Telegrafikisht

CUNGU “Merituam fitoren”, Partizani është Partizan! Më është bërë makth minuta e fundit

Armando Cungu e pranon edhe vetë se për Laçin ky nuk ka qenë një fillim sezoni ashtu siç pritej apo ishte parashikuar për vetë synimet që i vunë vetes në verë kurbinasit, që ishin ndër më aktivët në merkato, duke afruar jo vetëm sasi, por edhe cilësi lojtarësh, apo duke sakrifikuar në buxhet e duke mos shitur lojtarë si Nuabueze.

Pas ndeshjes së sotme në “Elbasan Arena”, ndaj Partizanit, Armando Cungu, trajneri i skuadrës së Laçit për “Supersport” ka pohuar: “Nuk e kishim menduar kështu fillimin e kampionatit. Në përgjithësi ekipi ishte në gjendje të mirë fizike. Mendoj se ishim më afër fitores nga ajo që dhamë. Në 26 minutat e para kundërshtari na vuri në vështirësi, pastaj morëm frenat e lojës dhe kishim mundësi për të shënuar, por edhe në fund në shtesë mund ta humbnim me rastin e Bardhit. Kemi pasur munegsa dhe nuk jemi ku duhet. Kemi lojtarë që janë konsumuar shumë, Lushkja ishte me probleme ndërsa Deliu nuk ishte. Ekipi kishte rritje në krahasim me dy ndeshjet e para, tregoi shpirt gare e luftë sportive. Ka paraqitje nga individë të caktuar, por më lë të shpresoj që ekipi do të vijë në nivelin e tij”.

“Të ardhurit duan kohë që të përshtatet me lojën, grupin e mënyrën e lojës. Kam qenë i mërzitur pas ndeshjes me Kastriotin, nuk e prisja golin në shtesë. Na u bë si “sindromë”, u eliminuam edhe në Europë dhe u bënë shumë këto situata dhe më solli mërzi. Nuk besoj se ka trajner që nuk ka presion. Duhet të dimë të përballojmë presionin, si profesionistë të përballojmë punën tonë, si profesionistë.”

“Kishim ardhur me dëshirën për ta fituar ndeshjen dhe për mendimin tim, ishim ne dominues në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndoshta ishim më afër fitores. Ishte i drejtë ndoshta ky barazim, nuk mendoj se kemi luksin të neglizhojmë Partizanin se ka kualitete e cilësi brenda, ka të njëjtët lojtarë të vitit të kaluar. Nuk është tragjedi një pikë me Partizanin. Duhet pak kohë, duhet pak durim.”

“E kuptoj që kërkesat janë në rritje, presioni është në rritje sa i përket asaj që kërkohet nga Laçi me afrimet, edhe ne jemi të ndërgjegjshëm për kërkesat ndaj ekipit. Por duhet kohë që të kthehet Laçi që kërkojmë e dëshirojmë.”

/Vipsport.al/

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: