Telegrafikisht

Përplasja për Rapon, Laçi kundër Luftëtarit: Të respektojë kontratat me lojtarët…

Klubi i Laçit ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, pas kërcënimit të presidentit Bekim Halilaj, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, akuzoi drejtuesit kurbinas se kishin vjedhur mesfushorin Donald Rapo, duke e gënjyer këtë të fundit.donald-rapo.jpg

Në reagimin e bërë publik , drejtuesit e Laçit mohojnë të kenë firmosur me lojtarin e Luftëtarit, ndërkohë që përplasja midis dy klubeve vijon, teksa kurbinasit iu bëjnë thirrje drejtuesve gjirokastritë të respektojnë kontratat me lojtarët, duke mos cënuar garën.

REAGIMI I LAÇIT:

Klubi Futbollit Laçi, nisur nga një deklaratë e sotme e presidentit të Luftëtarit, Bekim Halilaj, reagon dhe sqaron opinionin publik mbi çështjen “Donald Rapo”. Së pari, lojtari në fjalë nuk ka asnjë marrëveshje me Klubin e Futbollit Laçi. Është e vërtetë që ai prej disa ditësh ka kerkuar te stërvitet me ekipin tone , por nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me ne.

Klubi Futbollit Laçi ka treguar ndër vite që jo vetëm është korrekt ndaj futbollistëve, Federatës dhe shtetit, por edhe karshi rivalëve. Donald Rapo ka gjetur dashamirësinë tonë dhe po stërvitet që të mos mbetet prapa me përgatitjet.

Personit të ashtequajtur president i bëjmë me dije se një person që e quan veten president klubi, minimalisht duhet t’i përgjigjet punonjësve te tij me zbatimin e perpikte te kontrates , pasi në të kundërtën do të ishte në një rang me ta dhe jo eprori i tyre.
Luftëtari dhe çdo klub tjetër minimalisht duhet të respektojë kushtet kontraktuale me çdo futbollist. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë kjo është një shkelje dhe një garë e pabarabartë që FSHF dhe organet e saj duhet të kujdeset qe kjo të mos ndodhë.
Ne dijenine tone trajneri kurre nuk e ka shprehur ne asnje lloj kronike apo interviste zyrtarizimin e kesaj marreveshje duke qene se kjo gje nuk i eshte konfirmuar nga asnjeri prej drejtuesve te klubit tone , madje dhe pas ndeshjes miqesore me Apolonine ka shprehur ne intervisten e dhene drejt gazetarit vetem rikthimin e lojtarit tone , Irlian Ceka . PANORAMASPORT.AL

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: