Laçi shkelqen ndaj Apolonise. Nica: Problemi ishte te lufta sportive

U duk se do të ishte një tjetër ditë “Jo” për Laçin ndaj Apolonisë, megjithatë për të nxjerrë sa më mirë teknikun Stavri Nica në ndeshjen e parë të tijin në stolin e kurbinasve, mendoi Kirian Nuabueze. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar shpërtheu këtë sfidë me një tregolësh, duke përmbysur golin e Omerit.
Dy herë në fraksionin e parë dhe më pas edhe një tjetër rrjetë në pjesën e dytë bënë që fierakët të dorëzoheshin përballë Laçit, teksa më pas erdhi edhe goli i katërt nga Xhixha në minutën e 64. Sakaq, pesë minuta nga fundi kishte vend edhe për golin e Markut, ndërsa vendasit nuk kishin të ngopur duke shënuar sërish me anë të Xhixhës në minutën e 92 për të vulosur rezultatin përfundimtar 6-1.
Kështu, Laçi “harron” Cungun dhe siguron fitoren e parë në kampionat duke shkuar në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa Apolonia ende nuk ka siguruar trepikëshin e parë të këtij sezoni
Kurbinasit reaguan pas shkarkimit të trajnerit Cungu dhe me Stavri Nicën në stol u pa një ekip ndryshe. Pas ndeshjes, trajneri Nica për Supersport deklaroi se më kryesorja është se skuadra e ndjeu përgjegjësinë dhe se problemi ishte te lufta sportive.
“Sigurisht, ai meriton të shënojë. Por çfarë është më kryesorja, skuadra sot reagoi e ndjeu përgjegjësinë e ndeshjeve të kaluara. Problemi ishte i luftës sportive, agresivitetit, nuk është se skuadra nuk ka përbërje. Por kushdo të jenë, sado të paguar e me emër, kjo është luftë sportive e garë e duhet të garosh me shpirt gare.
U bënë dy muaj këtu që stërvitesha me fëmijët, stërviteshim në të njëjtën orë e në një fushë me këtë skuadër. Pak a shumë kam bashkëpunuar me profesor Cungun. Gjithë probleme është durimi, duhet të durosh, impenjohesh e të marrësh gjërat me radhë një nga një. Besoj se skuadra do të reagojë e do të hyjë në garë.
E mira është të vijë një trajner me energji, të shohim, edhe unë nuk jam shumë i artë, edhe presidenti nuk është se si do të veprohet”, u shpreh Nica. /VipSport.al/
Lini një Përgjigje