Telegrafikisht

Arrestimi i gazetarëve…, kur policia humb rrugën në oborr

Nga Lutfi Dervishi

Mili Xhani dhe Xhoi Malësia janë dy gazetarë të rinj dhe dy qytetarë model. Ndalimi nga policia gjatë ushtrimit të detyrës dhe dhuna ndaj tyre janë vetëm një tregues që policia shpesh e humb rrugën në oborr!

Është mungesa reflektimit, mungesa e përgjegjësive për rastet e meparshme, të cilat në mënyrë graduale çojnë në degradim dhe më shumë dhunë!

Drejtuesit civilë të Ministrisë e Brendshme më e pakta që mund të bënin është të kontaktonin dhe të kërkonin ndjesë ndaj gazetarëve!

P.S Ka shumë lexime për dhunën e këtyre ditëve që nga ajo me motive politike deri te anarkia e adoleshentëve të pa shpresë! A ishte rasti Klodian Rashës pika që derdhi gotën e zemërimit apo rast i izoluar që shfrytëzohet për qëllime politike? Përgjigja nuk është e lehtë, por jam i sigurtë që po të mos ishte tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të fajësuar dhe njollosur viktimën – po të mos ishte vetëpërdorur si vegël një pjesë e medias duke raportuar në mënyrë skandaloze – nuk do të ishim këtu ku jemi sot. DHUNA nuk është zgjidhje në asnjë rast, por kjo dhunë që po shohim nuk shpjegohet aq më tepër adresohet duke vendosur etiketën: politike!

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: