Telegrafikisht

Masat ndaj Korona-virusit, pezullohet pelegrinazhi ne kishen e Shen Ndoit.

Me 17 Mars fillojnë të martat e pelegrinazhit në kishen e Shën Ndoit por si pasojë e përhapjes së Koronavirusit dhe masave të marra kundër përhapjes së tij, pezullimit të levizjeve, mbylljen e dyqaneve dhe bareve, jane kufizuar te gjitha veprimtarite fetare nga të gjithë besimet në Shqipëri.
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka shpallur një dekret  rreth pezullimit të të gjitha veprimtarive kishtare deri në date 3 prill 2020, në të gjithë territorin e Shqipërisë për sa i përket Kishës Katolike.IMG_2168

Në apelin sensibilizues dhe ndërgjegjësues, njoftohen edhe besimtarët e shumtë për pezullimin edhe të Martave të Shenjta të Shën Ndojit në Kishën e Laçit.

Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shën  Ndout, por Kisha Katolike apelon që besimtarë të bëjnë lutjet nga shtëpitë e tyre.

Konferenca Ipeshkvore thekson se, ky dekret ka të bëjë me të gjitha Kishat përfshi edhe dy shenjtëroret Kishën e Laçit ku pezullohen të gjitha pelegrinazhet dhe Shenjtëroren e Zojës së Shkodrës.

Famullitarët do të kremtojnë Meshën në kapelat e tyre, duke e transmetuar atë edhe online nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjithashtu,  famullitarët do të garantojnë marrjen e Kungimit për të sëmurët që e kërkojnë në shtëpi dhe për ata të pranishëm, gjithmonë duke ruajtur rregullat e vendosura nga organet e shëndetësisë.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: