Telegrafikisht

Tirana bie në Laç, Me këtë fitore Laçi siguron vendin e tretë dhe eliminatoret e Europa Ligë.

tirana-laci

Tirana duket se është ende “e dehur” nga fitimi i titullit javën e shkuar dhe “ra” ndaj Laçit. Kurbinasit arritën të fitojnë me ndihmën e dy golave në pjesën e parë dhe një në fund të ndeshjes, që bënë të pavlefshëm atë të Torasës në fund. Fillimisht gjyqtari akordoi një penallti shumë të dyshimtë, që kte ktheu në gol Nuabueze, pas përsëristjes së 11-metërshit për parregullsi të portierit Bakaj.

Pas pak minutash ëshishtetë Xhixha, i cili dyfishoi shifrat pas një aksioni të gjatë të djemve të Cungut. Pjesa e parë u mbyll me tentivat e Tiranës për të ngushtuar shifrat. Në të dytën Egbo aktivizoi tre titullarë, Bathën, Muçën dhe Çelhakën. Ata japin ndikim të drejtpërdrejtë në lojë, por jo në rezultat.

Bardheblutë komandojnë mesfushën dhe qëndrojnë në gjysmëfushën e Laçit, por mungesa e lojtarëve si Ngo dhe Kale u ndje, pasi bardheblutë hasën vështirësi për të depërtuar dhe finalizuar. Tirana dominon, po Laçi shënon. Është Kirian Nuabueze në minutat e fundit të kohës së rregullt, që shënon pas një aksioni të shpejtë të kurbinasve dhe me këtë gol shkëputet me tre rrjeta në garën për “Këpucën e Artë” me Shkurtajn.

Dy herë Nuabueze dhe një herë Xhixha, kampionët bien në Laç. Në fund ka kohë për golin e nderit të Tiranës. Është Torasa, që shënon një gol shumë të bukur nga jashtë zonës, duke e lënë në vetëm tre numrin e ndeshjeve, ku bardheblutë nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës këtë kampionat. Me këtë fitore Laçi siguron vendin e tretë dhe eliminatoret e Europa League. /vipsport.al/

MUNUTË PAS MINUTE:

90+3’ Mbyllet ndeshja në Laç.

90’ Akordohen tre minuta shtesë.

90’ GOOOL! Torasa krijon nga hicci dhe shënon golin e nderit për të tijët.

84’ GOOOOL! Nuabueze shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Laçin.

 

81’ Batha ekzekuton shumë bukur një goditje dënimi, Shtazilla e ndal mrekullisht.

75’ Muçi provon me një goditje nga jashtë zonës dhe direkt pas kësaj del nga loja dhe i lë vendin Kobinës. Zëvendësimi i fundit për Tiranën.

74’ Zbritje e shpejtë e Laçit, spastrojnë zonën mbrojtësit e Tiranës.

73’ Hoxhallari godet fort nga larg, sfera përfundon sipër tranversës.

71’ Ndeshja merr nuanca monotonie, Tirana kontrollon topin, por e paaftë të rrezikojë.

64’ Tirana ka frenat e lojës, por porta e Laçit mbetet ende e parrezikuar.

56’ Top i gjatë shumë i bukur nga mbrojtja për Beshirajn, talenti provon një parabolë, por sfera përfundon jashtë.

52’ Tirana zbret e gjitha në sulm, bardheblutë dalin shpesh para Stazhillës.

47’ Menjëherë e rrezikshme Tirana, goditja e Hasanit përfundon jashtë.

46’ Nis pjesa e dytë, Tirana fut në lojë Bathën, Muçën dhe Çelhakës.

45+3’ Mbyllet pjesa e parë në Laç.

45+3’ Rast flagrant për Tiranën, fillimisht Torasa humbet mundësinë të godasë përballë portierit e më pas Beshiraj godet, por gjuajtja e tij përfundon sipër kuadratit.

45+2’ Krosim i lojtarëve të Laçit nga e majta, Hoxhallari i heq mundësinë e shënimit Nuabueze.

45+1’ Vazhdon të qëndrojë në sulm Tirana. Beshiraj dhe Muçi mundohen të rrezikojnë portën e vendasve.

45’ Akordohen tre minuta shtesë.

44’ Torasa pranë golit, “predha” e argjentinasit përfundon pak centimetra mbi tranversën e Stazhillës.

42’ Tirana qëndron në sulm, shumë aktiv Beshiraj nga e majta. Sulmuesi luan rrjedhshëm me Muçin dhe Ismajlgecin. Dy aksione të tyre ndalen në momentin e fundit nga kurbinasit.

40’ Top i gjatë i Karabecit për Beshiraj, talenti i Tiranës nuk arrin të rrezikojë, por në fund fiton një goditje këndi. Laçi eviton rrezikun.

40’ Top i gjatë i Karabecit për Beshiraj, talenti i Tiranës nuk arrin të rrezikojë, por në fund fiton një goditje këndi. Laçi eviton rrezikun.

38’ Teko lëviz bukur nga e majta dhe pason në zonë. Topi kalon gjithë pasqyrën e portës dhe arrihet nga Greca, që shkakton rrëmujë në zonë, por Bakaj nuk shqetësohet.

37’ Dy krosime të njëpasnjëshme të Ismajgecit nga e djathta, bardheblutë nuk i shfrytëzon në mënyrën e duhur.

34’ Përfundon para kohe ndeshja e Halilit. Sulmuesi dëmtohet dhe i lë vendin Mario Beshirajt.

26’ GOOOOL! Xhixha dyfishon për Laçin, pas një aksioni të rrjedhshëm.

23’ Hoxhallari provon nga goditja e dënimit në krahun e djathtë, Stazhilla pret goditjen e mbrojtësit.

16’ GOOOOL! Nuabueze gjuan për herë të dytë nga pika e bardhë. Këtë herë Bakaj nuk mund ta ndalë goditjen e amerikanit.

14’ Godet Nuabueze, Bakaj pret penalltinë, por gjyqtari kërkon të goditet sërish. Protesta të forta nga ana e Tiranës. Egbo shkon të qetësojë lojtarët në fund të fushës.

13’ Gjyqtari akordon penallti, ka protesta nga ana e Tiranës. Dyshohet për prekje me dorë të Halilit në hyrje të zonës.

11’ Muçi pason brenda zonës për Hasanin, shkodrani humbet duelin me mbrojtësit dhe nuk arrin të godasë në afërsi të portës.

10’ Portat ende të pakërcënuara, Tirana shfaqet më kërkuese.

7’ Nis e qetë ndeshja, luhet në mesfushë.

1’ Fillon ndeshja.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: