Telegrafikisht

Mulliri Fall, mes lavdise se dikurshme dhe harreses se te sotmes.

67314188_10217367743777613_7910343776474759168_o

 

(Legjenda thote:
Skenderbeu e bekonte sa here largohej prej aty me keto fjale “Sa qofsh, blofsh! Edhe me një lot ujë, t’i gur u rrotullofsh!”…)

Në fshatin Gallatë të Kurbinit, diku i fshehur mes pyjeve, ngrihet një nga monumentet më interesante e pak të njohura. Banorët brez pas brezi e identifikojnë si Mulliri Fall, që do të thotë mulliri falë sa kohë këtu bluanin drithin, pa asnjë detyrim, në qindra vite banorë të zonave përreth e më gjerë. Ai mendohet se është ngritur në kohën e Skënderbeut, çka konfirmohet jo thjesht përmes elementeve të ndryshme ndërtimore që datojnë në shekullin XV, por edhe dokumenteve të mëpasshme të shekujve XVII, XVIII e me radhë, që dokumentojnë moshën e historinë e tij.
Për herë të fundit ai është restauruar nga strukturat përkatëse diku 43 vite më parë.
Mulliri është ndërtuar në një vend disi të fshehur në krye të fshatit Gallatë, ai ka pranë një përrua që shërbente për të vënë në lëvizje gurin për bluarje. Normalisht lidhet me periudhën kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu qëndronte këtyre anëve për të përgatitur goditjet e bafasishme ndaj ushtrive osmane. Jo më kot e gjithë krahina është e tejmbushur me toponime që mbajnë emrin e tij.
Mulliri nuk është i vogël, përkundrazi, madhësia e tij tregon për numrin e madh të njerëzve qe vinin këtu e që mund të qëndronin në hyrjen që kishte trajtën e mirëfilltë të një oborri pritës. Sipas të dhënave, e gjithë zona ka pasur mjaft të tillë, por mulliri fall mbetet ai me historinë më të veçantë pikërisht për lidhjen me heroin kombëtar, që thuhet se edhe e bekoi këtë vend. E jo vetëm kaq, sepse ky mulli vazhdoi të funksiononte edhe atëherë kur trupat osmane i shkatërruan të gjithë të tjerët. Mulliri fall vazhdoi të punonte duke mbledhur këtu banorë nga kudo e mbi të gjitha duke shërbyer sipas legjendës edhe për trupat e Skënderbeut.
Është e vështirë ta shikosh sot në këtë gjendje e të mos ndjesh keqardhje. Ky monument dergjet, me shpresën se dikush do të kujtohet jo për një vend të rëndomtë, por një të tillë që meriton të ruhet e pse jo të vizitohet nga turistët. (Marin Mema)

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: