Telegrafikisht

Ta shfaqesh serinë “Mehmet Pushtuesi” në Shqipëri është si ta shfaqesh Adolf Hitlerin në Izrael

Nga Gani Mehmetaj

Ta shfaqesh në Shqipëri serinë televizive “Mehmet Pushtuesi”  është sikur televizioni izraelit ta shfaqte serinë për pushtimet “e lavdishme” e gjenocidin e Adolf Hitlerit”.

Në Izrael kurrë nuk do të ndodhte diçka e tillë, as në imagjinatën më të shthurur.  Është diçka e paimagjinueshme, do t’u dukej rrëqethëse, krim kundër kombit të tyre e kundër njerëzimit. Vetëm të përmendej mundësia e tillë e shfaqjes, do të ngrihej i madh e i vogël, do të arrestoheshin me të drejtë kreu i televizionit dhe kreu i atyre që e kanë lejuar. 

Izraelitët kanë shtet, kanë dinjitet, kanë integritet kombëtar e kujtesë historike, janë komb që nuk e harrojnë as të keqen, as të mirën. Nuk janë as dele, as peshq. Neve na mungojnë të gjitha këto virtyte të izraelitëve.

Sikur serbët të merrnin guximin të bënin ndonjë seri për luftën “e lavdishme” të Milosheviqit, të këtij krimineli, jam i sigurt që pa asnjë ngurrim Tv Klani, apo televizionet tjera shqiptare do ta shfaqnin, te vetmit në gadishull.  Milosheviqi jo pse ishte kriminel më i vogël se sa Mehmet Pushtuesi gjakatar, por nuk pati fuqi të vriste sa vrau shqiptarë Mehmet Pushtuesi.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: