Siç shihet dhe nga foto, zjarri është shumë afër banesave dhe i rrezikon ato. Mësohet se për shuarjen flakëve janë angazhuar banorët e banesave që janë aty pranë, por dhe forca zjarrfikëse.
KURBIN- Një zjarr i madh ka përfshirë sot kodrat e gjelbërta në qytetin e Milotit. Sipas informacioneve, zjarri i ndihmuar dhe nga era është përphapur me shpejtësi dhe është afruar shumë zonës së banuar.
Siç shihet dhe në video, zjarri është shumë afër banesave dhe i rrezikon ato. Mësohet se për shuarjen flakëve janë angazhuar banorët e banesave që janë aty pranë, por dhe forca zjarrfikëse.
Pas njoftimin për ngjajren në zonë ndodhet dhe Shërbimi Pyjor, i cili po punon për vënien e fjakëve në kontroll, por puna është vështirësuar për shkak të terrenit të vëshitrë.
Zjarri në Milot, është një nga vatrat e shumta që kanë djekur masive pyjore në vend. Në shumë kodra e male këtë verë janë djegur hektarë të tërë me pyje, por të paktë kanë qenë ata që janë arrestuar për zjarrvënenien e qëllimshme.
(A.B. Dosja.al)