Eni Imami ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Laçi pretendon për penallti, pas rrëzimit të Lushkjas brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

40′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mesfushori Julian Shehu, për ndërhyrje të gabuar ndaj Ardit Hoxhajt.

38′ Goditje dënimi për Laçin, Krymi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Harmon. Mesfushori shkodran humbet sfidën e javës së ardhshme ndaj Apolonisë.

38′ 6 me 3 numri i goditjeve nga këndi për Vllazninë. Ignjatoviç nuk arrin të devijojë topin.

35′ Sfidë tepër e luftuar, me aksione të rjedhshme nga të dyja skuadrat që kërkojnë ta fitojnë këtë takim.

27′ Tjetër rast i rrezikshëm për Laçin, kësaj here ishte sulmuesi Harkon, i cili provoi me një goditje brenda zonës, por gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

20′ Pranë golit Laçi me Selmanin, pas harkimi të Shehut, mbrojtësi godet me kokë, por jashtë kuadratit.

15′ Mevlan Adili dhuron spektakël. Mbrojtësi i qendrës driblon të gjithë lojtarët që i dalin përpara, futen bukur në zonë, por në momentin e fundit ndalet nga Obanor. Ndërhyrje deçizive e futbollistit të Laçit.

14′ Tjetër mundësi mjaft e mirë për Vllazninë me Demir Imerin, i cili i vetëm 15 metër larg portës, e ka çuar topin mbi traversë, duke sfumuar një shans të artë për të kaluar shkodranët në avantazh.

8′ Provon Jonuzi të befasojë me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por topi shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Sherri.

6′ Pranë golit Vllaznia. Imeri provon me një gjuajtje diagonal nga e djathta, vendimtare ndërhyrja e Alen Sherrit që devijon topin në këndore.

4′ Skuadra e Laçit më kërkuese në këto minuta të para, duke ushtruar presing lart në zonën e Vllaznisë.

1′ Ka nisur takimi!

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: