Telegrafikisht

Korona grip i thjeshtë? Ja shpenzimet, nëse sëmuresh!

-640-0-5f38e65563437

Nga Teuta Maçi- farmaciste!

Të tërë e dimë, gripin e kalojmë kështu: një antigrip ne formën e çajit, (blen një kuti rreth 500 lekë dhe mbledh mendjen), një nafazoline (më e shtrenjta 430 lekë) dhe dy ditë pushim se i kishe nevojë nga tërë ajo lodhje në punë a në bar. Shpëtove! Në rastin më të keq dhe një antibiotik se të ka shkaktuar ftohje në mushkri, ja të themi maksimumi maksimumi me fantazi 4.000 lekë kura. Nami u bëftë, të tërë i kemi kaq mënjanë për një ditë të vështirë.

Mendove gjë se Korona kalon si një grip i zakonshëm?! Gënjen qeveria a shoku i lagjes se s’ka ç’bën dhe përhap panik?!

Po jua shpjegoj se ku ndryshon Covid-19 nga gripi i thjeshtë nisur nga këndvështrimi i një buxhetori. Po të shpjegoj arsye alternative përveç ruajtjes së shëndetit se perse duhet ta mbledhësh rripin dhe të rrish në shtëpi qe tani. Dje më mire se sot!

Ja se çfarë duhet të marrë një familje që sëmuret nga Covidi në rastet kur dikush sëmuret rëndë.

– Oksimeter – (3.000 a 6.000) lekë po pate fat të gjesh se po mbarojnë.

– Antibiotikë tabletë nga goja rreth 1100 lekë për 5 ditë.

– Antibitoke venoze (470-2700/lekë për flakon) për person duhen minimumi 7-14 flakona në kurë. Shumëzo!!

– Vit C/D/B-Complex/Probiotike, kripëra … po e le të hapur se varet nga buxheti dhe cilësia që merrni. Mund të shkoje sa një rrogë mujore se duhen marrë para dhe pas Covidit.

– Tretës të sekrecioneve, mesatarisht 1100 lekë për një muaj se kolla nuk ikën lehtësisht.

– Hollues gjaku tabletë, më i thjeshti rreth 200 lekë për një muaj por shpesh nuk hyn në punë. Vazhdojmë me holluesin efikas me kasto rreth 300/lekë tableta ose 500 lekë injeksioni nëse ke fat dhe i gjen se kanë mbaruar. Minimumi 10 ditë do të të duhen. Shumëzo!

– Aparat oksigjeni, rreth 10.000 lekë në muaj me qira po pate fat të gjesh më të lira. Qe mos të bëhesh për spital e t’ia hedhesh në shtëpi.

– Maska, një e mirë rreth 300/400 lekë, të duhen nja 10 copë se duhen ndërruar. Taksirati!

– Alkool, dezinfektues, 80-800 lekë flakoni.

– Infermieri: 500-1000 lekë për herë. Shumëzo!

– Skaneri në privat 14.000-17.000 lekë. Ndoshta më shume. Në shtet nuk ka më vende.

– Doktori, analizat, taksia… të përsëritura.

Rimbursim nga shteti: 0.

Mblidhi tani! Jo me pension që nuk ia del, por dhe kursimet e tërë verës mund mos të të dalin.

Prit, u shërove?! Mund të të jenë prekur veshkat, mushkëritë, enët e gjakut, mendja, gjumi…

Prandaj të lutem rri në shtëpi! Nëse nuk rri dot për arsye pune apo tjetër ruaj distancën sociale dhe higjienën personale.

Deri vitin tjetër ka dalë vaksina. Shtyje si ta shtysh.

Në shtator pritet të vazhdojë kjo situatë ndoshta edhe më rëndë.

Kursejini këto lekë për pushime vitin tjetër./dritare.net

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: