Telegrafikisht

Kurbini furnizon Durrësin e Kavajën me ujë, për qytetarët e Laçit nuk ka pikën!

Kurbini furnizon Durrësin e Kavajën me ujë, për qytetarët e Laçit nuk ka pikën!

Nga Elton Laska

Rreth 500 mijë abonentë të Durrësit, Rrogozhinës dhe Kavajës, furnizohen më ujë rregullisht nga pompat e Fushë-Kuqes dhe Milotit të Kurbinit, por për shkak të mungesës së investimeve nga ana e pushtetit qendror e lokal, në rrjetin e ujësjellësit të këtij qyteti nuk furnizohen me ujë 73 mijë banoret e Kurbinit. Në Laç furnizimi me ujë bëhet vetëm 1 orë në ditë zakonisht por prej një jave në rrubinetat e shtëpive të Laçjanve nuk ka as një pikë uji!

Shkak i kësaj situate paradoksale, është fakti se qeveria, nuk e ka parë të arsyeshme të investojë në motorpompa në stacionin e ujësjellësit, që furnizon qytetin dhe zonat përrreth.
Amortizimi i rrjetit të ujësjellësit, është një problem i vjetër, pasojat e të cilit kanë filluar të ndihen prej kohësh.

Mesa duket, pushtetarët kanë akorduar një fond dhe disa makineri bëjnë sikur punojnë për një depozitë të re ujëmbledhës por a duhet të lahemi ne deri atëhere? Se për të pirë ka 20 e kusurë vite që nuk e kemi atë luks nga ujësjellsi ynë i famshëm, i cili nuk harron faturën e kripur ta sjelle çdo muaj tek dera e shtëpisë.

Si pasojë e amortizimit të tubacioneve dhe ndërtimeve pa kriter, uji i pijshëm në familjet Kurbinase shkon i ndotur, teksa të pretendosh për 24 orë ujë pa ndërprerje në një qytetet, që ka burime ujore të furnizojë gjysmën e Shqipërisë, kam përshtypjen se është mision i pamundur për ne banorët e Kurbinit, që detyrohemi të blejnë ujë të ambalazhuar, ose ata që nuk kanë mundësi ekonomike, mbushin bidonat tek stacioni i trenit.

Drejtoria e Ujësjellësit Kurbin, nuk ka kompetenca të plota për të menaxhuar sistemin e pompimit të Fushë-Kuqes e Milotit, pasi urdhrat vijnë nga Tirana e kjo ka sjellë edhe më shumë probleme në menaxhimin e këtij aseti jetik, që shumë qytete në botë do ta ëndërronin.

Kurbinit i ka dhuruar natyra asete me bollëk, por grykëset e bardha, mendjengushtësia dhe babëzia e qeveritarëve, kanë bërë që këto burime që mund të siguronin mirëqenien e dhjetra familjeve të kësaj treve, të shërbejnë vetëm për pasurim pa kriter të pushtetarëve në Durrës e Tiranë.

Rreth 30 mijë banorët e qytetit Laç duhet të vuajnë e vuajnë me bidona në dorë derisa të gjejnë zgjidhje në azilin e radhës ose të ngrihen e të zhdukin njëherë e përgjithmonë pushtetarët që punojnë kundër interesave të tyre.

 

79260970_10220504901547396_6204948850186561261_n

106340926_10220504900787377_3477012318659474159_n

106459284_10220504900667374_2316029956450839701_n

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: