Telegrafikisht

Cungu: Mungesat po ndikojnë te Laçi, lojtarët e ardhur të tregojnë veten

Armando Cungu dhe Laçi ende nuk po shijojnë fitoren e parë në kampionat, ndërsa sot madje kanë pësuar disfatën me Kukëisn, një rival në betejën e titullit kampion. Pas ndeshjes, në prononcimin për “Supersport”, Armando Cungu ka pohuar: “Luanim çdo gjë për çdo gjë për të marrë tri pikët aq më tepër ndaj Kukësit. Ishtë një ekip që nuk kishte shënuar asnjë gol, e sot ia bëmë vetë vetës, e jo kundërshtari. U lëkundëm pak në fillim, patëm tri raste të pastra në pjesën e parë, edhe në të dytën. Nuk po arrijmë të zhbllokohemi te goli dhe kjo është pasqyra e këtij 90 minutëshi”.

“Ekipi duhet të punojë shumë. Jam i bindur që ky ekip ka potencial dhe të kthehet fuqishëm. Nuk ka ku shkon, e ka treguar edh sezonin e kaluar e Kupat e Europës. Kemi pasur probleme fizike të disa lojatrëve kyç. Që në start nuk kemi gjetur ende formacionin ideal që mund të shtyjë ekipin, Ky është ngërçi momental që shtohet edhe ky ngërç psikologjik. Futbolli është edhe fat ndonjëherë, mund të ndryshojë situata nga një moment në tjetrin si i qëlloi Kukësit”.

“Mungesa e Lushkjes ndikon shumë, Nuabueze ka probleme, Hoxha nuk po gjen formën ideale, Shehu është ndeshja e dytë pas dy muajve që kthehet, edhe Deliu pothuajse me vetëm një stërvitje jemi detyruar ta aktivizojmë. Nuk janë në 100% në aspektin fizik. Janë pika të rëndëishme për ne. Pres më shumë nga lojtarët e ardhur, janë bërë ndërhyrje në emra të evidentuar në ekipet e tyre, por më vjen keq që nuk po më japin atë që presim si klub dhe  ekip. Duhet ta zgjidhim sa më shpejt këtë situatë, që të marrin shumë më seriozisht, se në fund të fundit ekipi i ka llogaritur dhe kontributi i tyre do të ishte më domethënës për ne”.

“Xhxiha ka mbështetje, është konsumuar shumë gjatë sezonit të kaluar. Nuk i ka qëlluar të pushojë në asnjë moment, në Europë kemi luajtur edhe me shtesë janë edhe lodhja që ndikon te forma. Nuk mund të fillojë e mabrojë kampionatin një futbollist në ekselencë. Jam i bindur se ka vlera për të shkëlqyer. Kemi humbur shumë, janë 4 ndeshje 3 pikë, nuk është kjo ideja e futbolli ynë. Jam i bindur që Laçi do të vazhdojë po aq konkurrues sa në sezonin e kaluar”.

“Me Obanor ndërhymë për të rrgulluar gjërat. Edhe Sherri me këmbë luan mirë pavarësisht një gabimi të rëndë sot. Nuk luhet me top të gjatë dhe shpresojmë të kapim topin, punojmë që të mos luajmë me top të gjatë të diskutueshëm. Topi i larguar pa adresë bie në këmbë të kundërshtarit dhe të kthehet në zonë.  I kemi potencialet për të luajtur, por duhet ta kuptosh kur duhet zgjidhur edhe me goditje fundore. Janë gjëra që i kanë ndodhur portierëve më të famshëm në botë. Nuk duhet ta kryqëzojmë”.

“Ndjehem keq e lus Zotin për një profesor të nderuar e një trajner të mirë dhe urojmë sa më shpejt të shërohet e të kthehet pranë familjes së tij. Forca profe të japim zemër.  Më besoni në këto moment edhe për Maradonën, unë kam kamerën e më shihni në fytyrë, por pjesa e gjunjëve më dridhen pak. Është legjendë e rrallë që uën e brezi ka parë një të tillë që ka pas e nuk ka për t’i ardhur më botës. Nuk ka qenë figurë për t’u nderuar jashtë futbollit, por do flasim për njërëz që i kanë dhënë kënaqësi njerëzimit nëpërmjet aktrimit të tyre, besoj se është humbje e madhe për futbollin botëror”, – tha Cungu në fund të prononcimit.

/Vipsport.al/

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: