Telegrafikisht

Kurbini i tokave bujqësore qe importon gjithçka!Kurbinasit që me shekuj kanë jetuar me bujqësinë ndihen të braktisur nga shteti

Nga Elton Laska

Kurbini i tokave bujqësore, importon gjithçka!
Rrethi i Kurbinit, ndryshe nga zonat e tjera në veri të vendit, 80% të territorit të tij e ka tokë bujqësore, të përshtatshme për kultivimin e produkteve të shumta bujqësore, me mundësi dhe kapacitete edhe për eksport jashtë vendit. Kultivimi i “injorancës”, ndër vite, ka bërë që të mos kultivohen produktet bujqësore, pasi fermeri kurbinas është i braktisur nga pushteti lokal dhe pushteti qendror. Bashkia e Kurbinit, që prej 3 mandatesh drejtohet nga e majta, nuk e ka në politikat e saj zhvillimin e bujqësisë, jo se nuk janë kushtet, jo se kanë munguar fondet apo përkrahja nga Tirana, thjeshtë kanë munguar idetë dhe vendosja në krye të punës e njerëzve të përgjegjshëm.Toka pjellore e Kurbinit, ka mbetur peng i paaftësisë së drejtuesve të bujqësisë në rreth dhe qark, të cilat nuk i njohin kapacitet bujqësore të kësaj treve. Nga burgjet, janë katapultuar në poste drejtuese në bujqësi dhe e vetmja kulturë bujqësore që kujtojnë se mbillet, është kanabisi dhe për këtë të fundit, u mjafton mbështetja e Ramës dhe e shtetit. Por a merret i gjithë Kurbini me kanabis?Jo, kurrsesi! Kurbinasit janë njerëz fisnik e punëtorë, që me shekuj kanë jetuar me bujqësinë, por fermerët ndihen totalisht të braktisur nga shteti. Një produkt bujqësor, kushton më lirë nëse vjen nga Maqedonia e Greqia, se sa të prodhohet në Kurbin. Ky është paradoks dhe skandal në kufijtë e tragjikes, që detyron mijëra të rinj të braktisin atdheun dhe të marrin rrugët e Evropës, ku jo pak herë bien në kurthin e krimit. Fermerët kurbinas kanë nevojë për mbështetje financiare dhe logjistike, qoftë nga bashkia, qoftë nga shoqatat e ndryshme dhe për këtë duhet punë, duhen projekte, duhen njerëz që e duan vendin e tyre dhe njerëz që besojnë se ky vend bëhet dhe jo militantë të rëndomtë partie. Puna është dinjiteti, ndërsa të bësh tokën tënde prodhuese është fisnikëri që na çon në gjurmët e të parëve tanë, që në saj të punës, nuk patën kurrë nevojë të linin dinjitetin peng. Në Kurbin, duhen mbështetur fermerët t’u rikthehen tokave të pafundme bujqësore, duhen sensibilizuar të bashkëpunojnë dhe të organizohen në shoqata bujqësore, për ngritjen e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore, ngritjen e fermave me kultura të përshtatshme, si një mënyrë që kjo zonë të marrë zhvillim.Nuk duhet të presim dhurata nga Tirana, as nga rrethet fqinje, por duhet të vetëorganizohemi dhe të punojmë sëbashku për të hartuar një strategji për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, sektorë që mund të gjenerojnë të ardhura kolosale për familjet kurbinase. Promotor i këtyre inisiativave, duhet të jetë pushteti lokal, por me sa duket, ata janë “shumë të zënë”!Në bujqësi e blegtori, nuk ka më vend për shpikje, por vetëm për implementim të modeleve më të mira vendase dhe të huaja.
/kurbini.info

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: