Pranë lumit Mat në afërsi të Milotit, në krah të rrugës nacionale ndodhet zona turistike e Skurajt. Me një shtrirje gjeografike te konsiderueshme, me male të larta, me pemë dhe një larmishmëri gjelbërimi, një oaz për turistët.
Skuraj është në programin e 100 fshatrave me projekte të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Skuraj me të drejtë konsiderohet ndër destinacionet më të pasura në këtë rajon. Deri në afërsi të fshatrave Shkopet dhe Ulzë, me mrekullinë e natyrës, ku ndërthuren, pamja e maleve të larta, lumi, dhe pemet, kjo zonë njihet dhe për vlerat historike. Investimet e fundit në zonë tregojnë se në çdo vit zona preferohet nga turistët vendas dhe të huaj.
Produktet ushqimore të zonës kanë një cilësi të përkryer pasi ende teknologjia nuk ka mundur të dominojë në këtë tokë të virgjër. Banorët e zonës së Skurajt thonë se përpos bukurisë së zonës së tyre problemet dhe kushtet e jetesës për ta janë të vështira. Investimet në infrastrukturë janë harruar. Bukuritë e kësaj zonë nxjerrin gjithnjë në pah shëmtinë e grryerjes pa kriter në lumin Mat duke dëmtuar dhe ekosistemin njëkohësisht edhe perspektivën turistike të Kurbinit në tërësi./ Rtsh.al