Telegrafikisht

Laçi fiton minimalisht ndaj Skënderbeut dhe ngjitet në vendin e tretë. Cungu: Fitorja ishte detyrë

cunguu

Laçi ka arritur të fitojë minimalisht një ndeshje shumë të vështirë në shtëpi ndaj Skënderbeut me golin e Xhixhës në minutën e 52. Pas ndeshjes është prononcuar trajneri i Laçit, Armando Cungu. Tekniku i bardhezinjve e cilëson si detyrë fitoren dhe pohon se ekipi pati vështirësi ndaj një kundërshtari që i kushtoi rëndësi pjesës difensive. Në lidhje me rastin e dyshimtë të penalltisë Cungu shpreh dyshimet e tij se përse nuk ia bëjnë këtë pyetje kur i mohohen të tilla raste Laçit.

“Besoj se e kemi nisur mirë me dy fitore dhe një barazim me dy ndeshje të vështira jashtë dhe një brenda, ku e kishim si detyrë fitoren. Të qëndrojmë në krye të tabelës. Pjesën e parë vuajtëm pasi ekipi kundërshtar u kthye mbrapa, ndërsa pjesën e dytë, jo vetëm prej golit, por ishte ndryshe. Kishim më shumë lëvizshmëri dhe ushtruam më shumë presion ndaj kundërshtarit. Në 20 minutat e fundit vuajtëm, por e rëndësishme është që morëm tre pikët. Kemi pasur një start të mirë të vitit dhe kemi qenë të pafat për shkak të dëmtimeve dhe virozave. Na kanë munguar tre katër lojtarë të formacionit, që janë mungesa ndikuese në çdo ekip.

Çdo sulmues ka momente të mira dhe të këqija dhe s’ka asgjë për tu shqetësuar. Nuabueze do e gjejë veten dhe do arrijë të shënojë. E theksova se kundërshtari kishte ardhur për t’u mbrojtur dhe nuk kishim hapësira. E patëm të vështirë të gjenim golin. Në pjesën e parë humbëm durimin duke parë kundërshtarin vetëm mbrapa. Ata kërkuan kundërsulmin dhe Gripshi na vuri në vështirësi. E rëndësishme është se morëm tre pikët. Kur i mohohen Laçit penallti të tilla nuk më bëhen këto pyetje. Ka prekje me dorë, por pamja nuk tregon sesa e fortë ka qenë ajo prekje.

Kundërshtari ka aktruar dhe kjo është shumë sportive dhe bravo i qoftë. Unë dua gjithmonë të drejtën dhe të gjithë gabojnë, e rëndësishme është të pasqyrohen të gjitha. Largimi i Domgjonit është kërkesë e lojtarit dhe klubi nuk e pengoi sepse klubi i Laçit nuk i pengon lojtarët. Gjithashtu ka përfituar një farë shume parash dhe i uroj suksese. Nuk i kemi idetë e qarta për lojtarin që ka ardhur. Ka një CV të mirë megjithëse, ka shumë raste që CV nuk pasqyron atë që lojtari është në të vërtetë. Do e shohim sepse do kohë për ta gjykuar më saktë”, përfundoi Cungu.

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: