Telegrafikisht

Itali/ Miloti, artisti shqiptar që po lë “gjurmë” ndërkombëtare me çelësin e tij

Artisti italo-shqiptar Alfred Mirashi, i njohur me emrin e artit Milot, do të jetë pjesë e ekspozitës së parë të Bienales Ndërkombëtare të Jinan, në provincën e Shandong, Kinë. Ekspozita do të inaugurohet në 12 Dhjetor 2020 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 31 Mars 2021, duke ofruar për publikun, në dhomat e Muzeut të Artit Shandong dhe Muzeut të Artit Jinan, punimet e rreth njëqind artistëve nga mbi 20 vende. Milot, po përgatitet të përfundojë skulpturën e madhe “Çelësi i Montevergine”, mbi 40 metra e lartë dhe e vendosur në rrethrrotullimin në daljen e autostradës Avellino Ovest, një vepër monumentale e porositur nga presidenti i Provincës së Avellino, Avv, Domenico Biancardi.

Më 12 dhjetor inagurohet ekspozita në Kinë, ku ju jeni pjesë gjithashtu. Si u gjendët në këtë ekspozitë?

Bashkëpunimi im me Kinën ka nisur prej tetë vitesh. Vite të cilat më kan dhënë mundësinë të njihem me shumë artistë e kurator të artit kinez. Ndër prezantimet e mia më të rëndësishme në Kinë është pjesëmarrja në Bienalet Internacionale të Pekinit në 2015 dhe pas një viti kisha nderin të emërohesha me profesorë në Universitetin Arte & Design në Jinan, Shandong, në këtë bienale më ka ftuar comisioni i Bienales së Jinanit. Hapja e Bienales do bëhet me datë 12 dhjetor, ku do të marr pjesë bashkë me 100 artistë nga e gjithë bota.

Me cilat vepra do merrni pjesë?

Tematika e veprave të mija tashmë është e njohur tipologjia është dyshe dhe vepra e parë quhet “Këndi Mesdhjetar” dhe e dyta, “Këndi Oriental”, këto vepra bëjnë pjesë në atë që unë quaj krijmtari shumëngjyrëshe të artit tim. Të realizuara në Firenze.

Kina duket se nuk është prekur nga një valë e re e pandemisë, si ndiheni që veprat tuaja do jenë të eskpozuara për publikun në një kohë kur Europa po rrezikon izolimin total?

Është e vërtetë që Kina sot është një ndër vendet me nivel më të ulët të infeksionit nga Covid-19 por është edhe e vërtetë që Kina ka hyrë e para në këtë pandemi dhe masat e marra nga shteti kinez janë shumë frytdhënëse. Kjo ka bëre që në Kinë sot janë kthyer komplet jetës normale gjë  të cilën e uroj edhe për pjesën tjetër të botës.

Veprat që mbajnë firmën tuaj janë të shumta, njëra prej tyre është në proces. Kur pritet të mbarojë “Çelësi i Montevergine”?

Unë veprat e mia i kam realizuar si në pikturë, skulpturë e instalacione, para 3 vitesh kam realizuar skulpturën në qendër në Lizzanello afër Leces, ku ka qenë kurator, Prof. Massimo Guastella, pastaj në Cervinara kam realizuar veprën “Çelësi i Cervinares” një skulpturë me madhësi 20 metra ku ndodhet në hyrje të qytetit. Ndërsa tani kam prej muajsh po realizoj skulpturën më të madhe të të gjitha kohërave në Europë, “Key of Montevergjine” (Çelësi i Montevergine) gati 50 metra që do të vendoset në hyrje të Avellinos muajit e ardhshëm.

Këtë vepër kush jua komisionoi?

Për këtë skulpturë monumentale më ka thirrur Presidenti i Provinces se Avellinos, Domenico Biancardi, sepse kjo nuk është vetëm një objekt skulpture colosale, por dhe mesazhi që duam t’i japim sot botës, është zhdukja e kufinjve ndarës dhe krijimi i një bote të pastër në barazimin e të drejtave individuale.

Keni fituar shumë çmime dhe të gjithë janë të rëndësishëm, por cilit do veçonit si më të rëndësishëm?

Çdo çmim ka rëndësinë e vet sepse arrihet me shumë pune e këmbëngulje, por më i veçanti është kur kam futura çmimin e parë në Museun Permanente në Milano isha student në Akademine e Brerës, fitova këtë çmimin mes 4000 studentave nga e gjithë bota. Në Shqipëri smë lanë të bëja akademinë sepse isha familje kulakut, ndërsa këtu kjo veçanti ndoshta hapi dhe rrugën drejt suksesit.

Elementi kryesor i veprave tuaja është çelësi. Pse?

Nuk është vetëm “Çelësi” por ideja është sepse kemi të bëjmë me një objekt që përdoret në çdo vend të botës, dhe më duket sikur njeriu duhet të ketë “çelesin” ose të gjejë “çelesin” e duhur për të realizuar gjithçka në jetë, unë jo vetëm e shtremberoj “çelësin” por e realizoj në një formë “mospërdoruese” sepse s’duhet të krijojmë jetën me paragjykime dhe me ndarje, por të realizojmë një shoqëri të drejtë dhe bashkëpunuese.

Sa “çelësa” skulpturë keni vendosur deri më tani?

Monumentale kam realizuar 3 vepra deri tani, por në të ardhmen kam disa projekte në disa qytete të botës, shpresoj meqë epidemia e Covidit të mbarojë sa më shpejt, dhe të rifilloj me projektet që kemi lënë përgjysmë. Kam disa projekte që kam firmosur, por flasim kur të realizohen, në një të ardhme të shpejtë.

Po në Shqipëri keni menduar ndonjë vend për të lënë një gjurmë me “çelësat” tuaj?

Patjetër, aty është vendlindja ime, ku kam kujtimet më të mira të adoleshncës time, besoj se së shpejti do të realizoj dicka, por duhet dhe dëshira e politikës sonë të atdheut që të thërrasin artistët që presentojnë Shqipërinë kudo në botë, jam dhe qytetar italian, por unë presentohem me emrin e Artit, Milot,aty ku kam lindur.

Do vazhdojë të jetë “çelësi” elementi kryesorë, apo jeni frymëzuar nga një element tjetër?

Unë pikturoj dhe bëj skulptura çdo ditë, kam studion time në Firenze, në këtë qytet me plot muze e me një histori të madhe artistike në çdo fushë, prandaj në këtë moment “çelësi” është një objekte identifikimi artistik i veprave të mia, por besoj se në të ardhmen do të kërkoj e të gjej ide të tjera, dhe kur të ndihem i sigurtë me eksperimentet e mia do t’i ekspozoj nëpër galleritë dhe museumet e botës.

Si do ta përkufizonit elementin e “çelësit”në këto kohë të vështira me pandeminë?

Sot bota është e “mbyllur” nga epidemia, ekonomia nuk funksionon, ndoshta ka ardhur koha të krijoj me një shoqëri pa “celesa”, kjo periudhe i ka dhënë një mësim botës së sotme, mendoj që duhet të gjithë të reflektojme për të ndryshuar këtë lloj sistemi.

Keni në plan një ekspozitë në Shqipëri kur situata për shkak të Covid-19 të jetë përmirësuar?

Patjetër, jemi duke bashkëpunuar me disa artistë internazionalë që t’i sjell në Tiranë bashkë me mikun tim artistin Vladimir Llakaj për të ekspozuar veprat e tyre dhe për të krijuar një dialog të hapur me artistët shqipetarë.

Kur u larguat në vitin 1991 e mendonit se do arrinit ta bëni emrin Milot të njohur ndërkombëtarisht?

Kur sot më ftojnë të marrë pjesë në ekspozita internazionale dhe më thërrasin Milot, ndihem shumë krenar, sepse përdor emrin e qytetit tim të vogël në Kurbin, kam shumë kujtime të bukura edhe pse ishim të varfër, por kishim një harmoni të mrekullueshme midis njëri-tjetrit, të respektonin për sjelljet që kishe ti bashkë me familjen tënde, pastaj duhet të dimë diçka që artistët më të mëdhenj të Italisë kanë lindur në qyteza të vogla, siç janë Da Vinci, Caravaxhio e shumë të tjerë që kanë vendosur emrin e artit vendin ku kanë lindur, shpresoj që dhe emri Milot të më shoqërojë me fat më shumë në vitet e mia të karrierës artistike. Në librin e fundit që jam duke përgatitur ku është në drejtimin artistik të Michele Stanzione, tekstet kritike që më kanë shkruar janë pothuajse nga artistë të famshëm dhe kritikë nga disa vende të botës sic është drejtori i Museut Nacional të Kinës, ish-drejtori i Akademisë së Brerës, drejtori i museut të Shangait, e shumë personazhe të tjera të artit botëror.

PHOTO-2020-08-30-14-46-57
PHOTO-2020-08-30-14-46-58
PHOTO-2020-11-17-20-29-53
PHOTO-2020-11-17-21-12-35

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: