Telegrafikisht

Laçi kthehet ne macje e zeze per Kukesin qe me humbjen e sotme i jep lamtumirën titullit.

laciLaçi vazhdon të jetë “macja e zeëzë” e skuadrës së Kukësit e cila shpeshherë në luftën për titull në këto vite  është dorëzuar pikërisht në këtë fushë. Skuadra e Shehit është mposhtur sot ndaj kurbinasve të Cungut me shifrat 2-0 dhe praktikisht i ka dhënë lamtumirën shpresave për të fituar titullin kampion.

Në një ndeshje shumë të hapur me raste nga të dy ekipet, diferencën e ka bërë agresiviteti i manovrës vendase që ka qenë më ngulmuese dhe ka shfrytëzuar rastet që ka krijuar. Lushkja në pjesën e parë dhe Selmani në të dytën mposhtën Xhikën dhe rritën shanset e skuadrës së tyre për Europën, por edhe shuan shanset e verilindorëve për të fituar titullin kampion.

Laçi-Kukësi 2-0
35′ Lushkja, 71′ Selmani

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Teko (63′ Marku), Greca.
Trajner: Armando Cungu
KUKËSI: Xhika, Maliqi (80’ Çema), Teqja (75′ Kuper), Lulaj, Musta, Musolli, Limaj (52′ Gavazaj), Rroca, Et’hemi, Abazaj, Shkurtaj.
Trajner: Orges Shehi

KV: Greca, Maliqi, Lulaj, Et’hemi, Kuper, Çema

Gjyqtar: Kridens Meta

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Laçit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Xhika i thotë “jo” golit të tretë të skuadrës së Laçit duke ndalur në mënyrë spektakolare një gjuajtje të shkëlqyer të Grecës.

85’ Stazhilla del gabim pas një harkimi nga e majta, por devijon topin aq sa duhet për të mos e lejuar të shkojë në rrjetë.

84’ Fangaj dhe Deliu krijojnë një mundësi të mirë shënimi në krahun e djathtë, gjuajtja e të dytit përfundon direkt në duart e Xhikës.

82’ Tani Laçi gjen shumë hapësira në prapavijë dhe krijon mundësi të rrezikshme me kundërsulme. Xhixha i afrohet golit të tretë por goditja e tij përfundon mbi kuadratin e miqve.

78’ Goditje dënimi e rrezikshme e Laçit, Turkaj me kokë gjuan në portë me kokë por nuk gjen katërkëndorin.

75’ Ignjatoviç thuajse rihap ndeshjen me një kthim topi mbrapa që ndalet në traversën e portës së tij e më pas kontrollohet nga Stazhilla.

71’ GOOOL Laçi, shënon Selmani. Pas goditjes nga këndi, mbrojtësi me kokë dërgon sferën në rrjetë duke dyfishuar shifrat.

69’ Musta vendimtar ndal Grecën i cili ishte nisur drejt portës së Xhikës, duke dërguar topin në goditje nga këndi.

63’ Një top nga thellësi për Et’hemin i jep mundësinë mesfushorit të shfaqet para portës së Stazhillës, por goditja e tij nuk gjen katërkëndorin e vendasve.

59’ Laçi administron mirë lojën në këto minuta dhe kundërsulmon rrezikshëm sidomos në krahun e djathtë me dyshen Fangaj-Teko, të cilët provojnë disa herë të nisin harkime në qendër

53’ Aksion i shpejtë i Grecës ndaj të cilit bëhet faull. Meta ndalon lojën dhe i jep të verdhë Lulajt ndërsa topi i goditur nga një prej kurbinasve përfundoi në rrjetë. Protesta të ekipit vendas që do të kishte dëshiruar që loja të lihej në vazhdim në ato çaste.

52’ Lëviz Shehi, duke aktivizuar Gavazajn në vend të Limajt.

49’ Deliu i vjedh topin Musollit para mbrojtjes dhe nis Grecën të vetëm para Xhikës. Portieri del dhe me këmbë i heq topin sulmuesit duke shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurt.

48’ Fillim i shpejtë i lojës nga të dy skuadrat me harkime në zonë, por ashtu si në pjesën e parë nuk ka shumë gjuajtje drejt kuadratit.

46’ Pjesa e dytë fillon me të njëjtat formacione si në pjesën e parë të ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e vendasve.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ Pas një goditje dënimi, Turkaj shfaqet i vetëm në shtyllën e dytë dhe gjuan me kokë, por sfera kalon shumë lart mbi traversë.

39’ Abazaj në krahun e djathtë mundohet që të gjejë shpejt barazimin me një depërtim në zonë, por në momentin e fundit Fangaj i heq sferën nga këmbët duke mos e lejuar të gjuajë.

35’ GOOOL Laçi, shënon Lushkja. Pas një rivënie anësore, Deliu nga e djathta gjen hapësirën për të ccuar topin te Lushkja i cili me një diagonale të shpejtë mposht Xhixhën.

34’ Goditje nga këndi për Laçin, Teko si zakonisht harkon në qendër ku kërcejnë dy lojtarë të vendasve, por duke shkaktuar faull mbi Teqjen para se të gjuajnë jashtë katërkëndorit.

29’ Fangaj kroson nga e djathta në shtyllën e dytë për Xhixhën i cili gjuan me kokë, por sfera ndalet lehtësiht në duart e Xhikës.

23’ Abazaj hyn në zonë dhe shtyhet nga Turkaj, Meta bën shenjë që loja të vazhdojë pas këtij kontakti të dyshimtë.

20’ Ndeshje me ritëm të lartë për të dy skuadrat që kalojnë nga njëra gjysmëfushë në tjetrën me kundërzbritje të shpejta, por pa gjetur hapësirën të godasin në portë.

16’ Goditje dënimi e rrezikshme nga Laçi në krahun e majtë të sulmit, në kufijtë e zonës. Teko harkon në zonë por mbrojtja e largon sferën me vështirësi.

14’ Këtë herë është Et’hemi i cili gjuan nga jashtë zones nga e djathta pa gjetur katërkëndorin e portës së Stazhillës.

9’ Kristal Abazaj nga e majta gjen hapësirën që i duhet për të tentuar portën me një goditje nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Stazhillës.

7’ Teko ka mundësinë e artë që të tentojë portën por nuk gjen kontaktin me topin, vjen Shehu dhe gjuan direkt por sfera përfundon jashtë.

5’ Shumë qarkullim i topit nga krahët për të dy skuadrat në këto minuta të parë, por asnjë skuadër nuk gjuan dot drejt portës.

1’ Nis ndeshja në Laç me shkelmimin nga Shkurtaj.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: