Telegrafikisht

“Më ka 8 rroga dhe qeratë e shtëpisë pa paguar”, Rapo reagon ndaj presidentit të Luftëtarit: Ja e vërteta me Laçin

Donald Rapo ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, përsa i përket akuzave të presidentit të Luftëtarit, Bekim Halilaj, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, u shpreh se drejtuesit e Laçit kanë vjedhur lojtarin, duke e gënjyer atë.

donald-rapo
Në postimin e tij, Rapo ka reaguar ashpër ndaj presidentin Halilaj, duke thënë se nuk ka firmosur me Laçin, por thjesht stërvitet me ta, për të mbajtur trupin në formë.

Gjatë reagimit të tij, Rapo shprehet se i di mirë rregullat dhe thotë se klubi gjirokastrit nuk i ka dhënë atij 8 rroga si dhe i kanë 3 qera të shtëpisë së tij pa paguar.

Postimi i Rapos:

Në lidhjen time me Luftëtarin dua të them qe me vjen shumë keq që ajo deklaratë e z.Bekim Halilaj qarkullon ne media. Unë si futbollist profesionist kam dalë në stërvitje me ekipin e Laccit për arsye që mos të jem i pa përgatitur, dhe hedh poshtë fjalët që janë thënë që unë kam firmosur një kontratë me ekipin e Laccit.

Si mund të firmos një kontratë tjetër kur unë i di shumë mirë rregullat që, kur një futbollist është nën kontratë nuk mund të firmos një kontatë të re?! Sipas meje kjo deklaratë e dhënë sot për shtyp qenka si një luftë e hapur mes meje edhe presidentit të Luftëtarit i cili mua me ka 8 rroga pa paguar plus qera të shtëpive që është 3 muaj pa paguar. Unë si mund të shkoj te paraqitem në stërvitje ne Gjirokastër?!

Unë kam 4 vjet e gjysmë me Luftëtarin dhe si mund të vijë një president me 3 muaj dhe te hedh poshtë gjithë djersën mundin tim ku kam luajtur me shpirt kam dhëne për Luftëtarin si te isha një Gjirokastrit. Nuk e kuptoj kush e ka gënjyer Z Halilaj që unë nuk kam bërë padi në federatë për prishjen e kontratës!? Kërkesën e kam bërë në datën 20 Dhjetor për dijeni te klubit dhe Fshf nëpërmjet avokatit tim. Presidenti ka kërkuar në federatë që unë si futbollist te fal të gjitha lekët që me ka dhe të marr lejen e kalimit.

Ne muajin Gusht unë kam hapur një gjyq për pagat e prapambetura por me premtoj qe me datë 30 Nëntor unë do i merrja pagat e prapambetura si dhe rashe dakord për uljen e pagës time mujore me idenë qe do merrja leket e prapambetura. Kështu qe u detyrova te hiqja dore nga gjyqi. Uroj qe te ketë një zë nga shokët e mi te skuadrës, uroj te këtë një zë nga presidenca qe Luftëtari te arrije aty ku ishte ,ne majat e europes dhe jo ku po e çojnë.! Faleminderit”

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: