Laçi ka arritur të fitojë me shumë vështirësi në shtëpi ndaj Flamurtarit. Vlonjatët kanë luajtur fort dhe i kanë krijuar vështirësi të mëdha vendasve. Ndeshja ka nisur keq për miqtë, pasi në minutën e 22-të braziliani Oliveira u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë në mesfushë.
Pas kësaj, u mendua se Laçi do të dominonte, por nuk ka ndodhur kështu, pasi djemtë e Troisit kanë luajtur si të barabartë gjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë prodhoi shumë volum, por jo gola. Në të dytën është Laçi, që vjen vrullshëm dhe arrin të gjejë golin e avantazhit në minutën e 50-të me Nuabuezen me ndihmën e një penalltie.
Pas kësaj, Flamurtari tregon shpirt të madh gare dhe gjen golin me Hoxhën në minutën e 61-të. Pas kësaj Laçi shndërrohet në një “bishë” të vërtetë dhe vërshon i gjithi në zonën e Flamurtarit, që tenton vetëm më ndonjë kundërsulm sporadik. Xhixha, Prenga e Nuabueze tentojnë njëri pas tjetrit për të gjetur golin e avantazhit 2-1, por si përgjigje gjejnë Moçkën, që pret gjithçka, përveç një goditje me kokë të Turkaj nga goditja e këndit.
Mbrojtësi gjen golin në të 76-ën dhe me këtë gol thyen Flamurtarin, që më pas nuk jep asnjë shenjë reagimi, ndoshta i ndikuar edhe nga një trysni e madhe nga mbështetësit e Laçit në tribunën “VIP”. Janë djemtë e Cungut, që sulmojnë deri në fund, por nuk arrijnë të gjejnë golin dhe ndeshja mbyllet me avantazhin 2-1 të tyre, pas një ndeshje shumë ndryshe nga ç’mund ta kishim imagjinuar. /vipsport.al/
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Shehu (Deliu), Rapo, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze (Prenga).
Trajner: A. Cungu
Flamurtari: Moçka, Gocaj (Ballaj), Pjeshka, Muçollari, Vrapi (Haruni), Ramos, Nebihu (Kreshpa), Hoxhaj, Henrike (Diamanti), Oliveira, Ribaj
Trajner: M. Troisi
MINUTË PAS MINUTE:
90+3’ Mbyllet sfida
90+3’ Lushkja i afrohet golit nga larg, nuk arrin
90+3’ Prenga ka mundësi të artë për të trefishuar, pret sërish Moçka
90’ Akordohen 3 minuta shtesë
87’ Prenga godet në pozicion të prirët nga e majta, pret Moçka
86’ Lushkja humbet rast të artë përballë Moçkës
76’ GOOOOL! Turkaj fiton duelin me Balilajn në zonë pas një goditje këndi dhe kalon në avantazh skuadrën e tij
75’ Laçi mbyll Flamurtarin në zonë dhe rrezikon me Ignjatoviç, Moçka e ndal sërish
70’ Pritje e madhe e Moçkës pas goditjes së Nuabueze
67’ Sulme seri të Laçit, këtë herë është Xhixha që shpërdoron
65’ Greca ka mundësi të godasë, por përfundon bashkë me topin jashtë vijave kufizuese
64’ Laçi është tërë mllef për golin e pësuar, tenton disa goditje drejt Moçkës dhe i afrohet shumë golit
61’ GOOOOL! Flamurtari barazon Laçin me golin e Hoxhës
59’ Flamurtari godet shtyllën pas një goditje këndi. Është Pjeshka, i cili nuk tregohet i saktë për të gjetur golin e barazimit
51’ GOOOOL! Nuabueze e merr përsipër dhe kalon në avantazh skuadrën e tij
50’ Akordohet penallti për Laçin
46′ Nis pjesa e dytë
45+3’ Fërshëllen gjyqtari, përfundon pjesa e parë
46’ Laçi mundohet të krijojë rrezik në zonën e vlonjatëve, krosi i Lushkjes nga e majta nuk gjen dot Nuabuezen
45’ Gjyqtari akordon tre minuta shtesë
42’ Ribaj rrëzohet në zonën e Laçit, gjyqtari lejon vazhdimin e lojës
37’ Flamurtari mundohet të sulmojë dhe pas rreth një minute në sulm, kapet në befasi nga Nuabueze, i cili del përballë Moçkës, por përfundon në pozicion jashtë lojë, pavarësisht kundërshtisë së tij
32’ Nuabueze zbarkon në zonën e Flamurtarit, devijimi i Pjeshkës i mohon goditjen sulmuesit
22’ Ndërhyrje e ashpër ndaj Shehut, braziliani Oliveira largohet me karton të kuq
21’ Xhixha ka mundësi të artë për të shënuar, kur lëshon një goditje të bukur drejt portës dhe golin e ndajnë disa centimetra
18’ Flamurtari vazhdon të presojë lart dhe pre e kësaj bie Ignjatoviç, i cili humbet topin në hyrje të zonës. Fatmirësisht për kurbinasit sfera përfundon në rivënie anësore
17’ Xhixha vrapon me shpejtësi drejt zonës dhe preferon Lushkjen, i cili leviz bukur, godet, por ndalet nga mbrojtja e Flamurtarit
14’ Ribaj merr krahun dhe kroson në zonë. Asnjë lojtar i Flamurtarit nuk është në zonë për të provuar portën
14’ Lushkja provon një korridor për Nuabueze, sulmuesi amerikan nuk e ka shpejtësinë e topit të shokut të tij
12’ Xhixha shpërthen nga e djathta dhe nis një top në qendër të zonës, por mbrojtësit e Flamurtarit ndërhyjnë në momentin e fundit
11’ Donald Rapo tenton të bëjë “Mesin”, driblon dy kundërshtarë për tu spostuar në të djathtë, por e ndalon mbrojtja vlonjate
10’ Flaurtari tenton te dalë me Ribajn, sulmuesi është pozicion jashtë loje
8’ Laçi shkon më në fund me një top në zonën e Flamurtarit, Xhixha shkakton faull brenda zonës dhe çon dëm mundin e skuarës së tij
5’ Luhet vetëm në mesfushë, skuadrat hezitojnë të rrezikojnë drejt portës kundërshtare
1’ Luhet topi i parë nga qendra
Një mendim mbi “Laçi mund me vështirësi Flamurtarin dhe vazhdon këmbënguljen për një vend në kupat e Europes”