Partizani ka mbyllur javën e tretë me një barazim 0-0 me Laçin, një nga ekipet më aktive në merkaton e verës dhe që u vu në radhë me kandidatët për titullin kampion. Madje, të kuqtë e Ilir Dajës kanë fituar stabilitet, teksa në tri javë kanë marrë 4 pikë.

Janë afër kreut, por pa harruar edhe mungesat e lojtarëve të rëndësishëm si Kordeiro e Asani që nuk luajtën.
Ndryshe ndodh me Laçin që edhe pse me një organikë të bollshme, ende nuk ka marrë fitoren e parë, ndërsa në tri javë ka 3 pikë, larg pritshmërive të kurbinasve, që e kishin menduar me më shumë pikë. Një sfidë delikate, që për nga mënyra se si janë ndërtuar të kuqtë, pika konsiderohet pozitive, ndërsa Daja dhe të rinjtë po ja dalin që të tregojnë veten në Superiore…
Partizani – Laçi 0-0
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Kote, Broja (64′ Hyseni), Bardhi, Mala, Solomon, Kardoso (83′ Cara).
Trajner: Ilir Daja
Laçi: Sherri, Marku, Ignjatoviç, Selmani, Musta (75′ Turkaj), Shehu, Ramos (85′ Mazrekaj), Rapo (70′ Lushkja), Teko, Xhixha, Nuabueze (85′ Prenga).
Trajner: Armando Cungu
KV: Idrizaj, Mala
Gjyqtar: Eldorian Hamitaj
vipsport.al