Telegrafikisht

“Vipat” shqiptarë që reagojnë për gjithçka ndodh në botë por kur ndodh në Shqipëri mbyllin gojën.

“Vipat” shqiptarë, njerëz pa shtyllë kurrizore që reagojnë veç për të qenë në modë!U vra një afro-amerikan në Amerikë para pak muajsh dhe nuk ngeli “VIP” shqiptar pa shkruar e pa u indinjuar nëpër rrjetet sociale. Fundja, shumë mirë bënë se ishte jetë njeriu.U dogj Katedralja “Notre Dame” në Paris sërish nuk ngeli “VIP” shqiptar pa reaguar e pa shprehur keqardhje nëpër rrjete sociale. Po tek e fundit mirë bënë, se është ndërtesë me histori mijëra vjeçare ajo.
U dogjën pyjet në Australi, e sërish Vipat e “intelektualët” shqiptarë gati sa nuk e dogjën rrjetin me shkrime e reagime. Po mirë bënë ore, se u dogjën edhe mijëra kafshë aty.Madje tek jemi tek kafshët, edhe kur u publikua në rrjete një foto e një qeni që tërhiqej nga një makinë diku nëpër Shqipëri sërish reaguan VIP-at me plot mllef e indinjate, duke kërkuar gati varjen në litar të atij personit që kishte lidhur qenin pas makine. Po fundja mirë ore bënë, se edhe kafsha një jetë ka në fund të fundit.E krejt në të kundërt me sa më sipër, asnjë nga këta pseudo-Vipat e pseudo-intelektualët shqiptarë nuk reaguan e nuk e shkruajtën qoftë një fjalë të vetme, qoftë edhe sa për sy e faqe kur u prishën me dhjetëra shtëpi në Astir. A thua se ata që do mbeteshin në shi e pa çati mbi kokë nuk ishin njerëz.
Sërish nuk shkruajtën as një fjalë të vetme, as kur në mënyrë tinëzare u prish Teatri Kombëtar, qoftë edhe sa për sy e faqe. Jo ore jo se u dhimbsej më shumë “Notre Dame” në Paris.Po lëri të gjitha, po si more nuk e morët guximin të shkruanit qoftë një fjalë të vetme, edhe për sy e faqe, për Klodianin. Për një të ri 25 vjeç që u vra pabesisht në lule të rinisë. Apo harrova, për ju ka më shumë rëndësi një katedrale në Paris, një pyll në Australi, apo një qen në rrugë.Po si mund të jeni kaq hipokritë?!Po si mund të jeni kaq të fëlliqur?!Po si mund të jeni kaq të pafytyrë?!Veç mos harroni, se kur e keqja merr fuqi, kur rritet e zmadhohet, ajo nuk kursen askënd. Në mos ty që je “VIP” ajo nuk kursen të afërmit e tu. Që nesër, larg qoftë, ashtu si Klodi mund të ndodhen në vendin dhe kohën e gabuar e mund ti kapë ndonjë plumb “qorr” që del nga tyta e pistoletës së pushtetit që ju i bëni fresk.

nga Edison Balla

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: