TË PISH GJAKUN TËND ?!

Nga Hil Kabashi
Në një fshat u ngriten njerëzit kundër një ujku, i cili shfaroste bagëtinë në stallë. Disa vendosen të organizohen me pushkë dhe me sëpata për ta vrarë ujkun. Ndërkaq, një plak i këshilloi ata në këtë mënyrë:
– “S’ka nevojë të nevrikoseni dhe të bëni zhurmë fare. Merreni vetëm një thikë dytehesh, lyenie me gjak dhe vendosnie para derës ku gjenden bagëtitë. Kur të vijë ujku, i cili është i etshëm për gjak, më parë do të lëpijë thikën e përgjakur, me ç’rast ai do ta presë gjuhën e vet. Pastaj, ai do të thithë gjak pandërprerë, derisa të ngordhë, duke mos ditur se po e pi gjakun e vet…”
Me vrasjet, hakmarrjet, krimin, vetëvrasjet, divorcin, abortin, trafiqet, braktisjen nga vendi, akcidentet në asfalt me shifra alarmuese, me ndotjen e pamëshirshme të mjedisit…, ka rrezik se ne po vetëshfarosemi, ose siç thotë populli ynë: “po e vrasim vetën me gisht të madh”.! Indiferentizmi, moskokëçarja dhe moskujdesi në këto momente mund të na kthehet dikur në bumerang, i cili mund të na kushtojë shumë, duke marrë para sysh se “demokracia shndërrohet në tirani, nëse jepet me tepri” (Platoni).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: