Telegrafikisht

3 gola për 3 pikë, Laçi dominon në Ballsh ndaj Bylisit duke siguruar vendin e trete.

Laçi ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Kategorisë Superiore. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për kurbinasit e Armando Cungut, për sa i përket objektivit Europë.

bandicam-2020-07-19-18-32-19-356Ishte Nuabueze heroi i bardhezinjve në këtë takim, i cili realizoi dopietë, ndërkohë që golin tjetër e realizoi Rapo. Me këtë triumf kurbinasit u ngjitën në kuotën e 58 pikëve, duke konfirmuar pozitat në vendin e tretë. Ndërkohë që Bylisi mban vendin e 7 me 47 pikë, 5 më shumë se Vllaznia.

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 tw Laçit.

90’+1’ Kundërsulm 3 kundër 2 i Laçit me Xhixhën i cili shfaqet i vetëm para Hidit por gabon tërësisht gjuajtjen duke shpërdoruar mundësinë e 4-0.

87’ Janku del në ndihmë të sulmit dhe pas harkimit të Barjamajt gjuan drejt portës, pa gjetur katërkëndorin.

84’ Mundësi e mirë për Laçin që të shënojë golin e katërt, Teko nga e djathta gjen hapësirën dhe pason për Lushkjen në qendër por goditja e mesfushorit kalon pak mbi traversë.

75’ GOOOL Laçi, shënon Nuabueze

73’ Pas një goditje dënimi të Muratajt, topi shkon te Peçi i sapofutur i cili gjuan direkt në duart e Stazhillës.

72’ Cungu përgjigjet me largimin Rrapos dhe aktivizimin e Lushkjes.

70’ Dovedan përforcon sulmin me aktivizimin e Qardakurt dhe Barjamajt, ndërsa largon Moconen e Ntepe.

64’ Murataj i krijon mundësinë Ndrecës të shpërthejë majtas, harkimi i tij në qendër shkon direkt në duart e Stazhillës.

60’ Tani Ujka shfaqet në ndihmë të sulmit dhe me një tentativë nga distanca thuajse befason Stazhillën, por pa gjetur kuadratin.

58’ Xhixha nis një pasim interesant përpara për Nuabuezen, devijimi i Ujkës eviton një situatë të vështirë para portës.

57’ Harkim interesant në zonën e Laçit, por ballshiotët me tre tantativa radhazi nuk arrijnë të gjuajnë në kuadrat.

53’ Laçi duket më I tërhequr në këto minuta, por në çdo moment është gati të thumbojë me kundërsulmet e shpejta nga krahët.

48’ Krijon trysni Bylisi në këto minuta të para por nuk arrin të gjuajë drejt katërkëndorit të miqve.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime të tjera të dy ekipet.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+3’ Bylisi i afrohet golit. Një goditje dënimi e Ujkës devijohet dhe godet shtyllën e portës së Stazhillës, më pas mbrojtja kurbinase largon rrezikun.

45’+1’ GOOOL Laçi, shënon Rrapo.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

40’ Zëvendësim i detyruar te Laçi me Fangajn e dëmtuar i cili i lë fushën e lojës brazilianit Teko.

38’ Mocone ka mundësinë që të gjejë barazimin me një gjuajtje të fortë në pozicion ballor, por nuk ka shënjestrën e duhur dhe dërgon topin jashtë.

34’ Prej disa minutash është Bylisi që ka marrë kontrollin e lojës duke sulmuar me shumë forca për të gjetur barazimin.

28’ Bylisi arrin të dërgojë topin në rrjetë, por Malçi është në pozicion të dukshëm jashtë loje në momentin kur finalizon dhe goli anullohet.

26’ GOOOL Laçi, shënon Nuabueze me penallti.

25’ Penallti për Laçin, Ndreca ndalon në mënyrë të gabuar Deliun dhe Hamiti nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë.

20’ Deliu vjedh topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe gjuan nga distance, sfera përfundon direkt në duart e Hidit.

15’ Tjetër mundësi e artë për Laçin. Një goditje dënimi nga e djathta harkohet në qendër për Selmanin i cili gjuan me kokë, por sfera kalon pak mbi traversën e katërkëndorit të Hidit.

13’ Mundësi e shkëlqyer e Laçit për të kaluar në avantazh. Xhixha nga e majta pason për Nuabuezen por ky i fundit vonohet dhe Ndreca kthehet me shpejtësi e i heq topin nga këmbët.

6’ Goditje dënimi nga e majta për Bylisin, topi harkohet në qendër te Malçi i cili e devijon por shumë lehtësisht dhe Stazhilla pret pa probleme.

2’ Gjuajtje e shkëlqyer e Ujkës nga jashtë zonës me të majtën, topi përfundon jo shumë larg shtyllës në të majtë të portierit Stazhilla.

1’ Fillon ndeshja në stadiumin e Bylisit.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: